Opozita e Kuvendit të Republikës së Kosovës në gjumë

LL.Ma.Sc DARDAN VUNIQI

Opozita e Kuvendit te Kosovës, para se të aspirohet pushteti në demokraci, së pari i duhet hedhur një shikim fjalorit politik dhe koncepteve politike, si, udhëheqje e shtetit, vizion politik, guxim politik, forcim i shtetit, sundim i ligjit, drejtësi, siguri, konkurrencë, të drejta qytetare,etj. Moskuptimi politik i këtij fjalori, krejt çka na sjellë është zëvendësimin e një qeverisje, me një tjetër pa zgjidhje apo ndoshta edhe më të pa dobishme që mund ekzistoje.

Dardan VuniqiLargimi nga “psikologjia vetëm e protestës” dhe afrimi me “psikologjinë e vendimmarrësit” është pikërisht ajo që i duhet politikës sonë deri më tani ne kemi parë dhe dëgjuar kërkesa opozitare për zgjedhje të reja, si shpresa e vetme për ndërrim të pushtetit.  Unë mund të ju them se autoriteti përfundimtar për caktimin e datës së zgjedhjeve ne Republikën e Kosovës ne bazë të kushtetutës është e përcaktuar me  Nenin 84.3. Presidenti i Republikës së Kosovës: “shpall zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës dhe thërret mbledhjen e parë te tij”.

 Në demokraci të zhvilluara kështu edhe do të duhej të ishte. Por, në rastin e Kosovës, nuk e di ku bazohet ky optimizëm kur dihet mirë se në Kosovën e pasluftës, pushteti nuk është ndërruar kurrë nga zgjedhësit, por nga çarjet e partive në pushtet (pjesëtim i votës) si dhe nga koalicionet pas-zgjedhore. Pastaj, nëse u besojmë fjalëve të Tocquevill-it në analizën e tij për demokracinë amerikane, se “aftësia mesatare e të zgjedhurve vije nga paaftësia e zgjedhësve për të gjykuar me ekspertizë mbi çështjet politike”, Por, kur partitë konsiderohen si çifligje dhe kompani private që sjellin vetëm pasuri, e jo si vend ku vërtet vlon mendimi politik, atëherë çdo bashkëpunim duket i rrezikshëm. Këtë mungesë bashkëpunimi opozitar e kanë kuptuar mirë edhe vet partitë në pushtet. I vetmi shqetësim për ta mund të jetë, çarjet brenda tyre, e jo forca opozitare, atëherë si ta quajm ne kete "OPOZIT"?! Që partitë opozitare të mos bien në grackat e partive në pushtet, së pari duhet kuptuar mirë se për çka shërben pushteti në demokraci. Një ndihmesë të madhe këtu mund t’ua jep rruga e ndjekur e partive në pushtet, e cila nuk duhet ndjekur asesi. Rruga e partive në pushtet, vizioni i tyre për pushtetin, tanimë këtë e dinë të gjithë, se cfar rrugë është. Ashtu siç e dinë shumica, e jo të gjithë, se pushteti në demokraci nuk është qëllim për vete, për të zgjedhurit, por mjet ose “autorizim” për përfaqësim të zgjedhësve dhe vendimmarrje për ta.
Por kjo nuk mjafton. Nëse nuk e di rrugën që nuk duhet ndjekur, s’do të thotë hiq që e ke gjetur rrugën e duhur  Por,partitë opozitare duhet të tregojnë se e kanë seriozisht, t’i kthehen së pari vetes, siç bëri Toni Blairi, se duan të vënë politikën në binarët e saj, siç i ka hije një partie politike. Ato duhet të zgjohen nga letargjia politike se, pushtetin ua dhuron dikush..!

10 vota. Mesatarja e 4.30 të 5.

Komentet

  • Webmaster
    : Ky artikull është shkruar më herët se data e publikimit...
Abonohu:
Adresa e-mail