STUDENTI I SË DREJTËS “ne jemi nën kushtetutën, por kushtetuta është ajo çfarë gjyqtarët thonë se është”. (charles evans hughes)
STUDENTI I SË DREJTËS

Përmbledhje...

Artikuj që japin Lajme në trajtë të përmbledhur... Burimi kryesor, paraprakisht deri tani është gazeta "Tirana Observer", me të cilën kemi leje të posaçme transmetimi, në të kundërt për çdo rast do mundohemi të tregojmë burimet apo të drejtat autoriale p
  • G20, kush jane keto shtete dhe detajet e tyre

    31.03.2009
    Pas takimit që organizuan nëntorin e kaluar në Uashington, liderët e G20, grupimit të themeluar në vitin 1999 do të takohen në Londër më 2 prill. Ja te gjitha detajet per shtetet pjesemarrese ...
    Pritshmëria është e madhe, edhe pse disa analistë thonë se edhe në këtë takim nuk do të merret ndonjë masë konkrete dhe e përbashkët në lidhje me mënyrat e rrugët për daljen nga kriza financiare. Më poshtë janë skedat e vendeve pjesëmarrëse dhe objektivave të tyre kryesorë që do të synojnë të arrijnë në takim


    Kanadaja

    Popullsia: 33 milionë banorë
    GDP: 1.564 trilionë dollarë
    Kryeministër Stefen Harper

    Ky vend nuk ka qenë kurrë shumë bashkëpunues për sa i përket kontributit personal në zgjidhjen e krizës globale, duke ia lënë gjithë barrën e problemeve fqinjit të saj jugor, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shpreson shumë në vendimet e Amerikës, duke pritur që zgjidhja të vijë prej andej.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës

    Popullsia: 304 milionë banorë
    GDP: 14.33 trilionë dollarë
    President Barak Obama

    Presidenti i vendit, Barak Obama, shpresoi që të ndante edhe me vende të tjera peshën e stimulit ekonomik botëror, që ka rënë mbi supet e taksapaguesve amerikanë dhe të binte dakord për reformat e institucioneve financiare për rikthimin e besimit. Por këto shpresa janë pakësuar ndjeshëm javët e fundit, duke qenë se kryesisht evropianët janë kundër shpenzimeve të mëtejshme financiare. Ata janë për rikonfigurimin e një regjimi rregullator që duhet të jetë shumë më i rreptë nga sa do të donin Shtetet e Bashkuara.

    Meksika

    Popullsia: 110 milionë banorë
    GDP: 1,143 trilionë dollarë
    President Felipe Calderon

    Lideri meksikan vjen me kërkesën për një rikompozicionim të organeve financiare botërore në kushtet e krizës ekonomike. Sikundër edhe Brazili, Calderon i Meksikës u takua me Presidentin francez, Sarkozi, dhe ra dakord për një ridimensionim të rendit ekonomik botëror dhe goditje ndaj spekulimeve të papërgjegjshme dhe të parregullta. Ai kërkon gjithashtu edhe zgjerimin e G20 në mënyrë që në të të përfshihen edhe tregjet në zhvillim si ai i Meksikës.

    Brazili

    Popullsia: 196 milionë banorë
    GDP: 1665 trilionë dollarë
    President Iniacio Lula de Silva

    Presidenti Lula kërkon që Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore të shtojnë kreditë ndaj ekonomive më problematike dhe ka kërkuar që organizatat botërore të financave të jenë më demokratike. Brazili së bashku me Rusinë, Indinë e Kinën kanë kërcënuar se do të heqin fondet e tyre nga FMN nëse ajo nuk do të ketë më shumë zë në vendimmarrje.

    Argjentina

    Popullsia: 40 milionë banorë
    GDP: 338.7 trilionë dollarë
    Presidente Kristina Kirshner

    Liderja argjentinase kërkon reforma të sistemit financiar, ndërkohë që kriza e ka goditur rëndë vendin amerikanojugor me një inflacion gjithnjë e në rritje dhe gjithashtu me një rritje të ndjeshme të çmimeve. Ajo do të kërkojë edhe barazi më të madhe në përfaqësimin e vendeve të ndryshme në organizatat ndërkombëtare si ato financiare, ashtu edhe ato të Kombeve të Bashkuara.

    Britania e Madhe

    Popullsia: 61 milionë banorë
    GDP: 2.787 trilionë dollarë
    Kryeministër Gordon Braun


    Nëntorin e kaluar, kur liderët botërorë u takuan në Uashington, Braun përfitoi nga rasti për të ftuar të gjithë pjesëmarrësit në një takim të organizuar nga Britania. Në atë periudhë Braun mori shumë lavdërime për mënyrën se si e përballoi turbullirën e krizës, deri në atë moment. Ndërkohë, ambiciet më të mëdha për G20 nuk janë më ato që u parashtruan në nëntor, megjithatë, Braun vazhdon me këmbëngulje ta quajë organizimin e takimit në Londër një sukses të tij personal e ta përdorë si një aset politik për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.


    Bashkimi Evropian

    Popullsia: 491 milionë banorë
    GDP: 1885 trilionë dollarë
    Presidenti i radhës, Kryeministri çek, Mirek Topolanek (tashmë ishkarkuar me votëbesim nga parlamenti çek- SD)

    Topolanek përfaqëson qëndrimin e përbashkët të vendeve të Bashkimit Evropian që bie në kundërshtim me planifikimin e stimujve të tjerë fiskalë. Evropianët janë të mendimit se paratë e derdhura deri më tani janë mjaftueshëm dhe se krizës i duhet një rishikim i sistemit rregullator. Megjithatë, personalisht Topolanek është më shumë pro qëndrimit amerikan dhe britanik për çështjen


    Rusia

    Popullsia: 141 milionë banorë
    GDP: 1757 trilionë dollarë
    President Dimitri Medvedev

    Presidenti do të bëjë vizitën e tij në Londër për takimin e G20. Qëllimi i tij i parë politik në këtë rast do të jetë vendosja e një marrëdhënieje me Presidentin amerikan, Obama. Në Londër do të zhvillohen edhe takimet e para mes të dy presidentëve. Ekonomikisht Rusia do të kërkojë që të minojë dollarin si monedha dominante sot për sot në glob. Një javë më parë, Rusia zhvilloi bisedime me Kinën, Brazilin, Indinë mbi një propozim për një monedhë të re ndërkombëtare.


    Kina

    Popullsia: 1.3 miliardë banorë
    GDP: 4.222 trilionë dollarë
    President Hu Jintao

    Kina preferon që të mbajë një profil të ulët në takime të tilla, duke shmangur çdolloj roli udhëheqës. Megjithatë, Presidenti Hu do të vihet nën presion për të rritur rolin e vendit të tij në kontributin ndaj FMN-së. Ka shumë mundësi që ai të theksojë se kontributi më i madh që mund të japë Kina për krizën botërore është të vazhdojë të mbajë në gjendje të mirë ekonominë e saj



    Arabia Saudite

    Popullsia: 28 milionë banorë
    GDP: 4677 miliardë dollarë
    Mbreti Abdul Azis Al Saud


    Arabia Saudite është i vetmi vend i OPEC që është njëherazi edhe anëtar i G20 dhe do të përfaqësojë në takim si interesat e kartelit të naftës, ashtu edhe ato të botës arabe. Me krizën ekonomike botërore që ka ulur ndjeshëm kërkesën për naftë, çmimet e karburanteve kanë rënë edhe pse OPEC ka tentuar të ulë prodhimin. Mbreti kërkon të shohë shpresë për përmirësim të situatës që do të pasqyrohej menjëherë në tregjet e naftës.



    Afrika e Jugut

    Popullsia: 49 milionë banorë
    GDP: 3004 miliardë dollarë
    Presidenti Kgalema Motlanthe


    Afrika e Jugut vjen me shpresën se Perëndimi nuk do ta harrojë Afrikën dhe veçanërisht angazhimet e marra në takimin e 2005 në Gleaneagles të Skocisë gjatë takimit të G20. Ajo do të nxisë për ndërmarrjen e veprimeve konkrete nga ana e botës së zhvilluar. Afrika e Jugut ka një kontroll shumë të fortë mbi sektorin e saj financiar dhe u ka bërë ballë të gjitha kërkesave të ndërkombëtarëve për të zbatuar një politikë më të lirë. Të njëjtën gjë do të vazhdojë t‘ua kërkojë edhe vendeve të tjera për të dalë nga kriza.


    India

    Popullsia: 1.1 miliardë banorë
    GDP: 1.237 trilionë dollarë
    President Manmohan Singh


    Për Kryeministrin 76-vjeçar të Indisë, G20 është para së gjithash një mundësi për t‘u përfaqësuar dhe për t‘i dhënë një nxitje profilit të vendit, si dhe një vend për të demonstruar arritjet ekonomike të Indisë, dy javë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në vend. Partia e Kongresit që drejton koalicionin qeverisës ka thënë se Singh do të vazhdojë të jetë Kryeministër në rast se do të fitojë zgjedhjet, edhe pse ai sapo e ka marrë veten nga një operacion i fundit në zemër


    Indonezia

    Popullsia: 238 milionë banorë
    GDP: 4968 miliardë dollarë
    President Susilo Bambang Yudhoyono


    Presidenti do të këmbëngulë për krijimin e një "fondi mbështetës për shpenzimet" që do të ndihmojë vendet në zhvillim për të mbështetur programet e rimëkëmbjes ekonomike.


    Australia

    Popullsia: 21 milionë banorë
    GDP: 1069 trilionë dollarë
    Kryeministër Kevin Rudd

    Kryeministri australian do të kërkojë për rritjen e një koordinimi më të madh ndërkombëtar. Ekonomia e kontinentit ende nuk ndodhet në recesion, por të gjitha shenjat janë për një përkeqësim të situatës. Kryeministri do të kërkojë edhe reformim të FM-së dhe vendosjen e Kinës në qendër të qeverisjes globale, si dhe dhënien e një roli më të madh në qeverisjen globale G20


    Turqia

    Popullsia: 72 milionë banorë
    GDP: 798.9 miliardë dollarë
    Kryeministër Rexhep Taip Erdogan


    Turqia pritet të diskutojë çështjen e një sistemi paralajmërues të FMN-së, që duhet riparë në kushtet e reja të krijuara nga kriza. Për shkak të numrit të madh të investimeve të huaja me të cilat Turqia është mësuar këto vitet e fundit, ka mundësi që të kërkojë edhe marrjen e masave dhe sigurive kundër politikave të mundshme proteksioniste të shteteve të ndryshme. Për Turqinë, kjo do të thoshte një reduktim të menjëhershëm të sasisë së parave që hyjnë në vend.


    Japonia

    Popullsia: 127 milionë banorë
    GDP: 4844 trilionë dollarë
    Kryeministër Taro Aso

    Japonezët përkrahin politikën e Shteteve të Bashkuara për sa i përket sasisë së madhe në shpenzimet publike. Qeveria e Aso ka premtuar shpenzimin e 3 trilionë jenëve të tjerë për të stimuluar ekonominë e vendit që është në recesion.


    Koreja e Jugut

    Popullsia: 48 milionë banorë
    GDP: 8575 miliardë dollarë
    President Lee Myung Bak

    Presidenti do të përqendrohet në shuarjen e dyshimeve nga ana e vendeve të tjera se Koreja ndodhet në një situatë të rëndë financiare. Ai do të përfitojë nga rasti për një takim dypalësh me Presidentin amerikan.


    Gjermania

    Popullsia: 82 milionë banorë
    GDP: 3818 trilionë dollarë
    Kancelare Angela Merkel

    Gjermania ndodhet në krye të opozitës që disa vende evropiane u bëjnë kërkesave të amerikanëve për shtimin e paketave stimuluese fiskale. Merkel është plotësisht kundër futjes së parave të tjera në ekonominë kombëtare, të paktën për momentin. Gjermania ka zgjedhjet e përgjithshme përpara, në shtator dhe Merkel e politikanë të tjerë do të përfitojnë nga rasti për t‘i treguar elektoratit të tyre se masa që kanë marrë është në të mirë të vendit.

    Franca

    Popullsia: 64 milionë banorë
    GDP: 2978 trilionë dollarë
    President Nikolas Sarkozi

    Presidenti Sarkozi do të kërkojë veprime të menjëhershme për të rregulluar tregjet financiare. Ai kërkon kontroll të rreptë ndaj fondeve private të investimeve, "parajsave fiskale" dhe forcim të mëtejshëm të rolit të FMN-së. Por ndoshta mund të bëjë lëshime për sa u përket paketave stimuluese, duke qenë se borxhi shtetëror i kalon të 1.2 trilionë eurot.


    Italia

    Popullsia: 58 milionë banorë
    GDP-ja: 2399 trilionë dollarë
    Kryeministër Silvio Berluskoni

    Italia aktualisht kryeson presidencën e G20 dhe Berluskoni do të organizojë takimin e radhës në korrik. Ai shpreson se G20 do të jetë produktive për sa u përket vendimmarrjeve të ndryshme në lidhje me rregullat e reja të financave dhe ekonomisë.

  • 10 shkrimtaret e famshem qe kane provuar burgun

    Shkruar nga Blendina Cara   
    e martë , 27 janar 2009

    Disa prej mendjeve më të mëdha letrare në histori janë gjendur shpesh në telashe me ligjin. Ndërkohë që pjesa më e madhe ia dilte mbanë që t’u shpëtonte problemeve për shkak të famës së tyre, ka dhe nga ata që s’ia kanë arritur t’ia hedhin paq dhe janë detyruar të kalojnë një periudhë në burg. Disave prej këtyre shkrimtarëve, kjo u ka shkatërruar karrierën, ndërsa për të tjerë burgu ka shërbyer si formues i karrierës letrare. Një prej tyre është Miguel de Cervantes. Për shkak të problemeve financiare, Cervantes punoi si furnitor për “Spanish Armada” e më pas si mbledhës taksash. Në vitin 1597, për shkak të mospërputhjeve në llogaritë e tij të para tre viteve ai përfundoi në burgun “Crown Jail” të Seviljes. Në vitin 1605 ai ishte në Valladolid, kur suksesi i menjëhershëm i pjesës së tij të parë të librit “Don Kishoti”, sinjalizoi kthimin e tij në botën letrare. Një tjetër ishte Volteri. Që herët Volteri kishte probleme me autoritet për shkak të sulmeve të tij energjike ndaj qeverisë dhe kishës katolike. Këto aktivitete bënë që ai të burgosej dhe dëbohej disa herë. Në vitin 1717 ai u përfshi në komplotin e Giulio Alberonit kundër dukës së Orleanit. Ai u akuzua se kishte shkruar vjersha satirike kundër aristokracisë dhe për këtë u dënua në Bastijë për 11 muaj. Edhe Oscar Wilde ka qenë për disa kohë në burg. Wilde u dënua pasi u akuzua për “sjellje të turpshme” duke u detyruar të kryente dy vjet punë të rëndë. Pasi doli nga burgu ai u largua na Britania dhe s’u kthye më kurrë aty. Ai u burgos fillimisht në Pentonvil, më pas në burgun Uandsuorth në Londër dhe më pas u transferua në burgun “Rading Prison”. Është i famshëm dënimi i gjatë i rusit Solzhenitsyn. Në shkurt të vitit 1945, teksa shërbente në Prusinë Lindore ai u arrestua se kishte shkruar fjalë fyese në një letër dërguar mikut të tij, mbi trajtimin e luftës nga Josef Stalin. Ai u akuzua për propagandë dhe u dënua me tetë vjet punë në kamp, si dhe me ekzil të përjetshëm në Siberi.

    Njerëz të famshëm të arrestuar 

    Al Pacino

    Al Pacino u bë i njohur në rolin e një gangsteri tek “Njeriu me shenjë”. Armët kanë qenë gjithashtu pjesë reale e jetës së aktorit, i cili në vitin 1961 u dënua me tre ditë pasi mbante në makinë armë pa leje dhe tre personat që ishin në makinë me të mbanin maska dhe dorashka të zeza.

    Frank Sinatra

    Arsyeja e arrestimit të këngëtarit të madh amerikan, Frank Sinatra mund të duket qesharake në ditët e sotme. Në vitin 1938 ai u arrestua në Nju Xhersi dhe u dënua pasi kishte lidhje me një grua të martuar. Ai nuk vuajti dënim pasi akuza ra poshtë pas disa kohësh.

    Mel Gibson

    Në vitin 2006 aktori i njohur Mel Gibson u përfshi në një sërë incidentesh një ndër të cilat ishin komentet e tij në lidhje me hebrejtë. Arrestimi i tij ndodhi në korrik 2006 pasi policia e ndaloi teksa ngiste makinën në gjendje të dehur, një arsye kjo që ka bërë shumë persona hollivudianë të kalojnë të paktën një natë në burg.

    Mike Tyson

    Ish kampioni i boksit, Myke Tyson është arrestuar dy herë. Një herë në vitin 2004 dhe një herë në vitin 2006. Në vitin 2006 ai u arrestua pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe për mbajtje kokaine teksa po dilte nga një lokal në Arizona. Ai qëndroi një natë në burg dhe doli pasoi pagoi garancinë.

    Nelson Mandela

    Nelson Mandela është një ndër të burgosurve më të famshëm në botë. Kanë qenë pikërisht 27 vitet e tij në burg, të cilat e kanë bërë një personazh aq të famshëm. Pas daljes nga burgu, Mandela u bë presidenti i parë i Afrikës së Jugut i zgjedhur në zgjedhje plotësisht demokratike.

    Sophia Loren

    Sophia Loren është një ndër aktoret dhe femrat më të famshme në botë e jo vetëm në Itali. Në vitin 1982 fotot e saj pushtuan faqet e para të gazetave, jo për bukurinë e saj, por për problemet me ligjin. Ajo u dënua me 18 ditë burg për shkak se kishte shmangur taksat, por kjo s’e dëmtoi popullaritetin e saj.

    Bill Gates

    Bill Gates është ndër njerëzit më të pasur në botë, por para shumë viteve ka pasur raste, kur nuk u ka qëndruar larg telasheve. Para tridhjetë vitesh ai është arrestuar pasi ka shkelur rregullat e trafikut, por detajet kanë humbur me kalimin e viteve.

    Miguel de Cervantes
    1547 – 1616
    Për shkak të problemeve financiare, Cervantes punoi si furnitor për “Spanish Armada” e më pas si mbledhës taksash. Në vitin 1597, për shkak të mospërputhjeve në llogaritë e tij të para tre viteve ai përfundoi në burgun “Crown Jail” të Seviljes. Në vitin 1605 ai ishte në Valladolid, kur suksesi i menjëhershëm i pjesës së tij të parë të librit “Don Kishoti”, sinjalizoi kthimin e tij në botën letrare. 

    Volteri
    1694 – 1778
    Që herët Volteri kishte probleme me autoritet për shkak të sulmeve të tij energjike ndaj qeverisë dhe kishës katolike. Këto aktivitete bënë që ai të burgosej dhe dëbohej disa herë. Në vitin 1717 ai u përfshi në komplotin e Giulio Alberonit kundër dukës së Orleanit. Ai u akuzua se kishte shkruar vjersha satirike kundër aristokracisë dhe për këtë u dënua në Bastijë për 11 muaj.

    Aleksandr Solzhenitsyn
    1918 – 2008
    Në shkurt të vitit 1945, teksa shërbente në Prusinë Lindore ai u arrestua se kishte shkruar fjalë fyese në një letër dërguar mikut të tij, mbi trajtimin e luftës nga Josef Stalin. Ai u akuzua për propagandë dhe u dënua me tetë vjet punë në kamp, si dhe me ekzil të përjetshëm në Siberi.

    Oscar Wilde
    1854 – 1900
    Wilde u dënua pasi u akuzua për “sjellje të turpshme” duke u detyruar të kryente dy vjet punë të rëndë. Pasi doli nga burgu ai u largua na Britania dhe s’u kthye më kurrë aty. Ai u burgos fillimisht në Pentonvil, më pas në burgun Uandsuorth në Londër dhe më pas u transferua në burgun “Rading Prison”.

    William Burroughs
    1914 – 1997
    Shkrimtari amerikan Burrough kaloi 13 ditë në burg pasi qëlloi dhe vra gruan e tij, Joan Vollmer në një lojë të quajtur “Vilhelm Tel”, gjatë një feste, ku të gjithë ishin të dehur në qytetin e Meksikos. Ai kaloi 13 ditë në burg përpara se të mbërrinte vëllai i tij, i cili mendohet se u dha ryshfet zyrtarëve meksikanë për ta liruar.

    Thomas More
    1478 – 1535
    Thomas More ishte një avokat dhe shkrimtar anglez, i cili gjatë jetës së tij fitoi reputacionin e një studiuesi humanist dhe kishte shumë detyra publike. Atij iu pre koka në vitin 1535, kur refuzoi të nënshkruante Aktin e Trashëgimisë që do e bënte Henry-n VII, drejtues suprem të Kishës në Angli. Përpara kësaj ai qëndroi në burg.

    Paul Verlaine
    1844 - 1896
    Në korrik të vitit 1873 në një gjendje të dehur dhe xhelozie ai i qëlloi me pistoletë poetit të njohur, Rimbaud, me të cilin po kalonte një histori dashurie. Ai e plagosi atë në kyçin e dorës dhe si rezultat i incidentit, Verlaine u arrestua dhe u burgos në Mons, ku u kthye në katolik.

    Jean Genet
    1910 – 1986
    Shkrimtari francez ishte që në fillimet e tij aktivist politik, ndërkohë që më parë kishte qenë një vagabond që vidhte e mashtronte. Në vitin 1937 ai hynte e dilte nga burgu në Paris për vjedhje, përdorim dokumentesh false e shkelje të tjera. Në burg ai shkroi dhe poemën e parë “Le condamne a mort”.

    Ken Kesey
    1935 – 2001
    Kesey ishte një autor amerikan i njohur për romanin e tij “Dikush fluturoi në folenë e qyqes”, i kthyer dhe në film. Kesey u arrestua për mbajtje marijuane në vitin 1965. Për t’i shpëtuar policisë ai bëri sikur kishte vrarë veten, por u arrestua kur u kthye në SHBA pas tetë muajsh dhe u dënua me pesë muaj.

    O. Henry
    1862 - 1910
    O. Henry ishte emri i artit të shkrimtarit amerikan, William Sydeny Porter. Tregimet e tij janë të njohura për mprehtësinë. Ai dënua, kur punonte në gazetën “Post” pasi, kur shkruante fliste me njerëz dhe u akuzua se përvetësonte idetë e të tjerëve. Ai u arratis, por u kthye në SHBA, kur e shoqja po vdiste dhe u dënua me pesë vjet burg.

  • Njëzet profesionet më të paguara

    Shkruar nga Elberta Spaho   
    e enjte , 29 janar 2009

    Kanë kaluar kohë nga dita kur Benjamin Franklin pas studimeve të bëra tha se koha është pasuri. Dhe kjo është e vërtetë edhe në ditët e sotme, pasi koha është e çmuar e nëse di ta organizosh atë mund të fitosh më së miri. Kështu punonjësit janë vazhdimisht duke kërkuar balancimin e duhur punë/jetë, për të marrë sa më tepër fitime dhe të mira nga të dyja. Duke iu referuar një studime amerikan “Time Use Survey” në vitin 2008, i përcjellë nga zyra e Laboratorit të Statistikës, punonjësit vazhdojnë të punojnë përgjithësisht 8 orë në ditë. Dhe po sipas zyrës së Statistikave të ardhurat mesatare për një pjesëtar familje në Amerikë janë 26,036 dollarë në vit. Më poshtë janë disa lloj punësh e profesionesh në të cilat ju mund të punoni më pak dhe të fitoni më tepër. Orët mund të mos jenë detyrimisht më pak, zakonisht midis 35 dhe 38 orë në kanë, por këto punë ofrojnë më të njëjtën kohë lirshmëri dhe para. Këto profesione e punë japin rroga që e kalojnë vlerën mesatarë të të ardhurave, pra 26,036 dollarë në vit. Më poshtë jepen 20 profesione të zgjedhura si punët në të cilat punohet më pak dhe fitohet më tepër. Këto profesione kërkojnë më pak se 40 orë pune në javë dhe kalojnë nivelin mesatar të të ardhurave në vit. Të gjitha këto profesione tregojnë se mund të punoni më pak dhe të fitoni më tepër, por ato kanë vështirësinë e tyre, dhe kërkojnë talent. Në majë të listës janë pilotët, ndihmës pilotët dhe inxhinierët e fluturimit, të cilët fitojnë 98.48 dollarë në orë. Pas tyre vijnë mësuesit të cilët fitojnë 96.32 dollarë në orë. Megjithatë është e dukshme që këto punë nuk janë për këdo, por nëse ju jeni duke parë një mënyrë të re për të fituar më shumë bëni një balancim të saktë të punës dhe jetës tuaj.

    1. Pilotët, ndihmës pilotët dhe inxhinierët e fluturimit

    23.5 orë pune në javë
    1,215 orë pune në vit
    119,658 dollarë të ardhura vjetore

    2. Shkencëtar biolog

    38.4 orë pune në javë
    1,992 orë pune në vit
    65,329 dollarë të ardhura vjetore

    3. Biokimist dhe biofizikan

    37.5 orë pune në javë
    1,947 orë pune në vit
    69,681 dollarë të ardhura vjetore

    4. Shofer autobusi

    35.9 orë pune në javë
    1,613 orë pune në vit
    26,107 dollarë të ardhura vjetore

    5. Këshilltar klinik dhe psikolog shkolle

    38.1 orë pune në javë
    1,693 orë pune në vit
    59,595 dollarë të ardhura vjetore

    6. Asistent dentist

    35.6 orë pune në javë
    1,849 orë pune në vit
    30,895 dollarë të ardhura vjetore

    7. Botues

    38.7 orë pune në javë
    2,007 orë pune në vit
    36,858 dollarë të ardhura vjetore

    8. Drejtor, aktivist fetar dhe aktivist edukimi

    38.1 orë pune në javë
    1,978 orë pune në vit
    48,243 dollarë të ardhura vjetore

    9. këshilltar edukimi dhe profesional në shkolla

    37.9 orë pune në javë
    1,712 orë pune në vit
    50,075 dollarë të ardhura vjetore

    10. Trajner fituesi dhe instruktor aerobie

    38.0 orë pune në javë
    1,976 orë pune në vit
    35,262 dollarë të ardhura vjetore

    11. Agjent sigurimesh

    38.6 orë pune në javë
    2,005 orë pune në vit
    63,157 dollarë të ardhura vjetore

    12. Interpretues dhe përkthyes

    34.1 orë pune në javë
    1,687 orë pune në vit
    35,853 dollarë të ardhura vjetore

    13. Punonjës drejtësie

    38.4 orë pune në javë
    1,961 orë pune në vit
    46,539 dollarë të ardhura vjetore

    14. Mësues i ligjeve dhe së drejtës

    35.2 orë pune në javë
    1644 orë pune në vit
    158,353 dollarë të ardhura vjetore

    15. Media e përzier dhe punonjësit e komunikacionit

    36.7 orë pune në javë
    1,852 orë pune në vit
    38,698 dollarë të ardhura vjetore

    16. Optometrist

    37.7 orë pune në javë
    1,959 orë pune në vit
    103,375 dollarë të ardhura vjetore

    17. Psikolog

    38.2 orë pune në javë
    1,722 orë pune në vit
    59,543 dollarë të ardhura vjetore

    18. Mjek patolog

    37.5 orë pune në javë
    1,611 orë pune në vit
    53,499 dollarë të ardhura vjetore

    19. Operator telefoni

    38.7 orë pune në javë
    2,009 orë pune në vit
    29,877 dollarë të ardhura vjetore

    20. Krasitës dhe zbukurues pemësh

    37.2 orë pune në javë
    1,898 orë pune në vit
    35,644 dollarë të ardhura vjetore

  • 10 fakte interesante për Kombet e Bashkuara

    Shkruar nga Elberta Spaho   
    e enjte , 29 janar 2009
    1. Dështim i Ligës së Kombeve

    Organizata e parë e shteteve ishte Liga e Kombeve, e themeluar pas Luftës së I Botërore (atëherë quhej Lufta e Madhe ose Lufta për t’i dhënë fund luftërave). Qëllimi i Ligës së Kombeve ishte të parandalonte përsëritjen e luftës. Benito Musolini, kryeministri i Italisë, tha: “Liga është e mirë kur thërrasin harabelat, por nuk vlen kur shqiponjat rrëzohen”. Me të vërtetë, vetëm tre dekada më vonë, bota u zhyt në Luftën e II Botërore.

    2. Çurçilli në vaskë: Origjina e emrit

    Emri “Kombet e Bashkuara” u propozua nga presidenti amerikan, Franklin Delano Roosevelt në muhabet e sipër me Winston Churchill, në 1942. Churchill-i ndodhej në Uashington atëherë, dhe qëndronte në vaskë kur Roosevelt hyri me karrocën me rrota dhe i propozoi që Aleatët e Luftës së II Botërore të quheshin Kombet e Bashkuara. Churchill iu përgjigj se poeti Lord Bajron e përdori këtë emër për të përshkruar Aleatët në betejën e Vaterlosë, në librin “Çajld Harold”. Në vitin 1815, Aleatët luftuan Perandorinë Franceze. Në Luftën e II Botërore, Franca luftoi kundër nazistëve.

    3. Dhurata e Rockefeller: Tokë për zyrat e OKB

    Toka për zyrat e OKB-së në Nju Jork është blerë nga mongoli i pronave, William Zeckendorf, me paratë e dhuruara nga John D. Rockefeller, Jr. Zeckendorf do ta përdorte për ndërtimin e një qyteti, një pronë futuriste që nuk u ngrit nga toka. Ndërtesa e OKB-së u dizenjua nga Le Corbusier dhe Oscar Niemeyer. Ajo u ndërtua duke marrë hua pa interesa nga SHBA. Toka dhe ndërtesa e OKB-së konsiderohet territor ndërkombëtar. Pas një inspektimi të hollësishëm autoritetet zbuluan se nuk përmbush sigurinë kundër zjarrit dhe kodet e nevojshme të vendosura nga qyteti i Nju Jorkut.

    4. Pulla e Kombeve të Bashkuara

    Organizata e Kombeve të Bashkuara ka zyrën e saj postare, madje dhe pullën e saj përkatëse. Edhe pse pjesa më e madhe janë artikuj koleksionistësh, çdokush mund të përdorë këto pulla për të postuar artikuj të ndryshëm nga godinat e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Gjenevë dhe Vjenë.  

    5. Logo e OKB-së, karficë xhakete

    Logo e Kombeve të Bashkuara është dizenjuar nga Donal McLaughlin, që punonte në Zyrën e Shërbimeve Strategjike (OSS), pararendësi i CIA-s. Donal e përshkroi logon e OKB-së si një “projekt që tregonte të gjitha shtetet në një qark, të rrethuar nga gjethe ulliri të kryqëzuar”. Logo fillimisht është dizenjuar për karficë xhakete.

    6. Flamurët e OKB-së

    Agjencitë dhe organizatat e Kombeve të Bashkuara kanë flamurët e tyre. Ngjyrat zyrtare të OKB-së janë blu e lehtë dhe e bardhë. Për ndonjë arsye, flamuri i Programit Botëror të Ushqimit duhet të jetë i ndryshëm. Ngjyrat e flamurit të tij janë ndërruar, pra e bardhë dhe blu e lehtë.

    7. Fakte për Sekretarin e Përgjithshëm

    Sekretari i Përgjithshëm zgjidhet me rotacion gjeografik, por kurrë nga 5 shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit. Ban Ki-moon është përshkruar si i ftohtë, por kur u zgjodh këndoi versionin e këngës “Plaku i Vitit të Ri po vjen në qytet” në versionin “Ban Ki-moon po vjen në qytet. Kofi Annan është binjak. Njerëzit e Ghanës u vënë emrat fëmijëve në bazë të ditës së lindjes. Emri Kofi do të thotë “e premte”.  

    8. Sa paguhen punonjësit e OKB-së

    Sekretariati i OKB-së ka 15 mijë punonjës në të gjithë botën; Pentagoni ka 23 mijë vetëm në Uashington. Rrogat e stafit profesionist përcaktohen nga “Parmi Noblemarie”, sipas kryetari të komitetit të Ligës së Kombeve (1920). Ky parim thotë se stafi duhet të paguhet në mënyrë të barabartë, pavarësisht nga vinë. Rroga e Sekretarit të Përgjithshëm është 113 mijë dollarë, ndërsa punonjësi më i fundit është 32 mijë dollarë. Por të jesh diplomat i OKB-së ka përfitime. Për shkak të imunitetit diplomatik, shumë refuzojnë të paguajnë faturat e parkimit. 6 vende kanë mesatarisht 100 fatura të paguara për parkim për çdo diplomat.  

    9. Anëtari më i ri: Mali i Zi!

    Anëtari më i ri i Kombeve të Bashkuara është Mali i Zi, që u bë anëtari i 192-të në vitin 2006. Përveç shteteve anëtare, ekziston një shtet jo-anëtar vëzhgues, Vatikani.

    10. Kush paguan për OKB-në

    Buxheti i OKB-së vjen nga shtetet anëtare, i përcaktuar nga aftësia për të paguar. Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë 6 për qind të buxhetit, ndërsa Liberia 0.001 për qind. Shtetet e Bashkuara mbajnë mbi shpatulla pjesën e luanit: 22 për qind (27 për qind të tjera për forcat paqeruajtëse, buxhet i veçantë). Në vitin 2006 përqindja i korespondote 423 milionë dollarëve, ose 1.42 dollarë për amerikan. Edhe pse ka pjesën me të madhe, SHBA vonon në pagesa. Në vitin 2005 kishte pa paguar 960 milionë dollarë. Për fat nuk është e vetmja, vetëm 40 shtete nga 192 anëtarë paguajnë në kohë. Pagesëvonesa konsiderohet standardi për shumë kombe.
    Tirana Observer
  • 6 letra të hapura që ndryshuan botën

    Shkruar nga T.O.   
    e mërkurë , 18 shkurt 2009
    Historia e letrave është plot me letra të rëndësishme. Ka nga ato që janë shkruar me qëllimin se do të lexoheshin nga një audiencë e gjerë. Këto janë gjashtë prej tyre; gjashtë ndër më të mirat, ose të paktën ato që kanë patur më shumë influencë në të gjitha kohërat.

    1. Letër nga burgu i Birmingamit

    Dërgon: Martin Luther King, Jr.
    Merr: “Vëllezërit klerikë”
    Pjesa kryesore: “Padrejtësia e përhapur është një kërcënim për drejtësinë gjithandej”; “Kushdo që jeton brenda Shteteve të Bashkuara kurrë nuk mund të konsiderohet një i jashtëm kudo qoftë brenda kufijve të shtetit”.

    Martin Luther King Jr. u burgos në Birmingham, Alabama, pas një proteste paqësore kundër ndarjes racore në vitin 1963. Në 16 prill, 1963, King shkroi letrën e famshme nga burgu i Birmingamit, që u printua tek “The Christian Century”, “The Atlantic Monthly” dhe në librin e King, “Why we can’t wait” (Pse të presim). Letra me 11 faqe ishte reagim ndaj pohimit të klerikëve në Alabama, ku klerikët bënë thirrje që izolimi të marrë fund dhe kjo çështje të zgjidhjet nga gjykata.

    2. Deklarata e një ushtari
    Dërgoi: Siegfried Sassoon
    Merr: Lidershipi ushtarak britanik
    Pjesa kryesore: “Unë besoj se Lufta e Parë Botërore po zgjatet qëllimisht nga ata që kanë pushtetin t’i japin fund”.

    Në vitin 1917, Siegfried L. Sasson, një poet britanik, shërbeu si ushtar në Luftën e I Borërore. Ai u plagos dhe mori shumë dekorata për guximin dhe trimërinë. Kur u thirr të kthehej, ai shkroi se lufta po zgjatej më kot. Ai fliste në emër të gjithë ushtarëve me ato fjalë të guximshme. Kjo letër ishte edhe më e rëndë sepse rendiste vuajtjet pa fund të ushtarëve që vepronin kundër vullnetit të tyre.

    3. Letra “J’accuse!”
    Dërgoi: Émile Zola
    Merr: Felix Faure (Presidenti i Francës)
    Pjesa kryesore: “Si mund të shpresojë dikush që një këshill lufte të shembë atë që ka bërë një këshill lufte?”

    Çështja “Dreyfus” ishte një skandal politik në Francë në fund të shekullit të 19-të. Kapiteni hebre Alfred Dreyfus u dënua për tradhti dhe u dënua, në bazë të evidencave të dyshimta. Më vonë, evidencat treguan se krimin e kishte kryer Ferdinand Walsin Esterhazy. Gjyqtarët i kishin shpërfillur provat, duke sjellë kështu vdekjen e Dreyfus. Ato i botoi Emile Zola.

    4. Letër e hapur për Bordin e Shkollës në Kansas
    Dërgoi: Bobby Henderson
    Merr: Bordi i Shkollës në Kansas
    Pjesa kryesore: “Unë dhe shumë të tjerë në të gjithë botën besojmë fuqishëm se universi është krijuar nga Përbindshi Fluturues i Makaronave”. “Ju mund të jeni të interesuar të dinë se ngrohja globale, tërmetet, tornadot dhe fatkeqësi të tjera natyrore janë efekt i drejtpërdrejtë e zvogëlimit të numrit të piratëve pas viteve 1800.

    Në vitin 2005, Bordi i Shkollës së Kansasit mbajti një seri seminaresh, ku diskutohej nëse teoria e Dizajnit Inteligjent duhet të studiohej përgjatë evolucionit në klasa. Seancat ngjallën debate dhe Bordi miratoi standardeve të shkencës së re, që përfshinte mësimet e Dizajnit Inteligjent në klasa. Pa u përfshirë në përmbajtje politike apo teologjike, dërguesi i kërkoi bordit të përfshinte edhe besimin e ri në Kishën e Përbindëshit Fluturues të Makaronave.

    5. Letra për obesitetin
    Dërgon: William Banting
    Merr: Publiku, në veçanti, njerëzit e shëndoshë
    Pjesa kryesore: “Edhe pse nuk kam masë aq të madhe, kur u ula të lidh këpucët e kisha të pamundur të veproja pa u vënë në vështirësi, gjë të cilën vetëm një njeri obes mund ta kuptojë.

    Në vitin 1863, William Banting, një sipërmarrës mbipeshë anglez, vendosi të mbajë dietë. Ai humbi 35 paund për 38 javë. Ai shkroi për dietën e tij ku propozonte një dietë me katër vakte, me proteina, perime, fruta dhe verë, duke hequr ushqime të larta me karbohidrate dhe yndyrë. Dieta e tij fitoi popullaritet dhe është baza e dietave moderne sot. Ai arriti të dobësohej edhe pse hante shumë; sekreti thotë se është përmbajtja.

    6. Letër për të droguarit pas kompjuterëve  
    Dërgon: Bill Gates
    Merr: Të droguarit pas kompjuterit
    Pjesa kryesore: “Fakti është se askush përveç nesh ka fituar kaq shumë para në softuere të shpikura për qejf”.

    Në vitin 1976, Bill Gates ishte i shqetësuar sepse softueri “Micro-Soft” po kopjohej falas, madje edhe shitej për qëllime përfitimi. Gates dhe kolegët e tij shkruan një version të gjushë së programimit bazë, që u bë e njohur me të droguarit pas kompjuterëve.
    Tirana Observer
  • 10 vrasjet më të bujshme të vitit 2008

    Shkruar nga Elton Tafaruçi   

    e shtunë , 28 shkurt 2009 

    Kanë vrarë të afërmit e tyre, kanë përdhunuar fëmijë, kanë mashtruar me shuma të mëdha parash, por mbi të gjitha, ata kanë një të përbashkët të vetme. Janë të gjithë kriminelë. Ndoshta të llojeve të ndryshme, por që nuk kanë mundur dot t’i shpëtojnë syrit të mediave dhe opinionit publik. Ngjarjet janë nga më makabret, që i ngjajnë më shumë një filmi horror, duke filluar me vrasjet e yllit të sportit amerikan, O.J.Simpson, duke vazhduar më tej me monstrën e Austrisë, i cili burgosi, përdhunoi dhe arriti të bënte edhe 7 fëmijë me të bijën e tij, e deri tek vrasja e një familjeje të tërë nga një emigrant i cili kishte humbur të gjitha kursimet e tij në lojën me bursën amerikane me titujt e pasurive të patundshme. Pra, udhëtim nëpërmjet këtyre ngjarjeve të cilat tashmë kanë hyrë në manualet e historisë së krimit. Gazeta “Tirana Observer” sjell dhjetë historitë nga krimet më të famshme që kanë tronditur botën gjatë gjithë vitit 2008.

    1. Burg për O.J.Simpson, shba

    Krimi që çoi O.J.Simpson në burg duket i vogël në krahasim me akuzat që do të kujtohen për vrasjen brutale në vitin 1994 të ish-gruas së tij, Nikole Brown Simpson dhe të mikut të tij, Ron Goldman në Brentwood, Los Anxhelos. Ish-ylli i sportit, që dikur ishte një prej atletëve më popullorë në vend, u saldua për këto vrasje në një provë që ndau të gjithë Amerikën dhe tabloidët, duke ndjekur një linjë raciste. Më vonë ai do të humbte në vitin 1997 dhe i dhuroi miliona dollarët familjeve të Brown dhe Goldman. Por në tetor të vitit 2008 ai u gjet fajtor për disa krime, si pjesë e disa gërmimeve të policisë në vitin 2007 në një hotel të Las Vegasit. Ky rast ka përfshirë objektet e koleksionit të sportit dhe kujtimet personale. Ai deklaroi se ishin të tij, ndërkohë që realisht ato ishin në pronësi të dy tregtarëve. Në dhjetor të vitit 2008, një gjyqtar i ka aplikuar një seri komplekse penalitetesh Simpsonit. Mund të kalojë 33 vjet në burg.

    2. Frika e një vajze, shba 

    Edhe për Englewood, një prej lagjeve të afërta kriminale në jug të Çikagos, detajet ishin të tmerrshme. Një gjyshe e hedhur në shtëpi. Fëmija i saj i rritur është qëlluar vetëm pak më parë nëpërmjet dritares së kuzhinës dhe nipi i saj, 7 vjeç, u gjet më vonë në një makinë. Njerku i djalit mbeti i akuzuar për të tri vrasjet më 24 tetor. Sidoqoftë nuk ishin viktimat në vetvete që kishin interferuar në vëmendjen botërore, por ngritja e yllit të Hollywood-it, Xhenifer Hadson. Aktorja 27-vjeçare mbi të gjitha fitoi zemrat e mjaft fansave të saj, të cilët e kishin kontestuar në serialin “American Idol” dhe më pas në fitoren e çmimit “Oskar” në rolin e një vajze ëndërrimtare. Por ajo gjithashtu ishte edhe vajza, motra, tezja dhe tani është e mbijetuara nga ky krim.

    3. Një Range i sulmuar, shba

    Ka filluar në ditët e fundit të marsit në policinë e Teksasit, kur një vajzë 16-vjeçare  e një sekti poligamist në 10 korrik është ankuar për abuzimet si fizike ashtu edhe psikike. Pas dy javësh më vonë, ajo u kthye në një nga fëmijët më të ruajtur në historinë e shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më 3 prill, më shumë se 430 fëmijë dhe 100 nëna u spostuan nga Zion Range, pasi një gjykatës kishte nuhatur një rrezik. Range bënte pjesë në një kishë fondamentaliste e shenjtorëve të ditëve të mëpasshme, një seksion i ndarë i mormonëve. Lideri Warren Jeffs ishte dënuar në vitin 2007, pasi kishte detyruar me forcë një vajzë 14-vjeçare për t’u martuar dhe pasur marrëdhënie seksuale.  Megjithatë 9 burra në këtë ranch u inkriminuan pasi kishin ndikuar në ndryshime, të cilat përfshinin agresion seksual mbi një fëmijë, bigami dhe raportim fals mbi abuzimet mbi fëmijët.

    4. Monstra e Amstetenit, Austri

    Josef Fritz kishte një shtëpi të madhe në pjesën suburbane në Amsteten të Austrisë. Por kantina e tij ishte kthyer në një horror për vajzën e tij, Elisabet. Sipas raporteve të policisë dhe kronikave të shtypit, ai e mbajti të mbyllur vajzën e tij për 24 vjet, por ishte edhe babai i shtatë fëmijëve të saj. Një fëmijë nga ky incest vdiq pas disa muajsh dhe Fritz e hodhi trupin e tij në një furrë. Detajet e llahtarshme, përfshi këtu edhe faktin se askush nga komshinjtë e Fritz nuk kishte pasur asnjë informacion mbi një grua që mbahej e burgosur shumë pranë shtëpive të tyre, u bë një nga historitë më të mëdha të globit për këtë vit. Fritz, 73 vjeç, po pret që të paraqitet në gjyq me akuzat për burgim të paligjshëm, skllavëri dhe vrasje. Autoritetet besojnë se fëmija i vdekur do të mund të ishte shpëtuar nëse do t’i jepej ndihma e duhur mjekësore. Vajza e tij tani është 42 vjeç. Ajo, fëmijët e saj të mbijetuar (tre prej të cilëve jetonin në kantinë; tre të tjerë në katin e sipërm) dhe mamaja e saj, janë nën procesin e këshillimit.

    5. Një fëmijë i munguar, Britani

    Afërsisht 6 muaj pas zhdukjen së saj, më 15 qershor, policia akoma nuk kishte gjetur gjurmë të vajzës trevjeçare, Caylee Anthony. Por ata kishin një dyshim, mamaja e saj. Në 14 tetor në Orlando juria akuzoi Casey Anthony, 22 vjeç, për vrasje, e cila do të mbante edhe dënimin me vdekje. Mamaja e re raportoi zhdukjen e vajzës së saj më 15 korrik, duke i treguar policisë se ajo e kishte lënë Caylee me një babysiter një muaj më parë. Anthony u arrestua menjëherë, ndërkohë që autoritetet nisën një gjueti kombëtare për të kërkuar vajzën e zhdukur trevjeçare. Atë që ata gjetën ishin 1200 faqe me prova kundër mamasë së vajzës. Provat e laboratorit nxorën në dritë se makina e braktisur e Anthony kishte gjurmë të një trupi të dekompozuar dhe kloroformë.

    6. Një autobus që zhduket, Kanada

    Është kthyer në një legjendë urbane. Ndërkohë që një autobus pasagjerësh kalon nëpërmjet Kanadasë, goditet me thikë një burrë, i cili vret kolegun e tij. Ndërkohë që kolegët e tjerë pasagjerë e shikojnë nga sipër. Me përjashtimin e vetëm se skena horror ishte e gjitha e vërtetë. Në gusht me dhjetëra dëshmitarë thanë se Vince Weiguang Li, 40 vjeç, sulmoi kolegun e tij të udhëtimit, 22-vjeçarin Tim McLean, pa provokime, ndërkohë që autobusi po kalonte në provincën e Manitobës. Li McLean, i godituri i dyshuar prej disa herësh, ashtu si gjithë të tjerët është larguar nga autobusi. Emigranti kinez i afrohet deri në atë pikë sa pasagjerët e tjerë ta shohin dhe nis ta godasë shumë herë në trup. Raporti i policisë flet se Li kishte filluar të kanibalizonte kufomën. Li vazhdon të mbetet në burg me akuzën e vrasjes së shkallës së dytë.

    7. Vrasja e spikeres

    A mundet që vrasja e Anne Pressly në 17 mars të ketë qenë e rastësishme, siç tha policia e Arkansasit? Nëse është kështu, viktima ishte një person i rastësishëm. Por Anne Pressly ishte një spikere lokale shumë e njohur dhe kishte marrë pjesë edhe në një rol të vogël në një film të regjisorit të njohur, Oliver Stone, rreth Xhorxh Bushit. Sapo kishte dalë nga shfaqja e filmit, kur është goditur në mënyrë brutale në shtëpinë e saj në një pjesë të Arkansasit. Nofulla e saj ishte goditur aq keq, saqë kocka kishte dalë në sipërfaqe. Mamaja e saj e gjeti trupin në mëngjes dhe Pressly vdiq pesë ditë më vonë. Policia ka akuzuar Curtsi Lavelle Vance për krimin. Por ai ka mohuar gjithçka mbi pjesëmarrjen e tij.

    8. Zhdukja e 7 miliardë $, Francë

    Sapo kishte filluar viti kur banka e dytë më e madhe në Francë “Societe General”, e pa veten se kishte humbur 7 miliardë dollarë dhe po përpiqej të kuptonte se si një menaxher i mesëm kishte menaxhuar këtë humbje pa u vënë re prej askujt. Në 24 janar njohën për herë të parë Jerome Kerviel, 31 vjeç, i cili kishte mundur të kryente mashtrimin më të madh në historinë e bankave. Duke përdorur njohjet e tij në kontrollin e brendshëm të sigurisë, Kerviel kishte fshehur dhe përvetësuar me mijëra transaksione dhe autorizimet e mjaft klientëve, duke rrezikuar deri në 63 miliardë dollarë të bankës “Societe General’s”. Ndërkohë që tregjet botërore binin çdo ditë, që nga fillimi i vitit 2008 këto pozicione rezultonin në miliarda dollarë humbje për bankën. Motivet e Kerviel deri tani mbeten ende të paqarta. Menaxheri i ri nuk ka përfituar nga kjo skemë. Në fakt vazhdon të deklarojë se nuk ua ka fshehur asnjëherë zyrtarëve të bankës atë që ka bërë.

    9. Mashtruesi, Shba

    Clark Rockfeller ishte kaq i jashtëzakonshëm, saqë askush nuk e vuri në diskutim të vërtetën e tij. Duke deklaruar se rridhte nga dinastia e Rokfelerëve, ai bëri pjesë në klube prestigjioze, duke u shoqëruar me miq të fuqishëm dhe duke u martuar me një grua mondane. Ai u bë një koleksionist i veprave të shtrenjta të artit duke zhvilluar një jetë të pasur në Vermontin rural për veten dhe gruan e tij, Sandra, si dhe me vajzën e tij shtatë vjeçe, Reigh. Por pas divorcit, në vitin 2007 mashtrimet e tij filluan të dilnin në dritë. Në fund të korrikut burri që e quante veten si Clark Rockfeller u arrestua në 24 shkurt në Boston pas rrëmbimit të dyshuar të vajzës së tij, të cilën nuk e kishte nën kujdes. Atëherë policia zbuloi se në të vërtetë ai ishte Cristian Gerhartsreiter, një burrë me origjinë gjermane. Policia ndërkohë ka bërë lidhjen me zhdukjen në vitin 1985 të një çifti në Kaliforni, ku apartamenti u ishte dhënë me qira nga Gerhartsreiter. 

    10. Vrasje dhe kriza financiare, Shba

    Ky rast nuk ka të bëjë me krizën globale, por lajmet e një analisti financiar i mbetur papunë, që vrau familjen e tij në 12 tetor dhe më pas ai vetë bëri një lajm kryesor disa javë pas falimentimit të “Lehman Brother”, kur kriza financiare kishte filluar dhe tregjet kishin nisur pikiatën e tyre, pikërisht në momentin që çdo njeri kishte filluar të preokupohej për punën dhe shtëpinë e tij. Karthik Rajaram kishte filluar të jetonte ëndrrën e tij amerikane: një emigrant që kishte punuar mirë dhe kishte fituar para, dhe i kishte luajtur të gjitha në tregun e pasurive të patundshme. Atëherë çfarë e ka shtyrë që të qëllojë mbi gruan, vjehrrën, dy fëmijët e vegjël dhe në fund mbi veten e tij? Sëmundja mendore mund të jetë në qendër, por sinkronizimi i krimit mbetet faktori më simbolik.

    Tirana Observer

  • Gazetarët më të famshëm të botës

    Shkruar nga Blendina Cara

    e shtunë , 31 janar 2009

    Gazetaria është skica e parë e historisë, thotë një shprehje. E në fakt, kemi parë gazetarë e reporterë lufte, të cilët kanë rrezikuar jetën e tyre për shkuar pas lajmit të dukshëm e pas atyre që s’dukeshin. Ka nga ata që kanë humbur jetën në fushën e luftës, siç është Robert Capa, një prej fotoreporterëve më të njohur të botës. Ai mendonte se “nëse fotot e tua nuk janë të mira sa duhet, atëherë s’ke qenë aq afër sa duhet” dhe për këtë arsye ishte gjithnjë në qendër të ngjarjeve. Fotografitë e ushtarëve në llogore gjatë luftës civile në Spanjë e bënë atë të famshëm në gjithë botën. Ai humbi jetën në kampin e luftës, i vrarë nga një minë në Vietnam. Ernest Hemingway e ka nisur karrierën e tij si reporter, duke kaluar nga shkrues me nxitim i letërsisë në shkrimtar të mirëfilltë. Statusi formal i gazetarisë ka variuar historikisht dhe vazhdon të marrë forma të ndryshme gjerësisht, nga vendi në vend. Censura, kufizimi dhe shtypja aktive e gazetarëve vazhdojnë të shkaktojnë fërkime të herëpashershme në shumë vende. Rritaj e shpejtë e teknologjisë së internetit, veçanërisht e forumeve të ndryshme me lajme e ka destabilizuar gazetarinë tradicionale, siç kuptohet nga praktikuesit e saj. Kjo nuk e zbeh aspak përkushtimin e gazetarëve të njohur të kohëve moderne, të cilët vazhdojnë të shkojnë atje ku është lufta, siç është Christiane Amanpour, apo intervistues të kalibrit të parë siç është Larry King. Një ndër ikonat e gazetarisë është padyshim Oriana Fallaci. Ajo njihet më së shumti si një intervistuese politike që s’bënte kompromise, apo siç e ka përcaktuar Elizabeth Mehren në “Los Angeles Times”, “gazetarja, së cilës asnjë figurë botërore nuk i thoshte jo”. Të intervistuarit nga ajo përfshijnë Henry Kissinge, Slufikar Ali Bhutto etj. E famshme po aq sa figurat që ka intervistuar, ajo ishte një mendimtare e lirë dhe e përkushtuar me pasion ndaj profesionit të saj. “Në çdo eksperiencë profesionale unë kam pjesë të zemrës së shpirtit tim; dhe unë marrë pjesë në atë që dëgjoj edhe mua mund të më takonte që të mbaja qëndrim e jo të përfshihesha”, ka thënë ajo. Një gazetar tjetër italian është Indro Montanelli, i cilësuar si një prej më të mëdhenjve të shekullit të 20-të. Ai është shquar për stilin e tij të veçantë, i cili e armiqësoi me shumë kolegë të tijtë. Në vitin 1977, ai u qëllua nga terroristët e “Brigadës së Kuqe” katër herë në këmbë në Milano.
     

    Oriana Fallaci
    1929 - 2006
    Italiania Fallaci ishte një prej gazetareve më të njohura në botë. Partizane në Luftën II Botërore, karriera e saj ishte e suksesshme dhe shumë herë e debatueshme. Ajo ka intervistuar disa prej njerëzve më të rëndësishëm në botë, si Dalai Lama, Henry Kissinger, Shahu i Irani, Ayatollah Khomeini, Ëilly Brandt, Zulfikar Ali Bhutto, Ëalter Cronkite, Muammar al-Gaddafi, Federico Fellini, Sammy Davis Jr, Nguyen Cao Ky, Yasir Arafat, Indira Gandhi, Alexandros Panagoulis, , Golda Meir, Haile Selassie, Sean Connery dhe Lech Ëalesa. Kur doli në pension ajo u kthye në qendër të vëmendjes pas botimit të disa artikujve që kritikonin islamin. Vdiq nga kanceri në Nju Jork.

    Ernest Hemingway
    1899 - 1961
    Shkrimtari i njohur, Ernest Hemingway, e nisi karrierën e tij si një reporter i zakonshëm për gazetën “Star” në Kansas Siti. Pasi SHBA hynë në Luftën I Botërore, ai u bashkua me vullnetarët e njësisë së ambulancës në ushtrinë italiane. Ai shërbeu në front dhe u plagos e më pas u dekorua nga qeveria italiane. Pas kthimit të tij në SHBA u bë reporter për shumë gazeta kanadeze dhe amerikane dhe u kthye në Evropë. Në vitin 1937 ai udhëtoi drejt Spanjës për të mbuluar ngjarjet e Luftës Civile atje dhe mendohet se shumë prej ngjarjeve që ai ka përjetuar janë kthyer në burim materiali për shumë prej romaneve që i dhanë famën.

    Indro Montanelli
    1909 - 2001
    Indro Montalli është gazetari dhe historiani italian me një stil unik dhe është cilësuar si një prej gazetarëve italianë më të mëdhenj të shekullit të 20-të. Përgjatë gjithë karrierës së tij ai mbajti një stil veçanërisht jo diplomatik dhe kjo e bëri jopopullor mes homologëve dhe punëdhënësve të tij. Këtë ai e dëshmon më së miri në librin e tij “La steça nel boro”, ku është një listë e artikujve të tij ndërmjet 1974-1994 në gazetën “Il Giornale”, të cilën ai e themeloi pasi u pushua nga puna në gazetën “Il Corriere della Sera”. Në vitin 1977 ai u qëllua nga terroristët e “Brigadës së Kuqe” katër herë në këmbë në Milano.

    Larry King
    King e nisi karrierën e tij si një gazetar lokal në Florida në vitet ’50. Ai u bë shumë shpejt i njohur në gjithë vendin nëpërmjet një programi radiofonik, e më pas fama e tij u përhap në gjithë botën kur filloi me programin “Larry King Live” në “CNN”, i cili filloi në vitin 1985. Ai njihet në SHBA dhe në gjithë botën si një prej intervistuesve kryesorë në një emision televiziv të kohëve moderne. Larry King ka bërë rreth 40 mijë intervista me politikanë, atletë, njerëz të artit dhe njerëz të përfshirë në shtyp. Ai ka fituar disa çmime si “Emmy Award”, “Peabody Award” dhe dhjetë “Cable ACE Awards”.

    Christiane Amanpour
    Ajo është reporterja femër më e njohur në botë. Ajo filloi punë në vitin 1983 në “CNN” si asistente e sektorit të Çështjeve Ndërkombëtare. Në vitin 1989 ajo shkoi në Frankfurt nga ku raportoi për revolucionet demokratike që kishin përfshirë Evropën Lindore. Ishte raportimi i saj mbi luftën e Gjirit Persik, e pasuar nga pushtimi i Kuvajtit nga Iraku që e bënë atë të famshme. Më pas ajo raportoi nga lufta boshnjake dhe zona të tjera konflikti. Raportimi i saj emocional nga Sarajeva i bëri shikuesit dhe kritikët të vënë në pikëpyetje objektivitetin e saj profesional, ndaj të cilit ajo reagoi, “Ka disa situata, kur një njeri nuk mund të jetë neutral sepse nëse je neutral je bashkëpunëtor”.

    Tim Judah
    Tim Judah është një reporter i vijës së parë të “The Economist”. Ai është diplomuar nga shkolla e Ekonomisë së Londrës dhe për drejtësi e diplomaci në universitetin “Tufts”. Ai ka punuar për BBC përpara se të bëhej korrespondent i Ballkanit për “The Times” dhe “The Economist”. Ai ka raportuar nga Kosova dhe ka shkruar për “The New York Review of Books”, “The Observer”, “The Sunday Telegraph” dhe “The Guardian Weekend”.  

    Robert Capa
    1913-1954
    Është një prej fotoreporterëve më të famshëm të botës. Ai mendonte se “nëse fotot e tua nuk janë të mira sa duhet, atëherë s’ke qenë aq afër sa duhet” dhe për këtë arsye ishte gjithnjë në qendër të ngjarjeve. Fotografitë e ushtarëve në llogore gjatë luftës civile në Spanjë e bënë atë të famshëm në gjithë botën. Ai humbi jetën në kampin e luftës, i vrarë nga një minë në Vietnam.

    Katharine Graham
    1917
    Ajo është model për femrat gazetare. Filloi në “Washington Post” pas vdekjes së bashkëshortit të saj. Ajo ndoqi hapat e babait të saj, i cili kishte blerë dhe ndërtuar gazetën. Ajo s’kishte zgjedhje tjetër vetëm të mësonte biznesin e botimit të gazetës. Në këtë proces ajo e rindërtoi nga e para gazetën dhe u dha mundësinë reporterëve të punonin në mënyrë të pavarur. Nën drejtimin e saj “Washington Post” nxori historinë e “Watergate”.

    Ben Bradlee
    1921
    Kryeredaktori i “Washington Post” ishte i përfshirë në mënyrë aktive në zhvillimin e dy prej historive më të mëdha të gazetës, “Pentagon Papers” dhe “Watergate”. I mbështetur nga vendimi i Gjykatës së Lartë që garantoi lirinë e shtypit ai mbikëqyri botimin e artikujve dhe dokumenteve “top secret” mbi luftën në Vietnam. Ai gjithashtu autorizoi reporterët Bernstein dhe Woodward të punojnë për “Watergate”.

    Seymour Hersh
    1937
    Reporter investigues i cili punoi në fund të viteve ’60, ai publikoi historinë e masakrës së civilëve vietnamezë në Mai Lai nga trupat amerikane, gjatë luftës së Vietnamit. Ngjarja u botua nga 36 gazeta dhe i dha atij çmimin “Pulitzer”. Ai vazhdoi të ndiqte histori të tjera teksa punonte për “The Neë York Times” duke nxjerrë në shesh spiunimin e paligjshëm të qytetarëve amerikanë dhe sekretin e përpjekjeve të CIA-s për të rrëzuar liderin e Kilit.

    Carl Bernstein dhe Bob Woodward
    1944
    1943
    Dy reporterët investigativë, të cilët konsiderohen si dy njerëzit që ndryshuan mënyrën se si ne mendojmë për politikën. Dy gazetarët e “Washington Post” ndoqën skandalin “Watergate” si skuadër. Ato shfrytëzuan një sërë burimesh për të bërë të plotë historinë e presidentit Nixon dhe të të tjerëve, të përfshirë në skandal. Puna e Bernstein dhe Woodward bëri që ato të fitonin një çmim “Pulitzer” për gazetën ku punonin.

    Daniel Pearl
    1963 – 2006
    Daniel Pearl është një gazetar amerikan që u rrëmbye dhe vra në Pakistan. Në kohët e rrëmbimit të tij, Pearl shërbente si përgjegjës për raportimin nga Azia Jugore për “Wall Street Journal”, sektorin e vendosur në Mumbai. Ai po hetonte ngjarjen e Richard Reid, një person me bombë në këpucë dhe krijoi lidhje me Al Kaedën dhe Shërbimin Informativ të Pakistan, arsye për të cilën shkoi në vend, ku iu pre koka. Në mars 2007 në një seancë në Guantanamo, Khalid Sheikh Mohammed pranoi se ai personalisht e kishte ekzekutuar Pear.

    Tirana Observer