10 fakte interesante për Kombet e Bashkuara

Shkruar nga Elberta Spaho   
e enjte , 29 janar 2009
1. Dështim i Ligës së Kombeve

Organizata e parë e shteteve ishte Liga e Kombeve, e themeluar pas Luftës së I Botërore (atëherë quhej Lufta e Madhe ose Lufta për t’i dhënë fund luftërave). Qëllimi i Ligës së Kombeve ishte të parandalonte përsëritjen e luftës. Benito Musolini, kryeministri i Italisë, tha: “Liga është e mirë kur thërrasin harabelat, por nuk vlen kur shqiponjat rrëzohen”. Me të vërtetë, vetëm tre dekada më vonë, bota u zhyt në Luftën e II Botërore.

2. Çurçilli në vaskë: Origjina e emrit

Emri “Kombet e Bashkuara” u propozua nga presidenti amerikan, Franklin Delano Roosevelt në muhabet e sipër me Winston Churchill, në 1942. Churchill-i ndodhej në Uashington atëherë, dhe qëndronte në vaskë kur Roosevelt hyri me karrocën me rrota dhe i propozoi që Aleatët e Luftës së II Botërore të quheshin Kombet e Bashkuara. Churchill iu përgjigj se poeti Lord Bajron e përdori këtë emër për të përshkruar Aleatët në betejën e Vaterlosë, në librin “Çajld Harold”. Në vitin 1815, Aleatët luftuan Perandorinë Franceze. Në Luftën e II Botërore, Franca luftoi kundër nazistëve.

3. Dhurata e Rockefeller: Tokë për zyrat e OKB

Toka për zyrat e OKB-së në Nju Jork është blerë nga mongoli i pronave, William Zeckendorf, me paratë e dhuruara nga John D. Rockefeller, Jr. Zeckendorf do ta përdorte për ndërtimin e një qyteti, një pronë futuriste që nuk u ngrit nga toka. Ndërtesa e OKB-së u dizenjua nga Le Corbusier dhe Oscar Niemeyer. Ajo u ndërtua duke marrë hua pa interesa nga SHBA. Toka dhe ndërtesa e OKB-së konsiderohet territor ndërkombëtar. Pas një inspektimi të hollësishëm autoritetet zbuluan se nuk përmbush sigurinë kundër zjarrit dhe kodet e nevojshme të vendosura nga qyteti i Nju Jorkut.

4. Pulla e Kombeve të Bashkuara

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka zyrën e saj postare, madje dhe pullën e saj përkatëse. Edhe pse pjesa më e madhe janë artikuj koleksionistësh, çdokush mund të përdorë këto pulla për të postuar artikuj të ndryshëm nga godinat e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Gjenevë dhe Vjenë.  

5. Logo e OKB-së, karficë xhakete

Logo e Kombeve të Bashkuara është dizenjuar nga Donal McLaughlin, që punonte në Zyrën e Shërbimeve Strategjike (OSS), pararendësi i CIA-s. Donal e përshkroi logon e OKB-së si një “projekt që tregonte të gjitha shtetet në një qark, të rrethuar nga gjethe ulliri të kryqëzuar”. Logo fillimisht është dizenjuar për karficë xhakete.

6. Flamurët e OKB-së

Agjencitë dhe organizatat e Kombeve të Bashkuara kanë flamurët e tyre. Ngjyrat zyrtare të OKB-së janë blu e lehtë dhe e bardhë. Për ndonjë arsye, flamuri i Programit Botëror të Ushqimit duhet të jetë i ndryshëm. Ngjyrat e flamurit të tij janë ndërruar, pra e bardhë dhe blu e lehtë.

7. Fakte për Sekretarin e Përgjithshëm

Sekretari i Përgjithshëm zgjidhet me rotacion gjeografik, por kurrë nga 5 shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit. Ban Ki-moon është përshkruar si i ftohtë, por kur u zgjodh këndoi versionin e këngës “Plaku i Vitit të Ri po vjen në qytet” në versionin “Ban Ki-moon po vjen në qytet. Kofi Annan është binjak. Njerëzit e Ghanës u vënë emrat fëmijëve në bazë të ditës së lindjes. Emri Kofi do të thotë “e premte”.  

8. Sa paguhen punonjësit e OKB-së

Sekretariati i OKB-së ka 15 mijë punonjës në të gjithë botën; Pentagoni ka 23 mijë vetëm në Uashington. Rrogat e stafit profesionist përcaktohen nga “Parmi Noblemarie”, sipas kryetari të komitetit të Ligës së Kombeve (1920). Ky parim thotë se stafi duhet të paguhet në mënyrë të barabartë, pavarësisht nga vinë. Rroga e Sekretarit të Përgjithshëm është 113 mijë dollarë, ndërsa punonjësi më i fundit është 32 mijë dollarë. Por të jesh diplomat i OKB-së ka përfitime. Për shkak të imunitetit diplomatik, shumë refuzojnë të paguajnë faturat e parkimit. 6 vende kanë mesatarisht 100 fatura të paguara për parkim për çdo diplomat.  

9. Anëtari më i ri: Mali i Zi!

Anëtari më i ri i Kombeve të Bashkuara është Mali i Zi, që u bë anëtari i 192-të në vitin 2006. Përveç shteteve anëtare, ekziston një shtet jo-anëtar vëzhgues, Vatikani.

10. Kush paguan për OKB-në

Buxheti i OKB-së vjen nga shtetet anëtare, i përcaktuar nga aftësia për të paguar. Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë 6 për qind të buxhetit, ndërsa Liberia 0.001 për qind. Shtetet e Bashkuara mbajnë mbi shpatulla pjesën e luanit: 22 për qind (27 për qind të tjera për forcat paqeruajtëse, buxhet i veçantë). Në vitin 2006 përqindja i korespondote 423 milionë dollarëve, ose 1.42 dollarë për amerikan. Edhe pse ka pjesën me të madhe, SHBA vonon në pagesa. Në vitin 2005 kishte pa paguar 960 milionë dollarë. Për fat nuk është e vetmja, vetëm 40 shtete nga 192 anëtarë paguajnë në kohë. Pagesëvonesa konsiderohet standardi për shumë kombe.
Tirana Observer
Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

    • 1. Më 21/08/2010
    228asb

    Exclusive shop of GHD Straightener, fashional hairdressing tools [url=http://www.ghd-
Abonohu:
Adresa e-mail