Kompjuteri që do lexoj fjalëkalimin përmes mendjes tuaj

lexuesi i mendjesJeni lodhur duke shkruar paswordin tuaj sa herë që ju duhet të përdorni e-mailin apo rrjetet sociale? Tashmë duket se shkenca ka vendosur t’ua lehtësojë jetën përdoruesve të internetit deri në ekstrem.

Një eksperiment shkencor dhe teknologjik i realizuar nga UC Berkley School of Information në Kaliforni, ka hartuar një sistem për të lexuar fjalëkalimin në mendjen e përdoruesit.

Kompjuteri që lexon mendimet dhe që memorizon paswordin tuaj pa qenë nevoja që ta shkruani por thjesht ta mendoni quhet ‘MindSet’ dhe shumë shpejt mendohet t’i shtohet arritjeve të shumta në teknologjinë moderne.
Ajo është një pajisej në formën e kufjes që lidhet përmes bluetooth-it me një kompjuter, i cili arrin të deshifrojë valët e trurit.

Nga eksperimentet e realizuara nga shkencëtarët kalifornianë u konkludua se çdo veprim fizik që u kërkohej njerëzve të bënin, arrihej të identifikohej përmes valëve cerebrale, me një marzh gabimi vetëm 1 për qind.
11 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail