Shtatë ndeshje dramatike të zgjidhura me penallti

Shkruar nga Leonard Karaj   

e shtunë , 21 qershor 2008

Penallti të mallkuara. Ndonëse janë ato që krijonë më shuam tension dhe ndjenjë në tifozeri, janë ato ndaj të cilëve nuk dëshiron të përballet asnjë futbollist. Historia ka treguar se edhe lojtarë të mëdhenj jo vetëm të futbollit evropian por edhe atij botëror kën humbur të paktën nga një penallti të rëndësishme gjatë karrierës së tyre. Teksa luhen çerekfinalet dhe priten gjysmëfinalet dhe finalja e EURO 2008 ku parashikohen edhe përballje që mund të zgjidhen nga pika e bardhë e 11-metërshit, "Tirana Observer" publikon sot shtatë takimet më dramatike në 12 Kampionatet Evropianë të cilat janë zgjidhur me penallti.   
1. Euro 2000
Holandë-Itali 0-0 (1-3 me penallti)
Një nga ato ndeshje ku fitimtari realisht s'mund të kritikohet, kjo për faktin se Italisë iu desh të luante për gati 1 orë me 10 futbollistë. Heroi i asaj ndeshje quhet Francesco Toldo i cili hipnotizoi tre nga katër holandezët që shkuan drejt pikës së bardhë të 11-metërshave.
2. EURO 1976
Çekosllovaki-RFGJ 2-2 (5-3 me penallti)
Gjermanët njihen si gjuajtës të mirë të penalltive por këtë herë u desh një Antonin Panenka, portieri i Çekosllovakisë që të ndalte gjuajtjen e Uli Hones. Gjermanët nuk gjuajtën fare penaltinë e fundit përderisa çekosllovakët shënuan pa gabime në të pestë 11-metërshat.
3. EURO 1996
Angli-Gjermani 1-1 (5-6 me penallti)
U gjuajtën 10 penallti radhazi (5 secila skuadër) para se Gareth Southgate, mbrojtësi i Anglisë të gabonte para gardianit gjerman, Andreas Kopke. Pas tij mesfushori i Gjermanisë, Andy Moller dërgoi topin në cepin më të largët të portës angleze duke bërë të heshtë "Ëembley" mitik. Anglia jashtë evropianit.
4. EURO 1980
Çeksollovaki-Itali 1-1 (9-8 me penallti)
Ai takim dukej sikur nuk do të mbaronte kurrë as nga pika e bardhë e 11-metrëshave. Pas nëntë penalltive të realizuara në mënyrë perfekte nga çekët u desh që mbrojtësi italian Fulvio Collovati të gabonte që Çeksollovakia të siguronte vendin e tretë në atë Kampionat Evropian.
5. EURO 2004
Portugali-Angli 2-2 (6-5 me penallti)
Nëse do ti kërkonit sërish ai do t'ju përgjigjej se do të gjuante edhe 100 hetë të tejra atë penallti dhe të shënonte. Por në atë takim teska këmba e djathtë prekte topin nga pika e bardhë e 11-metërshit, e majta rrëshkiste duke i humbur ekuilibrin dhe kapiteni i Anglisë, Devid Bekam gabonte. Pas tij edhe Darius Vasell bërë të njëtën gjë dhe Portugalkia shkoi drejt finales.
6. EURO 1992
Holandë-Danimarkë 2-2 (4-5 me penallti)
Ironike por e vërtetë. Danimarka as që duhej të merrte pjesë në atë evropian por u "peshkua" pas përjashtimit të Jugosllavisë (në gjendje lufte). Dhe po aq ironike është fakti se në atë takim ishte pikërisht Marko van Basten që gabonte nga pika e bardhë e 11-metërshave duke i dhënë mundësi danezëve të shkonin në finale.
7. EURO 1996
Francë-Çeki 0-0 (5-6 me penellti)
Juri Dzhorkaef e kujton ende atë penallti të humbur teska zhvillonte për plot 120 minuta lojë me fanellën e Francës një nga ndeshjet e tija më të mira. Gjithsesi jo gjithnjë fati është me më të mirët dhe në atë rast ishin çekët që shkuan në finale me Gjermaninë e Oliver Bierhofit dhe Matias Samerit.

{TiranaObserver}

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail