Euro 2008, te gjitha statistikat e 24 ndeshjeve

E Shtune, 21 Qershor 2008

Ne portalet sportive nderkombetare kane nisur lufta e statistikave. Thuajse te gjitha kane publikuar te dhena interesante per ecurine e deritanishme te Euro 2008. Albania-sport.com ju paraqet disa prej tyre.

GOLAT- Ne 24 ndeshjet e fazes se grupeve u shenuan 57 gola, me nje mesatare 2.38 gola per ndeshje. David Vija kryeson listen me 4 gola, i ndjekur nga Hakan Jakin e Lukas Podolski (secili nga 3).

PENALLTITE- Vetem 5 penallti jane dhene. Kater prej tyre jane shenuar, teksa nuk ka realizuar vetem rumuni Adrian Mutu. Penalltine e tij e priti portieri italian Xhanluixhi Bufon ne barazimin 1-1, cka solli me pas edhe largimin e Rumanise nga Evropiani, dhe futjen e Italise ne cerekfinale.

GJUAJTJET- Turqit kane gjuajtur me pak ne drejtim te portes kundershtare: vetem 31 here. Spanja ndodhet ne maje: 58 goditje. Rusi Roman Pavlicenko mban rekordin per momentin: 18 here. Golashenuesi me i mire i Euro 2008, David Vija vetem 11 here. Luka Toni eshte sulmuesi qe ka bere me shume gabime ne goditjet e portes: 9 te tilla.

ASISTET- Hamit Altintop eshte lojtari i pasit te arte. Tre asisto te tij jane shnderruar ne gola. I dyti eshte Eren Derdijok, me dy te tille.

PASAT - Polaku Adam Kokoshka ka luajtur vetem nje pjese loje, ate kunder Kroacise, por pasat e tij kane nje koeficient krenarie: 100 per qind e pasave te tij kane qene te sakta. Spanjollet jane dhe "mbreterit" e pasave: 1639 te tilla, 81.33 per qind te suksesshme.

KROSIMET - Ruset jane kampione te krosimeve. 163 te tilla ne 270 minuta loje. Ne vendin e fundit qendron Zvicra (65).

KARTONET: 95 here i kane nxjerre kartonet e verdhe gjyqtaret. Ne Portugali 2004 u dhane 145 kartone te verdhe pas 31 ndeshjeve. Asnje karton verdhekuq, por jane dhene 3 kartone te kuq. Francezi Erik Abidal, gjermani Bastian Shvajnshtajger dhe portieri turk, Volkan Demirel, jane lojtaret e ndeshkuar.

DISTANCA E PERSHKRUAR - Rumuni Razvan Kosic eshte dhe lojtari qe ka vrapuar me shume: 12.74 kilometra. Varon Behrmai vrapo dicka aty afer 12 km. Ne shifrat totale te vrapimit ne tre ndeshje, rusi Sergej Semak ka vrapuar me shume: 35.04 km. Pas tij vine polaku Darius Dudka (34.29 km) dhe gjermani Mikael Balak (34.17). Behrami ndodhet ne vendin e 8-te me 32.94 km.

SPRINTERET - Kroati Ivica Olic eshte edhe futbollisti me i shpejte ne Euro 2008. Ai ka vrapuar me nje shpejtesi prej 31.76 km ne ore. I dyti eshte holandezi Robin van Persi me 31.53 km ne ore. Behrami me 30.46 km ne ore renditet i 12-i.

NDERRIMET - Trajneret thuajse i kane shfrytezuar nderrimet e mundshme. Nga 114 te tilla te mundshme, jane kryer 136 te tilla.

MINUTAT E GOLAVE - Vetem 4 gola jane shenuar ne 15 minutat e para. Minutat me te mira jane ato 61-75 me 15 gola. Goli me i shpejte eshte ai realizuar nga Luka Modric me penallti, ne minuten e 4-t ne ndeshjen Austri-Kroaci (0-1). 7 gola jane shenuar ne kohen shtese.

PERMBYSJET E REZULTATEVE - Vetem Turqia dhe Spanja kane mundur te permbysin dizavantazhin. Turqit e bene dy here: kunder Zvicres nga 0-1 ne 2-1 dhe kunder Cekise nga 0-2 ne 3-2. Spanja permbysi dizavantazhin me Greqine nga 1-0 ne 1-2.

SHIKUESIT - Stadiumet kane qene te gjitha te shitura. 820 mije e 915 shikues kane ndjekur te 24 ndeshjet, me nje mesatare prej 34 mije e 205 shikuesish per ndeshje. Ne Portugali mesatarja ishte 37 mije e 587 shikues.

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

Abonohu:
Adresa e-mail