10 vrasjet më të bujshme të vitit 2008

Shkruar nga Elton Tafaruçi   

e shtunë , 28 shkurt 2009 

Kanë vrarë të afërmit e tyre, kanë përdhunuar fëmijë, kanë mashtruar me shuma të mëdha parash, por mbi të gjitha, ata kanë një të përbashkët të vetme. Janë të gjithë kriminelë. Ndoshta të llojeve të ndryshme, por që nuk kanë mundur dot t’i shpëtojnë syrit të mediave dhe opinionit publik. Ngjarjet janë nga më makabret, që i ngjajnë më shumë një filmi horror, duke filluar me vrasjet e yllit të sportit amerikan, O.J.Simpson, duke vazhduar më tej me monstrën e Austrisë, i cili burgosi, përdhunoi dhe arriti të bënte edhe 7 fëmijë me të bijën e tij, e deri tek vrasja e një familjeje të tërë nga një emigrant i cili kishte humbur të gjitha kursimet e tij në lojën me bursën amerikane me titujt e pasurive të patundshme. Pra, udhëtim nëpërmjet këtyre ngjarjeve të cilat tashmë kanë hyrë në manualet e historisë së krimit. Gazeta “Tirana Observer” sjell dhjetë historitë nga krimet më të famshme që kanë tronditur botën gjatë gjithë vitit 2008.

1. Burg për O.J.Simpson, shba

Krimi që çoi O.J.Simpson në burg duket i vogël në krahasim me akuzat që do të kujtohen për vrasjen brutale në vitin 1994 të ish-gruas së tij, Nikole Brown Simpson dhe të mikut të tij, Ron Goldman në Brentwood, Los Anxhelos. Ish-ylli i sportit, që dikur ishte një prej atletëve më popullorë në vend, u saldua për këto vrasje në një provë që ndau të gjithë Amerikën dhe tabloidët, duke ndjekur një linjë raciste. Më vonë ai do të humbte në vitin 1997 dhe i dhuroi miliona dollarët familjeve të Brown dhe Goldman. Por në tetor të vitit 2008 ai u gjet fajtor për disa krime, si pjesë e disa gërmimeve të policisë në vitin 2007 në një hotel të Las Vegasit. Ky rast ka përfshirë objektet e koleksionit të sportit dhe kujtimet personale. Ai deklaroi se ishin të tij, ndërkohë që realisht ato ishin në pronësi të dy tregtarëve. Në dhjetor të vitit 2008, një gjyqtar i ka aplikuar një seri komplekse penalitetesh Simpsonit. Mund të kalojë 33 vjet në burg.

2. Frika e një vajze, shba 

Edhe për Englewood, një prej lagjeve të afërta kriminale në jug të Çikagos, detajet ishin të tmerrshme. Një gjyshe e hedhur në shtëpi. Fëmija i saj i rritur është qëlluar vetëm pak më parë nëpërmjet dritares së kuzhinës dhe nipi i saj, 7 vjeç, u gjet më vonë në një makinë. Njerku i djalit mbeti i akuzuar për të tri vrasjet më 24 tetor. Sidoqoftë nuk ishin viktimat në vetvete që kishin interferuar në vëmendjen botërore, por ngritja e yllit të Hollywood-it, Xhenifer Hadson. Aktorja 27-vjeçare mbi të gjitha fitoi zemrat e mjaft fansave të saj, të cilët e kishin kontestuar në serialin “American Idol” dhe më pas në fitoren e çmimit “Oskar” në rolin e një vajze ëndërrimtare. Por ajo gjithashtu ishte edhe vajza, motra, tezja dhe tani është e mbijetuara nga ky krim.

3. Një Range i sulmuar, shba

Ka filluar në ditët e fundit të marsit në policinë e Teksasit, kur një vajzë 16-vjeçare  e një sekti poligamist në 10 korrik është ankuar për abuzimet si fizike ashtu edhe psikike. Pas dy javësh më vonë, ajo u kthye në një nga fëmijët më të ruajtur në historinë e shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më 3 prill, më shumë se 430 fëmijë dhe 100 nëna u spostuan nga Zion Range, pasi një gjykatës kishte nuhatur një rrezik. Range bënte pjesë në një kishë fondamentaliste e shenjtorëve të ditëve të mëpasshme, një seksion i ndarë i mormonëve. Lideri Warren Jeffs ishte dënuar në vitin 2007, pasi kishte detyruar me forcë një vajzë 14-vjeçare për t’u martuar dhe pasur marrëdhënie seksuale.  Megjithatë 9 burra në këtë ranch u inkriminuan pasi kishin ndikuar në ndryshime, të cilat përfshinin agresion seksual mbi një fëmijë, bigami dhe raportim fals mbi abuzimet mbi fëmijët.

4. Monstra e Amstetenit, Austri

Josef Fritz kishte një shtëpi të madhe në pjesën suburbane në Amsteten të Austrisë. Por kantina e tij ishte kthyer në një horror për vajzën e tij, Elisabet. Sipas raporteve të policisë dhe kronikave të shtypit, ai e mbajti të mbyllur vajzën e tij për 24 vjet, por ishte edhe babai i shtatë fëmijëve të saj. Një fëmijë nga ky incest vdiq pas disa muajsh dhe Fritz e hodhi trupin e tij në një furrë. Detajet e llahtarshme, përfshi këtu edhe faktin se askush nga komshinjtë e Fritz nuk kishte pasur asnjë informacion mbi një grua që mbahej e burgosur shumë pranë shtëpive të tyre, u bë një nga historitë më të mëdha të globit për këtë vit. Fritz, 73 vjeç, po pret që të paraqitet në gjyq me akuzat për burgim të paligjshëm, skllavëri dhe vrasje. Autoritetet besojnë se fëmija i vdekur do të mund të ishte shpëtuar nëse do t’i jepej ndihma e duhur mjekësore. Vajza e tij tani është 42 vjeç. Ajo, fëmijët e saj të mbijetuar (tre prej të cilëve jetonin në kantinë; tre të tjerë në katin e sipërm) dhe mamaja e saj, janë nën procesin e këshillimit.

5. Një fëmijë i munguar, Britani

Afërsisht 6 muaj pas zhdukjen së saj, më 15 qershor, policia akoma nuk kishte gjetur gjurmë të vajzës trevjeçare, Caylee Anthony. Por ata kishin një dyshim, mamaja e saj. Në 14 tetor në Orlando juria akuzoi Casey Anthony, 22 vjeç, për vrasje, e cila do të mbante edhe dënimin me vdekje. Mamaja e re raportoi zhdukjen e vajzës së saj më 15 korrik, duke i treguar policisë se ajo e kishte lënë Caylee me një babysiter një muaj më parë. Anthony u arrestua menjëherë, ndërkohë që autoritetet nisën një gjueti kombëtare për të kërkuar vajzën e zhdukur trevjeçare. Atë që ata gjetën ishin 1200 faqe me prova kundër mamasë së vajzës. Provat e laboratorit nxorën në dritë se makina e braktisur e Anthony kishte gjurmë të një trupi të dekompozuar dhe kloroformë.

6. Një autobus që zhduket, Kanada

Është kthyer në një legjendë urbane. Ndërkohë që një autobus pasagjerësh kalon nëpërmjet Kanadasë, goditet me thikë një burrë, i cili vret kolegun e tij. Ndërkohë që kolegët e tjerë pasagjerë e shikojnë nga sipër. Me përjashtimin e vetëm se skena horror ishte e gjitha e vërtetë. Në gusht me dhjetëra dëshmitarë thanë se Vince Weiguang Li, 40 vjeç, sulmoi kolegun e tij të udhëtimit, 22-vjeçarin Tim McLean, pa provokime, ndërkohë që autobusi po kalonte në provincën e Manitobës. Li McLean, i godituri i dyshuar prej disa herësh, ashtu si gjithë të tjerët është larguar nga autobusi. Emigranti kinez i afrohet deri në atë pikë sa pasagjerët e tjerë ta shohin dhe nis ta godasë shumë herë në trup. Raporti i policisë flet se Li kishte filluar të kanibalizonte kufomën. Li vazhdon të mbetet në burg me akuzën e vrasjes së shkallës së dytë.

7. Vrasja e spikeres

A mundet që vrasja e Anne Pressly në 17 mars të ketë qenë e rastësishme, siç tha policia e Arkansasit? Nëse është kështu, viktima ishte një person i rastësishëm. Por Anne Pressly ishte një spikere lokale shumë e njohur dhe kishte marrë pjesë edhe në një rol të vogël në një film të regjisorit të njohur, Oliver Stone, rreth Xhorxh Bushit. Sapo kishte dalë nga shfaqja e filmit, kur është goditur në mënyrë brutale në shtëpinë e saj në një pjesë të Arkansasit. Nofulla e saj ishte goditur aq keq, saqë kocka kishte dalë në sipërfaqe. Mamaja e saj e gjeti trupin në mëngjes dhe Pressly vdiq pesë ditë më vonë. Policia ka akuzuar Curtsi Lavelle Vance për krimin. Por ai ka mohuar gjithçka mbi pjesëmarrjen e tij.

8. Zhdukja e 7 miliardë $, Francë

Sapo kishte filluar viti kur banka e dytë më e madhe në Francë “Societe General”, e pa veten se kishte humbur 7 miliardë dollarë dhe po përpiqej të kuptonte se si një menaxher i mesëm kishte menaxhuar këtë humbje pa u vënë re prej askujt. Në 24 janar njohën për herë të parë Jerome Kerviel, 31 vjeç, i cili kishte mundur të kryente mashtrimin më të madh në historinë e bankave. Duke përdorur njohjet e tij në kontrollin e brendshëm të sigurisë, Kerviel kishte fshehur dhe përvetësuar me mijëra transaksione dhe autorizimet e mjaft klientëve, duke rrezikuar deri në 63 miliardë dollarë të bankës “Societe General’s”. Ndërkohë që tregjet botërore binin çdo ditë, që nga fillimi i vitit 2008 këto pozicione rezultonin në miliarda dollarë humbje për bankën. Motivet e Kerviel deri tani mbeten ende të paqarta. Menaxheri i ri nuk ka përfituar nga kjo skemë. Në fakt vazhdon të deklarojë se nuk ua ka fshehur asnjëherë zyrtarëve të bankës atë që ka bërë.

9. Mashtruesi, Shba

Clark Rockfeller ishte kaq i jashtëzakonshëm, saqë askush nuk e vuri në diskutim të vërtetën e tij. Duke deklaruar se rridhte nga dinastia e Rokfelerëve, ai bëri pjesë në klube prestigjioze, duke u shoqëruar me miq të fuqishëm dhe duke u martuar me një grua mondane. Ai u bë një koleksionist i veprave të shtrenjta të artit duke zhvilluar një jetë të pasur në Vermontin rural për veten dhe gruan e tij, Sandra, si dhe me vajzën e tij shtatë vjeçe, Reigh. Por pas divorcit, në vitin 2007 mashtrimet e tij filluan të dilnin në dritë. Në fund të korrikut burri që e quante veten si Clark Rockfeller u arrestua në 24 shkurt në Boston pas rrëmbimit të dyshuar të vajzës së tij, të cilën nuk e kishte nën kujdes. Atëherë policia zbuloi se në të vërtetë ai ishte Cristian Gerhartsreiter, një burrë me origjinë gjermane. Policia ndërkohë ka bërë lidhjen me zhdukjen në vitin 1985 të një çifti në Kaliforni, ku apartamenti u ishte dhënë me qira nga Gerhartsreiter. 

10. Vrasje dhe kriza financiare, Shba

Ky rast nuk ka të bëjë me krizën globale, por lajmet e një analisti financiar i mbetur papunë, që vrau familjen e tij në 12 tetor dhe më pas ai vetë bëri një lajm kryesor disa javë pas falimentimit të “Lehman Brother”, kur kriza financiare kishte filluar dhe tregjet kishin nisur pikiatën e tyre, pikërisht në momentin që çdo njeri kishte filluar të preokupohej për punën dhe shtëpinë e tij. Karthik Rajaram kishte filluar të jetonte ëndrrën e tij amerikane: një emigrant që kishte punuar mirë dhe kishte fituar para, dhe i kishte luajtur të gjitha në tregun e pasurive të patundshme. Atëherë çfarë e ka shtyrë që të qëllojë mbi gruan, vjehrrën, dy fëmijët e vegjël dhe në fund mbi veten e tij? Sëmundja mendore mund të jetë në qendër, por sinkronizimi i krimit mbetet faktori më simbolik.

Tirana Observer

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail