Të vërtetat e bosëve të Cosa Nostra-s

Cosa NostraShpeshherë të gjithë njerëzit intrigohen nga misteri që rrethon organizatat mafioze dhe historitë e tyre. Bizneset e tyre ilegale dhe kriminaliteti janë në qendër të vëmendjes jo vetëm nga publiku, por dhe institucionet përgjegjëse për ruajtjen e rendit publik. Shpesh simbioza ndërmjet mafias dhe realitetit shndërrohet në një vështirësi më tepër në përpjekjet për ta çrrënjosur atë.

Kur shqyrtojmë biografinë e bosave më të mëdhenj në botë, është e rëndësishme të njihet folklori, por gjithmonë duhet të mbajmë në fokus faktet që janë më të rëndësishme. Revista prestigjioze amerikane “TIME” jep disa informacione të përmbledhura mbi disa nga liderat më të mëdhenj të mafias botërore, gjatë dekadave të fundit. Por dy nga ata cilësohen si më të mëdhenjtë e më mëdhenjve. E kemi fjalën për Toto Rinën dhe Provenzanon.

Rina

Rreth jetës së Salvatore Riinës dhe familjes së tij, ende ka mistere. Për jetën dhe veprimtarinë e tij janë bërë shumë filma, ku më i spikaturi ka qenë seriali “Il capo dei capi”. Riina lindi në fshatin Korleone në vitin 1930 dhe veprimtaria e tij si “njeri i nderuar” fillon një ditë vere të vitit 1958, kur në afërsi të fshatit të tij, Luciano Lixho, masakron me plumba mitralozi, drejtorin e spitalit, doktorin Mikele Navarra, i cili ishte shefi i mafies në vend. Në krah të Lixhos, qëlluan edhe një grup të rinjsh, midis të cilëve ishte edhe Salvatore Riina. Fillimisht Riina ishte mëkëmbës i Lixhos, shef i plotfuqishëm i Mafies Korleoneze, i cili zëvendësoi Navarren. Gjatë kësaj kohe ai ka bashkëpunuar me Bernardo Provencanon. Salvatore Riina fillon të bëhet shumë i pushtetshëm pas rënies së bosit të “korleonezëve”, Luciano Lixho, i cili arrestohet në maj të vitit l974. Pushteti i don Toto-s, sikundër zbulojnë disa të penduar, arrin deri në SHBA ku në pak vite, bosi korleonez ia arrin të lidhë aleanca me disa nga “familjet” më të pushtetshme të Cosa Nostras amerikane. Hetuesit shpjegojnë shkallën e ngjitjes zyrtare të Toto Riina-s në majat e Cosa Nostras, e cila arrin kulimin në vitin l981. Është viti i fillimit të luftës së familjeve mafioze me njëra-tjetrën për pushtet. Nga njëra anë është klani i “korleonezëve” dhe nga ana tjetër bosët Gaetano Badalamenti, Stefano Bontade dhe Salvatore Inzerilo, që përfaqësonin mafien palermitane. Në më pak se dhjetë vjet, kronistët përshkruajnë skenat e një çmendurie të vërtetë, të kryer ndërmjet qytetit dhe provincës. Bosi i Cosa Nostrës, do të ishte urdhëruesi direkt edhe i vrasjes së njerëzve të institucioneve që do ta pengonin në rrugën e tij kriminale, si gjyqtari Gaetano Costa, prokurorët Roko Kinici, Xhovani Falkone, Paolo Borsellino, punonjësit e policisë dhe karabinierisë, gjenerali Karlo Alberto Dala Kieza, Emanuele Bazile, Nini Kasara, Boris Giuliano, Xhuzepe Montana e shumë e shumë të tjerë. Sidoqoftë ky personazh sot, prej vitesh është në burg, ku ruhet 24 orë plus 24 orë dhe ende nuk ka pranuar të thotë asnjë fjalë…Nga ky qëndrim stoik, ai nuk lëvizi edhe pas arrestimit të djalit të tij, Xhovani Riina, kur u mendua se do te “thyhej”.

Provenzano

Në vitin 1993 ndodh diçka e paimagjinueshme deri atëherë. Godfatheri i Cosa Nostra arrestohet. Toto Riina shefi i padiskutueshëm i mafies siçiliane arrestohet në po të njëjtën situatë misterioze që kish rënë pre edhe Liggio para tij. Flitet për një përzierje të shtetit me Mafien. Tashmë babai i padiskutueshëm i Cosa Nostras është ai, Fantazma e Corleones, gjakatari i Siçilisë. Don Bernardo TRAKTORI Pronvenzano. E quajnë traktori se sipas gojëdhënave i merr rivalet përpara me armën e tij si një traktor. Tashmë lider suprem i Cosa Nostra bëhet jo vetëm një kriminel i cili ka 43 vjet që i shpëton drejtësisë por edhe legjendë e padukshme. Vetëm një fotografi 40 vjet e lashtë njihet. Familja ka po 40 vjet që nuk e takon. E vetmja mënyrë komunikimi e tij me familjen edhe te besuarit janë letrat e koduara. Nuk përdor telefon, nuk i beson teknologjisë edhe vazhdon të terrorizojë një komb të tërë me vendin që ka në simbolin e frikës që mban emrin Cosa Nostra. Ne fund të viteve ‘90-të policia duke ndjekur dy mafiozë që mendohet të jenë direkt të lidhur me fantazmën e Corleones teksa janë gati të veprojnë marrin një ‘urdhër’ të çuditshëm të ndalojnë aksionin nga një kolonel i Policisë. Këtu rritet legjenda e Provenzianos. Tashmë fantazma e frikës është i lidhur me shtetin. Mendohet që partia e Berluskonit që ishte në pushtet kishte lidhje me Provenzanon.

Arrestimi

11 Prill 2006. Edicionet e lajmeve në mbarë Italinë lajmërojnë që fantazma tashmë ka një fytyrë edhe trup. Babai i fundit i Mafies, njeriu që për 43 vjet u tall me drejtësinë Italiane, ai para të cilit dridhej e gjithë Siçilia edhe kundërshtarët në përgjithësi është pre e forcave policore. Tmerri tashmë ka një fytyre të vyshkur prej një 71-vjeçari. Tani Bernardo Provenzano babai i fundit i mafies, “l’ultimo padrino”, “the last godfather” tashmë është një legjendë mbas hekurave të drejtësisë.

 

Salvatore Lo Piccolo

Folklori:  Në momentin e arrestimit të tyre më 5 Nëntor, djali i Lo Piccolos bërtiti me të madhe: “Të dua babi! Të dua babi!”. Kjo lloj drame familjare pa dyshim që frymëzoi disa nga skenat dhe dialogët e serialit “Sopranot”. Por intriga u rrit disa ditë më vonë, kur policia konfirmoi se ata kishin gjetur një dokument të shkruar që besonin se bosi i Palermos u kishte shkruar mafiozëve të shqetësuar me qëllim shmangien e problemeve. Në këtë letër, përveç dhjetë urdhëresave të tilla si: “Mos lakmoni gratë e kolegëve tuaj mafiozë dhe mos vidhni nga mafiozët e tjerë”, në këtë listë nuk përfshiheshin shënime të tilla si “Mos vrisni”.

E vërteta e hidhur: Lo Piccolo-s janë dënuar të dy për vrasje. Policia beson se muaj përpara arrestimit të tyre, çifti i mafiozëve po konsolidonin pushtetin e tyre në Siçili, duke përdorur kërcënimet dhe bashkëpunimin me mafiozë amerikanë në biznesin e trafikimit të drogës.

 

Bernardo Provenzano

Folklori: Historia e tij 43 vjeçare si i arratisur, e shndërroi këtë mafioz në një njeri të zgjuar në sytë e të tjerëve. Aftësia e tij për të shmangur autoritetet, që do të shndërrohej në kërkimin më të madh në historinë e Cosa Nostra-s, u bë legjendare ndërkohë që ai shkëputi kontaktet me familjen dhe lëvizi nga një shtëpi e Sicilisë në tjetrën. Ai ishte në gjendje të drejtonte perandorinë e mafias me ndihmën e “pizzinit”, shënime të shkruara me shkronja të vogla që dorëzoheshin dorë më dorë nga ndihmësit e tij. Devoti katolik Provenzano kishte me vete pesë Bibla në momentin e arrestimit; një prej tyre ishte e shkruar me shënime të fshehta, që besohet se ato janë një kode për disa nga sekretet më të vjetra dhe më të errëta të mafias që ai ka udhëhequr.

E vërteta e hidhur: Edhe pse njihet si njeriu që solli “Paqen mafioze” në organizatë, pas një periudhe të përgjakur, Provenzano u ngrit dhe fitoi pushtet dhe reputacion si vrasës gjakftohtë. Megjithatë, karakteristika më e veçantë e udhëheqjes së tij ishte aftësia për të vendosur dhe imponuar paqen në strukturat e mafias. Për Cosa Nostra-n ai është më i fuqishëm kur kryen “punën e tij”.

 

Giovanni Brusca

Folklori: I njohur dhe si “Derri” për pamjen e tij të çrregullt dhe oreksin e madh, ai është përfolur dhe për faktin e çuditshëm për “etjen për gjak”. Një herë ai ka dëshmuar se kishte vrarë ndërmjet 100 – 200 persona – ai vetë.

E vërteta e hidhur: Detajet reale të vrasjeve të tij, tregojnë se shifrat e thëna nga ai nuk janë të tilla. Brusca vrau djalin 11 vjeçar të një mafiozi rival, i cili u bë një provë fizike shtetërore pasi ishte djegur me acid. Momenti dhe ngjarja që solli shkatërrimin e tij ishte në vitin 1992, kur ai shtypi butonin që solli shpërthimin e një autostrade në Sicili, në të cilin mbeti i vdekur magjistrati Giovanni Falcone, gruaja e tij dhe pesë badiguard.

 

Toto Riina

Folklori: Momenti më kinematografik në karrierën e tij 15 vjeçare si bosi i bosave, ishte një puthje që nuk ndodhi kurrë. Një dëshmitar, renegat (tradhtar), dëshmoi se Riina ishte përshëndetur me kryeministrin italian Giulio Andreotti, me “një puthje nderi” në një mbledhje të zhvilluar në fillim të 1980-s, ku ishte diskutuar mbi të ardhmen e një procesi të rëndësishëm gjyqësor që lidhej me mafian.

E vërteta e hidhur: Ndërkohë që udhëhiqte Cosa Nostra-n nga mesi i viteve 1970 deri në fillim të 1990-s, Riina zhvilloi një luftë të përgjakshme ndërmjet rivalë të tij, por edhe me shtetin italian. Ai gjithashtu u sigurua që kishte lidhjet e nevojshme politike në Siçili; edhe pse Andreoti nuk është menduar të ketë qenë një prej tyre. Ish kryeministri ka kaluar vite të tëra nëpër gjykata duke luftuar për çështjet e lidhura me akuzat ndaj mafiozëve.

 

Mateo Messina Denaro

Folklori: Ky bos mafioz me origjinë nga qyteti perëndimor i Trapanit, pasardhës i të sapo kapurit Lo Piccolo, është konsideruar si “Don Zhuan playboy”, me dobësi makinat sportive, orët e dorës dhe syzet e diellit.

E vërteta e hidhur: Pavarësisht shijeve të tij fine dhe luksoze, bosi 47 vjeçar kupton dhe zbaton rregullat e mafias. Sipas të dhënave, është supozuar se ai ishte pjesë e vrasjes së Falcones në 1992, dhe policia italiane beson se ai do të bëjë çfarë do të jetë e nevojshme që në të ardhmen ai të rrisë pushtetin e tij – dhe të bëhet lideri dhe udhëheqësi më i pushtetshëm i mafias. Aktualisht është lideri i Cosa-Nostra-s në Itali.

Bota Perëndimore droge Banda krim grup kriminal gjykatë polici Cosa Nostra mafia mafia italiane

1 votë. Mesatarja e 5.00 të 5.

Komentet

  • 財布 ミュウミュウ
    it is really an honest analysis just because i'm going to you realize all this was not that will smart. this fantastic alright mouth watering plate, however,though nothing not to become pumped up about. avoid think it over a alternative if you're tight on some time to in the mood for something in good shape and organic that you simply simply can plainly short wave, brand new wii console rely a culinary arts must-see manual won't be getting one.should the School Year are lengthened?the federal government is always bearing in mind prolonging the college year, simply will it be enough to improve the students acquiring?shifting originating from a winter to high school book to be found at HomeStarting school yet the fall takes just a bit of transition spare time, 21 days to end up being exact same. Needs a extended the classroom day as we are not a land for farmers. purportedly specific lead designer has not yet went with regard to arkansas recently,
Abonohu:
Adresa e-mail