Gruaja si ‘’themel’’ i një shoqërie

Hyrje

(25 Nentor 2010, Dita Nderkombetare per Eleminimin e Dhunes ndaj Grave)

Universiteti i Vlores“Dhuna ndaj grave” nënkupton çdo akt dhune të bazuar në përkatësi gjinore, i cili u shkakton ose ka mjndësi t’u shkaktojë grave dëmtim fizik, 100 vjet pavaresipsikologjik, sexual apo vuajtje. Ajo përfshin kërcënimet për akte të tilla, detyrimin apo privimin arbitrar nga liria që mund të ndodhë në jetën publike apo private. Ky përkufizim vlen, përveç të tjerave, edhe për dhunën që ndodh brenda familjes apo shtëpisë, përfshirë këtu agresionin fizik dhe mendor, abuzimin emocional dhe fizik, përdhunimin dhe abuzimin seksual incestin, përdhunimin nga bashkëshortët, parterët e rregullt apo të herëpashershëm, personat me të cilët gratë bashkëjetojnë, krimet e ‘nderit”, gjymtimet seksuale dhe genitale dhe praktika të tjera të dëmshme për gratë, si psh: martesat e detyruara.’’1

Keshilli i Evropes


Women in SocietyTe drejtat e grave kane qene te sanksionuara ne thelb ne cdo dokument kombetar dhe nderkombetar e megjithate nuk e kane marr mbrojtjen e duhur ne realitet. Qellimi i kesaj teme eshte te vleresoje rolin e gruas ne shoqeri dhe masat qe mund te merren per te reduktuar dhunen dhe diskriminimin. Gjithashtu te theksohen dobesite e sistemit shteteror shqiptar ne vecanti persa i perket zhvillimit te ketyre te drejtave dhe rolit qe ato zene sot ne legjislacion. Duke analizuar Shqiperine cdonjeri prej nesh mund te vere ne dukje probleme te cilat ende skane marr zgjidhje lidhur me perceptimin e jetes ne familje dhe pushtetit absolut qe ka familja ne nje shoqeri patriarkale.

Shume e rendesishme per tu permendur dhe per tu theksuar eshte dhuna ndaj grave si nje fenomen qe ende nuk po minimizohet, pavaresisht konventave per mbrojtjen e saj si qenie me te drejta te plota, te pandashme dhe te patjetersueshme. Dhuna ndaj grave eshte sot nje problem shqetesues per te gjithe shoqerine pasi ajo nuk prek vetem individin te cilit i shkaktohet por dhe te gjithe ne. Me ane te statistikave te ndryshme verejme perqendrimin e dhunes ne ato vende te prapambetura nga ana kulturore, ekonomike dhe ajo sociale. Megjithate nuk ngelen pas edhe vende te zhvilluara si Amerika, Anglia apo Franca. Kjo teme sherben edhe per te treguar nje sere masash qe mund te merren duke studiuar politikat ne vazhdimesi te shteteve. Pyetja qe lind eshte: Si mund te minimizohet dhuna? Me poshte do te japim varesine e saj lidhur me psikiken e nje njeriu ne momentin qe e ushtron si dhe kulturen e konsiderimit te hershem te gruas si nje prone, si nje skllave.

Megjithate, vec dhunes nje aspekt shume i rendesishem per tu trajtuar eshte edhe diskriminimi dhe pabarazia qe ndeshim ende sot midis gruas dhe burrit ne shume aspekte te jetes.

Te trajtosh te drejtat e grave ndoshta nuk mjafton nje teme prej kaq faqesh, e megjithate tema te tilla sherbejne per te brymosur edhe me shume idene se gruaja eshte nje force shume e madhe ne shoqeri, sepse nga gruaja lind vete jeta e cdo njerit prej nesh dhe ‘’ajo’’ gruaja, smund te shihet me si nje qenie inferiore por si nje individ me te drejta te plota ashtu si dhe burrat, si nje individ qe mund te beje ndryshimin ne nje shoqeri. Megjithate n.q.s asaj nuk i garantohen efektivisht te drejtat e saj, cdo shoqeri humbet nje pasuri shume te madhe njerezore, pasi ndan nga nderveprimi juridik dhe kulturor nje qenie me aftesi te jashtezakonshme per te menduar, ideuar dhe mbi te gjitha per te dhene balance e zhvillim.

 

1.Mbrojtja e te drejtave te grave

Eshte  i habitshem fakti se nga nje shoqeri matriarkale ku gruaja zinte nje pozite kryesore ne shoqerine e hershme dhe merrej me fusha te ndryshme te jetes duke kryesuar, tashme kemi kaluar ne nje shoqeri ku roli i saj eshte zbehur dhe eshte fokusuar vetem tek e drejta e saj per te qene nje grua dhe nene e devotshme. Ndoshta ky ndryshim i ka rrenjet ne shoqerine skllavopronare ose ne mendesine se gruaja duhet te jete e denje vetem per ti sherbyer familjes. Pikerisht ky moment tregon se gruaja eshte cilesuar si nje prone vetjake. Pra nga nje qenie njerezore kemi kalimin e saj ne nje send.

Gruaja ka lindur si nje individ me te drejta te plota e megjithate ende ne kulturen e shume vendeve patriarkale ajo percmohet qe ne momentin qe gezon jeten, qe ne momentin qe nje femer lind. Per te shmangur keto paragjykime qe kane zene vend nga zakonet e vendeve te ndryshme jane miratuar nje sere aktesh per te mbrojtur poziten e femres ne shoqeri ne aspekte te ndryshme.

Grave  i jane garantuar disa te drejta ne akte te ndryshme nderkombetare edhe pse te parealizueshme maksimalisht ne praktike. Nder keto permendim:[1]

Karta e Kombeve te Bashkuara

Art 8

‘’Kombet e Bashkuara nuk do te vendosin asnje kufizim mbi pranueshmerine e burrave dhe te grave per te marr pjese nen kushte te barabarta ne organet kryesore dhe ato ndihmese.’’

Deklarata Universale te Drejtave te Njeriut

Art 16

‘’Burrat dhe grate ne moshe te plote, pa kurrefare kufizimi per shkak te races, shtetesise ose besimit, kane te drejte te lidhin martese dhe te formojne familje. Ata kane te drejta te barabarta si ne martese, gjate marteses dhe ne rast shkurorezimi.’’

Konventa per eliminimin e te gjitha formave te diskriminimit ndaj grave

Neni 3

‘’Shtetet palë do të marrin tё gjitha masat e përshtatshme në të gjitha fushat, sidomos në ato politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore, duke përfshirë edhe legjislacionin, për të siguruar zhvillimin e plotё dhe pёrparimin e grave me qëllim që t'u garantojnё atyre ushtrimin dhe gëzimin e të drejtave e të lirive themelore tё njeriut mbi bazën e barazisë me burrat.’’

Pra ekzistojne nje sere paktesh dhe konventash qe ne thelb realizojne te drejtat e grave por ajo qe mbetet ende pa zbatim eshte efektiviteti i tyre ne realitet. Si ka mundesi qe ekzistojne kaq shume instrumenta ligjor dhe te pazbatueshem?

Atehere, sistemi nderkombetar eshte nje sistem koordinimi midis shtetesh ku asnje nuk mund te detyroj tjetrin per zbatimin e nje te drejte, pra nuk ka nje organ qe te ekzekutoje nje detyrim te caktuar. Shtetet pavaresisht  se ratifikojne keto konventa duhet qe te marrin masa ne sistemin e tyre te brendshem per te realizuar efektivitetin. Shtetet duke vendosur disa organe ne dispozicion ne mbrojtje te te drejtave te grave mundet pra qe te frenoje dhunimin e ketyre te drejtave, por ka shtete qe pavaresisht se i kane marr keto masa nuk kane rezultuar krahasimisht te zbatueshme por thjesht jane shfuqizuar.

 

2.Roli i Shqiperise ne mbrojtjen e te drejtave te grave

Lufta per te drejtat dhe lirite e gruas ka nisur heret ne vendin tone dhe eshte trajtuar nder vite, me synimin per ti dhene femres rolin qe i takon ne shoqeri, institucione dhe kudo ku vlefshmeria e saj konsiderohet e patjetersueshme. Jane pikerisht vitet 1920-1924, ku eshte diskutuar per nje sere reformash edhe pse te pasukseshme per ti dhene gruas vendin e duhur ne shoqeri si qenie me te drejta te barabarta. Shqiperia ne ato vite, si vend i prapambetur nga kultura pushtuese shekullore turke, nuk kishte si te mos tregonte ide konservatore per zhvillim e gruas. Ne organet e asaj kohe u perplasen forcat konservatore dhe ato perparimtare. Keta te fundit si individe me vlera te larta ne vendin tone, hodhen hapat e pare per te forcuar themele rreth te drejtave te grave.

Keshtu gruas i njihej e drejta te shkurorezohej nga burri nqs ky i fundit e kishte braktisur per nje periudhe te gjate kohore[2]. Por pavaresisht ketij sanksionimi, fuqine per te realizuar dhe vendosur mbi shkurorezimet do ti takonin kishes dhe jo institucioneve civile. Keshtu shohim pra nje ndikim te fese ne jeten e femres si grua, si pjese e shoqerise.Qe ne keto vite pra shihet roli i femres ende i pakonsoliduar ne shoqeri.  

Në periudhën e viteve 1945-1990,[3] Shqipëria ishte një vend socialist i udhëhequr nga një parti e vetme, dhe sistemi i qeverisjes klasifikohej si diktaturë e proletariatit. Gjatë kësaj kohe, statusi ligjor i grave u përmirësua në shumë aspekte. Për shembull, Kushtetuta e vitit 1946 shpalli barazinë pavarësisht nga seksi, shprehimisht “gratë janë të barabarta me burrat në të gjitha aspektet e shtetit, jetës ekonomike dhe shoqëroro-politike.” Besohet gjerësisht se, gjatë periudhës 1945-1990, gratë kishin shumë të drejta duke përfshirë të drejtën e votës dhe të drejtën për shërbime të kujdesit shëndetësor.

E drejta për arsim dhe punësim të barabartë me burrat i lejoi gratë të studionin dhe punonin në “fusha tradicionale të meshkujve” si për shembull inxhinieri, mjekësi, e bujqësi. Koha e punës nuk diferenconte në bazë të përkatësisë gjinore. Megjithatë këto përpjekje për të zbatuar të drejtat e grave në fushën publike nuk u shoqëruan me të njëjtin intensitet në fushën private; gratë mbetën kujdestaret kryesore, shpesh duke mbajtur ngarkesën e dyfishtë për të qenë të suksesshme si në fushën publike dhe atë private. 

Ashtu si në vende të tjera të Evropës Lindore, aplikimi i “terapisë së shokut” në ekonominë e re të tregut në Shqipëri në fillim të viteve 1990 pati pasojë për të gjithë popullsinë, por gratë u prekën më rëndë gjatë kësaj kohe. Papunësia në radhët e grave u rrit ndjeshëm, duke i bërë gratë të varura nga të ardhurat e anëtarëve meshkuj në familje; shumë shërbime shoqërore u ndërprenë. Ndryshimi u shoqërua me ringjalljen e pikëpamjeve tradicionale dhe paragjykimeve që e kthenin gruan në rolin e shtëpiakes. Në zonat rurale, situata e grave u përkeqësua.

Deri në vitet ’90, Shqipëria nuk ka qenë e angazhuar ndaj instrumenteve ndërkombëtare ose të nivelit europian, si konventa europiane, prandaj të drejtat themelore të sanksionura nga kjo Konventë, përfshirë edhe ato të sanksionuara nga neni 3, shkeleshin sistematikisht. Gratë persekutoheshin në të njëjtën mënyrë si burrat dhe, nëse bashkëshorti i tyre shpallej fajtor për shkak të bindjeve të ndryshme, edhe ato vuanin përndjekjen dhe internimin së bashku me fëmijët e tyre.

Qindra gra me fëmijë mbaheshin në kampet e internimit të kohës, ku liria ishte e kufizuar, strehimi mungonte dhe gjendja ekonomike ishte e mjerueshme. Mbijetesa e tyre pa ndihmën e një mashkulli në moshë madhore ishte shumë e vështirë. Rastet e rralla kur gruaja shqiptare mund t’i shpëtonte përndjekjes rezultonte në kryerjen e divorcit të padëshiruar dhe ndarjen për së gjalli të gruas me bashkëshortin dhe të fëmijëve me babanë e tyre.

Pas privatizimit të tokës dhe ndërprerjes së financimeve nga shteti, gratë u mbingarkuan me punë. Burimet financiare shumë të kufizuara të familjeve rurale shqiptare i kanë detyruar këto familje të përdorin punën e gruas në vend të makinerive. Emigrimi i meshkujve ka shtuar ngarkesën e punëve për gratë, pasi këto duhet të kujdesen më shumë për shtëpinë, fëmijët dhe të moshuarit. Kështu, kufizimi i mundësive për t’u punësuar dhe/ose përballimi i pothuaj gjithë barrës së punës dhe kujdesit në familje i ka larguar gratë nga pjesëmarrja në jetën politike dhe shoqërore, dhe ka kufizuar marrjen e informacionit, gjetjen e mundësive dhe pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshme. Aktualisht, situata ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore.

 

Ne preambulen e Kushtetutes se Shqiperise theksohet se:

‘’Ne, Populli i Shqiperise, krenare dhe te vetdijshem per historine tone,

- me vendosmerine per te ndertuar nje shtet te se drejtes, demokratik e social, per te garantuar te drejtat dhe lirite themelore te njeriut

- me zotimin per mbrojtjen e dinjitetit dhe te personalitetit njerezor…

 Gjithashtu neni 18 thekson:

1.Te gjithe jane te barabarte perpara ligjit

Pyetja qe lind eshte: Ku eshte ky shtet demokratik e social qe garanton te drejtat e lirite themelore te njeriut kur gruaja ende shihet si e pabarabarte me burrin ne sferen politike, sociale apo edhe ne trajtimin e saj si objekt duke permendur ketu dhunen. Ajo qe dua te nenvizoj eshte pra, se nje shtet demokratik duhet ti permbahet parimeve te cilat ai vendos vete ne burimin me te rendesishem dhe ne aktin themelor, ne kushtetute. Pra kemi nje disbalance mes asaj qe sanksionohet dhe asaj qe zbatohet. Nga njera ane garantohet barazia dhe nga ana tjeter gruaja shihet ende si nje minoritet ne thonjeza ne pushtetin qeverises apo organe te tjera shteterore.

Nqs analizojme ‘’Ligjin per barazine gjinore ne shoqeri’’,nje ligj mjaft i favorshem veme re se ishte nje nga ligjet qe i dha kuptim konkret parimit te perfaqesimit te barabarte gjinor. Ky ligj konsiston ne realizimin e nje kuote te perfaqesimit te seciles prej gjinive me mbi 30% ne institucione publike dhe nivelet e tyre drejtuese. Megjithe rendesine e ketij ligji, zbatimi ne praktike le per te deshiruar duke pare statistikat dhe numrin e grave perfaqesuese ne keto organe.

 

3.Dhuna ndaj grave, ende nje fenomen ne shoqeri

Kur folem per rolin e Shqiperise ne mbrojtjen e te drejtave te grave nuk lame pa permendur edhe preambulen e kushtetutes e cila citonte shtetin demokratik qe respektonte te drejtat themelore te njeriut. Perderisa gruaja si individ eshte nje qenie njerezor, nuk ka dyshim qe ajo duhet respektuar per te gjitha te drejtat dhe lirite qe i takojne. Perderisa keto te drejta i gezon e gjithe shoqeria ne teresi nuk mund te lihet jashte ketij kuadri mbrojtes gruaja si nje ‘’institucion’’ themelor dhe shume i rendesishem per mbarevajtjen shoqerore.

Megjithate ne momentin qe fjala ‘’dhuna ndaj grave’’, ende permendet dhe ende ekziston kjo tregon se ajo ende eshte e pabarabarte, ende diskriminohet dhe nuk tolerohet ne krahasim me gjinine tjeter. Eshte e paperfytyrueshme se si ne nje shoqeri te qyteteruar te ketyre viteve mund te ekzistoje nje dhunim i tille i gruas qe perfshin ate: fizik, psikologjik,seksual,ekonomik etj.

Dhuna nje term, sa i gjere ne ne zbatim po aq i ngushte ne sanksionim. Themi i ngushte ne sanksionim pasi ky fenomen ende nuk po merr mbrojtjen e duhur nga autoritetet kompetente. Pyetja ime ne kete kontekston konsiston ne faktin qe: Perse te mos trajtohet edhe dhuna si nje veper penale, mjaft e rende per familjen dhe shoqerine? Perse individet, bashkeshortet, partneret qe e shkaktojne ate te mos marrin denimin e merituar?

Fakti qe ky fenomen eshte trajtuar si veper qe ndodh  brenda familjes nuk ka marr dhe sanksionimin e duhur. Ashtu si dhe vjedhja ne familje, keto lloj veprash mbrohen nen petkun e ‘’pronesise’’ familjare. Pra per aq kohe sa familja eshte berthame e shoqerise qe vendos rregullat e saj ne saje te dy personaliteteve dhe karaktereve, per kaq kohe edhe dhuna do te ngelet fenomen i lire per tu ushtruar ne familje. Them se duhet hequr dore nga ky personalizim qe i behet ketij fenomeni per shkak te pasojave qe ajo sjell dhe per shkak te pabarazise qe ajo thekson. Shteti eshte ai qe duhet te marr te gjitha masat ne menyre qe te mbrohet gruaja nga te gjitha llojet e dhunes nga partneri, bashkeshorti i saj.

Megjithatë, në Kodin penal nuk ekziston një dispozitë e veçantë për dhunën në familje. Aktualisht, viktimat e dhunës në familje mbrohen përmes dispozitave të përgjithshme të Kodit penal, që rregullojnë keqtrajtimet fizike, fyerjen, plagosjen, vrasjen etj. Vepra penale e kryer, duke përfituar nga marrëdhëniet familjare, përbën rrethanë rënduese. Perse dhuna te mos marr te njejtin efekt ashtu sic eshte edhe neni 90 i Kodit Penal i cili trajton rrahjen? Por jo e konsideruar si kundravajtje penale por si veper penale me rrezikshmeri te larte duke e pare ne kontekstin e mohimit njerezor dhe pabarazise midis te drejtash.

Duke qene se dhuna shkakton nje demtim te rende perse te mos trajtohet ajo si nje trajtim mizor, cnjerezor? E them kete pasi dhuna fizike apo seksuale qe ushtrohet tek grate shpesh eshte barbare saqe con ne nje lloj krimi monstruoz. Dhuna ne vetvete eshte nje lloj torture  por vendi yne ende nuk e ka kuptuar rendesine  e saj.

Dhuna ka ekzistuar dhe do te vazhdoje te ekzistoje perderisa psikologjia e njeriut eshte e tille qe ne rast reagimi dhe ngacmimi nervor e shkakton ate ashtu si dhe cdo lloj krimi tjeter kur kryhet. Njeriu si qenie komplekse eshte rob i ndjenjave dhe psikozave te tij saqe kalon ne veprime te tilla ekstreme. 4 jane llojet e dhunuesve:[4]

a)Persona te cilet nuk arrijne te menaxhojne dot irritimin e sistemit nervor

b)Persona te cilet, qe femije shfaqin sjellje agressive ose nuk reagojne ndaj asgjeje te mire apo te keqe

c)Personat qe kane mungesa te theksuara komunikimi, te cilet nuk e perpunojne dot informacionin qe marrin  duke e perceptuar kercenimin aty ku nuk ekziston.

d)Personat qe ndihen shume te vetmuar (keta persona e ushqejne veten me mendimin se kane shume force per ti demtuar te tjeret, pavaresisht se ata mund ti braktisin.

Apeli qe behet ne kete rast eshte per prinderit qe ti kurojne keto sjellje te femijes qe ne moshe te hershme.

Gjithsesi grate, nuk e kanë kurajon civile ta denoncojnë dhunën,sepse maska e ruajtjes së imazhit të mirë për veten është shumë e rëndësishme. Kjo vjen per dy shkaqe:

1)      Vetmia

2)      Mungesa e perkrahjes ekonomike

Mundesia qe ne kemi ne dore nuk eshte ta zhdukim por ta minimizojme dhunen duke krijuar nje psikiken e njeriut pasojat e keqija qe dhuna sjell per tjetrin apo te tjeret.
Gratë në vendin tonë, nuk e perceptojnë veten si të fuqishme ekonomikisht, një arsye kjo shumë e fortë për të mos e pranuar divorcin. Ato i tremben tejzgjatjeve kohore të procedurave gjyqësore. E shohin të ardhmen shumë të errët, i frikësohen faktit sesi do të ecin me fëmijët, me ekonominë, me thashethemet që do të fliten. I fundit problem që ato shohin është vetvetja, sesi koncepti i tyre për veten është shkatërruar,si është shëndeti i tyre mendor dhe stabiliteti emocional. Janë më shumë të ndjeshme ndaj nevojave ekzistencial dhe sociale, sesa psikologjike.

 

3.1.Llojet e dhunes se ushtruar tek grate

‘’Dhuna ne familje eshte dhuna qe ushtrohet nga partneret intime dhe anetaret e tjere te familjes dhe qe manifestohet perms abuzimit fizik, abuzimit seksual, abuzimit psikologjik dhe atij ekonomik’’.

‘’Dhuna ne familje eshte nje akt i bazuar ne perkatesine gjinore qe rezulton, ose mund te rezultoje ne: lendime fizike, seksuale apo psikologjike ose vuajtje te grave duke perfshire kercenime apo akte te tilla, detyrime apo nenvleftesime arbitrare, qe ndodhin ne jeten personale apo publike.’’

Duke marr shkas nga keto perkufizime trajtojme llojet e dhunes si me poshte:[5]

1.Fizike ( rrahje, pickim, gervishtje, goditja, djegia, plagosja, perdorimi i objekteve apo armeve, mbyllja ne shtepi apo kycja, nderprerja e gjumit, ngrenies, kufizimi i levizjes)

2.Seksuale ( marredhenie seksuale te detyruara, perdhunim seksual me/pa perdorim arme apo objektesh te perdorshme si arme, perdhunim si pasoje e refuzimit per te kryer marredhenie seksuale)

3.Psikologjike ose emocionale (kritika te perseritura gjate gjithe kohes, percmimi dhe degradimi qe mund te perfshijne etiketimin dhe poshterimin, kufizimi apo kontrolli i aksesit mbi burimet personale ose sociale, apo mbi miqte; ofendimet degraduese mbi orientimin seksual, trashegimine, perkatesine gjinore)

4.Kanosje ( qellime direkte per te demtuar personin, familjen apo miqte e tij; kercenime qe ndikojne ne kujdestarine e femijes)

5.Ekonomike ( kontrolli i burimeve  financiare, vjedhja e parave, marrja e borxheve, nderhyrja ne edukim apo punesim)

6.Sjellje ngacmuese ( ndjekja, shfaqja e papritur apo pritja perpara shtepise ose vendit te punes)

7.Shkaterrim i pasurise ( shkaterrim i pasurise apo sendeve personale)

Jo me kot i permenda te gjitha keto lloje te dhunes te ushtruar tek grate per shkak te vete objektit dhe pasojave qe perfaqesojne. Si ka mundesi pra qe ekzistojne keto veprime kaq te renda per nje simbol te shoqerise sic eshte gruaja dhe te tilla ngelen ne fjetje dhe pa u ndeshkuar?  Edhe njeher na perfytyrohet familja dhe roli i saj i pazevendesueshem ne shoqeri. Ne saje te familjes individi/partner apo bashkeshort nuk ndeshkohet duke pasur keshtu imunitet te plote ndaj veprimeve te tij.

Ajo qe propozohet ne kete rast eshte vendosja e te gjitha ketyre ndeshkimeve si pjese e dispozitave ligjore ne menyre qe te merret denimi i merituar. Keshtu gruaja mbrohet dhe koncepti i familjes jo vetem qe merr trajten e duhur por konturohet, kulturohet dhe trajtohet ashtu sic duhet. Familja si berthame e shoqerise duhet qe te ekzistoje ashtu sic duhet ne menyre qe shoqeria te mos kete fenomene te tilla por te ndertohet e lire dhe demokratike ne menyre sociale dhe e pandashme nga te drejtat dhe lirite themelore te njeriut.

 

3.2.Masa Ligjore

Persa i perket dhunes ne formen e saj seksuale:

Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rriturat parashikohet si figurë e veçantë krimi në Kodin penal.Karakteristikë për këtë figurë është se ajo kryhet me anën e dhunës, e cila duhet të verifikohet përmes provave. Dhuna është elementi kryesor i figurës së veprës penale dhe kërkon medoemos kundërshtimin e së dëmtuarës. Përveç dhunës fizike (rrahja, goditja, të lidhurit etj.), jurisprudenca pranon edhe dhunën psikologjike. Gjithsesi, dhuna psikologjike është pranuar si provë vetëm në rastet kur ka kanosje serioze për vrasje ose plagosje të rëndë. Gjithsesi, kanosja nuk përfshin përdorimin e armëve të zjarrit, që përbën një figurë tjetër krimi (neni 104). Nga praktika rezulton, gjithashtu, se vepra penale konsiderohet e mbetur në tentativë, nëse subjekti i veprës nuk e mposht viktimën.

Në rrethana të zakonshme, marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. Dënimi më i rëndë për subjektin që kryen veprën, është nga dhjetë deri në 20 vjet burg dhe jepet kur kjo vepër ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e viktimës.

Kodi penal nuk parashikon dispozitë të veçantë për marrëdhëniet seksuale me dhunë mes bashkëshortëve, por, nëse bashkëshortja vendos të denoncojë dhunën seksuale të ushtruar nga bashkëshorti i saj, ajo mund t’i referohet për t’u mbrojtur nenit 102 të këtij Kodi.

Ne Shqiperi ka ekzistuar ligjit nr.9669, dt 18.12.2006 per,’’Masa ndaj dhunes ne marredheniet familjare’’[6]. Ky ligj kishte si qellim te krijonte te gjitha institucionet per te mbrojtur, mbeshtetur dhe rehabilituar viktimat e dhunes dhe per te lehtesuar pasojat. Do te krijoheshin struktura te tilla si telefoni pa pagese, ndihma psikologjike dhe shendetesore falas dhe ndihme gjyqsore po ashtu falas. Fakti qe keto nuk i krijuan ne praktike beri qe ky ligj te shfuqizohej.

 

3.3.Urdhri i mbrojtjes dhe urdhri i menjehershem i mbrojtjes

Nje dispozite e rendesishme e Kodit te familjes eshte neni 62 per Masat kunder Dhunes i cili thekson:

‘’Bashkeshorti ndaj te cilit ushtrohet dhune, ka te drejte ti drejtohet gjykates me kerkese per vendosjen si mase urgjente largimin e bashkeshortit, qe ushtron dhune, nga banesa bashkeshortore.’’

Ky nen eshte nje nder risite  e Kodit te Familjes, si nje kerkese e OJQ te grave per tu vendosur si dispozite e posacme nga ligjvenesi. Rrjedhim i ketij neni jane urdhrat e mbrojtjes me efektet e tyre perkatese.

Urdhri i menjehershem i mbrojtje[7] leshohet perkohesisht me vendim gjykate, i vlefshem deri ne leshimin e urdhrit te mbrojtjes me vendim gjykate. Si pjese e ketij urdheri permendim  keto masa qe merren nga gjykata:

1.Largimin menjehere te te paditures(dhunuesit/es) nga banesa per nje afat kohor te caktuar me urdher te gjykates  dhe te mos e lejoje te hyje ne banese pa autorizimin e gjykates.

2.Ndalimin menjehere te te paditures(dhunuesit/es) qe ti afrohet pertej nje distance te caktuar  viktimes apo pjesetareve te familjes se viktimes.

Urdhri i menjehershem i mbrojtjes eshte premise per kerkesen e urdhrit te mbrojtjes. Gjykata vendos per kerkesen per mbrojtjen e menjehershme brenda 48 oresh pas parashtrimit te kerkeses.Vendimi gjyqesore qe permban urdhrin e menjehershem te mbrojtjes eshte perfundimtar dhe perben titull ekzekutiv qe ne momentin qe shpallet.

Urdhri i mbrojtjes eshte ai i leshuar me vendim gjykate ku parashikohen masat mbrojtese per viktimen. Ai kerkohet nga viktima, perfaqesuesi ligjor, policia ose prokuroria. Gjykata vendos per shqyrtimin e kerkeses per leshimin e urdhrit te mbrojtjes brenda 15 ditesh pas pranimit te kerkeses. Ne kerkese-padine per urdhrin e mbrojtjes duhet te paraqiten:

a.Te dhenat personale rreth familjes ose marredhenieve farefisnore mes viktimes dhe  dhunuesit

b.Pershkrimi i qarte i fakteve dhe rrethanave ne te cilat ka ndodhur akti i dhunes ne familje, duke perfshire arsyet  qe sqarojne cenimin e sigurise, te shendetit apo mireqenies se viktimes nga i padituri/a (dhunuesi/ja)

c.Masat mbrojtese te posacme qe kerkohen

d.Neshkrimin e kerkuesit

Provat qe duhet te paraqiten jane te tilla si: deshmi, raporte te policise, raport mjekesor,akt-ekspertimi, ekzaminime dhe shpjegime/pohime te paleve apo dokumente te tjera te leshuara nga punonjesit e Zyres se Sherbimeve Sociale prane njesive vendore. Megjithate kur nuk disponohen keto prova, gjykata leshon me vendim urdhrin e mbrojtjes bazuar vetem ne pershkrimin e rrethanave dhe fakteve ne te cilat eshte kryer dhuna ne familje duke u bazuar ne bindjen e vet.

Me daljen e urdhrit te mbrojtjes, shpenzimet gjyqesore, i ngarkohen pales qe ka ushtruar dhune ne familje.

Gjithsesi, të gjitha këto përmirësime ligjore nuk e kanë plotësuar krejtësisht boshllëkun ligjor.

 

 

3.4.Raste praktike dhune

“Unë e dua këtë fëmijë, do ta lind dhe do ta shes për të blerë një armë, që të vrasë të gjithë ata qëmëvranë.”[8]

 A ka rrëfim më rrënqethës të dale nga goja e një gruaja? Ajo harroi vetveten, shkeli me këmbë personalitetin e saj, për shkak të një historie dashurie të pamundur.Familja e saj jetonte në një provincë, larg kryeqytetit. E rritur në një familje patriarkale, ishte edukuar që jetën e saj ta drejtonin vëllezërit. Marrëdhënia me ta filloi të mos ishte si më parë, kur ajo dashuroi dikë në fshat. Edhe pse lidhja e tyre ishte tejet e fshehtë,nuk qëndroi më e tillë kur pas disa kohësh ajo ngeli shtatzënë.Burrat e familjes ushtruan dhunë të skajshme mbi të, duke mos e pyetur kurrë vetveten a ishte e drejtë kjo.

Pas disa kohësh i vdes e ëma. Pikëllimit të madh për vdekjen e saj iu shtua dhe akuza e vëllezërve të cilët e fajësuan atë për këtë ngjarje. Duhej të ndodhte kjo histori, që ata t’I jepnin të drejtë vetes ta largonin nga shtëpia. Në këtë mënyrë, “u vu në vend nderi i familjes”. Një grua e cila krijon një marrëdhënie dashurie të fshehtë dhe që nuk pranohet nga i dashuri i saj, në mentalitetin ku jetojmë “duhet” të trajtohet kështu. Ky mentalitet e largoi nga “ngrohtësia e familjes” dhe e flaku “në katër rrugë”,kryq.

Pas dy javësh u gjet nga dikush, i cili si zgjidhje të parë pa shërbimin psikologjik në kryeqytet.Punonjësit socialë të klinikës e gjetën tejet të shformuar, të mbushur me dhembje për situatën e saj, të pikëlluar për humbjen e së ëmës, në mes të kaosit. Ajo ishte në atë gjendje sa pohonte: “Unë e dua këtë fëmijë, do ta lind dhe do ta shes për të blerë një armë, që të vrasë të gjithë ata që më vranë”. Falë forcës së brendshme në vetvete dhe trajtimit psikologjik dhe mjekësor, ajo sot ka një punë, një fëmijë që do ta falënderojë që e solli në jetë dhe dëshirën për t’i ndihmuar gratë e tjera të të njëjtës situatë. Kjo grua arriti të stabilizonte marrëdhëniet me të afërmit e largët të saj,kushërinjtë dhe kunatat.

Qendra sociale, u interesua të shëndoshte marrëdhënien me babanë e fëmijës, por ai e mohoi deri në fund. Ndërsa vëllezërit dhe babai,e kanë harruar inatin, e kanë pranuar të heshtur dhe nuk janë më agresivë. Duke i dhënë vetes forcë, kjo grua mësoi të krijonte një jetë të re, edhe pse jo nën hijen e bashkëshortit. Ajo është përfshirë në skemat e trajnimit të shërbimeve të punësimit, duke menduar të rrisë aftësitë e veta për një punë më të paguar.

 

4.Te dhena statistikore

Nga monitorimi i shtypit të përditshëm për vitin 2002-2003[9], rezulton se kanë humbur jetën si pasojë e dhunës së ushtruar brenda familjes 56 gra e vajza në të gjithë Shqipërinë. Kanë pësuar dëme të rënda shëndetësore 74 gra e vajza të tjera. Gjithsesi, vetëm rreth 5 për qind e grave të dhunuara në gjirin e familjes denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre. Kjo përqindje e ulët e grave që kanë denoncuar abuzimin, mund të shpjegohet me nivelin e ulët të njohurive.

U miratua ligji “Për një shoqëri gjinore të barabartë” (2004), që solli përmirësime në kuadrin e mosdiskriminimit. Ligji shqiptar “Për shëndetin riprodhues” (2003) është një ndër më modernët në Europë dhe një garant i së drejtës së gruas për të vendosur vetë për riprodhimin e saj. Gjithsesi, të gjitha këto përmirësime ligjore nuk e kanë plotësuar krejtësisht boshllëkun ligjor. Ende mungon një ligj antidiskriminim si dhe një ligj i posaçëm kundër dhunës në familje.

 

5.Dhuna ndaj gruas si fenomen ne  Kosove

Dhuna familjare kundër gruas në Kosovë mbetet një problem serioz. Dhuna e tillë përbën jo vetëm krim, por edhe një formë të diskriminimit të bazuar në gjini dhe shkelje e të drejtave të njeriut të grave. Ndonëse Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin për mbrojtje kundër dhunës ne për ta rregulluar procesin e lëshimit të urdhrave mbrojtës civil për viktimat e dhunës familjare, ekzistojnë mangësi sistematike në zbatimin e Ligjit nga ana e gjykatave. Në veçanti, kërkesat për urdhra për mbrojtje në rastet e dhunës në familje gjykohen në mënyrë të tillë që nuk është konsistente me dispozitat të këtij ligji. Mangësitë në gjykimin e kërkesave për urdhra për mbrojte mund të kenë ndikim të thellë në të drejtat e grave në siguri fizike dhe mirëqenie, si dhe në qasjen e tyre në drejtësi dhe të drejtën në mjete efektive juridike. Veç kësaj, këto mangësi tregojnë se institucionet e Kosovës nuk po arrijnë t’i përmbushin standardet e duhura të kujdesit të obligueshme për autoritetet vendore në kuadër të së drejtës ndërkombëtar si reagim ndaj rasteve të dhunës në familje. 

Gjatë vitit 2010, në Policinë e Kosovës janë raportuar gjithsej 944 incidente të dhunës në familje. Në gjashtë prej këtyre incidenteve, viktima është vrarë nga kryerësi. Katër incidente shtesë ishin mjaft të rëndë për t’u cilësuar si vrasje në tentativë. Një shumicë dërmuese 81 për qind të viktimave gjatë kësaj periudhe ishin gra apo vajza.

5.1. Urdheri te Mbrojtjes

Në qershor 2011, OSBE-ja[10]  nxjorri  një raport për urdhrat e menjehershem te mbrojtjes  në rastet e dhunës në familje. Ky raport është përgatitur si reagim pas dhunes me pasoje   vdekjen të një viktime të dhunës në familje, që pohohet të jetë kryer nga burri i saj i ndarë. Tri jave e gjysmë para vdekjes së saj, viktima kishte paraqitur kërkesë për urdhër për mbrojtje emergjente në gjykatën komunale. Përkundër obligimit të qartë ligjor që kërkesat e tilla duhet të gjykohen brenda 24 orëve pas dorëzimit në gjykatë, gjatë kohës së vdekjes, rasti i saj ende nuk ishte gjykuar. OSBE-ja e ka identifikuar këtë rast si shembull të zvarritjeve të shumta sistematike në dëgjimin e kërkesave për urdhra për mbrojtje emergjente në rastet e dhunës në familje.

 

6.Fenomeni i trafikimit te femrave

Nje fenomen shume i rendesishem qe morri perhapje ne Shqiperi pas viteve 90 eshte dhe trafikimi i femrave. Shoqeria shqiptare u perball me nje varg problematikash si varferia ekonomike, papunesia, emigrimi, levizja e lire e njerezve. Trafikantet duke qene te motivuar nga fitimi ne veprimtari te kunderligjshme si trafikimi perdornin forma si:

a)mashtrimi me premtim per pune

b)martesat e rreme

Ndërkohë, angazhimi dhe sensibilizimi i shtetit, i organizmave ndërkombëtarë dhe i organizatave joqeveritare kombëtare ose ndërkombëtare për të luftuar dukurinë e trafikimit në Shqipëri është rritur. Këtij angazhimi i është përgjigjur përmirësimi i vazhdueshëm i situatës ligjore. Qeveria shqiptare ka hartuar strategjinë e luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore si dhe ka krijuar mekanizma që të mundësojnë realizimin e saj. Pranë Ministrisë së Rendit Publik ndodhet Njësia e Antitrafikimit, e cila koordinon punën e saj me Policinë e Kufirit, me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe me struktura analoge në vende të tjera, apo me agjenci të ndryshme shërbimesh.

Ndihmë të veçantë kanë dhënë edhe organizatat joqeveritare,ndërkombëtare osekombëtare, të cilat kanë ofruar strehim, ndihmë për rehabilitimin, si dhe ndihmë ligjore për gratë dhe vajzat e trafikuara. Spikatin veprimtaritë e organizatës ndërkombëtare IOM, si dhe e strehëzave (ku spikat strehëza “Vatra” në Vlorë). Mundësimi i strehëzave pranë organizatave jofitimprurëse është realizuar si rezultat i mbështetjes financiare nga jashtë.

6.1.Streheza Vatra ne Vlore, ndihme per grate e dhunuara dhe trafikuara

Sipas raportit vjetor te vitit 2009 te kesaj qendre, dhuna ne familje dhe trafikimi njerezor ne themel te tyre kane dhunen qe ushtrohet ne forma te ndryshme tek te gjitha grate apo vajzat qe perfshihen ne to. Me keto fenomene kjo qender ka punuar prej vitesh me projektet e vecanta ne fushen e parandalimit megjithate persa i perket fenomenit te trafikimit ajo ka vene re se dhuna eshte e nje shkalle me te larte ne ate te skllaverise se jeteve njerezore.  Persa kohe, dhuna ndaj grave do te shpjegohet me traditen zakonore dhe do te trajtohet si problem privat dhe jo si i gjithe shoqerise, dhuna do te ekzistoje dhe shoqeria jone do te mbetet nje shoqeri patriarkale dhe pa vlera te emancipimit dhe civilizimit njerezor. Nje ilustrim i kesaj eshte rasti i meposhtem:

Shmb[11]:A.T, nene e dy femijeve dhunohej sistematikisht nga bashkeshorti dhe ky person sa here qe vinte dore mbi te, e nxirrte jashte nga shtepia se bashku me dy femijet pa marr parasysh se ishte dite apo nate, ne te ftohte dhe kohe me shi. Me ’’te drejten’’ e bashkeshortit dhe forcen e mashkullit  e rrikthente me force perseri ne shtepi, pa pyetur nese ajo ishte dakort apo jo...

Mungesa e mbeshtetjes ekonomike, reagimi i opinionit shoqeror, i familjareve dhe mosbesimi tek institucionet ligjore detyrojne grate te mbeten pre e dhunes. Ajo qe duhet bere sipas kesaj qendre eshte puna me komunitetin, vecanerisht ne zonat rurale per te crenjosur mentalitetin maskilist ne lidhje me gruan.

Nje dukuri negative, qe eshte evidentuar vitet e fundit eshte puna jo e mire qe behet nga gjykatata, te cilat edhe pse viktima ka pesuar deme te renda fizike dhe shpesh ka qene ne rrezik per jeten nuk perfundojne menjeher procedurat por perpiqen duke zgjatur seancat e pajtimit, pafund me qellim rikthimin e viktimes perseri tek dhunuesi. Gjykata duhet te vendos menjehere me qellim evitimin e krimit brenda familjes.

 

6.Diskriminimi ne baze gjinie

Konventa per eliminimin e te gjitha formave te diskriminimit ndaj grave

‘’Për qëllimet e kёsaj Konvente shprehja "diskriminimi ndaj grave" nёnkupton çdo dallim, pёrjashtim ose kufizim që bёhet mbi bazёn e seksit, e që ka për pasojё ose për qëllim të komprometojё ose të asgjёsojё njohjen, gëzimin ose  ushtrimin nga gratë, pavarёsisht nga gjendja e tyre martesore, mbi bazën e barazisë sё burrit dhe të gruas, të të drejtave dhe të lirive themelore tё njeriut në fushёn politike, ekonomike, shoqërore, kulturore, civile ose në çdo fushë tjetër.’’

Shqipëria aderon në Konventën per Eleminimin e të Gjitha formave të Diskriminimit kunder Grave ne 1993 dhe ne protokollin shtese te saj.[12]

Cfare permban protokolli shtese?

A.I jep të drejtën idividëve ose grupeve të grave për t'u ankuar drejtëpërsëdrejti ne Komitetin e konventës për dhunime e të drejtave te tyre.

B.I jepet e drejta komitetit te CEDAW të kërkojë informacion për dhunime të rënda ose sistematike të të drejtave të grave ne vendet të cilat jan palë e Protokollit Shtesë.

Përse duhet ky protokoll 

1- Për të krijuar apo përmirësuar mekanizmat ekzistuese për zbatimin e të drejtave të njeriut.

2- Të stimulojnë shtetet palë në konventën CEDAW, të ndërmarrin hapa për zbatimin e CEDAW dhe të pranojnë ankimet e bëra ndaj tyre. Kjo do të lejonte shtetet palë në konventë të parashikojnë më tepër zgjidhje efektive për problemet e paraqitura. 

3-Të stimulojë ndryshimet në ligjet dhe praktikat diskriminuese. Kjo mund të përmbledhë marrjen e masave specifike për ndryshime në legjislacionin: hartimin e amendamenteve të cilat ndalojnë praktikat diskriminuese

4- Të ndërgjegjësojë në një shkallë më të larte publikun

Se fundmi, çdo Shtet palë merr përsipër të bëjë të njohër gjerësisht dhe të publikojë Konventën dhe të lehtësojë hyrjen e informacionit rreth pikpamjeve dhe rekomandimeve te Komitetit, në veçanti, mbi çështjet ku përfshihet Shteti Palë.

 

Konkluzione


1)Pavaresisht instrumentave te ndryshme nderkombetare e kombetare, te drejtat e grave ngelet te pambrojtura efektivisht.

2)Gjykatat shpesh vonojne procedurat per urdhrat e mbrojtjes duke tejkaluar afatet dhe kjo ndikon negativisht ne shendetin dhe jetesen e te dhunuares

3)Problemi me i madh ne Kosove, institucionet nuk kane garantuar masat e duhura per mbrojtje dhe ndaj duhet te hartohen procedura te reja dhe afate te tjera si dhe respektimi i tyre maksimal

4)Llojet e ndryshme te dhunes ndaj grave kerkojne miratimin e dispozitave te reja si vepra penale dhe ndeshkimin e dhunuesve me masa te renda.

5)Kodi Penal Shqiptar nuk përmban dispozita për dhunën në familje. 

6)Sfera e aplikimit të Ligjit të Barazisë Gjinore është e kufizuar vetëm në jetën

publike.

7)Statistikat tregojne nje rritje te numrit te grave te dhunuara dhe ne menyre qe ky numer te ulet duhen marra masa ne vazhdimesi.

8)Pavaresisht aderimit ne Konventen per Eliminimin e te gjithe formave te Diskriminimit ndaj grave, ende nuk ka pasur ndonje prakticitet te funksioneve te ketij aderimi.

9)Zbatimi i sanksioneve kundër diskriminimit sipas Ligjit të Barazisë Gjinore është i vështirë pasi dispozita është e paqartë.  

10)Legjislacionit shqiptar i mungojnë mekanizmat dhe proçedurat e duhura për rastet

e dhunës në familje. 

 

Bibliografia:

1-Mandro-Balili,A & Mecaj,V & Zaka,T & Fullani,A. (2006). “E drejta familjare’’, Kristalina DH,Tirane.

2-De Rover, C. (1998). “Te sherbesh dhe te mbrosh’’, Komiteti Nderkombetar i Kryqit te Kuq,Botimet Enciklopedike, Tirane.

3-Reviste. (2001).  “Te drejtat e njeriut’’, Qendra shqiptare per te drejtat e njeriut, Tirane.

4-Reviste. (2000). “Te drejtat e njeriut”, Qendra shqiptare per te drejtat e njeriut, Tirane.

5-Organizata psiko-sociale “Vatra”, (2009), ‘’Raport vjetor’’, Vlore.

6-‘’Kodi i familjes dhe legjislacioni per biresimet i republikes se Shqiperise’’, (2007). Qendra e Publikimeve Zyrtare, Tirane.

7. Alsula,A. (2009). ‘’Kodi Penal’’, Alb Juris, Tirane.

8-Ligji, Nr 9669, date 18.12.2006, “Per masa ndaj dhunes ne marredheniet familjare”.

9-Dervishaj,B. (2012). “Jo diskriminit te gruas’’, marre nga www.ikub.al,’’ (14.06.2012)

10-UNDP.(2003).“Hartimi legjislacionit me kendveshtrim gjinor’’,(10.06.2012)

11-Asambleja Parlamentare e Këshillit Të Evropës. (2007), “Parlamentet e bashkuara

për të luftuar dhunën ndaj grave’’, marre nga www.coe.int, (9.06.2012)

12-OSCE.(2012.) “Gjykimi i kërkesave për urdhra për mbrojtje në rastet e dhunës në familje në Kosovë”,marre nga www.osce.org, (10.06.2012)

13- Council of Europe. (2009). “Compilation of International Legal Instruments’’, marre nga www.coe.int, (2.06.2012)

14-Virtual knowledge  center to end violence against women and girls. (2008).”Statistics on violence against women and girls’’, marre nga www.endvawnow.org, (10.06.2012)



[1] Council of Europe. (2009). “Compilation of International Legal Instruments’’, marre nga www.coe.int, (2.06.2012)

[2] Reviste. (2000). “Te drejtat e njeriut”, Qendra shqiptare per te drejtat e njeriut, Tirane.

[2] Reviste. (2001).  “Te drejtat e njeriut’’, Qendra shqiptare per te drejtat e njeriut, Tirane.

 

[4] Organizata psiko-sociale “Vatra”, (2009), ‘’Raport vjetor’’, Vlore.

 

[5] Organizata psiko-sociale “Vatra”, (2009), ‘’Raport vjetor’’, Vlore.

 

[6] Ligji, Nr 9669, date 18.12.2006, “Per masa ndaj dhunes ne marredheniet familjare”.

[7] Mandro-Balili,A & Mecaj,V & Zaka,T & Fullani,A. (2006). “E drejta familjare’’, Kristalina DH,Tirane.

[8] Organizata psiko-sociale “Vatra”, (2009), ‘’Raport vjetor’’, Vlore.

 

[9] Virtual knowledge  center to end violence against women and girls. (2008).”Statistics on violence against women and girls’’, marre nga www.endvawnow.org, (10.06.2012)

[10] OSCE.(2012.) “Gjykimi i kërkesave për urdhra për mbrojtje në rastet e dhunës në familje në Kosovë”,marre nga www.osce.org, (10.06.2012)

[11] Organizata psiko-sociale “Vatra”, (2009), ‘’Raport vjetor’’, Vlore.

[12] Dervishaj,B. (2012). “Jo diskriminit te gruas’’, marre nga www.ikub.al,’’ (14.06.2012)

3 vota. Mesatarja e 5.00 të 5.

Komentet

  • erald
    • 1. erald Më 07/02/2013
    Bravo te qofte me kete shkrim
Abonohu:
Adresa e-mail