Ç'bëjmë me të vërtetë gjatë një ore në internet?

TendancatNjë studim i shkencor i kohëve të fundit ka publikuar rezultatet e vërteta se sa kohë qëndrojnë njerëzit në internet dhe përse e përdorin atë. Janë monitoruar rreth 25 milion njerëz, ndërkohë ne po ju paraqesim të renditura 10 gjërat që bënë çdokush nga ne duke naviguar në internet

Sa dhe çfarë gjërash bëjmë realisht në  një ore e gjysmë që navigojmë në internet? Shumë gjëra, ndonjëherë pjesën më të madhe e harxhojmë për argëtim. Kjo është konfirmuar si rezultat i një kërkimi shkencor, ku janë monitoruar rreth 25 milion njerëz, kryesisht nga SHBA-ja, Britania dhe Australia. Në bazë të këtij studimi janë përcaktuar 10 kategori dhe minutat reale të navigimeve të tilla si: navigimet me “pullë të kuqe”, navigimet për biznes, email, modë dhe tendencë, lajme dhe informacione, blerje etj. Ndërkaq le ti shohim ato më poshtë, në rend zbritës.

1- Navigimi në rrjetet sociale

13 minuta

2- Argëtimi online

9 minuta

3- Shopping në web

9 minuta

4- Lajme dhe informacione

3 minuta

5- Aktivitet të ligjshëm biznesi

2 minuta

6- Navigim në saitet me “pullë të kuqe”

2 minuta

7- Dërgim dhe marrje emaili me korrespondencë

2 minuta

8- Moda dhe tendencë

2 minuta

9- Kërkime për udhëtime online

1 minutë

10- Aktivitete të ndryshme dhe të papërcaktuara

19 minuta

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail