Pas mbarimit të Universitetit sfida e radhës emigrimi !

           Është për t’u përgëzuar ambicja e shumicës së të rinjëve të Kosovës për të marrë statusin student Universiteti. Fytyrat e tyre shihen të frymëzuar dhe të motivuar për studime. Këto ambicje nga të rinjët duhet kuptuar si diçka shumë pozitive për shoqërin tonë, sepse shoqeria jonë është duke u shkolluar për të dhënë kontributin e tyre në ndërtimin e vendit tonë.

Një ndër arritjet më të mëdha për një individ padyshim është mbarimi i universitetit- diplomimi. Të diplomohesh do të thotë: të marrësh epitetin intelektual dhe paisesh me dije për të dhënë kontributin në lëmin ku profesionalizohesh. Si diplomuar jetën e sheh në një sy më kritik. Kjo është diçka pozitive, sepse shoqëria jonë po emancipohet edhe po shkollohet.

Por çfarë ndodh pas mbarimit të studimeve?

Driton Islami           Natyrisht, diplomohesh, edhe jeta jote ndryshon krejtësisht për një kohë të caktuar. Të bënë të ndjehesh mirë që u diplomove, s’po të pritet deri sa ta shkruash një stuatus në Facebook ‘U DIPLOMOVA’. Tash ndjehesh mirë se shoqëria jote e mori vesh që u diplomove. Merr shumë like dhe komente! Tashmë e pret me padurim derisa të shtypet diploma dhe ta marrësh diplomën. Tashmë e more diplomën dhe po bëhesh gati për të bërë kopje të diplomës se duhet të konkurosh për ta gjetë një vend pune. Fillimi të duket interesante se i çove dokumentet për një vend pune, ku t’i i plotëson kriteret e konkursit edhe pret me qetesi se ja vlejti që bëra shumë mund dhe më në fund u shpërbleva me një vend pune. Për një moment t’i je i relaksuar duke çatuar në facebook dhe po të pyesin disa miq: Hej çka bane ? T’i ju përgjigjesh; me shumë mire faleminderit, me një buzqeshje, se tash e ndjen veten intelektual dhe përdorë edhe pak gramatikë. Ai të thotë se je ‘pshtue’ që je diplomuar, se tashë shumë shpejt ke me gjet një vendë pune. Ta kam lakmi të thotë madje shumë. T’i i frymëzuar, don t’i përgjigjesh… Për një moment ndalet rryma. T’i fillon të nervozohesh, të ndjehesh keq dhe mendimet e tuaja ndryshojnë për vendin tënd. A jetohet në një shtet në shekullin e 21 ku ndalet rryma? Ky është absurd i llojit të vetë. Po, pret nja 3 ore dhe më në fund po vjen rryma. Fillon të ndjehesh pak më i relaksuar. S’ke çka bënë, tash u diplomove kyçesh ne facebook dhe i shikon liket dhe komentet që të kanë ardhë nga shoqëria. I falenderon shumë për kujdesin që kanë treguar ndaj teje, sepse ke marrë shumë like dhe komente… Tashmë konkursi u mbyll dhe t’i e ke marrë forcën dhe energjin për të shkuar në test. Je i bindur se do ta kalosh. Rezultatet shpallen dhe t’i je ndër 3 më të mirët dhe po bëhesh gati tashmë dhe për intervistë me bindjen se e gjete punën. Të thërrasin në intervistë dhe aty shkëlqen nga përgjigjet, të lavdrojnë për biografin tënde të shkëlqyer dhe t’i je me diplomë universiteti ndërsa, ai që të pyet është me shkollë të mesme. I vjen keq edhe të bëjë pyetje sepse nuk e din se çfarë të pyes… Mirë, e kalove edhe këtë sfidë, bili shumë lehtë isha kan dhe tashmë je i bindur se t’i gjete një vendë pune. T’i po pregaditesh për vendin e punës, madje po bëhesh gati për të shpenzuar para për garderobën (katin e teshave dhe krevatën) që të duhet pak më zyrtare për vendin të punës. Po bënë plane edhe për një veturë me ble për me shkue në vend të punës. Bili edhe një vëllaut që e ke jashtë në emigrim po i premton se sivjet do të shkojmë në bregdet për pushime dhe unë kësaj radhe kujdesem për shpenzimet, se ai të ndihmoi financiarisht për t’i mbaru studimet. T’i po don me ja kthye me të mirë, sepse ai shpenzoi shumë për ty. Nganjëherë edhe veten e la keq për ty veç me të shkollue. Tash dualën rezultatet dhe t’i po ndjehesh i relaksuar sepse e ke bindjen se fitove një vend pune, por ndodhi që emri yt as që figuron në listë. Sheh që u pranua shoku yt më i mirë, por ai s’kishte mbaruar universitetin. Bili dikush thotë se ish ba shumë mire që ish pranua djali i ‘‘atij’’ se i ka shumë punët keq. T’i çuditesh me reagimin e tyre, se t’i ishe mesue ne universitet se konkursi duhet të respektohet, dhe ai që i plotëson kriteret duhet të pranohet, e jo ‘‘ai që i ka kushtet keq’’ dhe ‘‘ai që ka lidhje të forta me politikën. Bjen në depresion dhe ndalesh dhe mendon se pse mbarova universitetin?!

Të sillem rrugëve dhe kafiterive…

Çka të bëjë tash ?

           Ndalesh dhe mendon se je shumë ngeli ! Kurfarë zgjidhje nuk po gjen. Sheh çdo ditë që gjërat nuk shkojnë mire, gjithëçka në këtë vend nuk po funksionon, të duket gjithëçka e çaakorduar dhe e pashpjegueshme. Dëgjon nga të tjerët se emigrimi të krijon shumë mundësi për punësim. Ndalesh dhe t’i mendon: a ja vlen të emigroi ? Pse bëra gjithë këtë mund dhe gjithë këtë sakrificë ?! Të vjen keq nga familja se ke shpenzuar dhe sërish je barrë e tyre, për me dalë në qytet duhet me ja u kërkue 1 Euro për kafe. Ndjehesh totalisht i zhgënjyer dhe i pavlerë. Disa thonë se ky mbaroi universitetin dhe ngeli rrugës, ishte student i shkëlqyer… T’i ndjehesh i pavlerë…

E, tash çka të bëjë ?

           Zgjidhje nuk sheh, shpresa jote është pa prespektivë. Drita në tunel nuk po duket fare ! T’i tashmë po mendohesh për emigrimin. Nuk din se nga të ja nisësh: të duhen para për pasaport, t’i nuk i ke. Të vjen keq edhe t’ja u kërkosh në shtëpi. Din se nuk ke mundësi as të marrësh vizë, se të tjerëve nuk ja u lëshuan. Po, prap se prap gjen forcë dhe motiv për të ikur në perendim dhe e sheh të vetmën mundësi me ik në të ‘zezën’. Ke të drejtë se në vendin tëndë nuk po e gjen vetën dhe e vetmja alternative per ty mbetet emigrimi në perendim për punësim dhe jetë më të mire.
Si përfundim, mendoi se institucionet e shtetit duhet të bëjnë më shumë për të rinjët tanë, sepse të ikë një i diplomuar nga vendi ynë dhe ta sheh të vetmën mundësi dhe shans emigrimin është një sinja i keq, si i tillë ky sinjal mund të ndikoi një pjesë e gjeneratave të reja të demotivohen që të mos të vazhdojnë studimet.

           Andaj mendoi se mekanizmat shtetërorë duhet të krijojnë hapsirë dhe mundësi pune, në mënyrë që të diplomaurit ta japin kontributin e tyre në shtetin tonë. Shteti ynë ka nevoi për njerëz të shkencës dhe të dijës, këta janë e tashmja dhe e ardhmja e Republikës sonë.

* Autori është master i shkencave-juridike-penale pran Up-së.

konkurset emigracion Bota Perëndimore drejtesi Rinia Shqiptare punësim shkollim

1 votë. Mesatarja e 5.00 të 5.
Abonohu:
Adresa e-mail