Shqipëria dhe Kosova poshtërojnë Qipron

Shqipëri-Qipro 3-1. Kuqezinjtë e nisin në mënyrë të shkëlqyer Botërorin dhe janë në vendin e parë

Shqipëria i bëri një nisje perfekte eliminatoreve të Botërorit 2014, duke arritur një fitore madhështore 3-1 ndaj Qipros, pikërisht në ndeshjen e parë zyrtare të Xhani De Biazit në bankinën e Kombëtares. 
Shqiperi mund Qipron 3-1 del ne vend te pare       Autogoli i Kontantinos Karambaladhisit në pjesën e parë, goli i vendimtar i Edgar Çanit dhe kryevepra e golashënuesit më të mirë të përfaqësueses, Erjon Bogdanit, kompletuan “hat-trick”-un kuqezi dhe vendin e parë në grupin E, pasi Zvicra fitoi 2-0 me Slloveninë, me golat e Granit Xhakës dhe Gokhan Inlerit. Përballja midis Zvicrës dhe Shqipërisë, të martën e ardhshme është ndezur tashmë. Një fitore e merituar e Shqipërisë, ndërkohë që Xhani De Biazi nuk e prishi traditën e e vendosur nga paraardhësit e tij, Dosenës, Brigelit, Bariçit, Hanit dhe Kuzhesë. Për Shqipërinë këto ishin eliminatoret e 11-të që merr pjesë, pas atyre në vitet 1966, 1974, 1982, 1986, 1990, 1994, 1998, 2002, 2006 dhe 2010.

Albanie en têteTopi i parë u luajt nga Qiproja, por momenti i parë i takoi Shqipërisë, kur Alban Meha ekzekutoi bukur një goditje të lirë, por topi parakaloi tërë pasqyrën e portës, por pa u shfrytëzuar. Në minutën e 5-të, ishte sërish mesfushori i Padebornit, ai që i ofroi Hamdi Salihit një top të bukur, por sulmuesi kuqezi u mjaftua vetëm me një roveshjatë. Në minutën e 10-të, Lorik Cana, u ndëshkua me karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar, duke sjellë edhe pak tension midis lojtarëve. Një vendim i ashpër i gjyqtarit nga Kazakistani Artyom Kuchin. Loriku ishte ndër më të mirët në fushë, në 20 minutat e para, duke spastruar zonën disa herë me kokë. Një fillim, më shumë fizik, sesa teknik. Tepër taktikë nga të dy ekipet. Gjithsesi, Salihi ka humbur më shumë se një rast, për të ndëshkuar kundërshtarët. Dhe atë që nuk e bëri sulmuesi i DC Junaitid, e bëri i Luganos, Armando Sadiku, i cili provokoi kapitenin e Qipos, Mihalis Konstantinu, që të shkaktonte një autogol, ndërsa shërbimi ishte i kosovarit Alban Meha në minutën e 36-të. I pari asist për gol edhe i Alban Mehës, zbulimit të Xhani De Biazit, një nga mesfushorët më të mirë të Bundesligës 2. Meha, virtuoz në lojën e tij, goditi të paktën dy herë nga larg, por pa e shënjestruar portën qipriote, ndërkohë që, shërbeu disa herë për mbrojtësin Andi Lila, në daljet  e këtij të fundit në gjysmëfushën kundërshtare. Vila dhe Salihi kombinuan shumë bukur me njëri-tjetrin, Hamdiu goditi në rrotullim e sipër, por topi goditi shtyllën e djathtë pingule të Giorgalidhis. Mund të ishim 2-0! Dhe vjen minuta fatale: 45+2, kur francezi Vincent Labant ekzekutoi një goditje të lirë nga rreth 30 metra, në pozicion të prirët, dhe topi pasi kaloi tërë mbrojtjen tonë, pas mosreagimit të Dallkut dhe Canës dhe daljes së gabuar të Ujkanit, përfundoi në rrjetë. 1-1. E pabesueshme! Trajneri  Xhani De Biazi nuk u beson syve. 15 minuta më parë ai kishte gëzuar në maksimum për golin e Shqipërisë.

Pjesa e dytë pati tjetër ritëm. Xhani De Biazi e kupton se diçka nuk funksionon në vijën e parë, dhe së pari ndërroi Armando Sadikun me Jahmir Hykën, dhe më pas Erjon Bogdanin në vend të Emiljano Vilës dhe Edgar Çanin në vend të Hamdi Salihit. Janë pikërisht këta lojtarë dy karta fituese të trajnerit italian. Edgar Çani shënoi golin 2-1 pas vetëm tri minutash pasi kishte hyrë në lojë, në të 82’, duke çliruar nga ankthi mbi 13 mijë shikuesit në “Qemal Stafa” dhe trajnerin Xhani De Biazi, ndërsa Erjon Bogdani me supergjuajtjen e tij në të minutën e 87-të gjunjëzoi Qipron dhe vulosi fitoren 3-1. Erjon Bogdani  e thelloi rekordin e tij, duke shënuar golin e 17-të, e duke e festuar ndeshjen e tij të 70-të me Kombëtaren, me një supergol të mrekullueshëm. Një fitore e bukur. E merituar. E një grupi të ri lojtarësh, por dhe me aromë Kosove, pasi jo pak, por më shumë se gjysma e ekipit titullar ishte me lojtarë nga Kosova, duke nisur nga portieri Samir Ujkani, mbrojtësit Lorik Cana (kapiten), Armend Dallku dhe Mërgim Mavraj, si dhe mesfushorët Alban Meha dhe Burim Kukeli. Kjo Shqipëri është gati të përballet me Zvicrën. Dhe me pesë shqiptarët e saj.  
Bilanci me Qipron
5 ndeshje; 2 fitore, 1 barazim, 2 humbje, golat: 12-67
19/08/1998    Nikosia: Qipro-Shqipëri 3-2
15/08/2000    Tiranë: Shqipëri-Qipro 0-0
18/08/2004    Nikosia: Qipro-Shqipëri 2-1
12/08/2009    Tiranë: Shqipëri-Qipro 6-1
07/09/2013    Tiranë: Shqipëri-Qipro 3-1
Grupi E
Norvegjia, Sllovenia, Zvicra, SHQIPËRIA, Qipro, Islanda
 
20:30 Slloveni-Zvicër 0-2
20:45 Islandë-Norvegji 2-0
20:30 Shqipëri-Qipro 3-1
(Albania-sport.com)
1 votë. Mesatarja e 5.00 të 5.
Abonohu:
Adresa e-mail