Sot u hap zyrtarisht njërit krah i autostradës Durrës - Kukës - Morin

Sot (e diel), pas shpimit të centimetrave të fundit të tunelit të Kalimashit, zyrtarisht është hapur njëri krah i autostradës Durrës-Kukës-Morin. Diç pas orës 12:00 kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë, Hashim Thaçi e Sali Berisha, janë përqafuar në mesin e tunelit, ndërkohë që kryeministri i Shqipërisë ka përshkruar rrugën, duke hyrë në tunel nga Thirra, ndërsa kryeministri i Kosovës ka përshkruar tunelin duke hyrë nga ana tjetër, Kukësi. Për ta përcjellur nga afër këtë ngjarje të madhe historike, sot në Kalimash kishin ardhur edhe shumë qytetarë nga Kosova dhe Shqipëria duke krijuar një atmosferë vërtetë festive.
Një pllakat i madh, i vendosur nën flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë, është vënë mbi tunel në të cilën shkruan “Përgjithmonë”.

Me të dalë nga tuneli i Kalimashit Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një konferencë të përbashkët për media.

Me këtë rast Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se hapja e tunelit të Kalimashit është pjesë e realizimit të një prej ëndrrave më të bukura të shqiptarëve, duke shtuar se ky është tuneli i bashkimit të kombit, i cili dëshmon se nuk ka male dhe as pengesa që mund të ndajnë shpirtërisht e as fizikisht kombin shqiptar.

“Dëshiroj t’iu përshëndes të gjithëve përzemërsisht dhe te ndaj me ju gëzimin e madh të shndërrimit sot ne këtë moment te një ëndrre gjithshqiptare ne një realitet”, ka theksuar kryeministri Berisha në fjalimin e tij pas përurimit te tunelit ne Kalimash, në mesin e të cilit ai u takua me homologun kosovar, Hashim Thaçi.

“Sot ne përjetuam këtu realizimin e njërës prej ëndrrave me te bukura, përjetuam shembjen jo te një muri, por te një mali, përjetuam shembjen jo te një muri por te pamundësisë. Sot ne inauguruam së bashku me kryeministrin Thaçi, tunelin e Kalimashit një nga kryeveprat në fushën e ndërtimit ne Evrope dhe me gjere”, theksoi tutje kryeministri Berisha para qindra te pranishëmve.

Ne vijim, ai shtoi duke thënë se ky tunel para se gjithash është tuneli i bashkimit te kombit. “Sot ne vendosem se nuk ka asgjë qe mund ta ndajë jo vetëm shpirtërisht, por as fizikisht këtë komb. Sot ne inauguruam tunelin qe bashkon jo vetëm shqiptaret, por bashkuam tunelin që me shërbimet që ofron, bashkon më shumë shqiptarët me kombe të tjera te rajonit. Sot ne inauguruam tunelin i cili do beje qe brigjet e Shqipërisë, portet e saj, t’iu shërbejnë jo vetëm shqiptareve, por t’u shërbejnë të gjithë kombeve të rajonit”, theksoi Berisha, për të shtuar se vlera e kësaj vepre është shumë here me e madhe se milionat a harxhuara për te.

”Tuneli është një vepër e kushtueshme, por dua të theksoj se për një komb, çmimi i kohës është çmimi i të gjitha çmimeve, ndaj dhe ky tunel kushton dhe shumë më pak se sa koha e kalimtarëve që do kalojnë nëpër te gjatë një viti të vetëm. Tuneli ka qenë i vështirë dhe i kushtueshëm, por çmimi i tij është qindra here me i vigël se vlera e tij morale”, tha Berisha duke përmbyllur fjalën me premtimin se “Nuk do lë asgjë pa bërë në mënyrë që shqiptarëve t’ua japim Shqipërinë në pëllëmbë”.

Ndërsa, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi me rastin e inaugurimit të njërit krah të autostradës Durrës-Morin, në tunelin e Kalimashit, ka sjellë mesazhin e urimit dhe përgëzimit, duke thënë se kjo është një ditë e madhe për gjithë shqiptarët kudo që janë dhe u zotua se për një kohë të shkurtër kjo rrugë do të vazhdojë edhe në pjesën e Kosovës, Vërmicë-Prizren-Prishtinë.

(Presim fjalen e kryeministrit Thaci)

{Burimi RTK}

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

  • quotes on love
    This is a wonderful orientating. I enjoyed the entropy lot. I noesis signification this authorised. Thanks for method this one connecter.

Abonohu:
Adresa e-mail