15 lobingjet më të famshme në botë

Shkruar nga Elton Tafaruçi   
e martë , 31 mars 2009

Qëllimi kryesor i pjesës më të madhe të parave që del në këtë botë është pjesë e politikave të SHBA-së. Ndikimi i korporatave dhe grupeve industriale me miliardat e dollarëve që shpenzojnë çdo vit, kanë si qëllim për të fituar qasje vendimmarrëse në qeveri dhe bëjnë të gjitha përpjekjet për të ndikuar në mendimin e tyre. Megjithatë ato nuk mbesin vetëm në kufijtë Amerikës dhe përpiqen të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm dhe influent në të gjithë botën. Klientët e tyre janë udhëheqësit më të njohur në botë dhe shpeshherë janë konsulentët e parë në politikë dhe ekonomi. Rasti më konkret është ai i grupit "Cohen", i cili është marrë nga Partia Demokratike për të menaxhuar fushatën elektorale. Qendra për Media dhe Demokraci ka publikuar listën e 10 lobingjeve më të mëdha politike në botë. Ato janë pothuajse tërësisht amerikane dhe kanë një eksperiencë të gjatë, dhe gëzojnë një reputacion të padiskutueshëm. Nuk janë të njohura për publikun dhe gazeta "Tirana Observer" po publikon listën e plotë.

"American Defense International"
"American Defense International" (ADI) është kryesisht një firmë lobimi. Ajo e përshkruan veten si "një firmë konsultimi e specializuar në punët e qeverisë, zhvillimin e biznesit dhe marrëdhëniet me publikun, e cila i shërben një klienti bazë në të gjithë botën, si qeverisë dhe biznesit - me një kombinim unik të ekspertizës teknike, marrëdhëniet dhe aftësinë për të punuar me krerët më të rëndësishëm, vendimmarrës dhe krerët e opinionit e publik në Washington.

"The National Republican
Senatorial Committee" (ose NRSC) është zyrtarisht Komiteti Zyrtar i Partisë Republikane, e cila i dedikohet zgjedhjes së republikanëve në senatin amerikan. NRSC u formua me qëllimin kryesor që të mbështeste kandidatët republikanë në senat, duke iu ofruar atyre prospektivë dhe një mbështetje në shumë mënyra. Këtu përfshihen plani buxhetor, guida për zgjedhjen në Komisionin e Ligjeve, gjetja e fondeve, mjetet e komunikimit dhe një qendër strategjike. Shefat e NRSC janë zgjedhur çdo dy vjet në kauzat e senatit republikan.

"Podesta Group"
"Podesta Group" është një lobing i specializuar në biznesin e marrëdhënieve me publikun dhe është themeluar në vitin 1998 nga Anthony T. Podesta. Klientët e saj janë kanalet e shumta televizive, gazetat e organizatave amerikane dhe shteti i New Mexico-s. Vëllai i Anthony John D. Podesat ka qenë në shefi i Shtëpisë së Bardhë në stafin e presidentit Bill Clinton.

"Common Cause"
Sipas organizatave të web site-ve, "Common Cause" është themeluar në vitin 1970 nga John Gardner, ish-sekretar i Shëndetësisë, Arsimit dhe Mirëqenies. Gardner kishte parashikuar një lëvizje të përqendruar. Brenda një viti, më shumë se 100.000 qytetarë i ishin bashkuar axhendës së "Common Case" dhe shpejt ajo u rrit dhe u përfshi në dhënien fund luftës së SHBA në Vietnam, reformimin e sistemit të financave të partive politike, të drejtat civile, të drejtat e njeriut, etika dhe deklarimin për lobimin.

"Netherlands Genomics Initiative"
Qeveria formoi "Netherlands Genomics Initiative" duke përshkruar veten e saj kështu: "NGI drejton një strategji të qartë kombëtare që synon në kapjen e pozicionit drejtues shkencor dhe genomiks industrial brenda pesë viteve të ardhshme". NGI është një task force e posaçme e lidhur me organizatën holandeze të kërkimeve shkencore dhe operon në një shkallë të lartë autonomie. Ajo është formuar nga pesë ministritë e qeverisë holandeze. Edukimit, Kulturës dhe Shkencës, Ekonomisë, Bujqësisë dhe Shëndetësisë. NGI ka gjithashtu në programin e saj që të fusë dhe të pranohet nga shoqëritë e kërkimit dhe të aplikimit të të genomiks.

"Potomac Advocates"
"Potomac Advocates" e konsideron veten e saj një biznes konsultimi, e cila është më shumë e fokusuar në bizneset, konsultime dhe shërbime për disa nga korporatat më të mëdha të botës, të vogla dhe të mesme, duke përfshirë këtu edhe individët, planifikimin strategjik, zhvillimin e biznesit, marrëdhëniet e qeverisë dhe grupeve, etj. Ky lobing është në shërbim të plotë partneriteti dhe jo thjesht një firmë konsulente menaxhimi. Ajo ofron studime dhe rekomandime. Ajo ofron zgjidhje të integruar të biznesit për klientët e saj, duke kombinuar burimet e saj dhe të klientëve. Ajo gjithashtu ofron shërbime të brendshme dhe të jashtme për qeveritë dhe tregjet.

"Democracy 21"
"Democracy 21", sipas faqeve zyrtare është një "organizatë jofitimprurëse e dedikuar bërjes së demokracisë për të gjithë amerikanët. "Democracy 21" dhe arma e saj e edukimit, fondi i "Democracy 21 Education" punon që të eliminojë hendekun dhe influencën e parave në politikën amerikane dhe të sigurojë integritetin e vendimeve të qeverisë dhe zgjedhjet. Organizata promovon një fushatë për reformën financiare dhe reforma të tjera politike për arritjen e këtyre qëllimeve. "Democracy 21" parashikon publikun dhe median me informacione dhe analiza mbi paratë dhe politikën, dhe fokuson aktivistët mbi këtë pikë. 

"New Democrat Network"
"New Democrat Network" apo NDN është krijuar nga presidenti Simon Rosenberg me këshillimin e bordit drejtues, një grup i cili drejton strategjistët dhe mendimtarët e demokratëve të rinj, të njohur ndryshe "think tank". Rrjeti i ri demokrat zyrtarisht u bë NDN në vitin 2005. Në gusht të këtij viti një studim mbi rrymat në NDN nuk tregonin fjalët prapa akronimeve. Shumë prej anëtarëve të këtij grupi kanë qenë për një kohë të gjatë nga Partia Demokratike.

"Progress for America"
"Progress for America" (PFA) dhe aleati i saj, "Fondi i progresit për votuesit amerikanë" janë të përjashtuar nga taksat. PFA ishte që nga fillimi një "shoqëri e hapur" me administratën e Bush-it dhe Komitetin Kombëtar të Republikanëve. PFA u stabilizua në vitin 2001 dhe u mbështet nga "Axhenda për Amerikën" e George W. Bush. Fondi i votimit të PFA arriti të mblidhte në vitin 2004 28 milionë dollarë në mbështetje të fushatës elektorale të Bushit. "Progress for America", një organizatë "parti miqsh" operon me ndihmën e Tony Featther, i cili mbante detyrën e drejtorit politik të Bushit dhe Cheney-t, dhe ishte mik i hapur i këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë, Karl Rove. 

Democratic Senatorial Campaign Committee"
Democratic Senatorial Campaign Committee" (ose DSCC) është zyrtarisht Komiteti i Partisë Demokratike, e cila ka marrë përsipër për të zgjedhur demokratët në senatin amerikan. DSCC parashikon organizimin bazë, rekrutimin e kandidatëve dhe gjetjen e fondeve të nevojshme për të arritur që të ndihmojë demokratët, të cilët kërkojnë fitoren e vendeve në Parlament. Lidershipi i saj është me emra mjaft të njohur dhe lista prej shumë prej senatorëve të zgjedhur në senatin amerikan vijnë pikërisht nga ky komitet, duke filluar nga presidenti i sapo zgjedhur, Barack Obama, i cili mbante postin e zv.shefit e deri tek Blanche Lincoln.

"People for the American Way"
Sipas historisë së organizatave, fillon në vitin 1980 kur "producenti televiziv Norman Lear filloi të kërkonte për një përgjigje të duhur se çfarë do të përfitonte ai nga një shqetësim i ri i lëvizjes politike amerikane. Të drejtat fetare ishin determinuese për të imponuar një axhendë radikale dhe ekstremiste. Një nga fytyrat më emblematike të këtij lobingu ishte boksieri i famshëm, Muhamed Ali, dhe Goldie Hawn. Në 20 vitet e fundit, nëpërmjet një sërë luftërave politike organizata ka përparuar në respektimin e të drejtave fetare të amerikanëve dhe duke mbrojtur lirinë dhe demokracinë.

"National Association of
Community Health Centers"

"National Association of Community Health Centers" është një lobing i cili është tërësisht i fokusuar tek shëndetësia. Vitin e ardhshëm ajo ka parashikuar ndryshime të rëndësishme në sistemin shëndetësor, ashtu si në çdo gjë tjetër. Duke filluar që nga ky vit, ky lobing do të marrë vendime të mëdha në Washington lidhur me atë se si të reformojë sistemin e kujdesit shëndetësor amerikanëve. Ky lobing kujdeset drejtpërsëdrejti me problemet më të ngutshme të shëndetësisë amerikane dhe kanë mjaft influencë tek presidenti amerikan.

"Gorton Moore International"
është një bazë politike dhe konsultative në Sacramento e linjëzuar me Partinë Republikane. Ajo është një organizatë ekskluzivisht politike dhe merret me menaxhimin dhe konsulta politike. Në përbërje të saj ajo ka pasur klientë dhe personazhe nga më të njohurit e politikës botërore dhe asaj amerikane. Njëri prej tyre ka qenë edhe ish-presidenti rus, Boris Yeltsin, dhe i fundit është Paul Bremer.

"DLA Piper"
"DLA Piper" është një zyrë avokatie e cila operon në 22 vende të botës, nga Azia, Evropa dhe SHBA. Ajo është një firmë biznesi avokatie me 975 avokatët e saj. Ajo fokusohet në grindjet, pasuritë e patundshme, biznes, teknologji, punët e qeverisë dhe tregtinë e jashtme. Në SHBA ajo ka shumë zyra në shumë shtete dhe "DLA Piper" ka një "aleancë strategjike" me kompaninë e lobingut në Washington D.C e quajtur "Cohen Group". Përfaqësuesi i saj, Richard Gephardt, iu bashkëngjit kompanisë në qershor të vitit 2005 si guvernator. Klientët e tij janë Afganistani dhe Turqia dhe së fundi i është shtuar edhe PD e Shqipërisë dhe Berisha e ka zgjedhur si kompaninë e saj për menaxhimin e fushatës elektorale.

"Dutko Worldwide"
"Dutko Worldwide" (DW) është në Washington D.C i bazuar në një lobing bipartizan, i cili ofron "menaxhimin e politikave publike gjithëpërfshirëse", duke përfshirë shërbime si "Çështja dhe mundësitë e vlerësimit, Strategjia e Zhvillimit, Menaxhimin e krizave, Ekzekutimin e politikave publike dhe programet". Ajo identifikon si thelbin e çështjes së saj zonat buxhetore në teknologji, telekomunikim, shëndetësi, energji, shërbime financiare dhe politika tatimore. "Dutko Worldwide" është krijuar nga Dan Dutko në vitin 1981.

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

  • Boots ubbWomen
    http://juridiksi.e-monsite.com/blog,15-lobingjet-me-te-famshme-ne-bote,123737.html
    • 2. Më 21/08/2010
    228asb

    Exclusive shop of GHD Straightener, fashional hairdressing tools [url=http://www.ghd-
Abonohu:
Adresa e-mail