Gjyshja indiane 70 vjeçare lind binjakë

05.07.2008 
Indiania 70 vjeçare Omkari Panvar që kishte dy vajza dhe pesë nipa, i lindi binjakët: një djalë dhe një vajzë me peshë prej vetëm 900 gramë. 

Indiania shtatëdhjetë-vjeçare Omkari Panvar që është në moshë për të qenë stërgjyshe, lindi binjakë në shtetin Utar Pradesh të Indisë. Panvar e cila kishte dy vajza dhe pesë nipa, i lindi binjakët: një djalë dhe një vajzë me peshë prej vetëm 900 gramë. Ata kanë ardhur në jetë me anë të operacionit.

"Ne kemi dy vajza por deshëm të kishim edhe një djalë që do të vazhdojë të kujdeset për pronën tonë. Binjakët janë dhurata më e mirë prej Zotit", deklaroi 
Omkari Panvar, nëna 70 vjeçare.

Mjeku Nisha Malik thotë se Omkari ishte fertilizua me metodën invitro. "Për shkak të komplikimeve ishte detyruar të lindë me anë të operacionit cezarian në javën e 32 të shtatzanisë", tha Malik. 

Babai i foshnjave 76 vjeçari Karan Singh është shumë i lumtur nga lajmi. Ai ka pritur për këtë moment shumë vjet më parë. "Prej vitesh kam dashur të kem një djalë që do të kujdeset për vajzat e mia. Pas vdekjes sime ai do të vazhdojë të kujdeset edhe për pronën dhe do ta vazhdojë familjen", thotë babai i lumtur Karan Singh.
Nëna më e vjetër në botë Omkari ka thyer rekordin Guiness i cili deri më tani mbahej nga 67 vjeçarja nga Rumania Adrijana Iliesku e cila lindi një vajzë në vitin 2005. Omkari në fakt nuk ka një çertifikatë lindje, por kujton se ka qenë 9 vjeç kur Britanikët e kanë braktisur Indinë në vitin 1947.

{Albeu} 

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail