Delfinët kanë memorien 20-vjeçare

Njihen si gjitarë inteligjente dhe si miq te mire te njeriut. Por, nga sot, mund te cilësohen edhe si speciet me memorien me te forte. Ky është rezultati i një studimi te shkencëtarëve amerikane, ne te cilin thuhet se delfinët kane një memorie qe zgjat deri ne 20 vjet. Për te arritur ne këtë përfundim, shkencëtarëve u janë dashur te paktën tre dekada.

Ata kane eksperimentuar me 56 delfinë, te cilët janë zhvendosur vazhdimisht ne gjashte akuariume te ndryshe ne Shtetet te Bashkuara te Amerikës dhe Bermuda. Dr. Jason Bruck, eksperti nga Universiteti i Çikagos thekson se, kur ne pishine vendosen pese delfinë te rinj, nëse ata nuk e njohin njeri-tjetrin, nuk luajnë ne harmoni sipas ritmeve te muzikës. E njëjta gjë ndodh dhe me muzikën. Eksperimenti tregoi se përmes këngës delfinët kujtonin lëvizjet qe i kishin mësuar me shume se 20 vjet me pare. Studiuesit thonë se ekzistojnë gjithsej 40 lloje delfinësh me gjatësi mesatare 1.2 metra dhe qe peshojnë rreth 40 kg. Ato udhëtojnë ne tufa dhe ushqehen me peshq dhe kallamar. Delfinët komunikojnë me tinguj dhe çdo gjitar ka një tingull specifik.

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail