Postime nga anëtarët

  • Terminologjia juridike

    Akte nënligjore - Vendime, rregullore, udhëzime të nxjerra nga organet ekzekutive ose organet lokale në bazë dhe për zbatim të ligjit. Këto akte kanë karakter normativ-janë të detyrueshme për të gjithë.

    Akte normative - Kuptimi i gjerë: Akte të nxjerra nga organet ligjvënës, ekzekutive ose lokale që janë të detyrueshme për të gjithë. Kuptimi i ngushtë: Aktet normative të Këshillit të Ministrave, institucioneve të tjera qendrore ose organeve lokale - Akte të miratuara nga Këshilli i Ministrave, institucionet e tjera qendrore ose organet lokale, në rast nevoje dhe urgjence, të cilat e humbasin fuqinë që nga fillimi në rast se nuk ratifikohen nga Kuvendi brenda një afati të caktuar kohor.

    Vazhdo leximin

  • Me duhen analiza te ceshtjeve!!!!!

    Mirembrema te gjitheve!!!! Kerkoj ceshtje te analizuara ne gjuhen shqipe ne baze te legjislacionit shqip. Ku mund ti gjej!! P.S. kerkoj ndjese per pyetjen por jam e re ne faqe dhe nuk e kam idene se ku mundem ti gjej!!!

  • Gruaja si ‘’themel’’ i një shoqërie

    Hyrje

    (25 Nentor 2010, Dita Nderkombetare per Eleminimin e Dhunes ndaj Grave)

    Universiteti i Vlores“Dhuna ndaj grave” nënkupton çdo akt dhune të bazuar në përkatësi gjinore, i cili u shkakton ose ka mjndësi t’u shkaktojë grave dëmtim fizik, 100 vjet pavaresipsikologjik, sexual apo vuajtje. Ajo përfshin kërcënimet për akte të tilla, detyrimin apo privimin arbitrar nga liria që mund të ndodhë në jetën publike apo private. Ky përkufizim vlen, përveç të tjerave, edhe për dhunën që ndodh brenda familjes apo shtëpisë, përfshirë këtu agresionin fizik dhe mendor, abuzimin emocional dhe fizik, përdhunimin dhe abuzimin seksual incestin, përdhunimin nga bashkëshortët, parterët e rregullt apo të herëpashershëm, personat me të cilët gratë bashkëjetojnë, krimet e ‘nderit”, gjymtimet seksuale dhe genitale dhe praktika të tjera të dëmshme për gratë, si psh: martesat e detyruara.’’1

    Vazhdo leximin

  • Pajtueshmeria e Nenit 75 te KPRC me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise

    1. Hyrje Procedura civile ka per objekt tërësinë e akteve dhe formaliteteve, me kryrejen e të cilave një juridiksion zgjidh një problem juridik. Po ashtu ajo është e destinuar të shqyrtojë edhe tërësinë e organizatave dhe funskionin e shërbimit publik në drejtësinë civile. Pra perfshin teresinë e rregullave qe duhet të ndiqen nga palët dhe nga gjykata për të arritur një vendim të saktë dhe ekzekutimin e tij. Kjo tërësi rregullash përfaqëson edhe parimet qe karkaterizojnë pikerisht proceduren gjyqësore ne përgjithësi dhe procedurën civile në veçanti . Këto parime burojnë nga dokumenta ndërkombëtare ku Shqiperia është anëtarësuar , siç është “Konventa nërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politke” si dhe “ Konventa Europianepër të Drejtat e Njeriut dhe liritë Themelore” (KEDNJ).

    Lexo të plotë...

  • Kuptimi i Demokracisë

    "Shkalla e fundit e demokracisë është pushteti i hajnave. Kriminelët të lumtur zgjerohen nëpër qytetet tona më të mëdha, për shkak se na është garantuar mbrojtja dhe bashkëpunimi total i ligjit. Nëse janë antarë të cilësdo parti, apo kanë shok në të, ata mund të jenë plotësisht të sigurtë se nuk do të jenë të arrestuar nëse bëjnë një krim, edhe po qe se arrestohen, nuk do të gjykohen, edhe nëse gjykohen, nuk do ta vuajnë denimin, por edhe nëse i burgosin, do t’ju falet, edhe nëse nuk do të kenë falje denimi, do t’ju lejohet të ikin. Nëse dikush prej tyre vritet derisa e krynë zanatin e vet, do të jetë i varrosur me ceremoni siç i ka hije një pjestari të shtresës së lartë, dhe do t’i ngritet edhe lapidari. Ky është përfundimi i demokracisë "- Will Durant

  • Zhvillim historik i se drejtes civile

    Vështrim Historik mbi Kodin Civil dhe Dispozitat e tij

     

    HYRJE

    veshtrim-historik-mbi-kodin-civil-sonila-rrahmani.pngSic jemi mesuar te njohim nepermjet historise, Shqiperia ka pesuar situata te here pas hershme pushtimi dhe per pasoje edhe kushtet politike-ekonomike kane ndryshuar.

    Gjithashtu ndryshime gati te rrenjesishme pesonte here pas here edhe legjislacioni yne.

    Deri ne 1912 kur ndodhi dhe akti i shpalljes se Pavarsise ne Shqiperi mbizoteronte E drejta Zakonore Shqiptare dhe E drejta Osmane. Keto dy burime te se drejtes sa vinin e modernizoheshin, pershtateshin me kohen dhe paraqiteshin me nje forme me te pranueshme derisa edhe njiheshin si te drejta ”shtetenore” me karakter te pergjithshem dhe imponues.

     E njejta praktike ndodhte dhe me legjislacionin civil, teme te cilen po e shqyrtojme me gjeresisht ne nje interval kohor prej nje shekulli. Edhe mbas lindjes se shtetit te ri Shqiptar te vitit 1929, deri ne hyrjen ne fuqi te legjislacionit civil te kohes te Zogut,i cili konsistonte ne Kodin Civil te vitit 1929 pati probleme te shumta ne fokusimin e dispozitave.

    Ky i fundit solli nje fryme te modeleve romaniste te se drejtes private duke trajtuar teorine e veprimit juridik ne Titullin e Dyte “obligimet dhe kontratat ne pergjithesisht”. Gjithashtu e njejta linje ndiqej edhe per pavlefshmerine dhe anulueshmerine e kontratave  si dhe shkaqet  qe sjellin  kete pavlefshmeri.

    Vazhdo leximin

Abonohu:
Adresa e-mail