Kush janë femrat më të pasura në botë

Shkruar nga Blendina Cara

e enjte , 11 qershor 2009Image

Gratë miliardere që drejtojnë dhe kanë trashëguar kompanitë më të fuqishme
Në vend të parë qëndron Christy Walton, e pasuar nga trashëgimtaret e “L’oreal” dhe “BMW” Në krye të listës qëndron Christy Walton, e cila ka një vlerë prej 20 miliardë dollarësh. Walton është vejusha e John Walton, i cili u nda nga jeta në një aksident ajror në vitin 2005. Pas saj është Alice Watson, me vlerë 19.5 miliardë dollarë.

Alicë është vajza e Sam Walton, i cili me vëllain e tij James nisën krijimin e dyqaneve zinxhir në Arkansas, në vitin 1962. Sot “Wal-Mart” është dyqani zinxhir i shitjeve me shumicë më i madh në botë dhe kontrollon 7900 dyqane, ka dy milionë punonjës dhe 400 milardë dollarë shitje. Pas femrave Walton renditet trashëgimtarja e “L’Oreal” Liliane Bettencourt, e cila është përballur me një vit skandaloz.

Vajza e saj, Francoise Bettencourt-Meyers ngrit një padi kundër të ëmës duke e akuzuar se ajo i kishte dhënë 1.3 miliardë asete dhe përfitime të sigurimeve të jetës fotografit Francoise-Marie Banier. Mashtrimi i investimit të Bernard Madoff asgjësoi disa prej fondeve të familjes. Gruaja e katërt më e pasur në botë është Susanne Klatten, e cila gjithashtu është përfshirë në një skandal së fundmi. Janarin e kaluar ajo u detyrua të shkonte në polici pas ish-i dashuri i saj, Helg Sgarbi i bëri shantazh, duke e kërcënuar se do postonte videot e tyre në internet duke i kërkuar miliona euro. Në mars, Sgarbi u dënua me gjashtë vjet burg për shantazh. Femrat miliardere, të cilat nuk u përfshinë në listë përfshijnë shkrimtaren e librave “Harry Potter”, J.K. Rowling, ish-shefen e “eBay”, Margaret Whitman dhe Oprah Winfrey. Oprah Winfrey është një prej atyre miliarderëve që e ka shtuar pasurinë e saj gjatë krizës financiare. Ajo përdori imazhin e saj për të influencuar tek votuesit në favor të presidentit aktual amerikan, Barack Obama. Fondacioni i saj ka ngritur 55 shkolla të reja në 12 vende të botës dhe ajo ka dhuruar miliona dollarë nga pasuria e saj, duke fituar një vend në listën e njerëzve më bujarë në botë. Një tjetër miliardere filantrope është dhe Meg Whitman. E diplomuar në “Harvard”, ajo arriti të korrte sukses të madh me kompaninë elektronike “eBay” në kohën e bumit të internetit. Ajo e la detyrën si shefe ekzekutive e “Ebay-t” vitin e kaluar për t’u fokusuar në politikë dhe filantropi. Në shkurt ajo ndërmori hapin e parë drejt kandidaturës për guvernatore e Kalifornisë në vitin 2010, duke krijuar një komitet të posaçëm. Vetëm një dekadë më parë, bota nuk kishte dëgjuar akoma për J.K. Rowling apo për djalin magjistar Harry Potter. Sot Rowling është femra e vetme shkrimtare në botë që është milionere. Shitjet në gjithë botën të serive të librit të famshëm “Harry Potter” kanë kapur shifrën 300 milionë kopje. Rowling ka nxjerrë në treg tashmë serinë e shtatë dhe të fundit të librit që e bëri të famshme dhe të pasur. Shari Arison, gruaja më e pasur e Izraelit, kontrollon bankën “Hapoalim”, e cila është banka më e madhe e vendit. Në një përpjekje për të ndihmuar në ruajtjen e ujit, trashëgimtarja e pasur dha fonde për një organizatë jofitimprurëse në shtator, e cila fokusohej në bonifikimin e tubave të ujit që kullonin. Ajo gjithashtu ka njoftuar për krijimin e një plantacioni energjie diellore në Negev. Zhang Xin është një ndër gratë më të pasura në botë e gjithashtu dhe një prej atyre grave që na bën t’i admirojmë. Së bashku me bashkëshortin e saj, Pan Shiyi, ajo po i jep formë të re fasadës së Pekinit, me ndërtesa të shkëlqyera që do ndërtohen nga kompania e tyre “SOHO China”. Ajo ka themeluar një fondacion filantropik që mbështetet financiarisht nga “SOHO China” dhe ka në fokus arsimin. Rosalia Mera, së bashku me ish-bashkëshortin e saj, Amancio Ortega, e nisën biznesin duke krijuar fustane në shtëpi. Biznesi u bën një prej prodhimeve të veshjeve më të suksesshëm në botë. Ajo më pas themeloi “Paideia Foundation” që ndihmon njerëzit me paaftësi fizike dhe mendore. Ajo është aksionere e “Zeltia”, një kompani bio-teknologjike që bën kërkime për trajtimin e kancerit.
 
Christy Walton
Pasuria: 20 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: “Wal-Mart”
Mosha: 69 vjeçe
Statusi: Vejushë, me dy fëmijë
Vendbanimi: Uajoming, SHBA 

Alice Walton
Pasuria: 19.5 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: “Wal_Mart”
Mosha: 59 vjeçe
Statusi: E divorcuar, me dy fëmijë
Vendbanimi: Teksas, SHBA

Liliane Bettencourt
Pasuria: 15 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: “L’oreal”
Mosha: 86 vjeçe
Statusi: Vejushë, me një fëmijë
Vendbanimi: Paris, Francë

Susanne Klatten
Pasuria: 12 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: “BMV”, ilaçet
Mosha: 46 vjeçe
Statusi: E martuar, me tre fëmijë
Vendbanimi: Gjermani

Birgit Rausing
Pasuria: 11 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: “Tetra Laval”
Mosha: 85 vjeçe
Statusi: Vejushë, me tre fëmijë
Vendbanimi: Zvicër

Jacqueline Mars
Pasuria: 9.5 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Ëmbëlsirat, ushqimi i kafshëve
Mosha: 69 vjeçe
Statusi: E divorcuar, me tre fëmijë
Vendbanimi: Nju Xhersi, SHBA

Anne Cox Chambers
Pasuria: 9 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: “Cox Enterprises”
Mosha: 90 vjeçe
Statusi: E divorcuar, me tre fëmijë
Vendbanimi: Atlanta, SHBA

Abigail Johnson
Pasuria: 8.5 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: “Fidelity Investments”
Mosha: 47 vjeçe
Statusi: E martuar, me dy fëmijë
Vendbanimi: Boston, SHBA

Savitri Jindal
Pasuria: 6 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Çeliku
Mosha: 58 vjeçe
Statusi: Vejushë, me nëntë fëmijë
Vendbanimi: Indi

Charlene de Carvalho-Heineken
Pasuria: 5.5 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: “Heineken”
Mosha: 54 vjeçe
Statusi: E martuar, me pesë fëmijë
Vendbanimi: Londër, Angli
 
Antonia Johnson
Pasuria: 5 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: “Axel Johnson Group”
Mosha: 66 vjeçe
Statusi: E martuar, me katër fëmijë
Vendbanimi: Stokholm, Suedi
Johanna Quant
Pasuria: 5 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: “BMË”
Mosha: 82 vjeçe
Statusi: Vejushë, me dy fëmijë
Vendbanimi: Gjermani

Yang Huiyan
Pasuria: 4.8 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Pronat e paluajtshme
Mosha: 27 vjeçe
Statusi: E martuar
Vendbanimi: Kinë

Shari Arison
Pasuria: 3.2 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: “Carnival Cruise lines”
Mosha: 51 vjeçe
Statusi: E martuar, me katër fëmijë
Vendbanimi: Tel Aviv, Izrael

Heidi Horten
Pasuria: 3 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Dyqanet
Mosha: 68 vjeçe
Statusi: Vejushë
Vendbanimi: Vjenë

Rosalia Mera
Pasuria: 2.9 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: “Inditex”, “La Coruna”
Mosha: 64 vjeçe
Statusi: E divorcuar, me dy fëmijë
Vendbanimi: Spanjë

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

    • 1. Më 21/08/2010
    228asb

    Exclusive shop of GHD Straightener, fashional hairdressing tools [url=http://www.ghd-
Abonohu:
Adresa e-mail