Gazetarët më të famshëm të botës

Shkruar nga Blendina Cara

e shtunë , 31 janar 2009

Gazetaria është skica e parë e historisë, thotë një shprehje. E në fakt, kemi parë gazetarë e reporterë lufte, të cilët kanë rrezikuar jetën e tyre për shkuar pas lajmit të dukshëm e pas atyre që s’dukeshin. Ka nga ata që kanë humbur jetën në fushën e luftës, siç është Robert Capa, një prej fotoreporterëve më të njohur të botës. Ai mendonte se “nëse fotot e tua nuk janë të mira sa duhet, atëherë s’ke qenë aq afër sa duhet” dhe për këtë arsye ishte gjithnjë në qendër të ngjarjeve. Fotografitë e ushtarëve në llogore gjatë luftës civile në Spanjë e bënë atë të famshëm në gjithë botën. Ai humbi jetën në kampin e luftës, i vrarë nga një minë në Vietnam. Ernest Hemingway e ka nisur karrierën e tij si reporter, duke kaluar nga shkrues me nxitim i letërsisë në shkrimtar të mirëfilltë. Statusi formal i gazetarisë ka variuar historikisht dhe vazhdon të marrë forma të ndryshme gjerësisht, nga vendi në vend. Censura, kufizimi dhe shtypja aktive e gazetarëve vazhdojnë të shkaktojnë fërkime të herëpashershme në shumë vende. Rritaj e shpejtë e teknologjisë së internetit, veçanërisht e forumeve të ndryshme me lajme e ka destabilizuar gazetarinë tradicionale, siç kuptohet nga praktikuesit e saj. Kjo nuk e zbeh aspak përkushtimin e gazetarëve të njohur të kohëve moderne, të cilët vazhdojnë të shkojnë atje ku është lufta, siç është Christiane Amanpour, apo intervistues të kalibrit të parë siç është Larry King. Një ndër ikonat e gazetarisë është padyshim Oriana Fallaci. Ajo njihet më së shumti si një intervistuese politike që s’bënte kompromise, apo siç e ka përcaktuar Elizabeth Mehren në “Los Angeles Times”, “gazetarja, së cilës asnjë figurë botërore nuk i thoshte jo”. Të intervistuarit nga ajo përfshijnë Henry Kissinge, Slufikar Ali Bhutto etj. E famshme po aq sa figurat që ka intervistuar, ajo ishte një mendimtare e lirë dhe e përkushtuar me pasion ndaj profesionit të saj. “Në çdo eksperiencë profesionale unë kam pjesë të zemrës së shpirtit tim; dhe unë marrë pjesë në atë që dëgjoj edhe mua mund të më takonte që të mbaja qëndrim e jo të përfshihesha”, ka thënë ajo. Një gazetar tjetër italian është Indro Montanelli, i cilësuar si një prej më të mëdhenjve të shekullit të 20-të. Ai është shquar për stilin e tij të veçantë, i cili e armiqësoi me shumë kolegë të tijtë. Në vitin 1977, ai u qëllua nga terroristët e “Brigadës së Kuqe” katër herë në këmbë në Milano.
 

Oriana Fallaci
1929 - 2006
Italiania Fallaci ishte një prej gazetareve më të njohura në botë. Partizane në Luftën II Botërore, karriera e saj ishte e suksesshme dhe shumë herë e debatueshme. Ajo ka intervistuar disa prej njerëzve më të rëndësishëm në botë, si Dalai Lama, Henry Kissinger, Shahu i Irani, Ayatollah Khomeini, Ëilly Brandt, Zulfikar Ali Bhutto, Ëalter Cronkite, Muammar al-Gaddafi, Federico Fellini, Sammy Davis Jr, Nguyen Cao Ky, Yasir Arafat, Indira Gandhi, Alexandros Panagoulis, , Golda Meir, Haile Selassie, Sean Connery dhe Lech Ëalesa. Kur doli në pension ajo u kthye në qendër të vëmendjes pas botimit të disa artikujve që kritikonin islamin. Vdiq nga kanceri në Nju Jork.

Ernest Hemingway
1899 - 1961
Shkrimtari i njohur, Ernest Hemingway, e nisi karrierën e tij si një reporter i zakonshëm për gazetën “Star” në Kansas Siti. Pasi SHBA hynë në Luftën I Botërore, ai u bashkua me vullnetarët e njësisë së ambulancës në ushtrinë italiane. Ai shërbeu në front dhe u plagos e më pas u dekorua nga qeveria italiane. Pas kthimit të tij në SHBA u bë reporter për shumë gazeta kanadeze dhe amerikane dhe u kthye në Evropë. Në vitin 1937 ai udhëtoi drejt Spanjës për të mbuluar ngjarjet e Luftës Civile atje dhe mendohet se shumë prej ngjarjeve që ai ka përjetuar janë kthyer në burim materiali për shumë prej romaneve që i dhanë famën.

Indro Montanelli
1909 - 2001
Indro Montalli është gazetari dhe historiani italian me një stil unik dhe është cilësuar si një prej gazetarëve italianë më të mëdhenj të shekullit të 20-të. Përgjatë gjithë karrierës së tij ai mbajti një stil veçanërisht jo diplomatik dhe kjo e bëri jopopullor mes homologëve dhe punëdhënësve të tij. Këtë ai e dëshmon më së miri në librin e tij “La steça nel boro”, ku është një listë e artikujve të tij ndërmjet 1974-1994 në gazetën “Il Giornale”, të cilën ai e themeloi pasi u pushua nga puna në gazetën “Il Corriere della Sera”. Në vitin 1977 ai u qëllua nga terroristët e “Brigadës së Kuqe” katër herë në këmbë në Milano.

Larry King
King e nisi karrierën e tij si një gazetar lokal në Florida në vitet ’50. Ai u bë shumë shpejt i njohur në gjithë vendin nëpërmjet një programi radiofonik, e më pas fama e tij u përhap në gjithë botën kur filloi me programin “Larry King Live” në “CNN”, i cili filloi në vitin 1985. Ai njihet në SHBA dhe në gjithë botën si një prej intervistuesve kryesorë në një emision televiziv të kohëve moderne. Larry King ka bërë rreth 40 mijë intervista me politikanë, atletë, njerëz të artit dhe njerëz të përfshirë në shtyp. Ai ka fituar disa çmime si “Emmy Award”, “Peabody Award” dhe dhjetë “Cable ACE Awards”.

Christiane Amanpour
Ajo është reporterja femër më e njohur në botë. Ajo filloi punë në vitin 1983 në “CNN” si asistente e sektorit të Çështjeve Ndërkombëtare. Në vitin 1989 ajo shkoi në Frankfurt nga ku raportoi për revolucionet demokratike që kishin përfshirë Evropën Lindore. Ishte raportimi i saj mbi luftën e Gjirit Persik, e pasuar nga pushtimi i Kuvajtit nga Iraku që e bënë atë të famshme. Më pas ajo raportoi nga lufta boshnjake dhe zona të tjera konflikti. Raportimi i saj emocional nga Sarajeva i bëri shikuesit dhe kritikët të vënë në pikëpyetje objektivitetin e saj profesional, ndaj të cilit ajo reagoi, “Ka disa situata, kur një njeri nuk mund të jetë neutral sepse nëse je neutral je bashkëpunëtor”.

Tim Judah
Tim Judah është një reporter i vijës së parë të “The Economist”. Ai është diplomuar nga shkolla e Ekonomisë së Londrës dhe për drejtësi e diplomaci në universitetin “Tufts”. Ai ka punuar për BBC përpara se të bëhej korrespondent i Ballkanit për “The Times” dhe “The Economist”. Ai ka raportuar nga Kosova dhe ka shkruar për “The New York Review of Books”, “The Observer”, “The Sunday Telegraph” dhe “The Guardian Weekend”.  

Robert Capa
1913-1954
Është një prej fotoreporterëve më të famshëm të botës. Ai mendonte se “nëse fotot e tua nuk janë të mira sa duhet, atëherë s’ke qenë aq afër sa duhet” dhe për këtë arsye ishte gjithnjë në qendër të ngjarjeve. Fotografitë e ushtarëve në llogore gjatë luftës civile në Spanjë e bënë atë të famshëm në gjithë botën. Ai humbi jetën në kampin e luftës, i vrarë nga një minë në Vietnam.

Katharine Graham
1917
Ajo është model për femrat gazetare. Filloi në “Washington Post” pas vdekjes së bashkëshortit të saj. Ajo ndoqi hapat e babait të saj, i cili kishte blerë dhe ndërtuar gazetën. Ajo s’kishte zgjedhje tjetër vetëm të mësonte biznesin e botimit të gazetës. Në këtë proces ajo e rindërtoi nga e para gazetën dhe u dha mundësinë reporterëve të punonin në mënyrë të pavarur. Nën drejtimin e saj “Washington Post” nxori historinë e “Watergate”.

Ben Bradlee
1921
Kryeredaktori i “Washington Post” ishte i përfshirë në mënyrë aktive në zhvillimin e dy prej historive më të mëdha të gazetës, “Pentagon Papers” dhe “Watergate”. I mbështetur nga vendimi i Gjykatës së Lartë që garantoi lirinë e shtypit ai mbikëqyri botimin e artikujve dhe dokumenteve “top secret” mbi luftën në Vietnam. Ai gjithashtu autorizoi reporterët Bernstein dhe Woodward të punojnë për “Watergate”.

Seymour Hersh
1937
Reporter investigues i cili punoi në fund të viteve ’60, ai publikoi historinë e masakrës së civilëve vietnamezë në Mai Lai nga trupat amerikane, gjatë luftës së Vietnamit. Ngjarja u botua nga 36 gazeta dhe i dha atij çmimin “Pulitzer”. Ai vazhdoi të ndiqte histori të tjera teksa punonte për “The Neë York Times” duke nxjerrë në shesh spiunimin e paligjshëm të qytetarëve amerikanë dhe sekretin e përpjekjeve të CIA-s për të rrëzuar liderin e Kilit.

Carl Bernstein dhe Bob Woodward
1944
1943
Dy reporterët investigativë, të cilët konsiderohen si dy njerëzit që ndryshuan mënyrën se si ne mendojmë për politikën. Dy gazetarët e “Washington Post” ndoqën skandalin “Watergate” si skuadër. Ato shfrytëzuan një sërë burimesh për të bërë të plotë historinë e presidentit Nixon dhe të të tjerëve, të përfshirë në skandal. Puna e Bernstein dhe Woodward bëri që ato të fitonin një çmim “Pulitzer” për gazetën ku punonin.

Daniel Pearl
1963 – 2006
Daniel Pearl është një gazetar amerikan që u rrëmbye dhe vra në Pakistan. Në kohët e rrëmbimit të tij, Pearl shërbente si përgjegjës për raportimin nga Azia Jugore për “Wall Street Journal”, sektorin e vendosur në Mumbai. Ai po hetonte ngjarjen e Richard Reid, një person me bombë në këpucë dhe krijoi lidhje me Al Kaedën dhe Shërbimin Informativ të Pakistan, arsye për të cilën shkoi në vend, ku iu pre koka. Në mars 2007 në një seancë në Guantanamo, Khalid Sheikh Mohammed pranoi se ai personalisht e kishte ekzekutuar Pear.

Tirana Observer

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail