STUDENTI I SË DREJTËS “ne jemi nën kushtetutën, por kushtetuta është ajo çfarë gjyqtarët thonë se është”. (charles evans hughes)
STUDENTI I SË DREJTËS

Shkencë dhe Kuriozitete

Metariale të ndryshe nga shkenca apo kuriozitete të ndryshme.

Bëj një postim
  • Flet i sapolinduri

    06.05.2009
    Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në qytetin Norilsk të Rusisë, ku një foshnjë djalë nisi të flasë disa minuta pasi kishte lindur.
    Sipas lajmit që bëhet i ditur nga faqja “pravda.ru”, thuhet se foshnja fliste fjalë në dijeni të plotë. Gazetari thotë se ishin çuditur jashtë mase kur kishin parë vetë aftësitë përtej të zakonshmes të fëmijës me emrin Stetan. Sapo kishte lindur, fëmija kishte thënë “baba”, e pas disa minutash “nënë”. Kur një ditë më pas, e ëma, Liza, i thotë të birit “do vijë babi”, Stepan tha: Babai? Kush?

    Psikologja-gjinekologe Marina Papanova që ishte e pranishme gjatë lindjes së Stepanit, deklaroi se e kishte dëgjuar fëmijën të fliste me veshët e saj. “Punoj qyshprej vitit 1986 në këtë maternitet dhe kurrë nuk më ka rastisur një episod i tillë. Fëmijët e sapolindur e kanë shumë të vështirë t’i belbëzojnë këto fjalë”, tha ajo.

    Papanova vazhdon më tej: "Embrioni është i përshtatshëm të edukohet qysh në bark të nënës. Ai mund ta ndjejë botën nëpërmjet ndjenjave të së ëmës. Nëse me embrionin punohet dhe mundohet t’i jepet një edukim si fëmijë i lindur, fëmija mund të lindë me aftësi të jashtëzakonshme”, tha ajo.

    {Marre nga Albeu}

  • Denohet gabimisht, lirohet ngha burgu pas 16 vjetesh

    Denohet gabimisht, lirohet ngha burgu pas 16 vjetesh

    Nje i burgosur ne SHBA ka lene qeline pas 16 vjetesh burg, pasi eshte shpallur i pafajshem. Pasi ka kaluar me shume se gjysmen e jetes pas hekurave, Thaddeus Jimenez eshte liruar nga autoritetet.

    Ai ishte arrestuar ne vitin 1993 kur ishte vetem 13 vjec, pasi u akuzua per vrasjen e nje bashkemoshatari.

    Dy gjykata per te mitur e kishin shpallur fajtor per krimin ne baze te tre deshmive.

    Por ato kane rezultuar false dhe 30-vjecari eshte liruar nga burgu.

    {Albeu}

  • Gjyshja indiane 70 vjeçare lind binjakë

    05.07.2008 
    Indiania 70 vjeçare Omkari Panvar që kishte dy vajza dhe pesë nipa, i lindi binjakët: një djalë dhe një vajzë me peshë prej vetëm 900 gramë. 

    Indiania shtatëdhjetë-vjeçare Omkari Panvar që është në moshë për të qenë stërgjyshe, lindi binjakë në shtetin Utar Pradesh të Indisë. Panvar e cila kishte dy vajza dhe pesë nipa, i lindi binjakët: një djalë dhe një vajzë me peshë prej vetëm 900 gramë. Ata kanë ardhur në jetë me anë të operacionit.

    "Ne kemi dy vajza por deshëm të kishim edhe një djalë që do të vazhdojë të kujdeset për pronën tonë. Binjakët janë dhurata më e mirë prej Zotit", deklaroi 
    Omkari Panvar, nëna 70 vjeçare.

    Mjeku Nisha Malik thotë se Omkari ishte fertilizua me metodën invitro. "Për shkak të komplikimeve ishte detyruar të lindë me anë të operacionit cezarian në javën e 32 të shtatzanisë", tha Malik. 

    Babai i foshnjave 76 vjeçari Karan Singh është shumë i lumtur nga lajmi. Ai ka pritur për këtë moment shumë vjet më parë. "Prej vitesh kam dashur të kem një djalë që do të kujdeset për vajzat e mia. Pas vdekjes sime ai do të vazhdojë të kujdeset edhe për pronën dhe do ta vazhdojë familjen", thotë babai i lumtur Karan Singh.
    Nëna më e vjetër në botë Omkari ka thyer rekordin Guiness i cili deri më tani mbahej nga 67 vjeçarja nga Rumania Adrijana Iliesku e cila lindi një vajzë në vitin 2005. Omkari në fakt nuk ka një çertifikatë lindje, por kujton se ka qenë 9 vjeç kur Britanikët e kanë braktisur Indinë në vitin 1947.

    {Albeu} 

  • Si ndikon alkooli dhe duhani në dhimbjen e kokës

    • Abuzimi me duhanin apo alkoolin ndikon në acarimin dhe shfaqjen e dhimbjes së kokës, veç dëmtimeve të tjera që jep në organet e brendshme. 

    AIDA MALAJ

    Në një intervistë për “Panorama”, mjeku neurolog, Agron Islamaj, shpjegon se si ndikojnë konkretisht dhe çfarë mund të bëhet nëse shfaqet dhimbja e kokës:  
    Doktor, duhani konsiderohet si një nga shkaktarët e shfaqjes së dhimbjes së kokës. Si ndikon konkretisht nikotina?
    Duhani mund të ndikojë deri në shfaqjen e një krize të dhimbjes së kokës, sidomos te personat që janë predispozuar të kenë cefale. Duhani, ose më saktë nikotina, vë në qarkullim një sasi të madhe monoksidi karboni, që zëvendëson oksigjenin te rruazat e kuqe të gjakut. Në mungesë të oksigjenit, truri i nënshtrohet fenomeneve vazodilatatore (ngushtimi të enëve të gjakut), pra të ndryshimeve të kalibrit në enët e gjakut, gjë që provokon dhimbjen e kokës. Ndaj thuhet që nëse lini duhanin, ose pakësonin numrin e cigareve që pini në ditë, arrini të qetësoni apo eliminoni dhimbjen e kokës.
    Si ndikon alkooli në shfaqjen e dhimbjes së kokës?
    Alkooli është një vazodilatator i fortë, që ndikon në shtimin e prodhimit të histaminës, një substancë kjo që ndikon në shfaqjen e dhimbjes së kokës. Dhimbja e kokës që ndjen pas dehjes me alkool, vjen pikërisht si pasojë e nivelit të lartë të alkoolit, që shoqërohet gjithmonë me një gjendje jo të mirë të përgjithshme fizike.
    Gjumi i tepërt apo i pakët ndikon në dhimbjen e kokës?
    Po, sigurisht. Kjo lidhet me efektin që ka në luhatjet e ritmit natyral të gjumit dhe zgjimit, dhe për pasojë dhe në prodhimin e disa substancave që ndikojnë në mirëqenien e organizmit, si p.sh adrenalina.
    Kur duhet të shqetësohemi dhe t’i drejtohemi mjekut për dhimbjen e kokës?
    Te mjeku duhet të shkohet për çdo dhimbje koke që zgjat në kohë, (për disa orë) dhe që s’njihet një shkaktar shpërthyes. Por dhe kur shoqërohet me simptoma të tjera si p.sh të përziera, të vjella, probleme me shikimin etj. Në çdo rast duhet të përcaktohet shkaktari në mënyrë që të bëhet mjekimi dhe trajtimi i duhur i këtij problemi.
    Si mund të trajtohet dhimbja e kokës?
    Trajtimi i dhimbjeve të kokës duhet bërë vetëm nga mjeku specialist. I sëmuri nuk duhet të kënaqet asnjëherë me qetësimin nga një paracetamol apo një qetësues tjetër, të cilët ndikojnë vetëm në uljen e intensitetit e dhimbjes pa u gjetur diagnoza. Nëse episodet e dhimbjes së kokës janë të shpeshta, është e domosdoshme të njihet dhe kuruar burimi, pra nevojitet të bëhet trajtimi i plotë dhe si duhet i problemit. Këtë mund ta bëjë vetëm një mjek specialist.

    Shkaqet

    Shkaqet “banale” të dhimbjes së kokës
    Një pozicion i papërshtatshëm i trupit apo qafës, mund të provokojë një rritje tensioni të muskujve të kokës dhe të qafës. Fenomen ky që përfaqëson një nga shkaqet kryesore të një nga formave më të zakonshme të dhimbjes së kokës.
    Por jo vetëm kaq, qëndrimi në timon kur drejton makinën, apo pozicioni që mbahet duke lexuar apo duke punuar në kompjuter, bëhen shpesh arsyeja kryesore e shpërthimit të dhimbjes së kokës. Por dhe qëndrimi që mbahet kur fle apo mbajtja e një jastëku mjaft të fortë, mund të provokojë një dhimbje koke në zgjim.

    Si ndikon ushqimi në dhimbjen e kokës

    Në disa raste, sidomos në rastin e migrenës, ushqimi luan një rol të rëndësishëm në shfaqjen e krizave. Ekzistojnë disa ushqime që mendohet se ndikojnë në shfaqjen e dhimbjes së kokës. Të tilla janë: alkooli (birra, vera e kuqe dhe pijet e forta alkoolike); qumështi, kosi dhe sidomos djathi i staxhionuar për një kohë të gjatë; ushqimet pikante apo mishi i përpunuar; kafeina (që gjendet në: kafe, çaj, çokollatë); në ushqimet e konservuara (turshi, konservat e peshkut); në agrumet (portokallet, limonët); së fundi në ushqimet e shpejta (sanduiç, hotdog) etj.

    {Panorama}

  • Vështrim Fiziko-gjeografik i Rrethit Dibër

    Nga Aleksandër Spahiu, Student në vitin III,dega Gjeografi

    Vështrim Fiziko-gjeografik i Rrethit Dibër

     

    Hyrje

    Me anën e këtij studimi kam synuar te paraqes ne menyren me të mundshme ecurinë e disa procesteve si natyrore ashtu edhe humane që vijne si shkak i procestit njerezore.Jam munduar te prek në menyre te thjeshte proceste si erozioni si edhe pasojat si degradimin edhe dezrtifikimin ,si edhe ndikim i kushteve natyrore në jetën dhe zhvillimin e popullsise.Duhet theksuar se kam paraqitur ndikimin e ndersjell njeri-natyre.Me këtë punim kam pasur si qëllim të evidentoj qarte keto dukuri si edhe si kane ecur ne krahasim me rethet e tjera , a kane çuar në ngjashmeri apo diferencim .Perveç ndikimit te ketyre faktoreve jam munduar te paraqes edhe ndikimin e kësaj pozite në rrjedhën e histories si edhe faktoreve sociale edhe politike që kanë ndikuar në të kjo sepse kjo pozite hërë ka qënë favorizuese e hërë penguese ne këtë zhvillim.Objekti i këtij studimi ka qënë rethi i Dibrës me gjithë ecurine tij historike si edhe ndikimi i faktorëve historikë,natyrorë dhe pozita e saj.Për punimin e kësaj detyre në ndihme më kanë ardhur edhe shumë punime te kryera nga autore te tjere si: monografi,studime si gjeografike ashtu edhe historike ,harta dhe revista te ndryshme ,pa permendur ketu nuk mund të lëme edhe verejtjet e shokeve dhe te profesores që kane qënë shumë të vlefshme .
    Problemet qe jam munduar te ve ne pah nga ky punim kane qene:
    1-Faktoret që kanë ndikuar në këtë prapambetje ekonomike që ka ky rajon.
    2-poziten natyrore dhe kushtet natyrore si edhe rolin që kanë patur në historinë.
    3-Jam munduar të nxjerr në dukje perjudhat me te veshtira si edhe kalimet nëpër sisteme të ndryshme.
    4-Oferten qe ky rajon ofron në shërbim te degëve ekonomike si:Turizmi,trsporti,lidhja e saj me rajone te tjera,etjer qe ky rajon ika edhe kush nuk po i vë në dukje.
    5-Probleme si ndotja ,erozioni i tokave,degradimi,dezertifikimi etjer.
    6-Si te punohet për një shfrytezim më të mire te ketyre burimeve,për mbrojtjen e tyre si pasuri për gjithë brezat edhe per ato që do te vijne .
    7-Prespektivat per te ardhmen
    8-Përfundime dhe konkluzione.
    Kurrë nuk pretendojmë qe puna për këtë objekt të quhet e përfuduar prandaj do mirpresim çdo sugjerim dhe vërejtje dhe do të ndihmonte në përmisim të punimit .

    Faleminderit

    Pozita gjeografike

     

    Rrethi i Dibrës bën pjes në rajonin vërioro-vëri lindor me një reliev përgjthësisht kodrinor-malor.Pra shtrihët në Veri-lindje të Shqipërisë në dy anët e luginës së drinit të Zi dukë u kufizuar në lindjë nga vargmali i Korabi dhe në përëndim nga vargmalët e Lurës.Qëndra ë rrëthit është qytëti i Pëshkopisë që është edhe qytëti i 3-të pas atij të Srugës dhë Dibrës së Madhë në rëpublikën ë Maqëdonisë. Qëndra e rrethit (Peshkopia) që shtrihet 185 km nga kryëqytëti dhë 21 km largësi nga pika e doganës së Bllatës në Maqëllarë Ky rreth është vendosur në këto kordinata gjëografikë:41º 53’ 20”,dhë 41º 33’ 40” gjërësi gjeografikë vëriorë dhë 20º 34’ 50” dhë 20º 07’ 00” gjatësi gjeografikë lindorë.Kufizohët nga kufij konvcionalë  në lindjë më republikën ë Kosovës dhe të Maqedonisë me një gjatësi kufitarë 90 km nga të cilat 19 km janë lumorë.Në vëri kufizohët më rrethin e kukësit më 75 km vijë kufitarë.Në përëndim më Mirditën 13 km vië kufitarë dhe me rrëthin ë Matit më 60 km vijë kufitarë.Në jug më Bulqizën 27.8 km vijë kufitare Ky reth ka një  ndërtim të komplikuar gjeologjik që është kapur herë pas herë nga lëvizjet neotektonikë ngritëse që ka luajtur një rol të rëndësishëm në  formimin e rrelievit..Rethi i Dibrës ka një rëliëv kodrinor-malor që varion nga 350 m(lug drinit të zi) dëri në 2751 në majën ë Korabit..Bën pjes në zonën klimatikë mesdhetarë malore dhe mesdhëtarë para malorë meqënë së është pjës përbërësë ë pëllgut të Drinit të zi.Ka një hidrografi të pasur më burime mbi tokësore  dhë nën tokësorë ku dega kryësorë është Drini i Zi.Dibrëra dallohet për shumëllojshmërinë e tokavë  të cilat për shkak të rrelievit malor shprehen qarte.Gjejmë brezin e tokave aluvionalë rreth lumit të drinit të Zi, të kafëjta,të murrme pyore dhe atë livadhorë malore.Në këtë takojmë brëza bimorë si :brezi i dushqeve ,ahut dhe haloreve dhe kullotavë alpine. ky reth ka një popullsi  prej 75000 banorësh të vendosur në 1088 km² kryesisht në vëndbanimë të rralla e rurale.Nga pipamje administrativë ky rreth ka në përbërjen e tij 1 bashki(Peshkopia) dhe 14 komuna.

     

    POZITA e ketij rrethi ka luajtur një rrol të rëndësishëm në zhvillimin e kësaj zone që ka qënë  here pozitiv e here negativ perjudhave të ndryshme historike dhe nën ndikimin e faktorëve socialë dhe ekonomikë që kanë lënë gjurmë .Rolin e saj pozitiv ajo e ka patur kur ka shërbyër si një ure lidhëse për trevat ë vëndit tonë  nga parëndimi në brëndësi të territoreve shqipëtare.Që në antikitët ka funksionuar rruga DURRËS  -FUSHA e TIRANËS –DIBËR e cila lidhte bregdetin me vise të tjera lindorë.Rolin e kësaj pozite e dëshmon qarte zhvillimi socilë-ekonomik ,pasi në 1911 Dibra ishte një qëndër e rëndësishme artzanale,tregetarë,ndërtimorë etj,për këtë flasin qartë të dhënat e popullsisë ku ky rtheth kishte 11000 banorë.Por rroli i kësaj pozite zbehet me vendosjen e kufijve arbitrarë në 1913 ku jashtë mbetën qëndra të medha tregtare si  (Dibra e madhë)dhe urbane për kohën. Pas 1913 kjo zonë vazhdoj ta luaj këtë rrol por me një intensitet më të dobët.deri kur në vitet 1945-1990 u ndërpre plotësisht kjo lidhje dhe u kthye në një faktorë pengues dhe izolues për të .Pas viteve 1990 kjo zonë e rimerr rolin e saj lidhës por me një intënsitet më të vogël por që gjithsesi vlen për tu përmëndur projekte të ndëtimit të Autostradës  që do të kalontë nëpër rrugën ë vjetër dhe lidhja e saj me një arterje me rrethin e Kukësi do ti rikthente një rëndësinë e pozitës gjeografikë të këtij rethi së bashku me burimet që përmban dhe do ta kthentë këtë rëth në një Qëndër  të një eurorajoni ndërkufitar dukë bërë që pozita të bëhët faktor zhvillimi.

     

    Kushte natyrore

        

    Rethi i Dibrës ka një ndërtim  te larmishem gjeologjik molasat e plio-kuarternarit. flishiri dhe formacione te tjera si magmatik dhe depozitime të kuaternarit ne afërsi  të luginës .vendin kryesor e zënë molasat e plio-kuarternarit,porgjejmë edhe rreshpet e paleozoit si dhe gëlqeroret e mesozoit që janë edhe formacionet më të vjetra  të vendit tone.kurse shkembejtë  efuzivë dhe flishet ndertojnë skajin me jugor te vargut të Korabit gjejmë edhe formacione karbonatike dhe ultra-bazike.këto formacione kane bërë që ky rajon te kete pasuri te shumta si bakër në kodrat e Tominit,mermer ne Muhur  si edhe pasuri të shumta ne inerte  argjila.

     Relievi

    Relievi i zonës është malor dhe dallohet për karakterin kompleks në përberje te relievit gjejmë: kurrize malore,pllaja,gropa,fusha karstike si dhe malësi e lugina.kjo malesi shtrihet nga 380-2751 m  ne skajin lindor pra amplitude hipsonometrike është e madhe ,mbizotrojnë malësite mbi 700-900m qe ulen gradualisht ne drejtim te perendimit .Coptimi horizontal i rrelievit në  këtë zonë është i madh dheshume i madh ne terrigjenet e vjetër dhe te rij dhe i vogel dhe shumë i vogel në gelqeroret.Energjia e rrelievit është mesatare ne shkembejtë terrigjene  ne pjesën qendrore dhe ne rrethin ata shkojnë ne vlerat maksimale 400-500m/km².Në këtë malësi takohen tipa të rrelievit strukturoro-eroziv ,erozivo-dedunues, karstik ,akullnajor.rrelievi strukturor eroziv takohet ne gjith zonën,edhe rrelievi karstik është shumë i pëhrhapur këtu duhet theksuar se kanë ndikuar klima me reshjet dhe me larmine e saj e ndryshymet e theksuara në parametra .gjejmë forma te larmishme si:ulluqe, brazda,gishtezima,dalina, fusha dhe lugje e lugina karstika gjejmë edhe forma nën tokesore si shpella ,boshlleqe e lugina nen tokesore, te ndryshme Rrelievi akullnajor ka shtrirje te  e gjejmë vetëm  ne pjesë te larta si majat e  e maleve që kanë   përberje gëlqeroresh.Gjejmë edhe lëndina me peisazhe piktoreske si fusha e Korabit,bjeshkët e Shehut qe janë të   ralla për nga vlerat ekonomike..

    Ndërtimi gjeologjik  në këtë reth mundëson zhvillimin pasi kjo yonë është  e pasur me minerale,lendë ndërtimi dhe mermere.Ky ndertim gjologjik  ka bërë që vendbanimet të vëndosen kryesisht në përbëriet gëlqerore dhe në kontaktet me shtresa të tjera për arsye të burimeve hidrike. Përbërja me argjila dhe gëlqerorë  ka bërë që edhe oferta të jetë shumë e pasur per ta.

    Duhet theksuar se per sa i përket relievit në  vendosjen e vend banimeve dhe ndikimin e tij në zhvillimin social-ekonomik ai ka ndikuar në karakterin e një ekonomie të mbyllur dhe me drejtim në degën e blektoris pasi oferta e tokave pjellore bujqësore është e kufiuar. Relievi ka qënë përcaktues edhe në arkitekturën e ndërtimeve dhe mënzres së jetesës në yona të izoluara. Ky reliev ka përcaktuar edhe vendosjen larg njera tjetrës të yonave të banuara duke lënë të lira tokat prodhuese.  Ky rajon ka mundësi te mëdha për zhvillimin e turizmit.peizazhe piktoreske ofrojn edhe parku kombtar i Lurës si me pyet e shumta,liqenet që janë shumë të bukura.

    KLIMA

    Rrethi i Dibrës bën pjes në  zonën klimatike mesdhetare malore dhe atë mesdhetare para-malore meqënë se është pjes e pellgjeve të lumejve të Drinit. Dallohet për ndryshime të dukshme nga një sektor në një tjetër  sidomos në drejtimin vertikal.Në formim të kesaj klime kanë ndikuar faktore si:lartesia dhe rrelievi e territorit,ndikimi i madh i klimës kontinentale nëpërmjet erave që vijne nga grykat dhe qafat nga brendesia e ballkanit.si rezultat kjo klimë dallohet për klimë të ashpër ,të gjatë dhe me reshje të mëdha te dëbores  dhe verë te freskët por pa reshje Temperatura mesatare shkon nga 6 ºc  në malin e Korabit ne 11 ºc ne afersi te luginës.Po ta krahasojmë me temperaturen mesatare te vendit tone ajo leviz nga   4ºc-8º ç’kuptohet që shkaku kryesor është lartesia mbi nivel të detit dhe pozicjoni i soj lindor që kushtezon një ndikim nga brendesia e ballkanit.Në perjudhën prill-shtator temperatura mesatare është 16ºC në afersi të qytetit Për muajin korrik temperatura mesatare shkon nga 7 ºC ne pjesë të larta dhe 16 ºC ,në afersi të luginës .Muaji janar është muaji me i ftohte  i vitit ku mesatarja shkon nga 0ºC ne -3ºC. Amplituda e temperatures vjetore merr vlera jo të vogla që shkojnë rreth 17ºC-18ºC.Kurse amplituda ditore shkon deri 10-15ºC temperatura maksimale e zonës është rregjistruar në korrik të  1996 në qytet 39.5ºC kurse ajo minimale është rregjistruar në 1959 kur ka arritur -20º amplituda midis vlerave është relativisht jo e vogël që shkon 60ºC.  Data mesatare e fillimit te ngricave eshte 1 nendori dhe data mesatare është 15 marsi.Numri mesatar i  diteve  me ngrica shkon 136 dite kurse po ta krahasojme me zonat perendimore te vendit ajo eshte 40-45 dite.Numri maksimal shkon 166 -190 ne zonat me malore te kesaj zone që kemi marre në studjim.Për sa i perket sasise së rreshjeve zona futet ne zonat  nën masataren së vendit.Kjo vlere shkon nga 900 mm  (në qarrishte )ky ndryshim lidhet me deporimin e erave  te ftohta e te thata .Pjesa më e madhe e tyre është e përqendruar në pjesen e ftohte te vitit,90 %,Kurse në pjesen e ngrohte bin rreth 10-15%,Muaji me i laget eshte nendori me 12% të rreshjeve afro 225 mm,kurse muaji   më me pak reshje është korriku me 3.6% ose 46 mm .Maksimumi i reshjeve ne 24 ore ka qënë 127 mm .Per reshjet e debores mund të themi se fillojnë msatarisht me 1 nendor dhe  data e mbarimit është 20 mars.Numri mesatar i ditëve me borë  shkon 38 dite dhe krijon një shtrese mesatre prej 30-35 cm. Shtresa maksimale shkon 1.5m në shpata te malit. Për sa i përket dukurive negative të klimës mund të themi se ajo ka karakter kapriçoz ,pra ajo ka diktuar edhe vendosjen dhe mënyrën e ndërtimev në këtëreth. Po ashtu kjo klimë që është edhe shumë e shëndetshme por nuk lelon kultivimin e të gjithallojeve të bimëvë dhe me dukuri si:ngrica ta gjata dhe të vona,dorë të hërshmë,reshje të mëdha të borës dhe të breshërit, jo pak herë ka shkatërruar prodhimet bujqësore dhe i ka dhënë drejtim të gabuar zhvillimit ekonomik.por kjo klimë ka edhe favoret e veta pasi lejon zhvilimin e disa llojeve të turizmit,si edhe të disa sektorëve të tjerë të ekonomise.

     

    Hidrografia

    Ky rreth ka një rrjet hidrografik shumë të pasur qe përbëhet nga lumaj,liqene përrej, burime nën tokesore dhe mbi tokësore. Dega kryesore është lumi i drinit të ziqë merr me vete disa degë të tjera si:Malla,Seta,Veleshica,Murra etjer. Këta degë kane karakter të vrullshëm dhe me prurje të mëdha në kohën e shkrirjes së borës. Gjë që i bën ata të jënë shumë të demshëm dhe të shkatërrojnë çdo gjë që u del para duke sjelle shumë materiale të ngurta e shkaktuar përmbytje të tokave përeth.

     Gjatësia dhe pellgu janë përkatësisht:

    Emri               gjatësia ne KM                   pellgu në KM²

    Drini zi                     57                                   530

    Murra                       19                                    135

    Malla                        18                                    126     

    Seta                          13                                    137

    Veleshica                 15                                     84

    Midis pasurive të shumta vlen për të përmendur edhe liqenet shumë të bukura të Lurës,burimin e llixhave si edhe disa burime të vogla në afërsi të qytetit,pasuritë hidrike kanë ndihmuar jo pak në zhvillim ekonomik të  këtij rethi si nnë energji,ujitje,peshkim,indrustri, etjer por këto burime sherbejnë edhe për terheqje të turistëve si per turizëm balnear,argëtues,pushues, eko turizem etjer.

     TOKAT

    Shtrirja nga 380m deri ne lartesi te Korabit ka bere qe ne te gjejme shume breza dhe nen breza tokash duke ndikuar drejte per drejte ne bimesine e zones. Larmia e kushteve natyrare pedogjenetike ka kushtezuar edhe shume       llojshmerine e tokave        .Ne kete drejtim dallohen :

    Tokat e kafejta  kane shtrirje jot e madhe dhe zene 20 % te territorit te zones  shtrihen ne lartesite 600-1000 m mbi nivelin e detit  sidomos ne pjjesen veriore pergjate lugunave te okshtunit , te perrojit te boroves ,brodanit etjer.Formoohen mbi gelqeror dhe me pak magmatike dhe klime te ftohte dhe me rreshje te bollshme , Ne dimmer ndodh shperlarja e kriprave kurse ne vere ndodh grumbullimi I tyre.per pasoje shfaqen njolla karbonatesh,kane structure granulare dhe teper te thelle  qe shkon 1.2-1.5 m permbajte humusi qe shkon 4-9 % ne siperfaqe dhe 1 % ne thellesi. TAKOHEN NENTIPE TE TOKAVE TE KAFEJTA SI:tokat e kafejta tipike, te zeza dhe te kafejta livadhore.TOKAT E MURRME PYORE

    Ose te pyeve te ahut dhe te pishes qe shtrihen ne lartesite 1000-1200 m mbi nivelin e detit duke zene pjesen me te madhe te kesaj malesie reth 40%I gjejme te perhapura ne pjesen qebdrore ,jugore dhe ate lindoreDuke patur nje zhvillim mbi sedimentaret dhe magmatiket.Formahen ne rreliev te copetuar dhe te gerryer klime te ftohte qe kushtezon shperlarjen e kripave nen pyet e ahut dhe te haloreve.Kane profil te trashe qe shkon 80-120 cm e perbere nga nje shtrese e zeze rreth 5 cm. Takojme nen llojrt si:toka te murme pyore te zeza.te murrme tipike , te murrme te kuqerremta  te shperlara ,karbonata hunusore etj Toka te ketij brezi jane te vena pak nen kulturat bujqesore tashme jane braktisur duke u lene ne doren e degradimit dhe deezertifikimit.Tokat LIVADHORE-MALORE

    Edhe keto toka zene 40 % te territorit te kesaj malesie  dhe shtrihen ne lartesite mbi 1700 m mbi nivelin e detit I gjejme te perhapura ne lindje te zone pran maleve kallkan ,mirake ,raduc .Formohen mbi gelqeror ne kushte te nje klime te ashper dhe me reshje , kurse rrelievi I tyre eshte heterogjen  dhe dallohet per copetim dhe pjerresi te medha Profili shkon rreth 100 cm me nje horizont humusor te trashed he nje shtrese te pershkueshme ne siperfaqe nga rrenjet e cila formon nje shtrese sfongjerore.Shtresa humusore shkon deri 40 cm ka ngjyre te zeze deri kafe te erret .Takohen disa nen tipe si:tokat tipike  livadhore malore,toka livadhore te zeza,tokat e djerrit dhe toket tokat e stepave.

     

    Pozita  gjeografike e zones,kushtet natyrore te saj,ndertimi gjeologjek ,copetimi I madh I rrelievit I shoqeruar me nje klim teper te larmishme  ka kushtezuar nje shume llojshmeri te botes bimore te kesaj malesie.

    Faktoret e lartepermendur kane bere qe bimesia e kesaj zone te dallohet per mbizoterimin e bimeve mase europjane dhe veri ballkanike qe jane shume te ndryshueshme nga bimesia mesdhetare qe rritet ne perendim te vendit.

    Shfaqet nje katezim vertikalku llojet kryesore perfaqesohen nga keto lloje bimesh:shkurre mesdhetare, dushqe. Ahu dhe pisha dhe kullota alpine.

    SHKURRET MESDHETARE

    Ky kat bimore shtrihet nga 380deri ne lartesite 600 m mbi nivelin e detit  e marre ne total kjo bimesi ze 31%  pra ze nje siperfaqe te vogel  te gjithe bimasise zones.Zhvillohet nen nje klime  me te bute se brezat e tjere.Ne kete brez shfaqet nentipi  I shitblikut perbere  nga bime qe I leshojne gjethet

    Duhet theksuar se ky kat eshte mjafte I demtuar nga dora e njeriut dhe e zevendesuar nga toka te punueshme prandaj ne shume sektore te ketij brezi shfaqet degradimi.Ky kat bimor shfrytezohet per kullota dhe dru zjarri. Duhet theksuar se ky kat ka edhe shume bime me vlera mjeksore dhe mjaltese.

    Kati I Dushkut, ky kat bimor shtrihet nga 600- 1000 m, eshte I perhapur net e gjithe zonen dhe ze 17 % te bimesise totale te Malesise  . LLojet kryesore te bimeve jane: Dushku, panja, lajthia, bunga, etj. Edhe ky kat eshte shume I demtuar pasi bimedia e tij shfrytezohrt per ngrohje ne stinen e ftohte.Kati I Ahut dhe I haloreve:

    ky kat shtrihet nga 1000-1700 m mbi nivelin e detit. E gjith siperfaqja e ktij kati ze 23% te bimesise se zones. Perhapjen me te madhe e ka ne pjesen jug-lindore dhe lindore. LLoji kryesor I bimes mbizotruese eshte Ahu, nga e ka marre emrin kati.

    Ne perberje te ketij kati marrin pjese edhe bredhi , pisha, qe jane me pak te  peehapura, por takohen edhe panja, Frasheri, meshtegna, etj. KY kat bimor ka pasurite me te medha floristike te perbere nga pyjet te ahut dhe  te pishes, kjo bimesi kushtezon edhe zhvillimin e ekonomise pynjore qe perben nje nga aktivitetet kryesore te popullsise te kesaj komune.    

    Kullotat Alpine, ne Malesine e korabit me qe ka reliev te larte nje shtrirje te konsiderueshme ka edhe kati bimi kulotave alpine.duhet theksuar se ne kullota te kesaj komune kullosin rreth 15 krere bageti te imta dhe  1500 krere gjegje te Klima e ashper dhe me rreshje te shumte te debores ka  kushtezuar zhvillimin e ketij kati bimor. Kjo lloje bimesie eshte e tipit graminace ka perhapje mbi 1700 m konkretisht ne malin e,deshatit  dhe lartesi te tjera. Ky kat shfrytezohet si kullot per bagetine ne stinen e ngrohte te vitit, po ashtu krijon  edhe nje peisazh te bukur piktoresk duke krijuar mundesi te shumte e te medhe per zhvillimin e turizmit te gjelbert.

    Bota shtazore

    Larmia dhe pasuria qe ka kjo zone sin e aspktin klimatik , ate te tokave, te n flores etj ka krijuar kushte shume te fazorshme per zhvillimin e nje bote shtazore shume te larmishme. Kete gje e deshmon ekzistenca e shume specieve te vecanta sipas karakterit te habitatit. Do te dallonim boten shtazore te shkurreve, te pyjeve te ahut dhe te dushkut ne lartesine boten interresante te kullotave alpine dhe te pak habitateve ujore. Ne habitatet e shkurreve qe jane me pak te zhviiluara e me pak te perhapura dhe te degraduara nga dora e njeriut gjejme: Lepuri I eger, cakalli, thelleza, dhe nje sere shpendesh te tjere.

     Ne habitatet e dushkut qe edhe ky kat eshte I demtuar takohen rralle: Ujku, dhelpra, ketri, urithi, etj. Ne habitatet e pyjeve te  ahut dhe te pishes qe jane me te dendura dhe me pak te prekura nga dora e njeriut takohen specie te vecanta: Ariu, Shqiponja, RRjepulli, miu  vogel, urithi, etj.

    NE habitatet e ujrave te kthjelleta dhe te ftohta te ketyre lumenjve takohet trofta e eger dhe disa lloje te tjera peshqish cka e ben kete zone te dallueshme nga zonat e tjera te vendit. E gjithe kjo ,pasuri e botes shtazore dhe me vlera te vecanta ofron kushte per zhvillimin e     disa llojeve te turizmit si  : sportive, ekologjik, clothes, etj.0                                                                                                             Vleresime

    Nga analiza e botes se gjalle mund te dalim ne keto konkluzione :zona ka bimesi te paket por shume te larmishme ku midis tyre dallohen ekosistemet pyore te shkurreve ,te dushqeve,te kullotave   alpine ,si edhe ajo e siperfaqeve te degraduara te gjitha keto eko siteme kane vlera te vecanta sidomos ne sektore te cactuar me vlera shkencore dhe turistike Shumlllojshmeria e flore duke filluar nga shkurret mesdhetare e deri tek kullotat alpineben te mundur nje pasuri per shfrytezim per qellime te ndryshme si ajo blektoriale , industria e perpunimit te drurit , turizmi etjr.Pasuri te madhe perbejn edhe llojet e shumta te bimeve mjeksore si kamomili,dellenja,salepi ,mellaga ,sherebeli  qe perdoren per shitje nga popullsia e zones duke marre perfitime jot e vogla ekonomike .kjo lloj bimesie ka ndikuar ne zhvillimin e zones pasi ne diber ka shum lloje bimesh qe gjejne kushte ,ketu gjejme te zhvilluar pemetarine ,vreshtarine si edhe shume lloje bimea sharash

    ZHVILLIMI     EKONOMIK

    PERIUDHA DERI NE 45

    Duhet theksuar se si e gjithe SHQIPËRIA  edhe rethi i DIBRËS ka pasur nje zhvillim te vogël ekonomik Pozita e kesaj zone duhet theksuar se shpesh here ka qënë faktor pengues pasi kjo zone ka shërbyer si rrugë për eksperditat ushtarake qe kane vizituar zonën ketu duhet theksuar se edhe shteti Sebise ka pretendime për teritorin e kesaj komune gje qe ka cuar qe kjo zonë te digjej  e shkaterrohej nga pushtuesit duke shkaterruar keshtu edhe ekoniminë dhe prodhimet e pakta bujqësore .Pasi edhe tokat ishin ne duart e bejlere e agallareve.Ne kete kohe banore te kesaj komunë merreshin me profesione te lira artizanat,bujqesi edhe tregeëti me prodhime blektorale e bujqësore .Në këtë kohe qyteti kishte 120 banesa ,1 treg ku ne te kishte edhe 3 kafene,kishte nj xhami ,disazyra per administraten e asa kohe si edhe nje shkollë.

     

    PERIUDHA 45-90

    Në perjudhën 45-90 perfshi neën kolektivizimin ku çdo gjë u perfshi ne  koperativa.Ky reth ishte më e privilegjuar pasi edhe tokat e saj ishin me pjellore e sasia e saj ishte me e madhe.Edhe keto te ardhura ishin te pakta e te pa mjaftueshme  por sido që të jete ky popull e kaloi keëtë perjudhe dhe u rezistoi krizave te shumeë perjudhave. Fillimisht fshatareve u la 300 m² per familje per navoja vatijake por me pas edhe kjo sasi tokë erdhi duke u zvogëluar ne 1000 m² e me pas ne 400m² duke cuar ne nje krizë të plote për banore te zones  ndersa industria ne këtë kohe ishte shume e vogël.Mund te permendim minjerën e rrethit Bulqizë që në ate kohe ishte nën rrethin e Dibrës,minjeren e mermerit ne Muhur si edhe ate te guri te kuq,ishte fabrika e makaronave Ramiz Varvarica,SMT, si edhe nj sere objektesh te vogla per shfrytëzimin e inerteve,kyreth ka qënë i pasur me burime hidrike që jane shfrytëzuar për energj,uitje,peshkim,etj.Duhet theksuar se ne këtë kohe u ngriten një sërë verash si hidrocentrale lokale ashtuedhe vepra te tjera si kanalizime qe i erdhën ne ndihmë bujqesisë.Në këtë kohe u bënë edhe disa ndertime edhe ne qytet brenda si u ndertuan rrugë,rreth 1000 apartamente banimi të mire projektuara per popullsine e ardhur,pallati i sportit,stdiumi i futbollit,spitali i ri me rreth  320 shtrëtër si edhe një qëndër balneare me rreth 180 shtrëtër ,hotel korabi si edhe shumë restorante te tjere

    Sasia e tokes 2500 ha toke plellore bujqesore dhe 700ha pye dhe kullota jane pasuri jo e vogel.Sic permendem me siper kjo komun ka edhe burime hidrike,pasuri me inerte edhe minerale te tjera por qe pak shfrytezohen.

     

    Ekonomia e Dibrës pas viteve 1990

    Pas viteve 90 me ndodhjen e ndryshimeve si në gjitje Shqipërinë çdo pronë shtetrore kthehet në prone private.Me reformën agrare toka shkon ne duar të pronarëvë  duke bërë një copëtim shumë të madh te tokave gje  që çon në vështirësi për krijim të fermave konkuruese ne treg.Dega që jep më shumë se 50 % të të ardhurave është bujqësia.Në perjudhen e viteve 1990-2003 rrethi i Dibrës kishte 15815 ha tokë bujqësore dhe 20396 fermer Nga 19117 ha tokë që kishte ne 2003,10650 e zinin bimët e arave,612 ha drufrutorët,358 ha perime,472 ha petate,4891ha faragjëre.Nga sa pamë më sipër del qartë se në dibër nuk kemi ferma të mirfillta ose parcela ta mëdha por një copëtim të tokës bujqësore. Për u përmendur janë edhe disa plantacione të vogla që Kano filluar të landin në fshtrat afër qytetit me pemë kryesisht të importuara nga  Europa perendimore.

    Blektoria

    Ne këtë rreth kjo degë është  shumë e rëndësishme dhe ka qënë gjithnjë baza e ekonomisë  bujqësore në mitin 2003 në  këtë rreth kemi 17266 krerë gjedhë,dhe 53010 krerë të leshta,në mitin 2003 çdo banori të Dibrës i takojnë 422 litra qumësht dhe 47 kg mish në vit.Indrustia në retiñí e Dibrës ka qënë gjithnjë një degë e dytë.Pas viteve 90  do të kemi një shkatërrim të atyre objekteve indrusriale që kishte,tani po vihet re një përmisim i vogël në këtë drejtim në degë si indrustria  ushqimore,ajo e përpunimit te produkteve bujqesore e blektorale si edhe ajo e lëndëve të para për ndërtim.Objektet më të permandura jane fabrika e miellit,ajo e pijeve,disa lavatriçe rërash e zhavoresh,si edhe disa boxho.Në 2004 rethi i Dbrës kishte 808 subjekte private jo bujqësore ,8 hotele dhe restorante,1 fabrikë mielli,9 pika karburanti, 452 pika shumice,1 qëndër balneare,38 ndërmarje druri,138 furgone ,autobuze dhe kamione trasporti si edhe 89 ndermarje sherbimesh

    Tipare të zhvillimit demogrfik

    Sipas pë dhënave të INSTAT në retiñí e Dibrës banojnë 75262 banorenë 15394 familjeme rreth 4.9 anëtare për familje. Ka një dendësi 70 b/km². Duke analizuar të dhënat del se nga rethi Dibër nga viti 1990 janë larguar 24106 banore pasi në mitin 1990 ky reth kishte  afro 99368 banore. Kjo popullsi është vendosur në Tiranë 67 %,Durres 21% dhe rrethe si:Lushnje,Fier, Lezhë,Kavajë,deri Sarandë dhe Shkoder. Duke analzuar moshën  e punës. Për tu theksuar se të largurit  në masón 90 % janë nga fshatrat e largëta.

    Mosha    0-14 vjeç                 15-64 vjec                                 +65vjeç

                29954(34%)               50934( 59.4%)                          4851(6.6%)

    Sipas gjinisë 50.5% e zënë meshkujt dhe 49.5% e zënë femrat. Në kuadër të statusi banues 24% të popullsisë banojnë në qytet dhe 76% në fshatra. Vendbanmet sa vijnë e rrallohen duke u ngjitur në lartësi të larta dhe duke u largura nga qëndra e rethit. Komunat me më pak popullsi dhe që dallohen qartë për rënie në këtë drejtim janë:Lura,Selishta,Reçi,Luznia Muhuri tjer.  

     

    LITERARURA

    1- AKADEMIA E SHKENCAVE,GJEOGRAFIA E SHQIPERISE ( VELLIMI 1 & 2)
    2-ISIDOROV.C ,KLIMA E SHQIPERIS,TIRANË (1955)
    3-ISTITUTI I STUDIMEVE HIDROMETEOROLOGJIKE, TIRANË (1985)KLIMA E SHQIPERISË
    4-INSITUTI I STUDIMEVE HIDROMETEOROLIGJIKE,
    MANUALI I RESHJEVE TIRANË ,(1975)
    5-INSITUTI I STUDIMEVE HIDROMETEOROLOGJIKE
    MANUALI I TEMPERATURAVE TIRANË (1975)
    6-INSAT(TË DHËNA MBI PAPUNESINË ,TOKAT BUJQESORE DHE POPULLSINE)
    7-PERIKLI QIRIAZI GJEOGRAFIA E SHQIPERISE.TIRANE (2001)
    8- VALTER SHTYLLA,RRUGËT DHE URAT E VJETRA TË SHQIPERISË TIRANË (1998)
    9-ENCIKLOPEDI MBI RRETHIN E DIBRËS
    10-HISTORIA E SHQIPËRISE,AKADEMIA E SHKENCAVE

    © STUDENTI I SË DREJTËS - wwww.juridiksi.c.la 

  • Roadrunner, superkompjuteri më i shpejtë në botë

    Roadrunner, superkompjuteri më i shpejtë në botë

    Shkencëtarët amerikanë kanë promovuar superkompjuterin më të shpejtë në botë

     Shkencëtarët amerikanë kanë promovuar superkompjuterin më të shpejtë në botë.

    Makina e kompanisë IBM, e quajtur Roadrunner, është në gjendje të bëjë 1 bilionë (1 mijë miliardë) kalkulime në sekondë dhe është dy herë më e shpejtë se superkompjuteri më i shpejtë aktualisht në botë.

     

    Makina do të instalohet në Laboratorin Kombëtar në Los Alamos dhe kryesisht do të përdoret për të monitoruar stoqet bërthamore në Shtetet e Bashkuara.

    Kompjuteri gjithashtu do të shfrytëzohet për kërkime në astronomi, gjenomikë dhe ndryshimet klimatike.

    Roadrunner ka në vete komponenta, të cilat fillimisht ishin disejnuar për të famshmin Sony PlayStation 3.