Në ndeshjen Kosova-Yjet, nuk u këndua Himni i ri

Gjatë intonimit të Himnit të Kosovës në ndeshjen Kosova - Yjet e Kosovës, publiku e këndoi Himnin Kombëtar shqiptar dhe hodhi parullën: “Shqipni Entike”. Mediat raportuan se, “e shtuna e 14 qershorit 2008 do të mbetet në historinë e futbollit kosovar, edhe sepse ndeshja filloi me intonimin e Himnit Shtetëror të Kosovës dhe kjo ishte ngjarja e parë sportive në të cilën u dëgjua himni i Kosovës”.

Shekulli

Gjatë ndeshjes Kosova-Yjet

SHËNIM I REDAKTORIT: Artikulli i mësipërm na është dërguar nga lexues Valon Murati nga Prishtina. Ngjarja e treguar prej tij, lidhet me një episod të vënë re në një ndeshje futbolli në Kosovë. Lexuesi ynë na ka dërguar edhe adresën ku mund të shihet në internet videoja për të cilën flet artikulli i tij.

Gjatë intonimit të Himnit të Kosovës në ndeshjen Kosova - Yjet e Kosovës, publiku e këndoi Himnin Kombëtar shqiptar dhe hodhi parullën: “Shqipni Entike”. Mediat raportuan se, “e shtuna e 14 qershorit 2008 do të mbetet në historinë e futbollit kosovar, edhe sepse ndeshja filloi me intonimin e Himnit Shtetëror të Kosovës dhe kjo ishte ngjarja e parë sportive në të cilën u dëgjua himni i Kosovës”.

Në fakt, unë posedoj videon që tregon se në stadium në momentin që u dha shenja për këndimin e himnit, tifozët nisën të këndojnë Himnin Kombëtar shqiptar, pra “Rreth flamurit të përbashkuar“. Videon që kam xhiruar vetë mund ta shihni dhe këtu http://www.youtube.com/watch?v=dvbVuHxc5-M

Edhe pak fjalë për ndeshjen. Për herë të parë në stadiumin e qytetit në Prishtinë zbarkuan yjet e futbollit kosovar, që luajnë anekënd Evropës, ndaj Përfaqësueses së Kosovës.

Ishte një ndeshje humanitare. Ndeshja u zhvillua në praninë e rreth 4.000 shikuesve, kurse shiu që ra pandërprerë gjatë pjesës së parë dhe fusha e rrëshqitshme nuk i lejoi futbollistët të ofrojnë maksimumin e tyre. Rezultati doli 3 me 0 për Kosovën. Golat për skuadrën e yjeve, që në fushën e lojës u udhëhoq nga kapiteni Lorik Cana, i shënuan Njazi Kuqi (24’ e 83’) dhe Bekim Kastrati (45’).

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail