Puna e fëmijëve, në tekstet shkollore të Shkencave Sociale

Hapet qendra ditore në ndihmë të fëmijëve dhe adoleshentëve të rrugës në kryeqytet

Çështja e punës së fëmijëve do të përfshihet në kurrikulat e degës së Punës Sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale. Pikërisht për këtë arsye, dje në ambientet e Fakultetit Filologjik, Njësia e Monitorimit të Punës së Fëmijëve në MPCSSH dhe Qendra Kombëtare për Studime Sociale, me mbështetjen e Katedrës së Punës Sociale, organizuan një cikël leksionesh të hapura me temën "Puna e fëmijëve dhe përgjigjja me politika dhe programe efikase për ta eliminuar atë".

Sipas një raporti të nxjerrë nga Zyra Ndërkombëtare e Punës, për Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve më 12 qershor, kriza globale mund të shtyjë një numër të madh të fëmijëve, veçanërisht vajzat, në punë. Raporti i ONP-së, titulluar "T‘u japim mundësi vajzave: Trajtimi i punës së fëmijëve, një çelës për të ardhmen", vëren se ndërsa vlerësimet dhe studimet e fundit globale tregojnë se numri i fëmijëve të përfshirë në punë është duke rënë, kriza financiare kërcënon ta dëmtojë këtë progres. Raporti thotë se rreziku që vajzat të detyrohen në punë lidhet me faktin se në shumë shtete familjet i favorizojnë djemtë në vendimet e tyre për arsimin e fëmijëve. Konstatohet se për shkak të rritjes së nivelit të varfërisë, si rezultat i krizës, familjet e varfra me një numër të madh fëmijësh mund të detyrohen të bëjnë zgjedhje se cilin prej fëmijëve ta dërgojnë në shkollë. Në kulturat ku vlerë më të madhe i jepet arsimimit të djemve, vajzat rrezikohen që të mos dërgohen në shkollë dhe ka më shumë gjasa që ato të përfshihen në punë në moshë të hershme. Raporti thekson rëndësinë e hulumtimit në lidhje me arsimimin e vajzave, si një mënyrë efektive e trajtimit të varfërisë. Vajzat e arsimuara kanë më tepër mundësi për t‘u punësuar më mirë, për të fituar më tepër, të martohen më vonë, të kenë fëmijë të shëndoshë dhe të kenë mundësinë e marrjes së vendimeve në familje. Nënat e arsimuara kanë gjithashtu më tepër mundësi që fëmijët e tyre të edukohen, në këtë mënyrë edhe të shmangin punën e fëmijëve në të ardhmen.

Po dje, "Save the Children" në Shqipëri dhe "Save the Children" në Itali, në partneritet me Bashkinë e Tiranës, kanë ngritur një qendër ditore, e cila ka si qëllim të sigurojë mbështetje për fëmijët dhe adoleshentët që jetojnë dhe punojnë në rrugë.

Qendra është për fëmijët një mundësi që të sigurohen të drejtat e tyre për plotësimin e nevojave për kujdes shëndetësor parësor, higjienë dhe arsimim, si dhe e drejta për t‘u ndier të sigurt, të mbrojtur dhe të mbështetur. Përfituesit dhe pjesëmarrësit në këtë projekt do të jenë fëmijët e rrugës dhe familjet e tyre.

{ Gazeta "Shqip" }

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

  • business lawyers melbourne
    That's really amazing dear buddy keep it up and say all is well.
  • angel quotes
    Rreth 10 per qind e femijeve ne vend, jane te pa vaksinuar. Sipas nje studimi te bere nga institucionet shendetesore ka rezultuar se 90 % e femijeve te porsalindur kane kryer vaksinimin, ndersa 10 per qind e tyre jane te pa vaksinuar. Sipas Ministrise se Shendetesise me problematike per kryerjen e vaksinimit jane zonat rurale, popullatat e zonave informale dhe komuniteti rom.
    • 3. Më 20/08/2010
    228asb

    Exclusive shop of GHD Straightener, fashional
Abonohu:
Adresa e-mail