Partitë Shqipëtare sigurojnë 30 deputetë

Partitë Shqipëtare sigurojnë 30 deputetë

16.06.2008
Kryetari i KSHZ-së në Maqedoni, Jovan Josifovski në konferencën e sotme për media bëri të ditur numrin e saktë të deputetëve që fituan partitë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas të dhënave të KSHZ-së, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka fituar 63 deputetë, Koalicioni i prirë nga LSDM ka fituar 27 deputetë, Bashkimi Demokratik për Integrim 18 deputetë, Partia Demokratike Shqiptare 11 deputetë dhe Partia për Ardhmëri Evropiane 1 deputetë.

Në shtabin e VMRO-DPMNE deklarojnë se së shpejti lideri i tyre Gruevski do të fillojë negociatat për formimin e koalicionit, por duke mos dhënë detaje të tjera plotësuese.(start)

Zgjedhjet: BDI është e preferuara e Shqipëtarëve16.06.2008
Fitore bindëse, gati të dyfishtë, ka shënuar Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në taborin politik shqiptarë, kanë treguar rezultatet e para të dala nga votimet e përsëritura të ditës së diel, që i kanë kumtuar në këtë parti...

Sipas këtyre rezultateve BDI ka fituar 18 ose 19 deputetë, kurse Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) vetëm 10 deputetë, ndërkaq qw Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) ka humbur mandatin të cilin e fitoi më 1 qershor. Është ky epilogu i zgjedhjeve parlamentare i cili e ka nxjerrë BDI-në si fitues absolute të këtyre zgjedhjeve, pas përsëritjes e cila ndodhi për shkak të incidenteve dhe parregullsive të shumta që ndodhën dy javë më parë. Megjithatë, disfata e këtillë nuk qenë pengesë që PDSH të shpallë sërish fitore absolute në zgjedhje, gjë që e ka bë zëdhënësi Adriatik Imeri. Fitoren e këtillë nuk e ka “konfirmuar” publikisht kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, që ka qenë edhe sinjali i parë se kjo parti mund të ketë pësuar disfatë. Sinjali tjetër ka qenë fakti se edhe përkundër shpalljes së “fitores bindëse”, simpatizantët e PDSH-së nuk kanë dalë nëpër rrugët e Tetovës për të festuar, sikurse dy javë më parë. Në PDSH të dielën në mbrëmje nuk kanë dalë me kurrfarë rezultati për zgjedhjet e përsëritura. Këtij rezultati i ka paraprirë proces i qetë zgjedhorë, në të cilin nuk është shënuar ndonjë incident më i rëndë, me çka janë paraqitur gjasa për përmirësim të pasqyrës së keqe e cila u krijua për vendvotimet në rajonet shqiptare dy javë më parë. Në orën 19 janë mbyllur vendvotimet në njësitë zgjedhore një, dy dhe gjashtë. Të drejtë vote në këto vendvotime patën 161.874 qytetarë, mirëpo kanë votuar rreth 50 për qind prej tyre. Një ditë më parë të drejtën për votim patën mundësi ta realizojnë 454 persona të zhvendosur brenda vendit, 180 persona, të cilët janë në vuajtjen e dënimit me burg apo në paraburgim dhe personat e sëmurë. Sipas të dhënave të fundit që i publikoi KSHZ-ja, jehona deri në orën 17 ishte 43,22 për qind. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve rezultatet e para nga zgjedhjet i shpall në afat prej 12 orëve, ndërsa ato përfundimtare 24 orë pas përfundimit të votimit.
Edhe të dielën nuk kanë munguar akuzat e ndërsjella mes dy partive shqiptare për tentime për vjedhje të votave. Në BDI kanë akuzuar se janë regjistruar shumë tentime të PDSH-së për prishjen e procesit zgjedhor, akuzoi zëdhënësja e BDI-së Ermira Mehmeti në konferencën për shtyp në Reçicë të Madhe të Tetovës. Ajo tha se ka pasur incidente dhe parregullsi në të gjitha tre njësitë zgjedhore ku është rivotuar. Sipas zëdhënëses, në Reçicë të Madhe janë vjedhur 3.000 fletëvotime, material të cilin, siç tha, PDSH-ja mund ta keqpërdorë për falsifikim. "Në fshatin Logjë mungojnë 240 fletëvotime. Në Zherovjan është regjistruar një person se si voton më shumë herë. Në Trebosh aktivistë të PDSH-së kanë mbushur kuti, dhe policia nuk i ka mbikëqyrur", tha Mehmeti. Zëdhënësja e BDI-së shtoi se në njësinë zgjedhore gjashtë aktivistë të PDSH-së të cilët kanë marrë pjesë në parregullsitë zgjedhore të 1 qershorit tani janë mbikëqyrës në vendvotimet. Ajo shtoi se në Kondovë Afrim Serati ka sulmuar në person pasi që ai ka votuar. Në fund ajo iu falënderua të gjithë votuesve të cilët e kanë dëgjuar këshillin e tyre dha kanë dalë në rivotim me çfarë, siç theksoi është arritur jehonë e madhe. Zëdhënësi i PDSH-së Adriatik Imeri tha se KSHZ-ja dhe MOST e kanë konstatuar atë që PDSH-ja me vite thonte se në Zajaz dhe Osllomej nuk ka votim. "Në Zajaz dhe Osllomej nuk ka votim, por ka një agjenci turistike 'Zajas turs' e cila i shëtit votuesit e ashtuquajtur nga një vendvotim në vendvotim tjetër", deklaroi Imeri. Sipas PDSH-së, ditën e sotme e shënuan edhe një seri incidentesh tjera, siç janë vjedhja e materialit zgjedhor në Reçicë të Madhe nga ana e Xhevad Ademit dhe drejtorit të shkollës fillore, kundër të cilëve PDSH-ja sot ka ngritur padi penale. Imeri shtoi se ka pasur vjedhje të votave në Likovë dhe tentim të pasuksesshëm në Forinë. Ai theksoi se pas fitores së sotme i pret punë e madhe, realizim i të drejtave shqiptare dhe realizim i platformës së PDSH-së.

Lista e deputetëve shqiptarë në bazë të rezultateve të para

BDI: Blerim Bexheti, Ermira Mehmeti, Fehmi Jonuzi (NJZ 1), Xhemail Jashari, Safet Neziri, Zymrete Jakupi, Hajrulla Misini (NJZ 2), Fazli Veliu, Tahir Hani (NJZ 5), Ali Ahmeti, Teuta Arifi, Rafiz Haliti, Talat Xhaferi, Xhevat Ademi, Lindita Qazimi, Adnan Jashari, Hisen Xhemaili, Luljeta Marku, Vullnet Ahmeti ? (NJZ 6)

PDSH: Imer Selmani (NJZ 1), Abedin Zyberi (NJZ 2), Arben Xhaferi (NJZ 5), Menduh Thaçi, Besim Dogani, Meral Uzeiri - Ferati, Imer Aliu, Sulejman Rushiti, Sadije Ilazi, Daut Rexhepi ? (NJZ 6)

Ahmeti: Vullneti i popullit nuk mund të mposhtet

“Vullneti i popullit nuk mundet të mposhtet”” ka deklaruar menjëherë pas shpalljes së fitores së partisë tij, kryetari i BDI-së Ali AHmeti. Ai ka apeluar te simpatizantët e tij që ta festojnë fitoren në mënyrë të qetë dhe pa të shtëna. Kryetarii BDI-së ka shtuar se rivotimi i ditës së diel ka dëshmuar se shqiptarët e Maqedonisë janë popull i civilizuar që dinë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike.

Policia arreston “sigurimsin” e Refet Elmazit

Policia të dielën arrestoi pjesëtarin e saj që është truproje i zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Refet Elmazi.
Bëhet fjalë për personin me inicialet R.A., i cili është arrestuar në afërsi të shkollës fillore në fshatin Kamjan ku mbaheshin votimet. Forcat speciale kanë arrestuar në Bogovinë rreth orës 17.00, Ramadan Imerin, pjesëtar i policisë pasi ka poseduar armë pa leje. I njëjti person akuzohet për rrahjen e operatorit të TV “Alsat”, dhe pas këtij incidenti ishte i pezulluar nga puna. (lajm)

{Albeu}

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

  • criminal lawyers melbourne
    I would like to tell you all the thing related to this topic due to some certain reasons i would like to share it next time. So, don't worry about it.
  • Brian
    • 2. Brian Më 12/01/2012
    Unë mendoj se ka një numër të madh të deputetëve dhe ndoshta kjo do të jetë një ide e mirë nëse ata të kenë sukses për të zvogëluar numrin e tyre, sepse kjo do të thotë certailny kosto të ulët. :)
    Calculator RCA
Abonohu:
Adresa e-mail