Përmbledhje...

Artikuj që japin Lajme në trajtë të përmbledhur... Burimi kryesor, paraprakisht deri tani është gazeta "Tirana Observer", me të cilën kemi leje të posaçme transmetimi, në të kundërt për çdo rast do mundohemi të tregojmë burimet apo të drejtat autoriale p
  • Të vërtetat e bosëve të Cosa Nostra-s

    Cosa NostraShpeshherë të gjithë njerëzit intrigohen nga misteri që rrethon organizatat mafioze dhe historitë e tyre. Bizneset e tyre ilegale dhe kriminaliteti janë në qendër të vëmendjes jo vetëm nga publiku, por dhe institucionet përgjegjëse për ruajtjen e rendit publik. Shpesh simbioza ndërmjet mafias dhe realitetit shndërrohet në një vështirësi më tepër në përpjekjet për ta çrrënjosur atë.

    Vazhdo leximin

  • Kush janë 50 bandat me famëkeqe në Shqipëri?

    Historia e anëtarëve dhe gjykimi nga drejtësia e vendit tonë
    Nuk janë banda muzikore, por ngjasojnë me to vetëm nga emri, sepse në vend të veglave muzikore pjesëtarët e saj vënë në përdorim armët. E nëse do t’i nisim t’i numërojmë, do të shohim se rrugës do të dalin banda kriminale të pa njohura, por që në agjendën e tyre kanë një numër të madh krimesh. Disa nga anëtarët e këtyre bandave janë të arrestuar dhe kanë marrë dënimin përkatës nga gjykata, ndërkohë të tjerë janë të arrestuar, por ndodhen në burgjet e huaja dhe disa janë në kërkim nga policia shqiptare. Por nuk mund të harrojmë se pjesëtarë të bandave janë ekzekutuar nga kundërshtarët e tyre. Gazeta “Tirana Observer” boton sot emrat e 50 bandave më famëkeqe në Shqipëri.

    Vazhdo leximin

  • Shpikësit që na ndryshuan jetën

    Janë njerëzit që vunë trurin në punë për t‘ u bërë të pasur, por edhe për të lehtësuar ekzistencën e njerëzimitKëtë pranverë, Institucioni i Shpikësve Amerikanë ka përgatitur një ceremoni të veçantë për nder të grave dhe burrave, gjenialiteti i të cilëve ndryshoi për mirë mënyrën tonë të jetesës. Bëhet fjalë për shpikje të objekteve që janë shumë të zakonshme për ne, por që për epokën kur dolën në dritë, ishin një revolucion. Më poshtë po rendisim disa prej këtyre gjenive, që pavarësisht kombësive kishin edhe nënshtetësi amerikane. Walter Hunt: Paramanat Ideja lindi në vitin 1849, kur Hunt, një shpikës njujorkez bërtiti "Eureka" teksa po përdridhte një copë tel me duar në dyqanin e tij. Pasi e regjistroi si shpikje të tijën gjilpërën e famshme, ai i mori zyrës së patentave 15 dollarë për të larë borxhet e ngutshme, duke hequr dorë nga të ardhurat e mëdha që do të kishte mbledhur në rast se do të dinte të menaxhonte më mirë situatën. Një nga gazetaret më të famshme amerikane të çështjeve të modës e konsideron shpikjen e paramanës si një evolucion të madh në botën e veshjeve. Ajo është njëherazi praktike dhe ornamentale, ka sensin e rrezikut, por edhe joshjen e një objekti estetik. Megjithëse shpikësi i shkretë vdiq i varfër, ai, falë paramanës, mban famën e njërit prej shpikësve më të rëndësishëm të periudhës viktoriane. Beulah Henry: Makina e akullores Beulah Henry lindi në Tennessee, në vitin 1887 dhe mori nofkën "Zonja Edison", për shkak të karrierës shumë të begatë si shpikëse. Kur vdiq në vitin 1973 kishte "sjellë në jetë" 110 shpikje, 49 prej të cilave kishin patentë. E para ndër to ishte ajo e makinës së akulloreve, që e mori në vitin 1912. Më pas, ajo shpiku edhe makinën qepëse pa bobinë, një lloj çadre që nuk e pati jetën të gjatë, një çantë dore që i ndërrohej pjesa e jashtme në varësi të veshjes dhe një sfungjer të mbushur me sapun për fëmijët. Ishte një nga gratë e para që përfitoi nga shpikjet e shumta. Në moshën 37-vjeçare ishte presidente e dy kompanive. Ajo nuk u martua kurrë dhe kohën e lirë, kur nuk merrej me shpikje, ia kushtonte pikturës dhe bamirësive.

    Vazhdo leximin

  • Kush janë femrat më të pasura në botë

    Shkruar nga Blendina Cara

    e enjte , 11 qershor 2009Image

    Gratë miliardere që drejtojnë dhe kanë trashëguar kompanitë më të fuqishme
    Në vend të parë qëndron Christy Walton, e pasuar nga trashëgimtaret e “L’oreal” dhe “BMW” Në krye të listës qëndron Christy Walton, e cila ka një vlerë prej 20 miliardë dollarësh. Walton është vejusha e John Walton, i cili u nda nga jeta në një aksident ajror në vitin 2005. Pas saj është Alice Watson, me vlerë 19.5 miliardë dollarë.

    Vazhdo leximin

  • 10 gabimet me te medha teknologjike

    20.05.2009
    lajme Revista Time ka rradhitur 10 gabimet me te medha teknologjike dhe mes tyre eshte edhe Youtube. Por, cila eshte arsyeja qe Youtube eshte mes ketyre deshtimeve te medha ne fushen e teknologjise? Arsyeja e rradhitjes se Youtube ne kete liste nuk jane pengesat e shumta qe Youtube ka hasur nga qeveri te ndryshme por deshtimi financiar i kesaj faqe, e cila e le nen hije suksesin ne rritje.

    Sipas analizave te bera te Credit Suisse, futjen mes gabimeve me te medha teknologjike, Youtube ia ka borxh shpenzimeve te medha per serverat dhe trafikun, qe pritet te arrijne ne 470 milion dollare. Ndersa fitimi i sivjetshem nuk pritet te kaloje shumen 240 millione dollare.

    Sipas te dhenave te comScore, ne muajin mars te ketij viti YouTube vetem nga SHBA eshte votuar nga 99,7 millione persona dhe jane shikuar 5,9 milliarde video. Ne vitin 2006, Google bleu YouTube-n per 1,65 milliarde dollare.

    Ja 10 gabimet me te medha teknologjike

    Microsoft Vista
    Gateway
    HD DVD
    Vonage
    YouTube
    Sirius XM
    Microsoft Zune
    Palm
    Iridium
    Segway

    {Albeu}

  • Divorcet e famshme më të shtrenjta

    Shkruar nga Bledina Cara   
    e mërkurë , 06 maj 2009

    Ndarja e Berlusconit me bashkëshorten pritet të kushtojë 4.5 miliardë euro
    Nga Steven Spielberg, Michael Douglas, Harrison Ford e deri tek Kevin Kostner
    Mund të bëhet një prej divorceve më të shtrenjta në histori. Deri tani thuhet se ky divorc mund t’i shkaktojë kryeministrit italian më shumë 4 miliardë euro, duke përfshirë dhe vlerën e shtëpive e pronave të tjera. Asgjë nuk është konfirmuar deri tani, por ajo që është e sigurt është fakti se do jetë një divorc i hidhur. “Veronica duhet të kërkojë falje publikisht. Ajo thotë se unë po bredh me vajza 17-vjeçare dhe kjo është diçka që s’mund ta pranoj. Unë jam mik me babain e asaj vajze. Betohem”, ka deklaruar Berlusconi. Ky nuk do ishte divorci i parë i zhurmshëm mes njerëzve të famshëm, por do të ishte një prej më pikantëve, i shoqëruar nga një sërë divorcesh të kushtueshme.

    Silvio Berlusconi dhe Veronica Lario, rreth 4.5 miliardë euro
    Ato nuk janë divorcuar akoma, por të dy janë shprehur publikisht se ky është fundi i martesës së tyre. Ishte Veronica ajo që sërish u shpreh publikisht për bashkëshortin e saj, pasi ai u shfaq në fotot e ditëlindjes së një 18-vjeçare, që sipas Berlusconi-t është vajza e një mikut të tij. Unë s’mund të rri me një burrë që sorollatet me adoleshente ka thënë Veronica për shtypin. Ndërkohë Berlusconi është shprehur se ajo duhet të kërkojë falje publike.
    Paul McCartney dhe Heather Mills, 188-376 milionë dollarë
    Ish-anëtari i grupit “Beatles” ua martua me ish-modelen Heather Mills në vitin 2002 në një ceremoni ekstravagante në një kështjellë irlandeze (Ata kanë një fëmijë së bashku.) Ndërkohë që nuk është arritur asnjë marrëveshje akoma mes dy ish-bashkëshortëve, avokatët kanë mendimin se ndarja e pasurisë së McCartney-t mund të arrijë nga 188-376 milionë dollarë.
    Steven Spielberg dhe Amy Irving, 100 milionë dollarë
    Aktorja Amy Irving ka qenë e martuar me ikonën e regjisë së filmit Steven Spielberg prej vitit 1985-1989. Çifti kishte një marrëveshje paramartesore por Irving e kundërshtoi atë, duke pretenduar se ajo nuk ishte e shoqëruar nga përfaqësues ligjorë kur e kishte nënshkruar atë. Më në fund Spielberg arrit të binte dakord duke i dhënë asaj një shumë prej 100 milionë dollarësh.
    Harrison Ford dhe Melissa Mathison, 85 milionë dollarë
    Harrison Ford u martua me skenaristen Melissa Mathison në mars të vitit 1983. Ata u ndanë pas 17 vitesh në vitin 2004. Ford i pagoi Mathison 85 milionë dollarë si pjesë një pakti fitimprurës që i siguronte asaj edhe një pjesë të fitimeve të ardhshme që do dilnin nga filmat që Ford kishte bërë në kohën kur ata ishin bashkë. Kjo do të përfshinte edhe shitje DVD-sh të filmave klasikë të Ford siç është Indiana Jones.
    Kevin Costner dhe Cindy Silva, 80 milionë dollarë
    Martesa 16-vjeçare e Costner me dashurinë e tij të universitetit amerikano-portugezen, Cindy Silvia mbaroi në vitin 1994 duke përfolur tradhti të mundshme të aktorit në sheshin e xhirimit. Çifti ka tre fëmijë së bashku. Costner i ka paguar ish-bashkëshortes së tij 80 milionë dollarë.
    James Cameron dhe Linda Hamilton, 50 milionë dollarë
    Regjisori i filmit “Titaniku” u martua me aktoren Linda Hamilton në korrik 1997. Ata kishin një vajzë bashkë përpara se martesa të merrte fund pas 18 muajsh. Hamilton kërkoi gjysmën e të gjitha fitimeve që regjisori mori nga filmi “Titaniku”, filmi me të ardhurat më të mëdha në histori. Kështu ajo u nda nga martesa me 50 milionë dollarë.
    Michael dhe Diandra Douglas, 45 milionë dollarë
    Pas 22 vitesh martesë, Michael dhe Diandra Douglas u ndanë në vitin 1997. Douglas, një aktor i disa prej filmave më të shitur të Hollivudit mendohet si ka paguar ish-bashkëshortes së tij 45 milionë dollarë pas divorcit. Shumë kolosale është vlerësuar të ketë qenë afërsisht një e treta e pasurisë së aktorit dhe producentit Douglas.
    Mick Jagger dhe Jerry Hall, 15-25 milionë dollarë
    Pas zërave se solisti i Rolling Stone kishte lënë shtatzënë një vajzë, bashkëshortja e tij, supermodelja Jerry Hall i kërkoi divorcin në vitin 1999, duke kërkuar edhe një shlyerje prej 50 milionë dollarësh. Por avokatët e Jagger pretenduan se ai nuk i detyrohej ish-it të tij asgjë, pasi ata nuk ishin martuar asnjëherë, pavarësisht 21 viteve bashkë dhe katër fëmijëve (Një ceremoni fetare në Bali nuk kishte status ligjor sipas avokatëve). Detajet e marrëveshjes së divorcit nuk u bënë publike, por mendohet se Hall ka marrë 15-25 milionë dollarë.

    Divorcet
    Unë jam një mbajtëse fantastike shtëpish. Çdo herë që lë një burrë, i mbaj shtëpinë”, është shprehur njëherë Zsa Zsa Gabor, ikonë e bukurisë dhe lakmisë hollivudiane. Por ajo nuk është e vetmja që e mendon ashtu. Shumë femra dhe meshkuj në botën e shout të biznesit ua “vënë syrin” personave të famshëm e të suksesshëm, sepse edhe në rast divorci, ata do jenë sërish të fituar. E këto divorce bëjnë xhirot e botës për shumë kohë edhe pasi ndodhin, jo vetëm për arsye se bëhet fjalë për njerëz të famshëm, por edhe për shumat marramendëse që njëri apo tjetri arrin të përftojë nga kjo thyerje martese. Pikërisht për këtë arsye pjesa më e madhe e çifteve nënshkruajnë marrëveshje paramartesore, ku përcaktohet se çfarë do marrë dhe nuk do marrë partnerja në rast divorci. “Marrëveshjet paramartesore janë tashmë aq të zakonshme në kulturën e përgjithshme sa që njerëzit po i bëjnë ato vetëm sepse mendojnë ‘“kam nevojë për një marrëveshje paramartesore”, shprehet William Beslow, një avokat martesor në Nju Jork, i cili ka përfaqësuar Nicole Kidman, Al Pacino, Robert De Niro dhe Demi Moore. Por nëse disa kanë fat, disa të tjerëve u duhet t’u japin ish-bashkëshorteve të tyre, apo siç janë cilësuar së fundmi, “gërmuese floriri”, një pjesë të madhe të fitimeve të gjithë jetës së tyre, siç është dhe rasti më i fundit i Paul McCartney ku bashkëshortja e tij e katër viteve, Heather Mill, kërkon t’i marrë atij deri në 376 milionë dollarë.
    Kontratat
    Vjehrra s’duhet të verë këmbë në shtëpi. Televizori do ndalojë në një stacion ku transmetohet futboll vetëm një herë në javë. Marrëdhënie intime të përcaktuara që para martese. Janë këto disa prej pikave të kontratave paramartesore të njerëzve të famshëm. Kush ka më shumë para harton kontratën, tjetri firmos. Ka raste dhe kur s’bien dakord dhe negociatat vazhdojnë gjatë duke shtyrë madje dhe datën e martesës. Edhe pse nuk duket shumë romantike, njerëzit e pasur të spektaklit nuk shkelin në altar pa firmosur një kontratë paramartesore më parë.
    Kontratat e famshme
    Kontratat paramartesore është i lirë t’i çdo person i ligjshëm, por zakonisht jemi mësuar t’i shohim më së shumti tek njerëzit e famshëm e të pasur. Qëllimi i këtyre është vetëm një, të mbrojnë paratë e tyre me aq sa munden. Duhen përmendur divorce famëkeqe ku më “pasaniku” i çiftit ka humbur deri në 100 milionë dollarë. I tillë është rasti i regjisorit hollivudian Steven Spielberg, i cili u detyrua t’i paguante ish-bashkëshortes së tij Amy Irving shumën marramendëse. Ndërsa Kevin Kostner do t’i duhej të paguante 80 milionë dollarë me rastin e divorcit pas martesës disavjeçare. Edhe Michael Douglas ka paguar jo pak pas një divorci me bashkëshorten e tij prej 19 vitesh. Ai i ka paguar 40 Diandra Douglas pas përfundimit të martesës së tyre të gjatë. Mbase kjo është dhe arsyeja pse në martesën e tij me aktoren Catherine Zeta Jones ai ka përpiluar një kontratë të përpiktë e të saktë paramartesore. Por nuk ka qenë i vetmi që ka vënë rregullat e lojës. Sipas kësaj kontrate gruaja e tij aktuale mund t’i marrë më shumë para se sa është përcaktuar në kontratë nëse ajo zbulon se ai e ka tradhtuar. Të njëjtën pikë e përmban edhe kontrata paramartesore e Katie Holmes dhe Tom Cruise. E përpiluar nga babai i saj avokat, aktori i “Mission Impossible” përveç të tjerave, i detyrohet bashkëshortes së tij të re, 5 milionë dollarë në rast se ai e tradhton. Përveç tradhtisë klasike me pasojë divorcin, Nicole Kidman ka dashur të shtojë një klauzolë më tepër që mund t’i sigurojë asaj lumturi bashkëshortore dhe aspak humbje monetare nëse ia vlen që të anulojë martesën. Në rast divorci ajo i detyrohet bashkëshortit të saj 600 mijë dollarë për çdo vit martese vetëm nëse ai i qëndron larg drogës dhe alkoolit. E duhet thënë që ai s’e ka nisur me këmbë të mbarë, duke pasur parasysh se që në vitin e parë të martesës ai u shtrua në një klinike rehabilitimi për të luftuar varësinë e tij ndaj drogës dhe alkoolit. Ndërsa këngëtarja Britney Spears në këto momente mund edhe të mos kishte pasur para për të paguar klinikën e saj të rehabilitimit ku u shtrua disa kohë më parë, nëse mamaja e saj dhe këshilltari ekonomik s’do ta kishin bindur të nënshkruante kontratën paramartesore. Jashtë dëshirës së saj ajo e ka detyruar ish-bashkëshortin Kevin Federline të nënshkruante një kontratë paramartesore ku në rast divorci ai do të merrte 360 mijë dollarë mbështetje dhe 7 milionë dollarë nga shitja e vilës së tyre në Malibu. Zhaklinë Kenedi Onasis, ka qenë ndër të parat që ka nisur modën e marrëveshjeve paramartesore. Në martesën e saj të dytë me miliarderin Aristotle Onasis ajo e detyroi atë të nënshkruante një kontratë paramartesore, ku përveç të tjerave ishin të përcaktuara edhe marrëdhëniet intime mes dy bashkëshortëve. Në rast divorci ai ishte i detyruar t’i jepte asaj 3 milionë dollarë në kesh, nga një milionë dollarë për secilin fëmijë dhe 200 mijë dollarë në çdo vit pas divorcit apo vdekjes së tij.
    Pse duhen kontratat
    “Diskutimi i kontratës paramartesore nuk është diçka romantike. Problemi në këtë rast është se kjo përfshin mungesë besimi nga një palë e çiftit”, shprehet Benet, avokati i një sërë personazh të famshëm në Hollivud. Ai rrëfen se njërit prej klientëve kishte frikë se mos ofendonte bashkëshorten e ardhshme duke i kërkuar të firmoste një kontratë. Pas katër vitesh martese ky person do të humbiste 50 milionë dollarë.

    {Tirana Observer}

  • Kush janë 20 intelektualët më me influencë në botë

    Shkruar nga Elton Tafaruçi

    Me punimet dhe fjalën e tyre kanë pasur një ndikim të madh tek shoqëria. Kanë një talent të lindur për të komunikuar me publikun dhe mbi shpatulla mbajnë grada dhe tituj të shumtë. Shpeshherë janë kontrovers dhe me idetë e tyre kanë shkaktuar edhe tërmete duke vënë në pikëpyetje sisteme qeverisëse autoritare. Në disa raste të tjera kanë kryer studime dhe i janë vënë kundër edhe fesë. Me botimet dhe publikimet e tyre kanë ngritur shumë pikëpyetje dhe kanë hapur mjaft debate politike, sociale, kulturore dhe fetare.

    Janë kthyer në mite dhe herë të tjera kanë përçarë duke u bërë kolonat e mendimit të masave. Filozofë, shkrimtarë, gjuhëtarë, gazetarë, biologë, ekonomistë, avokatë aktivistë të të drejtave të njeriut dhe klerikë. Disa prej tyre madje kanë arkivuar në raftin e tyre edhe çmimin "Nobel" për kontributin që kanë dhënë në shoqëri. Çfarë mund të kenë të përbashkët gjithë këta njerëz së bashku? Çfarë i bën ata kaq të famshëm dhe përse ndodhen në këtë renditje? Revista elitare dhe prestigjioze amerikane, "Foreing Policy", ka marrë guximin që t'i mbledhë dhe të bëjë listën e 20 intelektualëve më të famshëm në botë për vitin 2008. Në faqet e saj ajo ka publikuar 20 emrat më të njohur të vitit të kaluar dhe ka bërë renditjen për këta njerëz që gëzojnë një influencë të padiskutueshme në pjesë të ndryshme të botës dhe vendet ku jetojnë. "Të qenit intelektualë" i shndërron në personazhet më publikë, por nuk i shndërron domosdoshmërish në njerëzit më të dashur dhe më të emancipuar. Në listë bëjnë pjesë shumë emra të njohur, duke nisur nga novelisti dhe filozofi i ndërlikuar italian, Umberto Eko, tek editori dhe moderatori amerikan i CNN dhe i revistës "Newsweek", Fareed Zakaria, e deri tek gjuhëtari i njohur Chomsky dhe shumë personazhe të tjerë nga bota islamike. Gazeta "Tirana Observer" po publikon listën e plotë të intelektualëve më me ndikim në botë.


    20 intelektualët më të famshëm në botë

    FETHULLAH GÜLEN
    Lider fetar • Turqi
    Një dijetar islamik dhe me një rrjet global prej miliona pasuesish, Gulen është më i njohur në Turqinë e tij. Për anëtarët e lëvizjes “Gulen”, ai është një udhëheqës inspirues, i cili inkurajon dhe frymëzon një jetë të udhëhequr nga parimet e moderuara islamike. Për kundërshtarët e tij, ai përbën një kërcënim të rendit laik shekullor të Turqisë. Ai ka mbajtur relativisht një profil të ulët që kur u vendos në Shtetet e Bashkuara në vitin 1999, pasi kishte ikur nga Turqia, ku u akuzua për minimin të sekularizmit.

    MUHAMMAD YUNUS
    Mikrofinancier, aktivist • Bangladesh
    Më shumë se 30 vjet më parë, Yunus i dha kredi dhjetëra sipërmarrësve të varfër në Bangladeshin e tij, me një total që nuk i kalonte të 27 dollarët. Ky ishte fillimi i një jete të përkushtuar për të luftuar varfërinë nëpërmjet mikrofinancës, përpjekjet që i dhanë atij një çmim “Nobel” në vitin 2006. Gjatë viteve “Grameen Bank” e tij tani vepron në më shumë se 100 vende, ka dhënë kredi për gati 7 miliardë dollarë në shuma të vogla, më shumë se 7 milionë huamarrësve, ku 97 për qind prej tyre janë gra. Nëntëdhjetë e tetë për qind e kredive janë kthyer.

    YUSUF AL-QARADAËI
    Klerik • Egjipt/Katar
    Seriali popullor “Sharia dhe jeta”, programi televiziv
    në Al Jazeera, çështja javore Qaradawi, fatwas (ndalesa) mbi gjithçka ai predikonte konsumin e alkoolit nga feja islamike nëse besimtarët janë duke luftuar trupat e SHBA-së në Irak dhe kjo justifikohej me rezistencën e tyre legjitime. I konsideruar si udhëheqësi shpirtëror i Vëllazërisë myslimane, Qaradawi dënoi sulmet e 11 shtatorit, por prononcimet e tij që atëherë si justifikim për sulmin vetëvrasës, i siguruan një reputacionin përçarës.

    ORHAN PAMUK
    Novelist • Turqi
    Pjesa autoritet politik, celebritet letrar, Pamuk, është kronisti kryesor i Turqisë për vallen e vështirë midis Lindjes dhe Perëndimit. Veprat e tij “Skillfully”, shkruar në gjuhën amtare, tregonte marrëdhëniet e mprehta me fenë, demokracinë, modernizmin duke bërë që ai të fitonte çmimin “Nobel” në letërsi në vitin 2006. Tre vjet më parë, Pamuk vihet para gjyqit për "fyerje të identitetit turk", pasi përmendte genocidin armen dhe gjendjen e kurdëve të Turqisë në një intervistë. Akuzat më pas u tërhoqën. Sot, Pamuk jep letërsi në Universitetin Kolumbia.

    AITZAZ AHSAN
    Avokat, politikan • Pakistan
    Kryetari i Gjykatës së Lartë të Pakistanit “Bar Association”, Ahsan, ka qenë një kundërshtar i zellshëm i rendit të Presidentit Pervez Musharraf. Kur Musharraf shkarkoi kryetarin e Gjykatës Supreme në mars 2007, ishte Ahsan që e udhëhoqi sfidën ligjore për të rivendosur shefin e drejtësisë dhe mblodhi mijëra avokatë të cilët dolën në rrugë në shenjë proteste. Ai u arrestua disa herë gjatë periudhës së emergjencës në vitin të kaluar. Sot, ai është një anëtar i lartë i Partisë Popullore Pakistane, dikur e udhëhequr nga Benazir Bhutto, dhe një nga politikanët më të njohur të vendit.

    AMR KHALED
    Televangjelist mysliman • Egjipt
    Një ish-llogaritar i kthyer në një evangjelist rock-star, Khaled predikon një interpretim të thjeshtë të Islamit modern për miliona shikues besnikë në të gjithë botën. Me një oratori karizmatike dhe një stil të thjeshtë, Khaled shpërndan mesazhet e integrimit kulturor dhe punën e madhe mbi mësimet se si të mund të jetojnë një jetë islamike sa më të drejtë. Edhe pse fillimet e tij Khaled i pati në Egjipt, ai kohët e fundit u zhvendos në Britanipër të këshilluar të rinjtë, të gjeneratës së dytë të myslimanëve evropianë.

    ABDOLKARIM SOROUSH
    Teoricien fetar • Iran
    Soroush, një ish-profesor universiteti në Teheran dhe specialist në kimi, poezi sufiane dhe histori, është konsideruar gjerësisht një nga filozofët më të mëdhenj të e botës islame. Duke rënë në kundërshtim me mullahët mbi punën e tij me aktivistët demokratë të Iranit, ai është spostuar kohët e fundit në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, ku ese-të e tij, leksionet mbi filozofinë fetare dhe të drejtat e njeriut, janë të ndjekura nga afër nga lëvizja reformiste e Iranit.

    TARIQ RAMADAN
    Filozof, dijetar i Islamit • Zvicër
    Një nga dijetarët myslimanë më të njohur dhe më të debatueshëm, Ramadan, personifikon përplasjen kulturore dhe fetare që ai pretendon ta kalojë. Përkrahësit e konsiderojnë atë një avokat të zjarrtë të integrimit mysliman në Evropë. Kritikët e tij e akuzojnë atë për anti-semitizëm dhe se ka lidhje me terroristët. Në vitin 2004, Ramadanit iu mohua viza për në SHBA për të dhënë mësim në “Notre Dame”, pasi Departamenti i Shtetit e akuzoi atë për donacione organizatave bamirëse islamike të lidhura me Hamasin.

    MAHMOOD MAMDANI
    Antropolog kulturor • Uganda
    Lindur në Ugandë me prindër nga Azia Jugore, Mamdani u përjashtua nga vendi Idi Amin në 1972, përfundimisht u vendos në Shtetet e Bashkuara. Puna e tij shqyrton rolin e nënshtetësisë, identitetin dhe krijimi i narratives historike në Afrikën postkoloniale. Kohët e fundit, ai e ka përqendruar vëmendjen e tij mbi Islamin politik dhe politikën e jashtme të SHBA, duke argumentuar se terrorizmi modern islamik është një efekt anësor i privatizimit të dhunës në vitet e fundit të Luftës së Ftohtë. Ai jep mësim në Universitetin Kolumbia.

    SHIRIN EBADI
    Avokat, aktivist i të drejtave të njeriut • Iran
    Femra e parë iraniane gjyqtare nën regjimin e Shah. Ebadi themeloi një praktikë studimi të ligjit, pasi ajo i hodhi jashtë rregullat e sundimit të klerikëve iranianë. Duke e mbështetur fillimisht Revolucionin Islamik, ajo mprehu dhëmbët për mbrojtjen politike të disidentëve dhe nisi fushatën për të drejtat e grave dhe fëmijëve. Një nacionaliste e ashpër që sheh papajtueshmërinë mes islamit dhe demokracisë, Ebadi është iraniania e parë e cila fitoi çmimin “Nobel” në vitin 2003.

    NOAM CHOMSKY
    Gjuhëtar, aktivist • SHBA
    Chomsky është ndoshta më i njohur për kritikat e tij të ashpra, ndaj shtrirjes së politikës së jashtme të SHBA pas luftës së Vietnamit. Një aktivist i shquar, një diskutues i gjallë dhe një ikonë e bashkësisë së majtë ndërkombëtare. Dështimet e masmediave amerikane dhe lakmia e madhe e biznesit, janë gjithashtu edhe objektivi kryesor i kritikave të tij. Përtej provokimeve të tij politike, kontributi i Chomsky-it në gjuhën moderne është i jashtëzakonshëm, sidomos teoria e tij gramatikës gjeneruese. Autor bestsellër i më shumë se 30 librave, Chomsky ka dhënë mësim në “Massachusetts Institute of Technology” për më shumë se gjysmë shekulli.

    AL GORE
    Aktivist për ndryshimet klimaterike, politikan • SHBA
    Nga e hiri i humbjes së zgjedhjeve presidenciale në SHBA në vitin 2000, Gore ka ardhur për të definuar rilindjen e politikës dhe hakmarrjen qysh prej vitesh. Për aktin e dytë, Gore gjeti zërin e tij të vërtetë në ngritjen e vetëdijes publike mbi efektet e ngrohjes globale. Përpjekjet e tij e kanë futur atë në një listë plot me tituj “Oskar” dhe fitues i çmimit “Nobel të Paqes”, ai sot ndoshta është njeriu me ndikim për çështjet e mjedisit.

    BERNARD LEWIS
    Historian • Britani/SHBA
    Profesor emeritus në “Princeton University” dhe autor i dhjetëra librave, Lewis është një nga historianët më kryesorë të Lindjes së Mesme. Ai është gjithashtu një nga më të kërkuarit, pas këshilltarëve, në politikat e rajonit dhe në shoqërinë islamike. Punimet e Lewis kohët e fundit janë përqendruar në burimin e antagonizmit midis Islamit dhe Perëndimit, një konflikt që ai ia atribuon dështimit të Islamit për t’u përshtatur me modernitetin.

    UMBERTO ECO
    Novelist, semiologjist • Itali
    I njohur për ndërlikimet, shkrimtari i shkëlqyer i novelave që mbledh ngjarjet e errëta historike me komplote komplekse dhe simbole. Eco është një nga shkrimtarët më të zgjuar të fiksionit. Dita e punës së tij, profesor i semiotikës në Universitetin e Bolonjës, i siguron atë material të mjaftueshëm për librat e tij bestseller, për të cilat kanë qenë përshkruar si i gjithanshëm në gjerësinë e tyre historike.

    AYAAN HIRSI ALI
    Aktiviste, politikane • Somala/Holandë
    Një kritike e ashpër e Islamit për trajtimin që i bën grave. E lindur në Somali, Hirsi Ali është e njohur për mbrojtjen e plotë të Perëndimit, arsyes dhe lirinë. Rebelimi i saj publik kundër edukimit të saj islamik i ka shkaktuar një çmim të lartë: kërcënime me vdekje dhe e mbrojtur rreth e rrotull. Ajo mori famë për herë parë me aktrimin në filmin “Submission”, një film që bënte fjalë për nënshtrimin e grave myslimane. (Regjisori i filmit, Theo van Gogh, u vra nga një mysliman fanatik në Amsterdam në 2004.) Pasi u zgjodh në parlamentin holandez në vitin 2003, Hirsi Ali dha dorëheqjen nga posti i saj tre vjet më vonë, në lidhje me një skandal informacioni të rremë mbi aplikimin e saj për shtetësinë holandeze.

    AMARTYA SEN
    Ekonomist • Inda
    Si një djalosh, Sen u bë dëshmitar i urisë shkatërruese në vitin 1943 në Bengal, ku u vranë rreth 3 milionë njerëz. Dekada më vonë, si dhe hetimet politike dhe ekonomike të Sen mbi urinë i dhanë atij famën si një nga ekonomistët më të mirë për mirëqenien në shekullin e 20-të. Përveç pohimit të tij të famshëm se uria nuk duhet të ndodhë në demokraci, Sen ishte një nga ekonomistët e parë që shqyrtoi në mënyrë empirike pabarazitë gjinore në Azi. Ai u nderua me çmimin “Nobel” në ekonomi në vitin 1998.

    FAREED ZAKARIA
    Gazetar, autor •SHBA
    Editor i “Newsweek International”, Zakaria është një nga komentatorët dhe moderatorët më të respektuar dhe më me ndikim në çështjet ndërkombëtare. Artikulli i tij, "Pse ata na urrejnë ne?", një faqe e parë e revistës “Newsweek” në javët pas sulmeve të 11 shtatorit, ishte shpjegimi konvencional i ditës për nuancat e diskutimit ekonomik, politik dhe forcat sociale që përjashtuan shoqërinë islamike.

    GARRY KASPAROV
    Aktivist për demokraci, mjeshtër në shah • Rusi
    Një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave në shah, Kasparov është sot një figurë kryesore e opozitës në Rusi, kritik i qëndrimit të Vladimir Putin dhe zgjedhjes së pasardhësit të tij, Dmitri Medvedev. I inatosur kundër asaj që ai e quan një "shtet policor", Kasparov kryeson koalicionin anti-Kremlinit “Rusia Tjetër”, e cila shpesh zbret në shesh në protesta pro-demokracisë. Ai kohët e fundit lançoi një "parlament alternativ" në një përpjekje për të bashkuar opozitën e vendit.

    RICHARD DAWKINS
    Biolog, autor • Britani
    Një nga biologët e evolucionit, Dawkins arriti të krijonte një reputacion ndërkombëtar me 1976 punime. Me “The Selfish Gene” u bë i njohur për zbulimin e geneve të cilat garojnë për t’u zhvilluar. Ai zotëron një aftësi të njohur për të sintetizuar dhe komunikon ide komplekse shkencore me publikun e gjerë. Ai është ndoshta më i njohur sot për kritikën e tij për “Krijimin dhe Fenë”. Një ateist i thekur, punimet e tij më të fundit janë bestselleri, “The God Delusion”, e cila është një mbrojtje të fuqishme e shkencës dhe arsyes.

    MARIO VARGAS LLOSA
    Novelist, politikan • Peru
    Një gjigant i literaturës latino-amerikane, Vargas Llosa ka shkruar veprat e dhjetëra fiction-ve, drama, kritikë fetare, letrare dhe ka mbi shpatulla dekada karrierë. Ai është një firmë e njohur mbi denoncimin e pushtetit, padrejtësitë dhe tiraninë e diktatorëve, ndërsa i lëviz siguruar nga mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe asaj individuale. Ai shkruan shpesh mbi çështjet politike dhe është një kolumnist.

  • 15 lobingjet më të famshme në botë

    Shkruar nga Elton Tafaruçi   
    e martë , 31 mars 2009

    Qëllimi kryesor i pjesës më të madhe të parave që del në këtë botë është pjesë e politikave të SHBA-së. Ndikimi i korporatave dhe grupeve industriale me miliardat e dollarëve që shpenzojnë çdo vit, kanë si qëllim për të fituar qasje vendimmarrëse në qeveri dhe bëjnë të gjitha përpjekjet për të ndikuar në mendimin e tyre. Megjithatë ato nuk mbesin vetëm në kufijtë Amerikës dhe përpiqen të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm dhe influent në të gjithë botën. Klientët e tyre janë udhëheqësit më të njohur në botë dhe shpeshherë janë konsulentët e parë në politikë dhe ekonomi. Rasti më konkret është ai i grupit "Cohen", i cili është marrë nga Partia Demokratike për të menaxhuar fushatën elektorale. Qendra për Media dhe Demokraci ka publikuar listën e 10 lobingjeve më të mëdha politike në botë. Ato janë pothuajse tërësisht amerikane dhe kanë një eksperiencë të gjatë, dhe gëzojnë një reputacion të padiskutueshëm. Nuk janë të njohura për publikun dhe gazeta "Tirana Observer" po publikon listën e plotë.

    "American Defense International"
    "American Defense International" (ADI) është kryesisht një firmë lobimi. Ajo e përshkruan veten si "një firmë konsultimi e specializuar në punët e qeverisë, zhvillimin e biznesit dhe marrëdhëniet me publikun, e cila i shërben një klienti bazë në të gjithë botën, si qeverisë dhe biznesit - me një kombinim unik të ekspertizës teknike, marrëdhëniet dhe aftësinë për të punuar me krerët më të rëndësishëm, vendimmarrës dhe krerët e opinionit e publik në Washington.

    "The National Republican
    Senatorial Committee" (ose NRSC) është zyrtarisht Komiteti Zyrtar i Partisë Republikane, e cila i dedikohet zgjedhjes së republikanëve në senatin amerikan. NRSC u formua me qëllimin kryesor që të mbështeste kandidatët republikanë në senat, duke iu ofruar atyre prospektivë dhe një mbështetje në shumë mënyra. Këtu përfshihen plani buxhetor, guida për zgjedhjen në Komisionin e Ligjeve, gjetja e fondeve, mjetet e komunikimit dhe një qendër strategjike. Shefat e NRSC janë zgjedhur çdo dy vjet në kauzat e senatit republikan.

    "Podesta Group"
    "Podesta Group" është një lobing i specializuar në biznesin e marrëdhënieve me publikun dhe është themeluar në vitin 1998 nga Anthony T. Podesta. Klientët e saj janë kanalet e shumta televizive, gazetat e organizatave amerikane dhe shteti i New Mexico-s. Vëllai i Anthony John D. Podesat ka qenë në shefi i Shtëpisë së Bardhë në stafin e presidentit Bill Clinton.

    "Common Cause"
    Sipas organizatave të web site-ve, "Common Cause" është themeluar në vitin 1970 nga John Gardner, ish-sekretar i Shëndetësisë, Arsimit dhe Mirëqenies. Gardner kishte parashikuar një lëvizje të përqendruar. Brenda një viti, më shumë se 100.000 qytetarë i ishin bashkuar axhendës së "Common Case" dhe shpejt ajo u rrit dhe u përfshi në dhënien fund luftës së SHBA në Vietnam, reformimin e sistemit të financave të partive politike, të drejtat civile, të drejtat e njeriut, etika dhe deklarimin për lobimin.

    "Netherlands Genomics Initiative"
    Qeveria formoi "Netherlands Genomics Initiative" duke përshkruar veten e saj kështu: "NGI drejton një strategji të qartë kombëtare që synon në kapjen e pozicionit drejtues shkencor dhe genomiks industrial brenda pesë viteve të ardhshme". NGI është një task force e posaçme e lidhur me organizatën holandeze të kërkimeve shkencore dhe operon në një shkallë të lartë autonomie. Ajo është formuar nga pesë ministritë e qeverisë holandeze. Edukimit, Kulturës dhe Shkencës, Ekonomisë, Bujqësisë dhe Shëndetësisë. NGI ka gjithashtu në programin e saj që të fusë dhe të pranohet nga shoqëritë e kërkimit dhe të aplikimit të të genomiks.

    "Potomac Advocates"
    "Potomac Advocates" e konsideron veten e saj një biznes konsultimi, e cila është më shumë e fokusuar në bizneset, konsultime dhe shërbime për disa nga korporatat më të mëdha të botës, të vogla dhe të mesme, duke përfshirë këtu edhe individët, planifikimin strategjik, zhvillimin e biznesit, marrëdhëniet e qeverisë dhe grupeve, etj. Ky lobing është në shërbim të plotë partneriteti dhe jo thjesht një firmë konsulente menaxhimi. Ajo ofron studime dhe rekomandime. Ajo ofron zgjidhje të integruar të biznesit për klientët e saj, duke kombinuar burimet e saj dhe të klientëve. Ajo gjithashtu ofron shërbime të brendshme dhe të jashtme për qeveritë dhe tregjet.

    "Democracy 21"
    "Democracy 21", sipas faqeve zyrtare është një "organizatë jofitimprurëse e dedikuar bërjes së demokracisë për të gjithë amerikanët. "Democracy 21" dhe arma e saj e edukimit, fondi i "Democracy 21 Education" punon që të eliminojë hendekun dhe influencën e parave në politikën amerikane dhe të sigurojë integritetin e vendimeve të qeverisë dhe zgjedhjet. Organizata promovon një fushatë për reformën financiare dhe reforma të tjera politike për arritjen e këtyre qëllimeve. "Democracy 21" parashikon publikun dhe median me informacione dhe analiza mbi paratë dhe politikën, dhe fokuson aktivistët mbi këtë pikë. 

    "New Democrat Network"
    "New Democrat Network" apo NDN është krijuar nga presidenti Simon Rosenberg me këshillimin e bordit drejtues, një grup i cili drejton strategjistët dhe mendimtarët e demokratëve të rinj, të njohur ndryshe "think tank". Rrjeti i ri demokrat zyrtarisht u bë NDN në vitin 2005. Në gusht të këtij viti një studim mbi rrymat në NDN nuk tregonin fjalët prapa akronimeve. Shumë prej anëtarëve të këtij grupi kanë qenë për një kohë të gjatë nga Partia Demokratike.

    "Progress for America"
    "Progress for America" (PFA) dhe aleati i saj, "Fondi i progresit për votuesit amerikanë" janë të përjashtuar nga taksat. PFA ishte që nga fillimi një "shoqëri e hapur" me administratën e Bush-it dhe Komitetin Kombëtar të Republikanëve. PFA u stabilizua në vitin 2001 dhe u mbështet nga "Axhenda për Amerikën" e George W. Bush. Fondi i votimit të PFA arriti të mblidhte në vitin 2004 28 milionë dollarë në mbështetje të fushatës elektorale të Bushit. "Progress for America", një organizatë "parti miqsh" operon me ndihmën e Tony Featther, i cili mbante detyrën e drejtorit politik të Bushit dhe Cheney-t, dhe ishte mik i hapur i këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë, Karl Rove. 

    Democratic Senatorial Campaign Committee"
    Democratic Senatorial Campaign Committee" (ose DSCC) është zyrtarisht Komiteti i Partisë Demokratike, e cila ka marrë përsipër për të zgjedhur demokratët në senatin amerikan. DSCC parashikon organizimin bazë, rekrutimin e kandidatëve dhe gjetjen e fondeve të nevojshme për të arritur që të ndihmojë demokratët, të cilët kërkojnë fitoren e vendeve në Parlament. Lidershipi i saj është me emra mjaft të njohur dhe lista prej shumë prej senatorëve të zgjedhur në senatin amerikan vijnë pikërisht nga ky komitet, duke filluar nga presidenti i sapo zgjedhur, Barack Obama, i cili mbante postin e zv.shefit e deri tek Blanche Lincoln.

    "People for the American Way"
    Sipas historisë së organizatave, fillon në vitin 1980 kur "producenti televiziv Norman Lear filloi të kërkonte për një përgjigje të duhur se çfarë do të përfitonte ai nga një shqetësim i ri i lëvizjes politike amerikane. Të drejtat fetare ishin determinuese për të imponuar një axhendë radikale dhe ekstremiste. Një nga fytyrat më emblematike të këtij lobingu ishte boksieri i famshëm, Muhamed Ali, dhe Goldie Hawn. Në 20 vitet e fundit, nëpërmjet një sërë luftërave politike organizata ka përparuar në respektimin e të drejtave fetare të amerikanëve dhe duke mbrojtur lirinë dhe demokracinë.

    "National Association of
    Community Health Centers"

    "National Association of Community Health Centers" është një lobing i cili është tërësisht i fokusuar tek shëndetësia. Vitin e ardhshëm ajo ka parashikuar ndryshime të rëndësishme në sistemin shëndetësor, ashtu si në çdo gjë tjetër. Duke filluar që nga ky vit, ky lobing do të marrë vendime të mëdha në Washington lidhur me atë se si të reformojë sistemin e kujdesit shëndetësor amerikanëve. Ky lobing kujdeset drejtpërsëdrejti me problemet më të ngutshme të shëndetësisë amerikane dhe kanë mjaft influencë tek presidenti amerikan.

    "Gorton Moore International"
    është një bazë politike dhe konsultative në Sacramento e linjëzuar me Partinë Republikane. Ajo është një organizatë ekskluzivisht politike dhe merret me menaxhimin dhe konsulta politike. Në përbërje të saj ajo ka pasur klientë dhe personazhe nga më të njohurit e politikës botërore dhe asaj amerikane. Njëri prej tyre ka qenë edhe ish-presidenti rus, Boris Yeltsin, dhe i fundit është Paul Bremer.

    "DLA Piper"
    "DLA Piper" është një zyrë avokatie e cila operon në 22 vende të botës, nga Azia, Evropa dhe SHBA. Ajo është një firmë biznesi avokatie me 975 avokatët e saj. Ajo fokusohet në grindjet, pasuritë e patundshme, biznes, teknologji, punët e qeverisë dhe tregtinë e jashtme. Në SHBA ajo ka shumë zyra në shumë shtete dhe "DLA Piper" ka një "aleancë strategjike" me kompaninë e lobingut në Washington D.C e quajtur "Cohen Group". Përfaqësuesi i saj, Richard Gephardt, iu bashkëngjit kompanisë në qershor të vitit 2005 si guvernator. Klientët e tij janë Afganistani dhe Turqia dhe së fundi i është shtuar edhe PD e Shqipërisë dhe Berisha e ka zgjedhur si kompaninë e saj për menaxhimin e fushatës elektorale.

    "Dutko Worldwide"
    "Dutko Worldwide" (DW) është në Washington D.C i bazuar në një lobing bipartizan, i cili ofron "menaxhimin e politikave publike gjithëpërfshirëse", duke përfshirë shërbime si "Çështja dhe mundësitë e vlerësimit, Strategjia e Zhvillimit, Menaxhimin e krizave, Ekzekutimin e politikave publike dhe programet". Ajo identifikon si thelbin e çështjes së saj zonat buxhetore në teknologji, telekomunikim, shëndetësi, energji, shërbime financiare dhe politika tatimore. "Dutko Worldwide" është krijuar nga Dan Dutko në vitin 1981.

  • Manjatët e mediave më të pasur në planet

    Shkruar nga Elberta Spaho

    Pa iu larguar botës së spektaklit, këngës dhe dancit, e deri te yjet e popit, u drejtohemi atyre që na i paraqesin këto evenimente. Janë pronarët e gazetave, revistave, televizioneve dhe agjencive publicitare e shtëpive botuese, ndër më të njohurat në SHBA dhe në botë. Po cilët janë manjatët e mediave, si kanë arritur majat e suksesit, si i kanë realuziar pasuritë e tyre? E në fakt janë pikërisht këta pronarë të mediave pasuria e të cilëve arrin në disa miliardë dollarë, të cilët janë bërë të pasur duke u shitur objekte të yjeve të Hollivudit, e aktorëve më në zë, masave të thjeshta të njerëzve. Janë 31 pronarë mediash, gazetash e televizionesh, në listën e manjatëve më të pasur të medieve, të cilës i bashkëngjitet edhe Silvio Berluskoni, i cili është pronar i disa televizione të njohura në Itali. Shtatorin e kaluar një prej manjatëve më të pasur në botë Charles Ergen, pasuria e të cilit i kalon 8.1 miliardë dollarë, pronar i "Dish Netëork, EchoStar"; bleu kompaninë "TV company Sling Media" për 380 milionë dollarë.
    David Geffen dhe David Hearst Jr, pjesëtar i "Hearst Corp" janë të vetmit beqarë të listës së gjatë. David Geffen tepër i dhënë pas filmave dhe muzikës, arriti të bëhet burri më i pasur i Hollivudit pasi u mor me tregtimin e objekteve artistike. Ai ka shitur një pikturë klasike nga Jackson Pollok për 140 milionë dollarë në vitin 2006, dhe në atë kohë besohej se kjo ishte shuma më e madhe e paguar për një pjesë të vetme. Gjithashtu shkarkoi "Jasper Johns", "Willem de Kooning".
    Pasuria e përbashkët dy prej pjesëtarëve e listës me familjet e tyre, Martha R. Ingram dhe Charles F. Dolan, bën që një pjesë të suksesit të tyre ata t'ia dedikojnë pjesëtarëve të saj. Sidoqoftë, duhet pasur parasysh se pasuria e këtyre pronarëve të mediave investohet për këto institucione dhe shpeshherë përfaqëson para që ato i kontrollojnë për llogari të medias që drejtojnë. Pikërisht kjo është arsyeja pse ata paraqiten si përfaqësues të përbashkët të pasurisë me familjet e tyre dhe  kualifikohen në listën e revistës "Forbes", si manjatët miliarderë të mediave më të njohura të botës, pavarësisht shumës që ata zotërojnë. Pjesë e kësaj liste janë edhe tre femrat më të njohura në botën e medias, Oprah Winfreye, njohur si mbretëresha e mediave, Leonore Annenberg në fushën e shtëpive botuese dhe Martha R. Ingram pronare e "Ingram Industries". 

    1. Charles Ergen
    Pasuria: 8.1 miliardë dollarë.
    Dish Network, EchoStar
    Vendbanimi: Denver.
    Mosha: 55 vjeç,
    Gjendja civile: I martuar. Ka 5 fëmijë.
    Vetëm e kaluar, Charles Ergen, një prej manjatëve më të pasur në botë Charles Ergen, pasuria e të cilit i kalon 8.1 miliardë dollarë, pronar i "Dish Network, EchoStar"; bleu kompaninë "TV company Sling Media" për 380 milionë dollarë.

    2. Rupert Murdoch
    Pasuria: 6.8 miliardë dollarë.
    News Corp.
    Vendbanimi: New York City.
    Mosha: 77 vjeç,
    Gjendja civile: Dy herë i divorcuar, i rimartuar. Ka 6 fëmijë.
    Ka lindur në Australi dhe më pas krijoi gazetën "Wall Street Journal", së bashku me "News Corp" dhe shumë shpejt arriti pasurinë në vlerën 5.6 miliardë dollarë.

    3. David Geffen
    Pasuria: 6.5 miliardë dollarë.
    Filmat, muzika
    Vendbanimi: Malibu, Calif.
    Mosha: 65 vjeç
    Gjendja civile: Beqar.
    Burri më i pasur i Hollywood-it u pasurua pasi u mor me tregtimin e objekteve artistike. Ai ka shitur një pikturë klasike nga Jackson Pollok për 140 milionë dollarë në vitin 2006, dhe në atë kohë besohej se kjo ishte shumë më e madhe e paguar për një pjesë të vetme. Gjithashtu shkarkoi "Jasper Johns", "Willem de Kooning".

    4. James C. Kennedy
    Pasuria: 6.5 miliardë dollarë.
    Cox Enterprises
    Vendbanimi: Atlanta.
    Mosha: 60 vjeç
    Gjendja civile: I martuar. Ka 3 fëmijë.

    5. Blair Parry-Okedon
    Pasuria: 6.5 miliardë dollarë.
    Cox Enterprises
    Vendbanimi: Australia.
    Mosha: 57 vjeç
    Gjendja civile: I martuar. Ka 2 fëmijë.
    Është nipi i James M. Cox i cili ka punuar si reporter në një të përditshme, para se të blinte "Dayton Evening News" për 26 000 dollarë.

    6. Sumner Redstone
    Pasuria: 5.1 miliardë dollarë.
    Viacom
    Vendbanimi: Beverly Hills.
    Mosha: 85 vjeç
    Gjendja civile: I divorcuar, i rimartuar. Ka 2 fëmijë.

    7. Patrick McGovern
    Pasuria: 4.1 miliardë dollarë.
    International Data Group
    Vendbanimi: Hollis, N.H.
    Mosha: 71 vjeç
    Gjendja civile: I divorcuar, i rimartuar. Ka 4 fëmijë.

    8. George Lucas
    Pasuria: 4 miliardë dollarë.
    Lucasfilm Ltd
    Vendbanimi: Marin County, Californi
    Mosha: 64 vjeç
    Gjendja civile: I divorcuar. Ka 3 fëmijë

    9. Haim Saban
    Pasuria: 3.6 miliardë dollarë.
    Television
    Vendbanimi: Beverly Hills
    Mosha: 63 vjeç
    Gjendja civile: I divorcuar, i rimartuar. Ka 4 fëmijë.
    Arritjet e para i arriti më "Cartoon Schlepper", çka e bëri shumë të njohur më realizimin e filmave për fëmijë.

    10. Charles F. Dolan & family
    Pasuria: 3.3 miliardë dollarë.
    Cablevision
    Vendbanimi: Oyster Bay, Neë York.
    Mosha: 81 vjeç
    Gjendja civile: I martuar. Ka 6 fëmijë.

    11. Steven Spielberg
    Pasuria: 3.1 miliardë dollarë.
    Filmat
    Vendbanimi: Pacific Palisades, Californi.
    Mosha: 61 vjeç
    Gjendja civile: I divorcuar, i rimartuar. Ka 7 fëmijë.

    12. Jerrold Perenchio
    Pasuria: 3.1 miliardë dollarë.
    Univision
    Vendbanimi: Bel Air, Californi.
    Mosha: 77 vjeç
    Gjendja civile: I martuar. Ka 3 fëmijë.

    13. Amos Hostetter
    Pasuria: 2.8 miliardë dollarë.
    Media
    Vendbanimi: Boston.
    Mosha: 71 vjeç
    Gjendja civile: I martuar. Ka 3 fëmijë.

    14. Martha R. Ingram & family
    Pasuria: 2.8 miliardë dollarë.
    Ingram Industries
    Vendbanimi: Nashville.
    Mosha: 73 vjeç
    Gjendja civile: E ve. Ka 4 fëmijë.

    15. Oprah Winfrey
    Pasuria: 2.7 miliardë dollarë.
    Television
    Vendbanimi: Chicago.
    Mosha: 54 vjeç
    Gjendja civile: Beqare.

    16. Leonore Annenberg
    Pasuria: 2.5 miliardë dollarë.
    Shtëpi botuese
    Vendbanimi: Rancho Mirage, Californi.
    Mosha: 90 vjeç
    Gjendja civile: E divorcuar, e ve. Ka 2 fëmijë.
    Gruaja e dytë e pronarit të një prej shtëpive më të mëdha botuese në SHBA, Walter Annenberg, i cili vdiq në vitin  2002 duke i lënë Leonore Annenberg gjysmën e pasurisë së tij.

    17. William Randolph Hearst III
    Pasuria: 2.4 miliardë dollarë.
    Hearst Corp
    Vendbanimi: San Francisco.
    Mosha: 59 vjeç
    Gjendja civile: I martuar. Ka 3 fëmijë

    18. Austin Hearst
    Pasuria: 2.1 miliardë dollarë.
    Hearst Corp
    Vendbanimi: New York City.
    Mosha: 56 vjeç
    Gjendja civile: Dy herë i divocuar. Ka 3 fëmijë

    19. George Randolph Hearst Jr
    Pasuria: 2.1 miliardë dollarë.
    Hearst Corp
    Vendbanimi: Los Angeles.
    Mosha: 81 vjeç
    Gjendja civile: I martuar. Ka 4 fëmijë

    20. David Hearst Jr
    Pasuria: 2.1 miliardë dollarë.
    Hearst Corp
    Vendbanimi: San Francisco.
    Mosha: 63 vjeç
    Gjendja civile: Beqar

    21. Phoebe Hearst Cooke
    Pasuria: 2.1 miliardë dollarë.
    Hearst Corp
    Vendbanimi: San Francisco.
    Mosha: 81 vjeç
    Gjendja civile: I divorcuar, i rimartuar. Ka 1 fëmijë
    Nipi i pestë i legjendarit të shtëpive botuese në SHBA, William Randolph Hearst. Phoebe Hearst Cooke sot zotëron gazetat "San Francisco Chronicle", "Houston Chronicle" dhe revistat "Cosmopolitan" dhe "Esquire".

    22. John Malone
    Pasuria: 2.3 miliardë dollarë.
    Liberty Media
    Vendbanimi: Parker, Colombia.
    Mosha: 67 vjeç
    Gjendja civile: I martuar. Ka 2 fëmijë
    John Malone është shtylla e "Liberty Media" në konglomeratin e Web site-ve më të njohura.

    23. Craig McCaw
    Pasuria: 2.3 miliardë dollarë.
    Komunikacion
    Vendbanimi: Seattle.
    Mosha: 59 vjeç
    Gjendja civile: I martuar. Ka 3 fëmijë
    Ka humbur rreth 400 milionë dollarë, por bashkë me vëllezërit ka shitur në vitin 200 ka investuar për satelitin "Nextel".

    24. Joseph Mansueto
    Pasuria: 1.9 miliardë dollarë.
    Morningstar
    Vendbanimi: Chicago.
    Mosha: 52 vjeç
    Gjendja civile: I martuar. Ka 3 fëmijë

    25. B.J. (Red) Mçombs
    Pasuria: 1.7 miliardë dollarë.
    Radio, oil, real astate.
    Vendbanimi: San Antonio.
    Mosha: 80 vjeç
    Gjendja civile: I martuar. Ka 3 fëmijë.

    26. Stanley S. Hubbard
    Pasuria: 1.7 miliardë dollarë.
    DirecTV
    Vendbanimi: St. Paul, Minnesota.
    Mosha: 75 vjeç
    Gjendja civile: I martuar. Ka 5 fëmijë

    27. Alan Gerry
    Pasuria: 1.6 miliardë dollarë.
    Cable TV
    Vendbanimi: Liberty, N.Y.
    Mosha: 79 vjeç
    Gjendja civile: I divorcuar, i rimartuar. Ka 3 fëmijë
    Ka shitur "Time Warner" për 900 milionë dollarë dhe më pas ka investuar për Granite Associates.

    28. Edmund Ansin
    Pasuria: 1.5 miliardë dollarë.
    Sunbeam
    Vendbanimi: Miami Beach.
    Mosha: 72 vjeç
    Gjendja civile: I divorcuar. Ka 3 fëmijë
    Djali i një këpucari në Floridai cili bleu stacionin televiziv "Miami TV" për 3.4 milionë dollarë në vitin 1962.

    29. Todd Wagner
    Pasuria: 1.5 miliardë dollarë.
    Broadcast.com.
    Vendbanimi: Dallas.
    Mosha: 48 vjeç
    Gjendja civile: I martuar. Ka 1 fëmijë

    30. Barry Diller
    Pasuria: 1.4 miliardë dollarë.
    IAC/InterActiveCorp
    Vendbanimi: New York City.
    Mosha: 66 vjeç
    Gjendja civile: I martuar.

    31. Thomas Secunda
    Pasuria: 1.3 miliardë dollarë.
    Bloomberg
    Vendbanimi: Croton-on-Hudson, N.Y.
    Mosha: 54 vjeç
    Gjendja civile: I martuar. Ka 2 fëmijë
    Fillimisht Thomas Secunda është marrë më lajmet në fushën e ekonomisë në "Bloomberg LP" dhe më pas ka marrë pjesë si partner i "The Forbes 400". Tashmë zotëron edhe 20 për qind të aksioneve të "Merrill Lynch".

    32. Silvio Berlusconi
    Pasuria: E padeklaruar.
    Televizion
    Vendbanimi: Roma, Italy.
    Mosha: 72 vjeç
    Gjendja civile: I divorcuar. I rimartuar. Ka 5 fëmijë
    Në vitin 1978 Berluskoni ka formuar grupin e parë mediatik në Itali, "Fininvest". Ai zotëron disa televizione dhe gazeta në shtetin fqinj.

  • Rreth Shqipërisë

    Shqiperia shtrihet ne Evropen Juglindore, ne Perendim te Gadishullit Ballkanik, ne koordinatat gjeografike: 39 16' gjatesi dhe 42 39' gjeresi. Shqiperia ka nje siperfaqe prej 28.748 km2.

    Gjatesia e vijes kufitare te Republikes se Shqiperise eshte 1094 km; nga te cilat - 657-km – vije kufitare tokesore , 316-km vije bregdetare, 48-km vije ndarese e lumenjve and 73 km e liqeneve.
    Republika e Shqiperise kufizohet ne veri nga Mal i Zi, ne veri-lindje nga Kosova , ne lindje me Maqedonine, dhe ne jug dhe jug-lindje ajo kufizohet me Greqine.
    Ne perendim, Shqiperia laget nga deti Adriatik dhe deti Jon.
    Lartesia mesatare eshte 708-m, dmth dy here me e madhe se ajo e Evropes.
    Shqiperia perfshihet ne zonen sub-tropikale me lageshtire te Hemisferes Veriore, dhe ne zonen me klime mesdhetare.
    Kromi, hekur-nikeli, bakri, qymyrguri, nafta dhe gazi jane disa nga mineralet nentokesore me te rendesishme qe gjenden ne Shqiperi.
     
    Klima
    Ne zonat bregdetare: Mesdhetare mesatare, dimer i bute dhe i lagesht, vere e nxehte dhe e thate
    Ne zonat malore: mesatare Kontinentale, dimer i ftohte dhe i ashper, vere e lagesht.
     
    Relievi
    Fushor (ne Shqiperine Perendimore), Pllajor (ne Shqiperine Lindore
    Malor (ne Shqiperine Veriore dhe Qendrore); Maja me e larte: Mali i Korabit (2,753m)
    Vija Bregdetare
    362 kilometer
     
    Popullsia
    3,364,571 (Qershor 1999)
    95% Shqiptare, 3% Greke dhe 2% te tjere
    Shkalla e rritjes se popullsise
    1,05% (1999)
     
    Kryeqyteti
    Tirana (nga viti 1920)
     
    Gjuha zyrtare
    Shqipja
    Gjuha shqipe eshte nje gjuhe indo-evropiane dhe perfaqeson nje dege te veçante ne familjen e gjuheve indo-evropiane.
    Gjeografi grek, Ptholemeous, ka deshmuar ekzistencen e shqiptareve dhe te gjuhes shqipe qe ne shekullin e dyte te eres sone.
    Emri "Shqiperi" zevendesoi emrin e "vjeter "Arberi" (ose Arbani) ne fund te shekullit XVII, per shkak te kushteve te reja historike te krijuara ne kete periudhe. Ky emer kishte per qellim t’i jepte rendesi lidhjes ndermjet emrit te vendit dhe gjuhes, e cila ne ate kohe quhej "Shqip".
    Dokumenti i pare i shkruar i gjuhes bashkekohore shqipe i perket vitit 1462. Vepra e pare letrare "Meshari" (Gjon Buzuku) u botua me 1555, dhe qe nga ajo kohe gjuha shqipe eshte zhvilluar ne dy dialekte kryesore, veçanerisht gjate periudhes se Rilindjes Kombetare Shqiptare:
    "Gegerisht", dmth gjuha e folur ne Veri te Shqiperise, dhe
    "Toskerisht", dmth gjuha e folur ne Jug te Shqiperise

    Alfabeti i gjuhes letrare shqipe ka 36 shkronja dhe perdoret alfabeti latin, i aprovuar nga Kongresi Kombetar i Manastirit me 1908.
    Gjuha shqipe (e folur dhe e shkruar) perdoret gjithashtu dhe ne disa pjese te populluara nga shqiptare si Kosove, Mali i Zi, Serbi dhe Maqedoni.
     
    Ngjarje te rendesishme historike
    Territori i Shqiperise eshte banuar qe ne lashtesi. Gjurme te jetes jane gjetur ne Xare, si dhe ne Shpellen e Shen Marines ne Sarande qe nga koha e Paleolitit te mesem dhe te vone (100 000 – 10 000 vjet me pare).
    Shqiptaret jane pasardhes te drejteperdrejte te Ilireve. Fiset ilire shtriheshin ne pjesen perendimore te Ballkanit, deri ne lumenjte Sava dhe Danub ne Veri, Morava dhe Vardar ne Lindje (qe eshte dhe vija kufitare me Thraken), dhe vargmalet e Pindit ne Jug dhe Juglindje (ne kufi me greket dhe maqedonet).
    Zhvillimi i shpejte ekonomik, veçanerisht ai i metalurgjise se bronzit dhe hekurit (ne shekujt XI-V para eres sone) krijoi bazat e kultures se perbashket shpirterore dhe materiale te fiseve ilire. Ne fund te shekullit V p.e.s., iliret u futen ne peridhen e skllavopronarise, dhe themeluan pergjate bregdetit qytete shume te njohura ne ate kohe, te cilat ekzistojne dhe sot, si Durrahium (Durresi), Apolonia, Butroti (Butrinti), Scodra (Shkodra), Lissus (Lezha), etj. Pushtimi Roman (ne vitin 168 p.e.s.) pati pasoja te renda per iliret. Megjithate, ata e perballuan me sukses politiken asimiluese te romaneve, kryesisht si rrjedhoje e standarteve te larta te zhvillimit dhe identitetit te kristalizuar etnik.
    Pas thyrjes se romaneve ne vitin 395 te eres sone, Iliria mbeti nen sundimin e Perandorise Bizantine. Ne periudhen pasuese, Iliria u pushtua nga fise te ndryshme barbare, si Gothet, Avaret etj.
    Ne shekujt IV - VI, sllavet pushtuan nje pjese te Ilirise Veriore dhe Lindore, dhe Maqedonia pushtoi pjese te cilat me vone u asimiluan.
    Fundi i mijevjeçarit te pare shenon kristalizimin e kombit shqiptar. Me vone, formacionet politike shqiptare te shekullit XIV mbuluan territoret nga Tivari dhe Prizreni deri ne Kostur dhe Vlore. Nderkohe, ne zona te pjeses jugore ruhej ende emri historik i Epirit, i cili ne vitet pasardhese sherbeu si sinomin per Arberine (shume shpesh, Heroi Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu (1405-1468) quhej "Princi i Epirit").
    Pushtimi otoman (XIV) vendosi sistemin feudal ushtarak ne Arberi (Shqiperi), por kryengritjet e njepasnjeshme te princerve shqiptare pergatiten rezistencen e madherishme te popullit shqiptar nen udheheqjen e Heroit Komebtar Gjergj Kastrioti, i njohur me emrin Skenderbe. Gjergj Kastrioti Skenderbeu arriti te krijonte nje shtet te centralizuar (Arberia) dhe flamuri i tij u be flamuri kombetar i Shqiperise.
    Shekulli XVIII shenon lulezimin e dy "Pashalleqeve" te organizuara dhe shume te fuqishme: Pashalleku i Bushatllinjve (me qendren e tij ne Shkoder dhe i qeverisur nga nga Karamahmut Pashe Bushatlliu); dhe Pashalleku i Janines (me qendren e tij ne Janine dhe i qevrisur nga Ali Pashe Tepelena). Lufta per pavaresi dhe identitet kombetar arriti kulmin e saj me Levizjen e Rilindjes Kombetare, e cila filloi me 1830.
    Me 1878, kjo levizje u organizua me mire pas Lidhjes se Prizrenit, e cila sherbeu si udheheqja e pare ushtarake dhe politike e kryengritjeve shqiptare. por, Per fat te keq, te te nejtin vit Kongresi i Berlinit vendosi ndarjen e territoreve shqiptare, nga e cila perfituan shtetet fqinje, Mali i zi, Serbia dhe Greqia.
    Megjithate, levizja shqiptare per liri u kurorezua me Shpalljen e Pavaresise, me 28 nentor 1912.
    Gjate viteve te Luftes se Pare Boterore, Shqiperia u shnderrua ne nje beteje lufte per fuqite nderluftuese, dhe u pushtua nga Italia, Serbia, Mali i Zi, Greqia, Franca dhe Austro-Hungaria.
    Me 1920, Kongresi i Lushnjes (nje qytet qe ndodhet 90 km ne jug te Tiranes), shpalli Tiranen si kryeqytet te Shqiperise me konsensusin e perfaqesuesve nga e gjithe Shqiperia.
    Me 21 janar 1925, Asamblea Kushtetuese e shpalli Shqiperine Republike Parlamentare dhe Ahmet Zogu u zgjodh President i Shqiperise. Por ai pati shume pushtet, dhe Republika funksiononte me teper si Republike Presidenciale.
    Me 1 shtator 1928, Shqiperia u shpall Mbreteri Demokratike Parlamentare dhe Ahmet Zogu u shpall Mbret i Shqiperise, duke marre titullin mbreteror "Zogu I".
    Me 7 prill 1939, Italia fashiste pushtoi Shqiperine, dhe si rrjedhim, e ashtuquajtura Asamble Kushtetuese shpalli fundin e Mbreterise se Zogut dhe ia ofroi kuroren Viktor Emanuelit III. Shteti Shqiptar mbeti formalisht Mbreteri Kushtetuese nen sundimin e Dinastise se Savojes.
    Me 29 nentor 1944, Shqiperia u çlirua nga pushtuesit nazi-fashiste. Qe nga ajo kohe, ne Shqiperi sundoi regjimi komunist i Enver Hoxhes, i cili ndikoi ne izolimin e vendit.
    Me 11 janar 1946, Asamblea Kushtetuese e shpalli Shqiperine Republike Popullore, si nje nga format e diktatures se proletariatit, e cila zgjati pothuajse gjysem shekulli, deri me 29 prill 1991, kur Parlamenti i pare pluralist shpalli Republiken Parlamentare te Shqiperise.
     
    Sistemi Politik
    Republike Parlamentare
    Parlamenti shqiptar eshte parlament me nje dhome dhe 140 deputete, te cilet zgjidhen nje here ne kater vjet me zgjedhje te pergjithshme.
     
    Presidenti i Republikes
    Z. Bamir Topi, i zgjedhur nga Kuvendi ne 20 korrik 2007 per nje periudhe pese-vjeçare.
     
    Kryetari i Keshillit te Ministrave
    Z. Sali Berisha (Partia Demokratike)
     
    Qeveria
    Perbehet nga Koalicioni ndermjet PD, PR, PDR, PBDNJ dhe PA.
     
    Kushtetuta
    Kushtetuta e re e Republikes se Shqiperise eshte aprovuar me referendum popullor me 28 nentor 1998.
     
    Festa Kombetare
    28 nentor (Dita e Flamurit)
     
    Flamuri
    Flamuri kombetar i Republikes se Shqiperise paraqitet me nje shqiponje te zeze me dy koke dhe me krahe te hapura, te vendosur ne qender te nje sfondi te kuq.
     
    Emblema
    Emblema e Republikes se Shqiperise paraqitet me nje shqiponje te zeze, te vendosur ne nje mburoje te kuqe te tipit "variaz". Mburoja e kuqe rrethohet nga nje shirit i zi. Ne pjesen e siperme, me te kuqe eshte shkruar Republika e Shqiperise.
     
    Ekonomia
    Ekonomia shqiptare konsiderohet si Ekonomi e Tregut ne tranzicion. Sektori privat ze pjesen me te madhe te GDP-se. Ne Strategjine e Zhvillimit Ekonomik te Shqiperise per vitet 2000-2003 Vlen te permenden reforma e pergjithshme strukturore sipas standarteve te vendeve me ekonomi tregu te forte, privatizimi i sektoreve strategjike, dhe stabilizimi i treguesve makro-ekonomike me qellim kryesor rritjen e investimeve nepermjet zbatimit te Programit Publik te Investimeve dhe thithjen e Investimeve te Drejteperdrejta te Huaja. Bashkepunimi i ngushte me organizatat nderkombetare si: Banka Boterore, Fondi Monetar Nderkombetar, EBDR etj. perbejne garanci per nje zhvillim te qendrueshem ekonomik dhe perfundimin e fazes se tranzicionit. Nderkohe, implementimi i Paktit te Stabilitetit perben nje nga angazhimet e Qeverise per zhvillimin social-ekonomik te vendit me qellim kryesor integrimin ne Strukturat Euro-Atlantike.
     
    Pasurite Natyrore
    Pasuri nentokesore (Nafte, gaz natyror, krom, qymyrguri, hekur nikel, xeherore, mermer); Burime te konsiderueshme hidrike; Zona te konsiderueshme me pyje dhe kullota (rreth 38% e territorit te vendit). Burime te pashfrytezuara ne fushat e Turizmit Blu, Te Gjelber dhe Te Bardhe.
    © marrë nga
Abonohu:
Adresa e-mail