Kush janë 20 intelektualët më me influencë në botë

Shkruar nga Elton Tafaruçi

Me punimet dhe fjalën e tyre kanë pasur një ndikim të madh tek shoqëria. Kanë një talent të lindur për të komunikuar me publikun dhe mbi shpatulla mbajnë grada dhe tituj të shumtë. Shpeshherë janë kontrovers dhe me idetë e tyre kanë shkaktuar edhe tërmete duke vënë në pikëpyetje sisteme qeverisëse autoritare. Në disa raste të tjera kanë kryer studime dhe i janë vënë kundër edhe fesë. Me botimet dhe publikimet e tyre kanë ngritur shumë pikëpyetje dhe kanë hapur mjaft debate politike, sociale, kulturore dhe fetare.

Janë kthyer në mite dhe herë të tjera kanë përçarë duke u bërë kolonat e mendimit të masave. Filozofë, shkrimtarë, gjuhëtarë, gazetarë, biologë, ekonomistë, avokatë aktivistë të të drejtave të njeriut dhe klerikë. Disa prej tyre madje kanë arkivuar në raftin e tyre edhe çmimin "Nobel" për kontributin që kanë dhënë në shoqëri. Çfarë mund të kenë të përbashkët gjithë këta njerëz së bashku? Çfarë i bën ata kaq të famshëm dhe përse ndodhen në këtë renditje? Revista elitare dhe prestigjioze amerikane, "Foreing Policy", ka marrë guximin që t'i mbledhë dhe të bëjë listën e 20 intelektualëve më të famshëm në botë për vitin 2008. Në faqet e saj ajo ka publikuar 20 emrat më të njohur të vitit të kaluar dhe ka bërë renditjen për këta njerëz që gëzojnë një influencë të padiskutueshme në pjesë të ndryshme të botës dhe vendet ku jetojnë. "Të qenit intelektualë" i shndërron në personazhet më publikë, por nuk i shndërron domosdoshmërish në njerëzit më të dashur dhe më të emancipuar. Në listë bëjnë pjesë shumë emra të njohur, duke nisur nga novelisti dhe filozofi i ndërlikuar italian, Umberto Eko, tek editori dhe moderatori amerikan i CNN dhe i revistës "Newsweek", Fareed Zakaria, e deri tek gjuhëtari i njohur Chomsky dhe shumë personazhe të tjerë nga bota islamike. Gazeta "Tirana Observer" po publikon listën e plotë të intelektualëve më me ndikim në botë.


20 intelektualët më të famshëm në botë

FETHULLAH GÜLEN
Lider fetar • Turqi
Një dijetar islamik dhe me një rrjet global prej miliona pasuesish, Gulen është më i njohur në Turqinë e tij. Për anëtarët e lëvizjes “Gulen”, ai është një udhëheqës inspirues, i cili inkurajon dhe frymëzon një jetë të udhëhequr nga parimet e moderuara islamike. Për kundërshtarët e tij, ai përbën një kërcënim të rendit laik shekullor të Turqisë. Ai ka mbajtur relativisht një profil të ulët që kur u vendos në Shtetet e Bashkuara në vitin 1999, pasi kishte ikur nga Turqia, ku u akuzua për minimin të sekularizmit.

MUHAMMAD YUNUS
Mikrofinancier, aktivist • Bangladesh
Më shumë se 30 vjet më parë, Yunus i dha kredi dhjetëra sipërmarrësve të varfër në Bangladeshin e tij, me një total që nuk i kalonte të 27 dollarët. Ky ishte fillimi i një jete të përkushtuar për të luftuar varfërinë nëpërmjet mikrofinancës, përpjekjet që i dhanë atij një çmim “Nobel” në vitin 2006. Gjatë viteve “Grameen Bank” e tij tani vepron në më shumë se 100 vende, ka dhënë kredi për gati 7 miliardë dollarë në shuma të vogla, më shumë se 7 milionë huamarrësve, ku 97 për qind prej tyre janë gra. Nëntëdhjetë e tetë për qind e kredive janë kthyer.

YUSUF AL-QARADAËI
Klerik • Egjipt/Katar
Seriali popullor “Sharia dhe jeta”, programi televiziv
në Al Jazeera, çështja javore Qaradawi, fatwas (ndalesa) mbi gjithçka ai predikonte konsumin e alkoolit nga feja islamike nëse besimtarët janë duke luftuar trupat e SHBA-së në Irak dhe kjo justifikohej me rezistencën e tyre legjitime. I konsideruar si udhëheqësi shpirtëror i Vëllazërisë myslimane, Qaradawi dënoi sulmet e 11 shtatorit, por prononcimet e tij që atëherë si justifikim për sulmin vetëvrasës, i siguruan një reputacionin përçarës.

ORHAN PAMUK
Novelist • Turqi
Pjesa autoritet politik, celebritet letrar, Pamuk, është kronisti kryesor i Turqisë për vallen e vështirë midis Lindjes dhe Perëndimit. Veprat e tij “Skillfully”, shkruar në gjuhën amtare, tregonte marrëdhëniet e mprehta me fenë, demokracinë, modernizmin duke bërë që ai të fitonte çmimin “Nobel” në letërsi në vitin 2006. Tre vjet më parë, Pamuk vihet para gjyqit për "fyerje të identitetit turk", pasi përmendte genocidin armen dhe gjendjen e kurdëve të Turqisë në një intervistë. Akuzat më pas u tërhoqën. Sot, Pamuk jep letërsi në Universitetin Kolumbia.

AITZAZ AHSAN
Avokat, politikan • Pakistan
Kryetari i Gjykatës së Lartë të Pakistanit “Bar Association”, Ahsan, ka qenë një kundërshtar i zellshëm i rendit të Presidentit Pervez Musharraf. Kur Musharraf shkarkoi kryetarin e Gjykatës Supreme në mars 2007, ishte Ahsan që e udhëhoqi sfidën ligjore për të rivendosur shefin e drejtësisë dhe mblodhi mijëra avokatë të cilët dolën në rrugë në shenjë proteste. Ai u arrestua disa herë gjatë periudhës së emergjencës në vitin të kaluar. Sot, ai është një anëtar i lartë i Partisë Popullore Pakistane, dikur e udhëhequr nga Benazir Bhutto, dhe një nga politikanët më të njohur të vendit.

AMR KHALED
Televangjelist mysliman • Egjipt
Një ish-llogaritar i kthyer në një evangjelist rock-star, Khaled predikon një interpretim të thjeshtë të Islamit modern për miliona shikues besnikë në të gjithë botën. Me një oratori karizmatike dhe një stil të thjeshtë, Khaled shpërndan mesazhet e integrimit kulturor dhe punën e madhe mbi mësimet se si të mund të jetojnë një jetë islamike sa më të drejtë. Edhe pse fillimet e tij Khaled i pati në Egjipt, ai kohët e fundit u zhvendos në Britanipër të këshilluar të rinjtë, të gjeneratës së dytë të myslimanëve evropianë.

ABDOLKARIM SOROUSH
Teoricien fetar • Iran
Soroush, një ish-profesor universiteti në Teheran dhe specialist në kimi, poezi sufiane dhe histori, është konsideruar gjerësisht një nga filozofët më të mëdhenj të e botës islame. Duke rënë në kundërshtim me mullahët mbi punën e tij me aktivistët demokratë të Iranit, ai është spostuar kohët e fundit në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, ku ese-të e tij, leksionet mbi filozofinë fetare dhe të drejtat e njeriut, janë të ndjekura nga afër nga lëvizja reformiste e Iranit.

TARIQ RAMADAN
Filozof, dijetar i Islamit • Zvicër
Një nga dijetarët myslimanë më të njohur dhe më të debatueshëm, Ramadan, personifikon përplasjen kulturore dhe fetare që ai pretendon ta kalojë. Përkrahësit e konsiderojnë atë një avokat të zjarrtë të integrimit mysliman në Evropë. Kritikët e tij e akuzojnë atë për anti-semitizëm dhe se ka lidhje me terroristët. Në vitin 2004, Ramadanit iu mohua viza për në SHBA për të dhënë mësim në “Notre Dame”, pasi Departamenti i Shtetit e akuzoi atë për donacione organizatave bamirëse islamike të lidhura me Hamasin.

MAHMOOD MAMDANI
Antropolog kulturor • Uganda
Lindur në Ugandë me prindër nga Azia Jugore, Mamdani u përjashtua nga vendi Idi Amin në 1972, përfundimisht u vendos në Shtetet e Bashkuara. Puna e tij shqyrton rolin e nënshtetësisë, identitetin dhe krijimi i narratives historike në Afrikën postkoloniale. Kohët e fundit, ai e ka përqendruar vëmendjen e tij mbi Islamin politik dhe politikën e jashtme të SHBA, duke argumentuar se terrorizmi modern islamik është një efekt anësor i privatizimit të dhunës në vitet e fundit të Luftës së Ftohtë. Ai jep mësim në Universitetin Kolumbia.

SHIRIN EBADI
Avokat, aktivist i të drejtave të njeriut • Iran
Femra e parë iraniane gjyqtare nën regjimin e Shah. Ebadi themeloi një praktikë studimi të ligjit, pasi ajo i hodhi jashtë rregullat e sundimit të klerikëve iranianë. Duke e mbështetur fillimisht Revolucionin Islamik, ajo mprehu dhëmbët për mbrojtjen politike të disidentëve dhe nisi fushatën për të drejtat e grave dhe fëmijëve. Një nacionaliste e ashpër që sheh papajtueshmërinë mes islamit dhe demokracisë, Ebadi është iraniania e parë e cila fitoi çmimin “Nobel” në vitin 2003.

NOAM CHOMSKY
Gjuhëtar, aktivist • SHBA
Chomsky është ndoshta më i njohur për kritikat e tij të ashpra, ndaj shtrirjes së politikës së jashtme të SHBA pas luftës së Vietnamit. Një aktivist i shquar, një diskutues i gjallë dhe një ikonë e bashkësisë së majtë ndërkombëtare. Dështimet e masmediave amerikane dhe lakmia e madhe e biznesit, janë gjithashtu edhe objektivi kryesor i kritikave të tij. Përtej provokimeve të tij politike, kontributi i Chomsky-it në gjuhën moderne është i jashtëzakonshëm, sidomos teoria e tij gramatikës gjeneruese. Autor bestsellër i më shumë se 30 librave, Chomsky ka dhënë mësim në “Massachusetts Institute of Technology” për më shumë se gjysmë shekulli.

AL GORE
Aktivist për ndryshimet klimaterike, politikan • SHBA
Nga e hiri i humbjes së zgjedhjeve presidenciale në SHBA në vitin 2000, Gore ka ardhur për të definuar rilindjen e politikës dhe hakmarrjen qysh prej vitesh. Për aktin e dytë, Gore gjeti zërin e tij të vërtetë në ngritjen e vetëdijes publike mbi efektet e ngrohjes globale. Përpjekjet e tij e kanë futur atë në një listë plot me tituj “Oskar” dhe fitues i çmimit “Nobel të Paqes”, ai sot ndoshta është njeriu me ndikim për çështjet e mjedisit.

BERNARD LEWIS
Historian • Britani/SHBA
Profesor emeritus në “Princeton University” dhe autor i dhjetëra librave, Lewis është një nga historianët më kryesorë të Lindjes së Mesme. Ai është gjithashtu një nga më të kërkuarit, pas këshilltarëve, në politikat e rajonit dhe në shoqërinë islamike. Punimet e Lewis kohët e fundit janë përqendruar në burimin e antagonizmit midis Islamit dhe Perëndimit, një konflikt që ai ia atribuon dështimit të Islamit për t’u përshtatur me modernitetin.

UMBERTO ECO
Novelist, semiologjist • Itali
I njohur për ndërlikimet, shkrimtari i shkëlqyer i novelave që mbledh ngjarjet e errëta historike me komplote komplekse dhe simbole. Eco është një nga shkrimtarët më të zgjuar të fiksionit. Dita e punës së tij, profesor i semiotikës në Universitetin e Bolonjës, i siguron atë material të mjaftueshëm për librat e tij bestseller, për të cilat kanë qenë përshkruar si i gjithanshëm në gjerësinë e tyre historike.

AYAAN HIRSI ALI
Aktiviste, politikane • Somala/Holandë
Një kritike e ashpër e Islamit për trajtimin që i bën grave. E lindur në Somali, Hirsi Ali është e njohur për mbrojtjen e plotë të Perëndimit, arsyes dhe lirinë. Rebelimi i saj publik kundër edukimit të saj islamik i ka shkaktuar një çmim të lartë: kërcënime me vdekje dhe e mbrojtur rreth e rrotull. Ajo mori famë për herë parë me aktrimin në filmin “Submission”, një film që bënte fjalë për nënshtrimin e grave myslimane. (Regjisori i filmit, Theo van Gogh, u vra nga një mysliman fanatik në Amsterdam në 2004.) Pasi u zgjodh në parlamentin holandez në vitin 2003, Hirsi Ali dha dorëheqjen nga posti i saj tre vjet më vonë, në lidhje me një skandal informacioni të rremë mbi aplikimin e saj për shtetësinë holandeze.

AMARTYA SEN
Ekonomist • Inda
Si një djalosh, Sen u bë dëshmitar i urisë shkatërruese në vitin 1943 në Bengal, ku u vranë rreth 3 milionë njerëz. Dekada më vonë, si dhe hetimet politike dhe ekonomike të Sen mbi urinë i dhanë atij famën si një nga ekonomistët më të mirë për mirëqenien në shekullin e 20-të. Përveç pohimit të tij të famshëm se uria nuk duhet të ndodhë në demokraci, Sen ishte një nga ekonomistët e parë që shqyrtoi në mënyrë empirike pabarazitë gjinore në Azi. Ai u nderua me çmimin “Nobel” në ekonomi në vitin 1998.

FAREED ZAKARIA
Gazetar, autor •SHBA
Editor i “Newsweek International”, Zakaria është një nga komentatorët dhe moderatorët më të respektuar dhe më me ndikim në çështjet ndërkombëtare. Artikulli i tij, "Pse ata na urrejnë ne?", një faqe e parë e revistës “Newsweek” në javët pas sulmeve të 11 shtatorit, ishte shpjegimi konvencional i ditës për nuancat e diskutimit ekonomik, politik dhe forcat sociale që përjashtuan shoqërinë islamike.

GARRY KASPAROV
Aktivist për demokraci, mjeshtër në shah • Rusi
Një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave në shah, Kasparov është sot një figurë kryesore e opozitës në Rusi, kritik i qëndrimit të Vladimir Putin dhe zgjedhjes së pasardhësit të tij, Dmitri Medvedev. I inatosur kundër asaj që ai e quan një "shtet policor", Kasparov kryeson koalicionin anti-Kremlinit “Rusia Tjetër”, e cila shpesh zbret në shesh në protesta pro-demokracisë. Ai kohët e fundit lançoi një "parlament alternativ" në një përpjekje për të bashkuar opozitën e vendit.

RICHARD DAWKINS
Biolog, autor • Britani
Një nga biologët e evolucionit, Dawkins arriti të krijonte një reputacion ndërkombëtar me 1976 punime. Me “The Selfish Gene” u bë i njohur për zbulimin e geneve të cilat garojnë për t’u zhvilluar. Ai zotëron një aftësi të njohur për të sintetizuar dhe komunikon ide komplekse shkencore me publikun e gjerë. Ai është ndoshta më i njohur sot për kritikën e tij për “Krijimin dhe Fenë”. Një ateist i thekur, punimet e tij më të fundit janë bestselleri, “The God Delusion”, e cila është një mbrojtje të fuqishme e shkencës dhe arsyes.

MARIO VARGAS LLOSA
Novelist, politikan • Peru
Një gjigant i literaturës latino-amerikane, Vargas Llosa ka shkruar veprat e dhjetëra fiction-ve, drama, kritikë fetare, letrare dhe ka mbi shpatulla dekada karrierë. Ai është një firmë e njohur mbi denoncimin e pushtetit, padrejtësitë dhe tiraninë e diktatorëve, ndërsa i lëviz siguruar nga mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe asaj individuale. Ai shkruan shpesh mbi çështjet politike dhe është një kolumnist.

2 vota. Mesatarja e 1.50 të 5.

Komentet

    • 1. Më 21/08/2010
    228asb

    Exclusive shop of GHD Straightener, fashional hairdressing tools [url=http://www.ghd-
Abonohu:
Adresa e-mail