Newborn, fiton “Luanin e Artë” në Kanë

• Madhështia e Newborn , simbolit të pavarësisë së Kosovës, sërish triumfon duke fituar çmimin "Luani i Artë" për dizajn (Gold Design Lion) në Festivalin e 55 Ndërkombëtar të Publicitetit. 

 I mbajtur në Kanë të Francës, ky festival është një eveniment mjaft i rëndësishëm. "Luani i Artë është çmimi më prestigjioz në botë në fushën e publicitetit dhe dizajnit, që do të thotë shumë për ne, sepse po vlerësohemi ndër njerëzit më krijues në botë", pohon Fisnik Ismaili, drejtori kreativ i agjencisë së marketingut "Ogilvy Albania & Kosova" dhe ideatori i skulpturës tipografike Newborn, që përjetësoi në qendër të Prishtinës ditën e pavarësisë së Kosovës, 17 shkurt 2008. Nga 30 mijë pjesëmarrës, vetëm 1 % arritën të fitojnë një çmim dhe një pjesë fare e vogël e tyre kanë fituar "Luanin e Artë". Newborn, skulptura e bërë prej çeliku, me peshë rreth 9 ton, 3 metra e lartë, 22 metra e gjatë dhe 1 metër e trashë, ka triumfuar në konkurrencë me "Adidas MI", Qendrën e Inovacionit, Galerinë e Historisë dhe të Jetesës të Muzeut Kombëtar të Singaporit dhe Johnnie Walker Jazz Pioneers Walk Of Fame.

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

  • weight diets
    Pretty interesting I think, would like to read more about it!
Abonohu:
Adresa e-mail