6 letra të hapura që ndryshuan botën

Shkruar nga T.O.   
e mërkurë , 18 shkurt 2009
Historia e letrave është plot me letra të rëndësishme. Ka nga ato që janë shkruar me qëllimin se do të lexoheshin nga një audiencë e gjerë. Këto janë gjashtë prej tyre; gjashtë ndër më të mirat, ose të paktën ato që kanë patur më shumë influencë në të gjitha kohërat.

1. Letër nga burgu i Birmingamit

Dërgon: Martin Luther King, Jr.
Merr: “Vëllezërit klerikë”
Pjesa kryesore: “Padrejtësia e përhapur është një kërcënim për drejtësinë gjithandej”; “Kushdo që jeton brenda Shteteve të Bashkuara kurrë nuk mund të konsiderohet një i jashtëm kudo qoftë brenda kufijve të shtetit”.

Martin Luther King Jr. u burgos në Birmingham, Alabama, pas një proteste paqësore kundër ndarjes racore në vitin 1963. Në 16 prill, 1963, King shkroi letrën e famshme nga burgu i Birmingamit, që u printua tek “The Christian Century”, “The Atlantic Monthly” dhe në librin e King, “Why we can’t wait” (Pse të presim). Letra me 11 faqe ishte reagim ndaj pohimit të klerikëve në Alabama, ku klerikët bënë thirrje që izolimi të marrë fund dhe kjo çështje të zgjidhjet nga gjykata.

2. Deklarata e një ushtari
Dërgoi: Siegfried Sassoon
Merr: Lidershipi ushtarak britanik
Pjesa kryesore: “Unë besoj se Lufta e Parë Botërore po zgjatet qëllimisht nga ata që kanë pushtetin t’i japin fund”.

Në vitin 1917, Siegfried L. Sasson, një poet britanik, shërbeu si ushtar në Luftën e I Borërore. Ai u plagos dhe mori shumë dekorata për guximin dhe trimërinë. Kur u thirr të kthehej, ai shkroi se lufta po zgjatej më kot. Ai fliste në emër të gjithë ushtarëve me ato fjalë të guximshme. Kjo letër ishte edhe më e rëndë sepse rendiste vuajtjet pa fund të ushtarëve që vepronin kundër vullnetit të tyre.

3. Letra “J’accuse!”
Dërgoi: Émile Zola
Merr: Felix Faure (Presidenti i Francës)
Pjesa kryesore: “Si mund të shpresojë dikush që një këshill lufte të shembë atë që ka bërë një këshill lufte?”

Çështja “Dreyfus” ishte një skandal politik në Francë në fund të shekullit të 19-të. Kapiteni hebre Alfred Dreyfus u dënua për tradhti dhe u dënua, në bazë të evidencave të dyshimta. Më vonë, evidencat treguan se krimin e kishte kryer Ferdinand Walsin Esterhazy. Gjyqtarët i kishin shpërfillur provat, duke sjellë kështu vdekjen e Dreyfus. Ato i botoi Emile Zola.

4. Letër e hapur për Bordin e Shkollës në Kansas
Dërgoi: Bobby Henderson
Merr: Bordi i Shkollës në Kansas
Pjesa kryesore: “Unë dhe shumë të tjerë në të gjithë botën besojmë fuqishëm se universi është krijuar nga Përbindshi Fluturues i Makaronave”. “Ju mund të jeni të interesuar të dinë se ngrohja globale, tërmetet, tornadot dhe fatkeqësi të tjera natyrore janë efekt i drejtpërdrejtë e zvogëlimit të numrit të piratëve pas viteve 1800.

Në vitin 2005, Bordi i Shkollës së Kansasit mbajti një seri seminaresh, ku diskutohej nëse teoria e Dizajnit Inteligjent duhet të studiohej përgjatë evolucionit në klasa. Seancat ngjallën debate dhe Bordi miratoi standardeve të shkencës së re, që përfshinte mësimet e Dizajnit Inteligjent në klasa. Pa u përfshirë në përmbajtje politike apo teologjike, dërguesi i kërkoi bordit të përfshinte edhe besimin e ri në Kishën e Përbindëshit Fluturues të Makaronave.

5. Letra për obesitetin
Dërgon: William Banting
Merr: Publiku, në veçanti, njerëzit e shëndoshë
Pjesa kryesore: “Edhe pse nuk kam masë aq të madhe, kur u ula të lidh këpucët e kisha të pamundur të veproja pa u vënë në vështirësi, gjë të cilën vetëm një njeri obes mund ta kuptojë.

Në vitin 1863, William Banting, një sipërmarrës mbipeshë anglez, vendosi të mbajë dietë. Ai humbi 35 paund për 38 javë. Ai shkroi për dietën e tij ku propozonte një dietë me katër vakte, me proteina, perime, fruta dhe verë, duke hequr ushqime të larta me karbohidrate dhe yndyrë. Dieta e tij fitoi popullaritet dhe është baza e dietave moderne sot. Ai arriti të dobësohej edhe pse hante shumë; sekreti thotë se është përmbajtja.

6. Letër për të droguarit pas kompjuterëve  
Dërgon: Bill Gates
Merr: Të droguarit pas kompjuterit
Pjesa kryesore: “Fakti është se askush përveç nesh ka fituar kaq shumë para në softuere të shpikura për qejf”.

Në vitin 1976, Bill Gates ishte i shqetësuar sepse softueri “Micro-Soft” po kopjohej falas, madje edhe shitej për qëllime përfitimi. Gates dhe kolegët e tij shkruan një version të gjushë së programimit bazë, që u bë e njohur me të droguarit pas kompjuterëve.
Tirana Observer
Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

    • 1. Më 21/08/2010
    228asb

    Exclusive shop of GHD Straightener, fashional hairdressing tools [url=http://www.ghd-
Abonohu:
Adresa e-mail