Thaci e Berisha takohen ne Tirane

17.06.2008
Me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Shqipëri nga 19-20 qershor. Këtë e bëri të ditur Zyra e kryeministrit të Kosovës, sipas së cilës, gjatë qëndrimit në Shqipëri Thaçi do të ketë takime me personalitetet më të larta shtetërore të Shqipërisë: me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, me kryetarët e partive opozitare, Edi Rama dhe Ilir Meta, si dhe me politikanë të tjerë.
"Vizita e parë zyrtare në Shqipëri e kryeministrit të Kosovës së pavarur është një ngjarje e madhe historike e shumëpritur për të gjithë shqiptarët", - citohet në njoftim ftesa e kryeministrit Berisha drejtuar kryeministrit Thaçi.

Gjatë vizitës në Shqipëri, në një ceremoni solemne të organizuar nga Bashkia e Tiranës, Thaçit do t’i dorëzohet Çelësi i kryeqytetit shqiptar. Ndërsa Bashkia e Qytetit të Vlorës do ta shpallë kryeministrin Thaçi "Qytetar Nderi i Vlorës".

(start)

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

  • criminal lawyers melbourne
    Well i would like to recommend you that this is really amazing page and all should participate in this.
  • Oferte Aer Conditionat
    • 2. Oferte Aer Conditionat Më 12/01/2012
    Unë shpresoj se kjo ishte një vizitë të vërtetë të mirë atje dhe ai ka gëzuar qëndrimi i tij atje.
    Oferte Aer Conditionat
Abonohu:
Adresa e-mail