Bashkimi i përjetshëm

Dërguar nga Kristian Gazulli

Neper rruget e bukura te nje qyteti, ku njerezit me plot entuziazem po qarkullojne neper to, nje vajze me nje fytyre engjellore dhe me dy sy te trishtuar po ecen dalengadale deri sa te mberrije tek stacioni i autobusit. Sapo mberriti atje, autobusi nuk vonoi dhe u nis. Kjo vajze qendronte mendueshem dhe me sa dukej ajo po bluante neper mendje nje problem apo shqetesim. Pas disa minutash ajo u ndal perpara nje ndertese. Ishte burgu i burrave te qytetit. Per nje moment ajo u ndje keq, por me pas i kaloi ajo ndjenje e neveritshme dhe e keqe. Mori guximin per te hyre brenda dhe pikerisht ashtu beri. Kur hyri brenda, roja i burgut e uli ate ne nje karrige me nje tavoline ne nje dhome te boshatisur. Pas pak erdhi i burgosuri dhe fytyrat e tyre u takuan me njera-tjetren. 
- Rosela, cfare do ketu ? – i tha ai me nje ton te eger.
- Si cfare dua ketu baba ! Mos harro se jam vajza jote dhe do te vazhdoj te jem gjithmone - u pergjigj ajo me nje ze qe dukej sikur shpirti ishte duke qare perbrenda.
- Nuk ishte nevoja te vije ketu e te me shihje mua keshtu sic jam, ne nje gjendje vulgare.
- Baba, mos u shqeteso, une do te mundohem te gjej nje zgjidhje qe ti te dalesh nga ky burg ku te kane futur.
- E vetmja gje qe ti duhet te besh eshte qe te ikesh nga ky vend njehere e pergjithmone dhe te mos kthehesh me kurre asnjehere – i bertiti i ati.
- Baba mos thuaj ashtu te lutem. Une jam vajza jote dhe e kam per detyre qe te te qendroj prane.
- Jo bije, gabohesh. Une nuk jam me babai yt. Zere se kam vdekur. Une jam nje hajdut i mjere, i cili do e kaloje gjithe jeten ketu ne kete biruce te mallkuar. Por, te lutem me bej nderin qe te largohesh nga une, nuk dua qe une te ta njollos jeten tende me fatin tim te zi.
Roseles iu drodh buza nga fjalet e babait te saj, ajo doli jashte duke qare dhe mesa duket fjalet e babait qene shume tronditese dhe vrasese per te. Jeta e saj ishte nje katastrofe. Gjithmone kishte vuajtur. E ema i kishte vdekur kur sapo e kishte sjelle ate ne jete. Ajo ishte rritur vetem me babane e saj, i cili kishte vuajtur shume qe ta rriste ate dhe ta bente nje vajze per se mbari. Policia e kishte kapur babane e Roseles duke vjedhur ne nje argjendari. Qe prej atij momenti ai kishte hyre ne burg dhe e kishte lene vetem fare Roselen. E gjora vajze, tani ajo duhej ta perballonte jeten vetem, pa ndihmen e askujt. Pas pak kohe, Rosela mberriti ne shtepi e merzitur dhe e pikelluar nga fjalet qe babai i kishte thene asaj. U kujtua se kishte per te shkuar ne pune, shikoi oren dhe pa se ishte vone. Me vrap u nis per ne pune. Sapo mberriti atje, shefja e veshtroi ate me nje fytyre te vrerosur.
- Perse erdhe kaq vone Rosela ? – i bertiti ajo.
- Me falni per vonesen zonja Valbona, por me doli nje problem – iu pergjigj Rosela.
- Cfare problemi ?!

- Nje problem familjar zonje.
- Ne rregull. Kesaj here po ta fali, po e perserite me, ti e di vete se cfare te gjen.
- Po zonje dhe shume faleminderit per tolerancen tuaj.
- Jepi, mos humb kohe me !
Rosela punonte ne nje restorant si pjatalarese, shefja ishte e rrepte por shume tolerante. Ajo iu bind fjales se saj dhe u nis tek kuzhina ku laheshin pjatat. Bashke me te punonte edhe nje vajze arrogante dhe mendjemadhe.
- Pa shiko, pa shiko kush na erdhi ! – tha ajo me nje ze talles – ku ke qene moj vajze gjithe kete kohe ?
- Ty nuk te duhet asgje Klarisa. – tha Rosela.
- Ej, nuk te ka mesuar kush ty qe te sillesh me edukate ? Sigurisht, me nje baba hajdut qe ke ti eshte normale qe te mos dish asgje per miresjelljen.
Rosela u zemerua shume nga fjalet e Klarises, dhe e goditi ate me shuplake . Klarisa mori disa pjata dhe i theu pertoke, dhe filloi te bertase duke u shtrire pertoke. Te gjithe u grumbulluan aty dhe se bashku me ta edhe zonja Valbona, shefja e restorantit.
- A mund ta di se cfare po ndodh ketu ? Cfare ke Klarisa ? – tha Valbona.
- Zonja Valbona, kjo e cmendura ketu Rosela me goditi dhe theu gjithe keto pjata. Shyqyr qe nuk m`i goditi per koke – tha Klarisa.
- Zonja Valbona, kjo gje nuk eshte e vertete. Klarisa po genjen – u pergjigj shpejt Rosela.
- Shefe, me gjithe respektin qe kam per ty, po te them se Klarisa nuk po te genjen, ne e pame me syte tane se cfare i beri kjo vajze Klarises – tha njera prej punetoreve, nje shoqe e ngushte e Klarises.
Punetoret e tjera nuk guxuan ta kundershtonin ate.
- Zonje, ju lutem mos i besoni. Eshte e vertete qe e godita me shuplake Klarisen por pjatat i theu ajo – tha Rosela e shkrete.
- Me vjen keq Rosela. Edhe durimi im e ka nje kufi. Nga sot e tutje je e pushuar nga restoranti im. Nuk dua qe te punosh me ketu. Dhe sa per ta ditur, muajin e fundit nuk do te paguhesh fare sepse do te paguash me ato para pjatat qe ti theve. Kjo eshte fjala ime e fundit. Ju te tjerat vazhdoni punen ! – tha Valbona dhe pastaj u largua.
Te gjithe po qeshnin me Roselen sidomos shkaktarja e gjithe kesaj poshtersie, Klarisa.
- Lamtumire princeshe ! – tha ajo gjithe ironi.
Rosela u largua duke qare. Per te kishte qene padiskutim dita me e keqe e jetes se saj. Humbi edhe punen qe ishte e vetmja mbeshtetje qe kishte. Ku te shkonte valle ?! Cfare te bente tani ? Ku ta mbeshteste koken ? Doli ne rruge. I shikonte te gjithe njerezit tek po ecnin te lumtur. Ajo ishte me fatkeqja ne ate vend. Per te jeta kishte mbaruar. U ul ne nje stol. Mendonte qe te qendronte aty. Per te s`kishte me kuptim qe te vazhdonte jeten. Cdo gje kishte marre fund.
- Vajze… - u degjua nje ze i dobet.
Rosela ngriti koken dhe pa nje plake shume te moshuar dhe te rrudhosur ne fytyre.
- Deshironi qe t`ju lexoj fatin ? – i tha ajo.
- Nuk kam me se t`ju paguaj – tha Rosela.
- S`ka problem. Per ty po bej nje perjashtim sepse qenkeni si nje yll drite, mjaft e bukur.
- Faleminderit !
- Ne fytyren tuaj shoh nje trishtim te madh, por dora juaj po thote se shume shpejt jeta juaj ka per te ndryshuar aq sume saqe nuk e imagjinoni. Eshte njesoj sikur te shkonit per te jetuar ne nje bote tjeter ku ne ate bote do te gjeni nje lumturi teper te madhe. Shume shpejt do te buzeqeshni perseri.
- Te falenderoj shume, por ne fakt nuk ju kam kuptuar, madje as nuk besoj ne te tilla gjera – tha Rosela si e frikesuar, por edhe e befasuar.
- Cdo gje do ta kuptoni ne kohen e caktuar – sapo tha keto fjale, plaka u largua nga syte e Roseles. Fjalet e asaj plake misterioze e habiten shume. Nuk dinte se cfare te bente : a t`i besonte apo jo ?!
Cfaredo qe te ndodhe, fjalet, Roseles i dhane shume kurajo per te vazhduar perpara. U kthye ne shtepi, shikoi perreth dhe iu duk vetja shume e vetmuar, por perbrenda vetes besonte se jeta e saj do te ndryshonte. Rreth ores 10:00 te darkes, Rosela u ul qe te flinte, por gjumi nuk po e merrte, papritur ndjeu dicka ne zemer, ndjeu disa hapa qe po vinin drejt saj, dhe… trokiti dera. Rosela u tremb nga kjo trokitje e deres ne kete ore te nates. U ngrit nga shtrati, dhe shkoi drejt deres. Sapo hapi deren, nje burre i panjohur doli para saj.
- Mirembrema Rosela !
- Mirembrema zoteri ! Mos njihemi gje ?
- Me siguri nuk me mban mend mua, apo jo ? – tha zoteria me nje buzeqeshje ne fytyre.
- Te them te drejten, jo zoteri. – tha Rosela si e habitur.
- Ne rregull, une jam Martin Grapo, kursheriri i mamase tende. Me falni, i te ndjeres Anjeza.
- Xhaxha Martini ! – tha Rosela plot gezim – Me falni qe nuk iu njoha qe ne fillim, por vazhdoni ju lutem, hyni brenda.
- Faleminderit !
- Me te vertete qe nuk iu njoha.
- S`ka gje. Jam bere per te mos u njohur. Ka kohe qe s`me ke pare.
- Po, e mbaj mend heren e fundit qe jemi pare. Une kam qene nja 10 vjece.
- Pikerisht keshtu. Ti s`ke ndryshuar fare, je perseri ajo cupelina e vogel.
- Ou, cfare thoni ?! Por, me thuaj se me cfare i detyrohem vizites tuaj.
- Po i bie shkurt. Mora vesh per ate cfare i ka ndodhur babait tuaj dhe…
- Pa prit ! – e nderpreu Rosela – me thuaj si e more vesh ?
- Cuditerisht, une jam avokati publik i tij. Me thene te drejten, rasti i babait tend eshte shume i nderlikuar. Me vjen keq te ta them por babai yt do te qendroje te pakten 7 vjet ne burg.
- 7 vjet ?! – tha Rosela e trishtuar, qe iu duk sikur numri 7 i ra kokes se saj.
- Po, fatkeqesisht keshtu eshte, prandaj une dua qe ti te vish te jetosh ne shtepine time.
- Ne shtepine tende ?! E cfare te bej une atje ?!
- Do te kesh nje familje, qe ketu nuk e ke. Ketu je shume e vetmuar, dhe nuk dua te te fyej por ketu gjendja ekonomike eshte shume e rende. Une mund te te ofroj nje jete shume me te mire.
- Por familja jote…
- Familja ime s`eshte problem. Madje, ata do te ishin shume te kenaqur te te kishin ty ne shtepi.
- Jo, me vjen keq, s`mund ta pranoj. Te falenderoj per gjestin tend te mrekullueshem por nuk dua te jem barre e askujt. Me kupton, apo jo ?
- C`eshte ajo fjale moj Rosela ?! Ti s`do te jesh barre e askujt. Mos harro se ne fund te fundit jemi nje familje dhe kjo eshte me e pakta qe mund te bej per ty dhe per mamane tende. Kur kemi qene te vegjel, mamaja jote dhe une kemi qene kursherinj dhe shoke te mire. Ajo kujdesej shume per mua. Tani une do te kujdesem per ty duke i kthyer nderin nenes tende. E di qe ti ke krenarine tende, por nganjehere krenaria duhet lene pas. Mendoje nje here dhe do ta kuptosh qe une kam te drejte. Merre kete leter, ketu ke numrin tim te telefonit. Mendoje edhe njehere – keto qene fjalet e fundit te Martinit, i cili u largua ne heshtje, dhe duke lene ne heshtje edhe Roselen, e cila nuk dinte se cfare te thoshte dhe se as se cfare te mendonte.
Ajo dite perfundoi me aq, por filloi dita tjeter. Qe ne mengjes Rosela e kishte ndare mendjen.
- Jo, s`do te shkoj asgjekundi. Jeta ime eshte ketu, sado e keqe qe te jete ajo. Kam lindur ne kete qytet dhe ketu do rri pergjithmone. Pastaj, nuk do ia kthej kurrizin as babait tim, i cili ka shume nevoje per ndihmen time ne keto momente – po fliste me vete Rosela.
Trokiti dera.
- Po tani, kush te jete valle ?! – tha Rosela dhe hapi deren.
- Miremengjesi !
- Miremengjesi ! Keni ardhur per…
- Per faturen e shtepise tuaj. Mos harroni se keni 3 muaj pa me paguar qerane e shtepise.
- Po, ke te drejte. Por…
- Por cfare ? Per ate zot moj vajze, kur keni ndermend qe ta beni.
- Zoteri, te lutem edhe njehere me fal, prit edhe pak. Ju betohem se do t`ju paguaj nje per nje.
- Te pres me ?! Ti moj vajze mesa duket nuk me kuptove mua. Dil menjehere jashte ! – i bertiti me te madhe i zoti i shtepise.
Rosela u tremb shume nga fjalet e atij njeriu.
- Te pakten me ler te marr plackat e mia.
- As mos e mendo. Ato me perkasin mua tashme.
- Jo nuk ka mundesi !
- Tani o plackat o i telefonoj policise.
Roseles iu lidhen zingjiret ane e mbane. Per nje moment iu duk se cdo gje po i thoshte qe te largohej nga ai vend, te shkonte tek Martin Grapo. Doli ne rruge, tashme kishte mbetur fare vetem dhe c`eshte me e rendesishmja nuk kishte as nje strehe te sajen. Edhe ate qe e kishte, ia moren. Tani endej rrugeve si nje rrugace, si nje jetime, si nje krijese e mjere, si nje…
- Mendoj, se gjeja e vetme qe duhet te bej eshte t`i telefonoj xhaxha Martinit. Ndoshta duhet te largohem nga kjo jete e trishtuar ku nuk kam qene e lumtur per asnje sekonde – thoshte me vete Rosela.
Pikerisht ashtu beri, i telefonoi Martinit me disa qindarka qe kishte ne xhep. I tha se e pranonte oferten e tij per t`u larguar nga qyteti. Ne kohen e pasdrekes erdhi Martini dhe e mori me vete Roselen per ta cuar ne kryeqytet. Tani Rosela do te vazhdonte nje jete te re. ( Pas disa oresh ). Martini se bashku me Roselen mberriten tek shtepia e Martinit. Sapo kaluan porten, Roselen e pershkroi nje emocion i forte ne te gjithe trupin. U gjend perpara nje parajse te vertete. Ishte mbremje dhe oborri i nje shtepie te madhe dhe te bukur shkelqente ngado nga drita te ngjyrave te ndryshme. Rosela kishte mbetur e habitur dhe per nje moment iu duk sikur po enderronte, sikur ajo nuk ishte e vertete.
- Uau – pershperiti ajo – kjo po qe eshte nje mrekulli.
Rosela veshtronte e veshtronte ngado, kishte mbetur vertete pa fjale.
- Kaq bukur te duket Rosela ? – i tha Martini.
- Perse nuk me ke thene xhaxha qe ti jeton ne nje parajse ?
- Mos e ekzagjero kaq shume. Une kam menduar ta shes ate.
- Jo jo jo, do ishte mekat. Mos e fol dy here ate fjale.
- Me thuaj, je e kenaqur qe tani e tutje do te jetosh ketu Rosela ?
- Padyshim qe po, por ka nje dicka qe…
- Qe eshte babai yt, apo jo ?
- Te them te drejten xhaxha, nuk dua qe t`ia kthej kurrizin babait tim ne kete moment kaq te veshtire per te.
- Degjo Rosela, ishte babai yt ai qe me kerkoi qe ti te vije ketu. Ne rregull, une ia propozova si ide dhe ai sigurisht qe e pranoi.
- D.m.th babai im e ka pranuar nje dicka te tille ?
- Sigurisht, pastaj ti mund ta vizitosh ate edhe nga ketu sepse babai yt do te transferohet ne burgun e burrave ne kryeqytet.
- Vertete ?! – Roseles i shkelqyen syte nga gezimi.
- Sic e shikon Rosela, nuk ke aspak se pse te shqetesohesh. Cdo gje eshte ne rregull per te jetuar ketu tek ne.
- Epo, nese eshte keshtu, atehere me te vertete qe nuk paskam perse te shqetesohem.
- Eja hyjme brenda qe ta njohesh perfundimisht shtepine dhe dhomen tende.
Ata te dy hyne brenda shtepise. Rosela shikonte ngado luks, gjera te cmueshme qe syri i saj nuk i kishte pare ndonjehere. Ne katin e dyte, Martini e dergoi Roselen tek dhoma e saj. Ishte e madhe dhe shume e bukur. Lart ishte vendosur nje mbishkrim : ‘’ MIRE SE ERDHE ROSELA ‘’.
- Eshte e mrekullueshme xhaxha ! Faleminderit, nuk di se si ta shperblej nje dicka te tille – tha Rosela plot entuziazem.
- Tashme e bere duke ardhur ketu – tha Martini plot fisnikeri – me thuaj a te pelqen dhoma qe tani e tutje do te jete e jotja ?
- Patjeter, patjeter. Por, nuk ishte nevoja qe gjithe keto gjera kaq te shtrenjta ta rrethonin dhomen time. Kushedi se sa shtrenjte kane bere. Per mua mjafton qe te jete edhe bosh. Rendesi ka qe jane kater mure dhe nje strehe – tha plot sinqeritet Rosela.
- Mos u shqeteso aspak Rosela. Tani ti je pjese e familjes sone.
- Meqe ra fjala. A eshte ne dijeni per kete gje familja jote ?
- Po, sigurisht Rosela.
- Epo, kjo gje me qeteson disi. Nuk dua qe prania ime ne kete shtepi t`i bezdisi ata – tha si me frike Rosela.
- Qetesohu, nuk dua qe ti te mendosh gjera te tilla – i tha Martini.
Rosela e ndjente veten te sigurte ne ato momente. Iu duk sikur te gjitha problemet e saj kishin marre fund. Me ne fund gjeti nje shtepi te madhe dhe nje familje.
- Do kasha deshire t`i takoja ata xhaxha, nese eshte e mundur – tha Rosela.
- Ke ? Familjen time ?
- Po, pikerisht ata.
- Ou Rosela, kam frike se nuk po ta bej cejfin kesaj radhe.
- Pse ?
- Sepse ata nuk ndodhen ketu per momentin.
- Perse ? Ku kane shkuar ?
- Jane jashte shtetit. Po mos u shqeteso, shume shpejt do te vijne ketu dhe ti do te kesh mundesine per t`i njohur ata. Jam gjithashtu i sigurte se ti do u pelqesh shume atyre.
- Faleminderit shume xhaxha ! Ti je si nje engjell qe ka rene nga qielli pikerisht, per te me ndihmuar mua.
- Mjaft me falenderime, me mire te shkojme per te ngrene darke.
- Mund te shkosh ti xhaxha.
- Po ti ?
- Puna eshte se une nuk kam uri. Mos u shqeteso, ti ke bere mjaft per mua.
- Mire, nese ti do keshtu, atehere me lejo te te them se nese te duhet gje, vec me lajmero mua. Dhoma ime eshte ne fund te korridorit.
- Ne rregull.
- Atehere, naten e mire Rosela !
- Naten e mire xhaxha !
Rosela e puthi ne faqe Martinin. Ai u kenaq nga ai gjest i mrekullueshem i saj. E ashtu i kenaqur, u largua nga dhoma e Roseles. Te nesermen, dita ishte shume e mire per Roselen. Ajo shkoi te haje mengjesin me xhaxhane e saj.
- Miremengjes xhaxha ! 
- Ua, cfare surprise ! Miremengjes e dashur ! Me thuaj, si te shkoi nata ?
- S`ka me mire. Per here te pare ne jeten time me eshte dukur vetja si nje princeshe. Ketu cdo gje eshte hyjnore.
- Me behet cejfi.
- Xhaxha, kam menduar nje dicka.
- Po, me thuaj.
- Do ishte mire sikur une te gjeja nje pune diku. Si thua ti ?
- Nuk ke nevoje zemer, une mund te te jap ty sa para qe ti te duash.
- Te falenderoj, por do ishte mire qe t`i fitoja vete parate e mia. Madje, me dicka duhet te merrem. Do te ndryshkem nese nuk merrem me asgje. Me kupto, ky eshte stili im i jeteses.
- Ne rregull. Ti e di se tek une mund te gjesh mbeshtetjen per cfare do lloj gjeje. Me thuaj, cfare te pelqen te besh ?
- Nuk e di. Besoj… cfare do lloj gjeje. Nuk ka rendesi se cfare eshte.
- Mire. Do te te ndihmoj une. Per momentin, bej pak pushim. Je e lire ta shetisesh shtepine rreth e rrotull.
- Me te vertete ?!
- Po, jepi, vazhdo.
- Atehere po shkoj pra.
Rosela u nis qe te shikonte shtepine. Martini e shikonte dhe thoshte me vete se Rosela ka nevoje per shume dashuri. Atij po i pelqente gjithnje e me shume kjo vajze. Nderkohe, Rosela me ne fund ishte e lumtur qe kishte ardhur te jetonte ne nje shtepi te tille. Tashme asgje nuk i mungonte, kishte cdo gje qe familja Grapo mund t`i jepte asaj. Shtepia i dukej madheshtore dhe e mrekullueshme.
- S`ka dyshim qe xhaxha Martini ka punuar shume qe te ndertoje nje shtepi te tille dhe nje pasuri te tille – thoshte me vete Rosela.
Ndersa Rosela po veshtronte shtepine rreth e rrotull hyri ne nje dhome me te vertete te vecante. Ngado shihje fotografi te nje vajze te re, e cila ishte e panjohur per Roselen.
- Martina Grapo – tha Rosela – Nuk e dija se xhaxha Martini kishte nje vajze dhe vajza paska emrin e tij ‘’ Martina ‘’. Por vajza qenka shume e shemtuar. Cfare i ka ndodhur valle asaj ?
Rosela u habit nga pamja e asaj vajze misterioze. Ishte e shkurter, shume e shemtuar ne fytyre dhe me shume pucrra. Ne dhomen e saj ishin vendosur fotografi te saj qekur ishte e vogel dhe deri tani. Dhoma e saj ishte me te vertete e bukur. Papritmas, Roseles i zuri syri nje kornize ku kishte dale Martina se bashku me familjen e saj.
- Ah, sikur une te kasha pasur nje familje te tille ! Nejse, te pakten e ka Martina.
Sapo tha keto fjale, Rosela degjoi nje zhurme sikur dikush po vinte drejt saj. Ajo ktheu koken dhe kur papritmas para saj u shfaq nje vajze e cila ishte pikerisht Martina.
- Cfare do ne dhomen time ? – uleriti Martina.
Rosela u frikesua shume nga ajo ngjarje e papritur.
- Me falni… une… desha vetem… asgje lere fare – iu pergjigj me ndrojtje Rosela.
- Kush je ti dhe cfare po ben ne dhomen time ?
- Asgje vetem se…
- Ndihme, dikush ka hyre ne dhomen time, ndihme, mama, baba, ndihme dikush ka hyre ne dhomen time.
Zeri i forte i Martines po i binte kokes se Roseles. Ajo u frikesua shume nga ajo gje qe po shihte. Nuk vonoi shume dhe Martini se bashku me gruan e tij Emen arriten ne vendngjarje.
- Cfare po ndodh ketu ? – tha Ema.
- Xhaxha Martini, me falni nuk desha qe te merzisja aspak vajzen tuaj.
- Cfare po ndodh ketu atehere Rosela ? – tha Martini si i shqetesuar.
- Baba, kjo vajze deshi te me rrembente gjerat e mia ne kete dhome. Thuaji qe te ike baba ! – tha Martina, te ciles po i dilte shpirti duke qare me te madhe.
- Kjo nuk eshte aspak e vertete. Me lini qe te shpjegohem – tha Rosela duke qare, e cila ishte shume e tronditur.
- Kush je ti ? – tha Ema.
- Ema, kjo eshte Rosela, vajza e Franceskos – tha Martini.
- Vajza e Franceskos ?! Atij qe ka hyre ne burg apo jo ?
- Po zonje, une jam. Me siguri ju jeni gruaja e xhaxha Martinit apo jo.
- Po, ashtu eshte. Ende nuk me tregove se cfare po beje ketu ! – tha rrepte Ema.
- I dhashe une leje qe te veshtronte rreth e rrotull shtepine. Tani e tutje Rosela do te jetoje ne shtepine tone – tha Martini.
- Ne shtepine tone ?!
- Po dhe tani eja Rosela. Martina ka nevoje qe te qendroje pak vetem ! – tha prere Martini.
Sapo Rosela doli qe aty, ajo u nis per ne kopeshtin e shtepise. Atje u ul dhe po qante duke denesur.
- Une nuk kam vend ne kete shtepi dhe ne kete familje. Une jam vetem ne kete bote. Nuk kam familje dhe asgje. Bej mire qe te largohem nje here e mire nga ky vend. Ndoshta s`duhet te kasha ardhur kurre ketu.
Sapo Rosela tha keto fjale, ajo u largua me idene se ka per t`u larguar nga ajo shtepi. Nderkohe qe Martini se bashku me gruan e tij Ema po debatonin ne lidhje me Roselen.
- Ta thashe nje here Ema, Rosela ka per te jetuar ketu me ne.
- Ti nuk e kuptove se si u be vajza jone Martin, kur pa ate Roselen ne kete shtepi.
- Mos u bej kaq shpirtngushte Ema. Rosela ka nevoje per nje shtepi per te qendruar dhe mbi te gjitha per shume dashuri. Ajo nuk ka se ku te qendroje. Mos me thuaj se nuk te dhimbset aspak ajo vajze e gjore.

- Martin. Ke te drejte, Rosela ka nevoje per ne ne keto momente sidomos tani qe babai i saj eshte ne burg. Ne fund te fundit eshte mbesa jote dhe e ke per detyre qe ta mbash me vete por nga ana tjeter eshte Martina dhe une nuk dua qe…
- Mos ki merak Ema ! Ti e di se vajza jone eshte e semure dhe ka crregullime emocionale, por ke per ta pare se asaj do t`i pelqeje shume Rosela sepse Rosela eshte nje vajze shume terheqese.
- Dhe shume e bukur do thosha une. I ka ngjare nenes se saj te shkrete qe shpirti i saj pushofte ne paqe !
- Me thuaj Ema, si shkoi udhetimi ?
- Cfare te te them Martin, doktoret ende nuk me dhane shprese per sherimin e Martines. Ata nuk pranuan ende ta fusin ne operacionin plastik per zhdukjen e pucrrave dhe shtimin e hormoneve te rritjes. Ata thane se mund te jete nje operacion i rrezikshem dhe gjendja e saj mund te perkeqesohet.
- E gjora Martina ! Ende nuk ka bere nje dite te mire qekur ka lindur.
- Ky ishte rrisku yne Martin. E vetmja vajze qe kemi dhe ajo eshte me probleme te lindura.
- Mos te deshperohemi aspak Ema. Ke per ta pare se bashke me Martinen ne mund t`ia dalim mbane.
- Po ke te drejte i dashur. Te mendojme per ata cifte qe nuk mundin te lindin femije. Ne te pakten e kemi nje, apo jo ?
- Po ashtu eshte Ema.
- Tani po iki Martin.
- Ku po shkon ?
- Ketu, neper shtepi.
Ema doli nga dhoma dhe shkoi tek dhoma e ndenjes. Aty gjeti Roselen me koken ulur.
- Rosela. Cfare po ben ?
- Asgje zonje. Une thjesht po ju prisja per t`ju thene se dua te largohem nga kjo shtepi sa me pare te jete e mundur.
- Po perse ? Cfare ka ndodhur ?
- Ti e di shume mire zonje se cfare ndodhi pak me pare. Une nuk dua qe prania ime t`ju bezdise ju ne shtepi, sidomos Martinen. Ajo ka te drejte, une nuk duhet te kasha hyre fare ne dhomen e saj – tha Rosela e cila u shperthye ne te qare. Edhe Ema u prek se bashku me te.

- Eja e dashur. Mos ia ver shume re Martines. Ajo thjesht nuk do qe te hyje askush ne dhomen e saj. Ka frike se dikush mund t`i rrembeje ndonje gje, por tani ajo e ka harruar ate gje dhe besoj qe edhe ti duhet te besh te njejten gje. Shiko, pak me pare, edhe une u tregova pak e pasjellshme me ty por nuk dita se cfare te mendoja apo te thosha kur degjova ulerimen e Martines. Me fal te lutem Rosela !
- Jo zonje, ju nuk keni aspak perse te me kerkoni te falur.
- Edhe dicka tjeter. Mos me therrit me zonje. Me quaj Ema ose ‘’ teto ‘’.
- Po te quaj Ema nese nuk e ke problem.
- Sigurisht qe jo. Ke per ta pare se shume shpejt ti dhe Martina do te duheni si dy motra.
- Keshtu shpresoj edhe une. Por, a mund ta di se cfare problemi ka Martina ? Gjendja e saj nuk mu duk aspak normale.
Ema u trondit nga fjalet e Roseles.
- Jo Rosela, te eshte dukur ty. Ajo ishte shume e lodhur nga udhetimi. Tani eja me mua, vazhdojme udhetimin tend neper shtepi.
- Ne rregull Ema.
Ema se bashku me Roselen bene nje xhiro neper shtepi, kjo gje per t`i treguar Roseles shtepine e madhe te familjes Grapo. Ne te njejten kohe, Martina po qendronte ne dhomen e saj. Ajo ishte shume nervoze nga ngjarja qe ndodhi me Roselen. Nuk vonoi shume dhe trokiti dera.
- Kush eshte ? – tha prere ajo.
- Jam une, babai – tha Martini nga ana tjeter e deres.
- Hyr baba !
Martini hyri brenda dhe e pa Martinen te shtrire ne shtrat.
- Cfare po ndodh bije ? Perse je mbyllur ne dhome ?
- Nuk ndihem mire baba.
- Cfare ke ? Mos je gje semure ?
- Jo baba, nuk jam semure, thjesht nuk me pelqen te dal jashte ne keto momente.
- E ke per shkak te Roseles, apo jo ?
- Baba, te lutem, mos me bej me pyetje. Me mire me ler vetem.
- Nuk me pelqen te te shoh keshtu. Nese do, mund te bejme ndonje gje se bashku, cfare te duash ti.
- Baba, dua te me besh nje nder.

- Cfare te duash ti zemer. Ti e di qe babai yt gjithmone t`i ploteson deshirat e tua.
- Dua te takoj dr. Gabrielin. Perse nuk i thua qe te vije ketu ne shtepine tone.
- Epo… nuk e di… nese ti e ke deshire mbase…
- Baba, kam nevoje qe t`a shoh. U be kohe qe nuk e shoh. Me ka marre malli shume per te.
- Ne rregull. Do te mundohem qe te lidhem me te.
- O, faleminderit baba. Te dua shume. Je babai me i mire ne bote.
Martina e perqafoi shume babane e saj Martinin. Ata te dy shkonin shume mire se bashku. Mardhenia e tyre familjare ishte shume e forte. Shpejt e shpejt erdhi mbremja. Nga jashte, shtepia e familjes Grapo po shkelqente e gjitha nga dritat e ndezura. Rosela kishte dale ne ballkonin e shtepise dhe po shikonte qiellin. Per te kishte qene nje dite jo shume e thjeshte per vete faktin se ajo kishte njohur Emen dhe Martinen, ku ende me Martinen nuk kishte pasur mundesine per te folur me njera-tjetren.
- Duhet te flas patjeter me Martinen. Ajo nuk duhet te kete nje vizion te keq per mua per asnje arsye.
Pas disa minutash brenda ne shtepi erdhi nje djale i ri, shume i bukur dhe i veshur mire. Sapo ai hyri brenda atij i zuri syri Emen, mamane e Martines.
- Ema ! C`kenaqesi qe po te shikoj !
- Gabriel ! Ua cfare surprize ! Si ke qene i dashur ?
- Si gjithmone – tha ai me nje buzeqeshje te kendshme – por me thuaj, si keni qene ju ?
- Epo edhe ne si gjithmone. Sapo jemi rikthyer nga udhetimi yne.
- Meqe ra fjala, si shkoi udhetimi ? Cdo gje shkoi mire apo jo ?
- Po, pak a shume.
- Me thuaj tani, si eshte Martina ? Mezi po pres qe ta takoj.
- Martina, mire eshte. Po deshe mund te ngjitesh lart per ta takuar. Ajo ndodhet ne dhomen e saj.
- Mrekulli. Po shkoj pra.
Gabrieli u ngjit lart per tek dhoma e Martines. Sapo shkoi atje, ai e gjeti deren e hapur. Hyri brenda dhe e gjeti Martinen duke lexuar nje liber ne tavolinen e dhomes se saj.
- Martina. – tha fuqishem ai.
Martina ktheu koken dhe kur, para saj doli Gabrieli.

- Gabriel ! – tha habitshem Martina. Sapo tha ate fjale, ajo u sul me vrap per tek ai per ta perqafuar.
- Kujdes, se do te me mbysesh – tha me plot gezim Gabrieli.
- Jam e lumtur qe po te takoj Gabriel.
- Edhe une Martina. Shiko se cfare te kam sjelle.
- Ua, cfare eshte Gabriel ?
- Hape, zbuloje se cfare ka brenda.
Martina e hapi dhuraten qe i kishte sjelle Gabrieli. Aty ndodhej nje liber me poezi.
- Gabriel, eshte e mrekullueshme ! – tha Martina e cila po shkelqente nga gezimi kur pa librin.
- Me te vertete te pelqen ?
- Po, por nuk ishte nevoja qe te harxhoheshe.
- C`thua ?! Ti e di se per ty une do te blija edhe qiellin nese eshte nevoja.
- Budalla. – tha Martina duke qeshur.
- Une e di se te pelqen te lexosh libra me poezi, prandaj mendova te ta sillja nje.
- Faleminderit shume Gabriel ! Je miku me i mire qe kam ne jete.
- O Martina, zemer, ti e di se une do te jem prane teje gjithmone. Kurre mos e harro kete.
- Sigurisht qe jo.
Trokiti dera. Hyri brenda Rosela.
- Martina, a mund te flasim pak ? – tha Rosela.
- Ty, nuk te ka mesuar kush qe te mos hysh ne dhome pa marre leje me pare – tha rrepte Martina e cila po e shikonte gjithe inat Roselen.
- Por… - tha Rosela, syte e se ciles u ndeshen papritur me ato te Gabrielit. Ai po e veshtronte ate me kaq endje sa as Rosela s`po e kuptonte dot. Kurre me pare Gabrieli nuk kishte ndjere nje dicka te tille dhe as Rosela gjithashtu.
- Me falni qe ju nderpreva ! – tha Rosela si e merzitur dhe u largua menjehere.
- Perse i fole ashtu Martina ?
- Sepse ajo vajze nuk meriton aspak respektin tim.
- Perse ? Kush eshte ajo ?
- Ajo eshte nje vajze qe nuk e di se prej ku babai im e ka marre qe te vije te jetoje me ne.
- Per c`arsye ?
- Epo, kete gje nuk e di. Por di qe kur une erdha ne shtepi se bashku me mamane time, e gjeta ate vajze ne dhomen time, per te me vjedhe dicka besoj.
- Me te vertete ?!
- Te betohem qe po Gabriel. Ajo vajze nuk me ngjall aspak besim. Ku ta di une se cfare hajdudeje eshte ajo. Imagjino, ajo do te kete ardhur ketu vetem se nuk ka pasur asnje strehe per te mbeshtetur koken prandaj, ajo i lakmon gjerat e mia sepse ajo nuk i ka dhe nuk i ka pasur kurre.
- Epo, nuk di se cfare te te them Martina. Me mire bej qe te shkoj ne shtepi, se eshte bere vone.
- Po ti tani erdhe !
- Me kupto te lutem, me duhet te shkoj.
- Ne rregull por eja perseri e.
- Ta premtoj. Naten e mire !
- Naten e mire dhe, edhe nje here faleminderit per dhuraten tende !
- S`ka perse.
Gabrieli u nda me Martinen dhe u nis per ne shtepi, ne dhomen e ndenjes gjeti Roselen te ulur ne divan.
- Mirembrema ! – i tha ai.
- Mirembrema ! – ia ktheu ngrohte Rosela, e cila mori guximin qe te largohej.
- Prit pak, ku po shkon me kaq nxitim.
- Kam pune per te bere.
- Ne rregull por mos harro qe ne nuk u prezantuam fare. Une jam Gabriel Klesti.
- Gezohem, une jam Rosela… Rosela Narko.
- Kenaqesia eshte e imja, edhe pse u pame pak me pare ne disa rrethana pak te keqija.
- Ke te drejte por tani patem mundesine per t`u prezantuar.
- Po, ashtu eshte. Mire nese nuk e ke problem, tani mua me duhet te iki. Besoj se do te shihemi perseri.
- Po, sigurisht.
- Atehere nuk me mbetet gje tjeter vetem te te them naten e mire !
- Naten e mire !
Gabrieli u largua por duke i lene nje pershtypje te madhe Roseles e cila ishte shume e gezuar qe njohu nje njeri te tille sikur Gabrieli. Rosela u ngjit lart per te dhoma e saj dhe u shtri qe te flinte. Te nesermen, Rosela u zgjua me e kenaqur se ditet e tjera, i kishte mbetur ne mendje djaloshi qe kishte takuar mbreme. Nuk vonoi shume dhe Ema erdhi tek Rosela per t`i thene qe te zbriste poshte per te ngrene mengjesin. Rosela ashtu beri, u ul se bashku me te tjeret ne tryezen e ngrenies. Se bashku me te ishte edhe Martina e cila e shikoi ne bisht te syrit Roselen.
- Shiko… Martina, me fal te lutem per sjelljen time te djeshme. Po ta them tani sepse dje nuk pata rast te ta thosha – tha Rosela gjithe ndrojtje.
- E di cfare Rosela ? – ia priti shpejt e shpejt Ema – me mire harroje ate gje sepse edhe Martina e ka harruar.
- Jo mama, nuk e kam harruar aspak – tha gjithe inat Martina.
- Ju lutem shume, dua te ha i qete sot, ne rregull ! – tha ftohte Martini.
- Martini ka te drejte. Te vazhdojme te hame se perndryshe do te behemi vone – tha Ema.
Rosela po e ndjente veten si ne siklet ne mes te asj familjeje. Ende per te, ata ishin te panjohur. Martina e shikonte gjithe inat Roselen, as vete Martina nuk e kuptonte se nga buronte gjithe ai inat. Dukej, sikur nga inati, Martina do t`a shqyente te gjalle ate.
- Me falni – tha Rosela – desha qe te di xhaxha Martin se nese ju keni menduar ndonje gje ne lidhje me punen time.
- Jo, ne fakt jo Rosela.
- Ti do qe te punosh zemer ? – i tha ngrohte Ema Roseles.
- Po Ema. Dua te gjej nje pune por nuk e di ende se cfare lloj pune eshte.
- Ta gjej une nje – i tha plot gezim Ema.
- Me thuaj nje njehere ?! – tha Rosela plot kureshtje kur degjoi fjalet e Emes.
- Nuk e di nese je dakort apo jo Rosela, por ti mund te punosh si nje lloj sherbyeseje ne nje shtepi.
- Sherbyese ?! – tha plot neveri Martini – cfare lloj pune eshte kjo moj grua !
- Pa prit njehere, nuk eshte nje sherbyese e mirefillte por dicka ashtu – tha Ema.
- Une mendoj se kjo eshte nje pune tamam e pershtatshme per ty Rosela – tha Martina si me tallje dhe u largua.
- Atehere edhe une po iki dhe keshtu po ju le qe te bisedoni te lira se bashku – tha Martini.
- Rosela, mos ia ver re Martines – i tha Ema.
- Mos u shqeteso Ema, nuk merzitem nga fjalet e saj.
- Atehere me thuaj Rosela, si thua per punen tende pak a shume si sherbyese ?
- Per mua nuk ka problem. Une mund t`i ndihmoj njerezit qe kane nevoje me shume dashuri.
- Sa e mire qe je e dashur ! Pra, kjo do te thote se je dakort apo jo ?
- Po Ema. Vetem ti me thuaj se ku do te punoj.
- Shiko, une njoh nje familje e cila ka vertete nevoje per ndihme dhe jam e sigurte se ti je personi i duhur per t`i ndihmuar ata njerez.
- Kush jane ata Ema ?
- Jane nje burre dhe nje grua te cilet nuk kane askend tjeter ne kete jete.
- Nuk kane femije ?!
- Jo, mesa di une jo por nuk jam e sigurt. Ata jane shume te varfer, ne fakt gruaja eshte e afte per pune por burri…
- Cfare ka burri ?
- Eshte invalid. Ka shume vite qe eshte ne ate gjendje, te pakten keshtu me kane thene sepse une nuk ka shume kohe qe i kam njohur ata. Ajo grua e gjore duhet t`i beje te dyja : si te shkoje ne pune, si te kujdeset per burrin e saj.
- Po, me vjen shume keq per ata te shkrete. – tha Rosela e cila ndjeu nje dhimbje per historine qe i tregoi Ema – Po ti si i njohe Ema ?
- Para disa muajsh, une se bashku me Martinin vendosem qe t`u japim lemoshe njerezve qe kane nevoje. Nje nder ta ishin edhe ata te dy.
- Atehere, une jam e gatshme qe t`i ndihmoj me shume kenaqesi.
- Sa zili qe te kam ! Sa do te doja qe edhe Martina te ishte keshtu si ti, e gatshme per te ndihmuar te tjeret.
- Jam e sigurt qe edhe Martina po te ishte ne vendin tim do te bente te njejten gje. Me thuaj Ema, kur mund te filloj pune ?
- Kur te duash ti zemer, ne qofte se do, mund te fillosh qe sonte ne mbremje. Thjesht sonte vecse sa per t`i takuar dhe pastaj neser do te fillosh pune rregullisht.
- Shume mire atehere.
Rosela u ngrit nga tryeza dhe u nis per te shkuar tek dhoma e saj.
- A, edhe nje pyetje tjeter Ema.
- Urdhero Rosela !
- Kush ishte ai djali qe erdhi mbreme per te takuar Martinen ?
- E ke fjalen per Gabrielin ?
- Po, pikerisht per ate.
- Eshte thjesht nje mik i familjes, pse ?
- Jo kot, thjesht mbreme e njoha dhe me la nje pershtypje te mire. Po iki tani.
- Ne rregull Rosela.
Shpejt e shpejt, thuajse pa u ndier fare erdhi mbremja dhe Gabrieli ishte shtrire ne shtratin e dhomes se tij, i cili po mendonte shume per Roselen. Kujtonte castin kur ai ishte takuar me te. Ajo vajze sec po e mundonte ate.
- Kush mund te jete valle kjo Rosela ? – pyeste veten Gabrieli. Ai kurre ne jeten e tij, nuk kishte takuar nje vajze te tille si ajo, me nje bukuri te rralle dhe me nje buzeqeshje te embel ne fytyre.
- Ndoshta mund ta takoj perseri dhe keshtu mund ta njoh me mire. Do ishte bukur te kisha nje shoqeri me te – fliste me vete Gabrieli.
Nderkohe Rosela se bashku me Emen ishin nisur per te shkuar tek shtepia e dy pleqve, te cilet Rosela do t`i ndihmonte ata.
- Ja Rosela, kjo eshte shtepia. – i beri me shenje Ema.
- Ketu me duhet te punoj ? – pyeti Rosela.
- Po, pikerisht ketu. Me thuaj si te duket ?
- E shoh qe ketu qenka nje vend i shkrete por besoj se kjo gje nuk ka rendesi per mua. Sigurisht qe do te punoj me gjithe cejf.
- Me behet cejfi qe po flet keshtu. Eja tani, bejme mire qe te hyjme brenda. 
Ema e mori Roselen dhe qe te dyja u futen brenda shtepise. Kur hyne brenda, Rosela po shikonte gjithandej por nuk ishte aspak ne siklet per ate vend teper te rrenuar sepse ajo vete ishte perballur me pare me nje varferi te tille. Per nje moment asaj iu kujtua shtepia e saj qe kishte lene pas. Keto kujtime iu larguan kur Ema i prezantoi dy pleqte, te cilet po qendronin perkrah njeri-tjetrit. Ishte shume e dhimbshme t`i shihje ata ne ate gjendje te mjeruar.
- Rosela – tha Ema – kjo eshte Olga dhe ky eshte Agustini.
- Gezohem qe po ju njoh – tha Rosela – Une jam Rosela Narko dhe jam ketu per t`iu ndihmuar juve per nevojat e juaja.
- Faleminderit moj te marrsha te keqen ! Ne kishim shume nevoje per ty – tha Olga e kenaqur.
- Po, gruaja ime ka shume te drejte. Ta kemi shume nevojen. – tha Agustini.
- Mos kini merak, Rosela di te kujdeset shume mire per ju – ia priti Ema.
- Nuk e veme ne dyshim nje gje te tille – tha Olga e cila po e shikonte me plot dashuri Roselen.
- Ne rregull. Tani per tani e leme keshtu ! Neser Rosela do te vazhdoje punen per se mbari. Jemi ne rregull ? – tha Ema.
- Pa dyshim zonje – tha Agustini i cili edhe ai po e shikonte me nje dashamiresi te madhe Roselen, e cila ishte aq e dashur me ta saqe ata shpejt paten nje simpati te vecante per te.
- Atehere, naten e mire ! – tha Rosela – Do te shihemi perseri neser.
- Naten e mire ! – tha Ema.
- Naten e mire ! – thane Olga dhe Agustini pernjeheresh.
Kur dolen jashte shtepise Ema e pyeti Roselen se si iu duken ata dhe Rosela i tha Emes qe si fillim cdo gje ishte ne rregull. Te nesermen, pasi hengren mengjesin familja Grapo, ne shtepine e tyre erdhi Gabrieli, i cili sapo pa Roselen u gezua shume.
- Miremengjesi te gjitheve ! – tha ai me nje ton te forte.
- Miremengjes Gabriel ! – ia priti shpejt Martina.
- Ckemi Martina, si po ia kalon ?
- O, shume mire. Jam shume e lumtur qe je ketu me ne ne kete cast.
- Edhe une jam shume e lumtur – tha Ema.
- Ema, - tha Martini – bejme mire t`i leme vetem. Keshtu qe eja me mua.
- Po, ke te drejte. – tha Ema.
Pasi u larguan Ema dhe Martini, Martina nuk po e duronte dot pranine e Roseles.
- Perse nuk po largohesh njehere e mire Rosela ? – tha Martina gjithe inat.
Rosela pa bere fjale, filloi te largohej nga ai vend.
- Pa prit pak ! – tha Gabrieli – Une kam ardhur te flas pak me Roselen.
Rosela ktheu koken dhe u gezua shume kur degjoi fjalet e Gabrielit. Ndersa Martines sec nuk i ra pika kur degjoi ato fjale.
- Eja Rosela, dalim ne oborr. Aty mund te flasim me qete.
Rosela se bashku me Gabrielin dolen jashte shtepise dhe e lane Martinen aty vetem pa thene asnje fjale. Ajo qe nje goditje shume e forte per te. Syte iu mbushen me lot dhe trupi iu mbush me inat. Ne ato caste, ajo donte ta vriste me doren e vet Roselen. Filloi ta urreje gjithnje e me shume ate krijese te pafajshme. Nderkohe, Gabrieli dhe Rosela po ecnin te qete neper oborr. Nje diell i kendshem po i shoqeronte ata. - Me thuaj Gabriel, per cfare doje te flisje me mua ?! – tha plot kureshtje Rosela.
- Shiko Rosela, - tha Gabrieli – ne te dy nuk kemi shume kohe qe njihemi sepse ti sapo ke ardhur ne kete shtepi per te jetuar. Une thjesht te kerkoj qe te qendrosh sa me afer Martines. Me sa duket ajo nuk te ka marre me sy te mire.
- Ke te drejte. Po perse duhet te qendroj afer saj ?
- Sepse ashtu duhet. Martina eshte nje vajze e embel qe kerkon shume dashuri. Ti mund te jesh per te si nje moter e madhe.
- Edhe une kam deshire qe t`ia kaloj mire me te por mesa duket ajo s`me ka shume cejf. Por, te betohem qe do t`i qendroj me prane tani e tutje.
- Ne rregull Rosela.
- Vetem kaq doje te me thoshe ?
- Po Rosela, vetem kaq.
- Mire. Tani une po iki.
- Prit pak Rosela ! – e kapi per krahu ai.
- Po Gabriel, me thuaj.
- Je… shume e bukur.
- Faleminderit shume ! – dhe u largua.
Rosela po i hynte gjithnje e me teper ne zemer Gabrielit. Ai po ndjente nje dicka shume te cuditshme per te. Edhe Rosela nga ana tjeter ndjente gjithashtu te njejten ndjenje per Gabrielin. Kur Rosela hyri brenda, Martina iu afrua afer saj dhe me gjithe shikimin e saj qe dukej sikur do t`a shqyente Roselen, ia plasi nje shuplake ne fytyre asaj.
- Gabrieli, eshte vetem shoku im dhe i askujt tjeter, me degjove ? – i bertiti Martina Roseles.
- Degjo Martina, c`te keqe ka qe une dhe Gabrieli folem pak me njeri-tjetrin ? – tha Rosela.
- Ti nuk e njeh shume ate saqe te flisni ne menyre private njeri me tjetrin.
- Cfare po ndodh ketu ?! – tha Gabrieli i cili erdhi nga jashte. Martina u largua menjehere.
- Asgje Gabriel. Mos thuaj me asnje fjale te lutem ! – tha Rosela e merzitur. – Me mire bej te shkoj ne pune.
- Po deshe, mund te te coj une.
- Jo Gabriel, te lutem me ler te qete !

1 votë. Mesatarja e 5.00 të 5.

Komentet

  • Essay Help
    I always thought, it's worse to lose talent to another firm than to make a hiring mistake and let them go later.
  • bombdotcom
    Here is language problem to find out which do u want to say.But if u add the search engines translation on ur site then it makes simpler to comprehend .
  • KRISTIAN GAZULL
    - Vete e kerkove Rosela. Nuk kishte kuptim qe vec une te isha i bere qull. Tani, ketu je vete mistrece.
    - Mistrece une ?! Shiko kush flet nje here ! – tha Rosela e cila po qeshte perbrenda nga situata qe po perjetonte.
    Pasi kryen pune, Rosela dhe Gabrieli u futen ne makine. Te dy po kullonin neper makine.
    - Keshtu nuk mund te shkoj ne pune Gabriel – tha Rosela si duke u ankuar.
    - Epo cfare te te them ? Ne njefare menyre vete e kerkove sepse po te mos me kishe lagur ti, as une nuk do e beja. – tha Gabrieli.
    - Me mire po shkoj pasdite – tha Rosela.
    - Si te duash. Atehere po te dergoj ne shtepi – tha Gabrieli.
    Mes Roseles dhe Gabrielit po merrte jete nje ndjenje shume e bukur qe per momentin ishte ende e paqarte per te dy. Rosela ishte e lumtur sepse ate ndjenje nuk e kishte provuar ndonjehere. Pas disa minutash, ne familjen Grapo, mberriti Rosela se bashku me Gabrielin. Gabrieli nuk hyri fare brenda dhe e la Roselen aty, pikerisht ne oborr. Kur Rosela hyri brenda shtepise, ajo takoi Emen. Kjo e fundit e pyeti Roselen se cfare i kishte ndodhur dhe Rosela ia shpjegoi fije e per pe po te gjithe ngjarjen. Me vone, Ema shkoi tek dhoma e Martines dhe e informoi per ngjarjen e Roseles me Gabrielin. Sapo e mori vesh, Martina u zemerua jashte mase dhe filloi te qaje.
    - Nuk ka mundesi mama ! Gabrielit po i pelqen Rosela. – tha Martina duke qare.
    - Zemer, pse te merzit ty kjo gje ? – e pyeti Ema.
    - Sepse me merzit, kaq.
    - Mos ndoshta ti dashuron Gabrielin ?
    Martina ktheu koken me shpejtesi.
    - Pergjigju ! – tha Ema – Ti ndjen ndonje gje per te ?
    - Po mama. Gjithmone e kam dashur Gabrielin, qekur e kam njohur, por ai kurre nuk e ka kuptuar kete gje.
    - Nuk e ka kuptuar sepse ti kurre nuk ia ke shfaqur zemer.
    - Jo mama, s`eshte kjo gje. Puna eshte se Gabrieli ka shume vajza per te zgjedhur. Si mundet ai te doje nje gjysem-njeri sic jam une ?
    Sapo Ema degjoi ate fjale nga goja e Martines, iu drodh buza dhe iu rreqeth trupi. - Mos e thuaj me ate fjale ! More vesh ?! – i bertiti Ema.
    - Kjo eshte e verteta mama, - filloi te bertase me te madhe Martina – une nuk jam si te gjitha vajzat e tjera. Une nuk jam…
    Ema e goditi me shuplake dhe me pas u largua. Martines po i dilte shpirti duke qare me te madhe. Nderkohe, Rosela hyri ne banjo per te bere nje dush te ngrohte. Ajo ishte kaq e gezuar saqe ia nisi te kendonte. Kujtonte me gezim momentin kur ajo dhe Gabrieli ishin bere qull duke u lagur me njeri-tjetrin. Kishte kohe qe nuk ishte gezuar aq shume sa tani. Te njejten gje po ndjente edhe Gabrieli, i cili edhe ai po ashtu ishte futur ne nje dush te ngrohte per tu lare.
    - Nuk e di se cfare po me ndodh keshtu ?! – thoshte ai me vete – Me duket se po bie ne dashuri me Roselen. Ajo vajze me ka bere nje magji te forte. – mendonte me vete Gabrieli.
    Pasdite heret, Rosela shkoi ne pune, tek shtepia e Agustinit dhe Olges. Sapo mberriti atje, Olga u gezua shume kur pa Roselen.
    - O sa mire bere qe erdhe ! – tha Olga plot gezim – Tani isha duke menduar per ty.
    - Me falni qe nuk kam ardhur me pare zonja Olga. – kerkoi ndjese Rosela.
    - S`ka problem. Rendesi ka qe tani ti je ketu. – tha Olga.
    - Faleminderit per mirekuptimin ! – tha Rosela.
    - S`ka gje. Tani Rosela, nese nuk e ke problem, mua me duhet te shkoj dhe keshtu po ta le ty ne dore Agustinin. Kujdesu per te te lutem !
    - Mos kini merak zonja Olga. Zoti Agustin do te qendroje ne duar te sigurta.
    - Mire. Tani po iki pa merak. Mirupafshim !
    - Mirupafshim zonja Olga ! – tha Rosela dhe pastaj menjehere shkoi te dhoma e Agustinit.
    - Si jeni zoti Agustin ? – tha Rosela.
    - O Rosela ! C`kenaqesi qe po ju shikoj ! – tha Agustini. – Si ke qene ?
    - Mire zoti Agustin. Po ti ?
    - Edhe une mire kam qene.
    - Mos kini merak. Une do te qendroj me ju per cfaredo problemi. Mund te mbeshteteni te une.
    - Faleminderit Rosela ! Je shume e mire.
    - Faleminderit ty zoti Agustin !
    Rosela vendosi te bente nje veshtrim te shpejte pergjate dhomes kur ja, befas syte i zune nje fotografi mbi komodinen e shtratit.
    - Sa e bukur qenka kjo fotografi ! – tha Rosela – Por mbi te gjitha sa bukur paskeni dale !
    Agustinit iu mbushen syte me lot. Ne fotografi ishin tre persona : Agustini, Olga dhe djali i tyre.
    - Ky me siguri eshte djali juaj apo jo ? – tha Rosela. – Cfare po ndodh zoti Agustin ? Perse po qani ? Ku e keni tani djalin ? Me falni qe po bej kaq shume pyetje por…
    - S`ka gje Rosela. Sado e trishtueshme qe te jete do t`iua tregoj.
    - Mos me thuaj se… djali juaj… ka vdekur ?
    - Jo, s`ka vdekur por eshte si te kete vdekur.
    - Perse ?
    - Sepse ai nuk do t`ia dije aspak per ne. S`do t`ia dije aspak per nje baba e per nje nene qe ne e rritem, i dhame jeten dhe e beme burre. Ndoshta nuk e beson Rosela, por kam dhjete vjet pa e pare djalin tim me sy.
    Trupi i Roseles u rreqeth i teri. Roseles iu mbushen syte me lot kur degjoi nje gje te tille.
    - Por, si ka mundesi qe nje gje e tille te ndodhe.
    - Epo keshtu eshte jeta Rosela. Para disa vitesh bera nje aksident me motor dhe mbeta invalid. Kam gjithe ata vite pa degjuar asnje lajm nga djali im i vetem. Qysh qe iku ne Amerike, ai i shkeputi lidhjet me ne dhe une bashke me te emen e tij jemi dergjur duke e kerkuar dhe duke qare per te por me kot. Ai s`do t`ia dije aspak per ne, aspak. Ja shikoje ne fotografi. Aty ka dale si nje pellumb. Kemi dale para nja pesembedhjete vjetesh. Atehere kemi qene me te lumtur. Edhe pse gjendja jone ekonomike ka qene gjithmone e keqe, ne jemi munduar t`ia plotesojme gjithmone cejfin me ndonje gje ose me ndonje gje tjeter.
    Roseles po i kullonin syte nga lotet. Ajo u prek thelle ne shpirt nga fjalet e Agustinit.
    - Por, as ne telefon nuk ju merr ? – tha Rosela.
    - As qe behet fjale. Kam raportuar edhe ne polici por edhe ajo pune per dreq shkoi. Tani s`me mbetet gje tjeter vecse te dergjem nga malli per te deri sa te kem jete. Se si u be kjo pune s`di gje. Ajo qe me dhimbset me teper eshte gruaja ime. E gjora, qan fshehurazi per te naten. Eshte me e veshtire per nenen sesa per babane qe te dije se femija i tij nuk eshte kthyer fare ne shtepi ne mbremje. Nuk e di se me ke eshte ? Cfare eshte duke bere ? Ku po fle ? Cfare po ha ? Madje c`eshte me e keqja nuk e di nese… eshte gjalle apo jo ?...
    Agustini nuk mundi te vazhdonte me tej dhe i plasi vaji dhe e qara. Rosela e perqafoi fort dhe te dy po qanin. Agustini kujtonte kohen kur djali i tij kishte qene ne shtepi. Kujtonte kohen kur ai kishte qene femije. Sa kohe te bukura paskan qene ato ! Sikur ta rikthente mbrapsht kohen ?! Cfare s`do jepte Agustini vetem se koha te mos kishte ecur aspak dhe djali i tij me gezim te lunate neper shtepi, me nje buzeqeshje ne fytyre ta shikoje tek kthehej nga shkolla.
    - Nuk e di se perse jeta eshte kaq e padrejte ? – tha Rosela – Por ne te njejten kohe edhe ironike. Cfare s`do beja une qe te qendroja prane prinderve te mi. Mamaja ime ka vdekur kur une kam lindur. Une s`munda ta njihja kurre. Babai im eshte kujdesur gjithmone per mua por tani… ai ndodhet ne burg. Dhe tani, i vetmi njeri qe kam, nuk eshte prane meje.
    - Rosela. Me vjen shume keq ! Me fal qe te merzita me problemet e mia. – tha Agustini.
    - Jo, mos kerko falje te lutem. Ti bere shume mire qe fole me mua sepse keshtu te pakten u shfryve diku. Por mos ki merak, une tani e tutje do te qendroj prane teje gjithmone.
    - Faleminderit shume zemer ! Zoti ta shperblefte kete qe po ben per ne ! – tha Agustini.
    ( Te nesermen ).
    Qe ne mengjes heret, Rosela u nis per ne pune dhe sapo hapi deren e shtepise, para saj u paraqit Gabrieli me nje buqete lulesh ne dore.
    - Miremengjes Rosela ! – tha ai duke qeshur.
    - Miremengjes Gabriel ! – tha Rosela, se ciles po i shkelqenin syte nga fakti se Gabrieli ishte perballe saj ne ate moment.
    - Rosela, keto lule jane per…
    - Mua ?! – ia priti Martina e cila u ul me shpejtesi nga shkallet dhe e perqafoi fort Gabrielin. – Jane shume te bukura Gabriel. Faleminderit shume !
    - Por… Martina… une – ngurroi Gabrieli.
    - Mos thuaj asnje fjale ! – tha Martina e cila ia mori buqeten nga dora Gabrielit dhe pastaj e perqafoi fort ate.
    Rosela po i veshtronte ata te dy te perqafuar se bashku. Gabrieli per nje cast ia hodhi syte Roseles, por ne kete cast ajo u largua jashte me nje dhembshuri te madhe. Sapo Rosela doli jashte, nuk vonoi shume dhe iu afrua asaj Gabrieli.
    - Cfare do Gabriel ? – tha Rosela si e merzitur.
    - Degjo Rosela, ato lule nuk ishin per Martinen, por ishin per ty. – tha Gabrieli.
    - Ti s`ke nevoje te me japesh asnje shpjegim mua Gabriel.
    - Atehere perse u merzite ? – tha Gabrieli duke vene buzen ne gaz.
    - Une e merzitur ?! C`eshte ajo fjale ?
    - Mos genje kot Rosela. Une e di qe ti u merzite. Mos e moho !
    - Te eshte dukur ty Gabriel sepse une s`kam asgje kunder teje e Martines.
    - Mos ndoshta je xheloze ? – tha Gabrieli dhe sapo Rosela degjoi ate fjale, i ndryshoi fytyra dhe gati per nje moment sa nuk bertiti duke i thene “ Po. Jam xheloze “.
    - Mos thuaj budadalleqe Gabriel, te lutem !
    - Ne rregull Rosela. Nese ti nuk ke guxim ta besh, une po qe kam guxim ta bej. Rosela, papritur kam rene ne dashuri me ty.
    Sapo u shkrua kjo fjale ne mendjen e Roseles, zemra e saj filloi te rrahe fort dhe nga syte e saj filluan te dilnin disa lote te vegjel, sikur po kercenin nen nje ritem muzikor dashurie.
    - Kjo eshte e verteta Rosela. – tha Gabrieli – Une nuk e di se si ndodhi por papritur kuptova se kisha rene ne dashuri me ty. Une dua qe te lidhemi se bashku, ti dhe une. Si thua ?
    - Por, ne thuajse nuk njihemi fare me njeri-tjetrin. – tha Rosela.
    - Per kete kemi kohe nje jete te tere. Hajde Rosela, thuaj qe je dakort.
    - Gabriel, une jam… da…
    - Gabriel, c`kenaqesi qe po te shikoj – tha Ema e cila ia nderpreu fjalen pa dashje Roseles.
    - Si jeni zonja Ema ? – tha Gabrieli.
    - Mire. Po perse nuk ke hyre brenda ?
    - Mos u shqeteso ! Tani po hyj.
    - Atehere eja me mua qe te hyjme se bashku.
    - Ne rregull.
    - Po ti Rosela nuk do te hysh ? – iu drejtua Ema Roseles.
    - Jo,… une… me duhet te shkoj ne pune.
    - Aa, ne rregull. – tha Ema.
    Patjeter qe kjo ishte nje dite e vecante per Roselen. Po fluturonte nga gezimi per faktin qe Gabrieli i shpalli asaj ndjenjen e dashurise. Ajo gati sa s`beri edhe ajo te njejten gje : te sulej me vrap dhe ta perqafonte fort Gabrielin dhe t`i thoshte qe kishte rene koke e kembe ne dashuri me te. Ajo cka ndjente per Gabrielin ishte nje ndjenje e forte, e vertete dhe shume vezulluese. Kurre me pare, ajo s`kishte ndjere nje dicka te tille per dike. Keshtu ndermjet tyre kishte lindur nje dashuri e madhe dhe e paster. E gjithe dita Roseles i kaloi duke menduar kete gje. Ne mbremje Gabrieli shkoi tek shtepia e familjes Grapo dhe e ftoi Roselen qe te dilnin bashke per nje shetitje. Rosela pranoi, pasi u rregullua mire e mire, ata te dy dolen nga shtepia shume te lumtur. Kur Martina e mori vesh nje dicka te tille, u terbua jashte mase. Ate e kapen krizat e semundjes dhe kur shkoi ne dhomen e saj, i perplasi te gjitha gjerat pertoke.
    - Ti nuk ke per te ma marre Gabrielin Rosela sepse une nuk kam per ta lejuar nje dicka te tille. – tha Martina.
    Sapo degjuan te krisurat, Martini se bashku me Emen u ngjiten lart tek dhoma e Martines. Ata u tmerruan kur e pane ate ne ate gjendje.
    - Cfare ka ndodhur zemer ? – i tha Ema.
    Martina tundej por nuk fliste.
    - Fol te lutem Martina ! – i tha si me te eger Martini.
    - Qetesohu Martin te lutem ! – i tha Ema.
    - Nuk dua qe Rosela te jetoje me ne shtepine tone. – tha me ne fund Martina.
    - Po perse zemer ?! – tha Ema.
    - Thjesht nuk e dua. – tha Martina.
    - Degjo Martina, a mund ta di se perse nuk e duron dot pranine e Roseles ne shtepi ? – iu drejtua Martini.
    - Sepse ajo do te me marre Gabrielin baba. – tha Martina duke qare.
    - Martin. – tha Ema – Ka ardhur koha qe te dish nje dicka.
    - Cfare gjeje ? – tha Martini.
    - Martina, vajza jone dashuron Gabrielin – tha Ema.
    - A eshte e vertete kjo gje Martina ? – tha ai.
    - Po baba, eshte e vertete. – u pergjigj ajo.
    - Epo mire, c`lidhje ka Rosela ketu atehere ? – tha Martini.
    - Rosela dhe Gabrieli dalin bashke. Une sapo i pashe me syte e mi baba – tha Martina.
    - Degjo bije ! – tha Ema – Mes Roseles dhe Gabrielit nuk ka asgje, vecse nje miqesi. Per momentin t`i leme gjerat keshtu sic jane, me pas do te shohim. Tani ikim Martin dhe ta leme vajzen vetem.
    Ema se bashku me Martinin u larguan dhe keshtu e lane vetem Martinen, te mbushur me urrejtje per Roselen. Nga ana tjeter, Rosela se bashku me Gabrielin po kenaqeshin shume duke shetitur pergjate rrugeve dhe lulishteve ne nje mbremje te tille romantike. Rosela po ndihej shume e mbrojtur perkrah Gabrielit ne ato momente. Pas pak ata te dy u ulen ne nje stol dhe ia nisen bisedes.
    - Rosela, a mund ta di se per c`arsye ti po jeton me familjen Grapo ? – tha plot kureshtje Gabrieli.
    - Sepse Martini vendosi keshtu ngaqe une papritur mbeta vetem.
    - Perse mbete vetem Rosela ?
    - Sepse… babai im… hyri ne burg.
    - Oo, me vjen shume keq !
    - Faleminderit Gabriel !
    - Po perse ai hyri ne burg ?
    - Sepse nga varferia e madhe qe ishim, ai u detyrua qe te behej nje hajdut dhe…
    - Po nena jote ?
    Sapo degjoi kete pyetje, Roseles i shkuan dy pika loti neper faqe.
    - Gabriel, une kurre nuk munda ta njihja nenen time pasi… ajo vdiq kur linda une.
    - Me fal Rosela ! Nuk doja te te merzisja. – tha Gabrieli qe i cili ishte edhe ai gati te qante bashke me Roselen.
    - Nuk ka gje Gabriel. Tani me mire me fol ti per veten tende.
    - E Rosela. As une nuk kam pasur nje jete te mire. Babai im ka vdekur para tete vjetesh. Mamaja ime tani eshte jashte shtetit tek vellai im.
    - Po ti perse nuk je se bashku me ta ?
    - Sepse ketu une kam punen time, por nganjehere sidomos per festa shkoj edhe tek ata. Vellai im ka deshire qe te kthehet per te jetuar ketu por nuk e di se cfare do te behet.
    - Perse vdiq babai yt ?
    - Sepse pesoi nje infrakt dhe keshtu vdiq.
    - Me vjen shume keq !
    - Faleminderit Rosela ! E shikon, tashme ne dime dicka per jeten e njeri-tjetrit.
    - Po ke te drejte Gabriel.
    - Cfare ke Rosela ? Je duke u dridhur e tera nga i ftohti.
    - Mos u shqeteso aspak Gabriel !
    - Nuk do te shqetesohem fare ne qofte se ti vesh xhaketen time.
    - Jo, mos u tundo per mua.
    - Sigurisht qe do te tundohem. – tha Gabrieli i cili i vendosi kraheve te Roseles xhaketen e tij. – Tashme jemi ne rregull Rosela.
    - Gabriel, je shume i mire me mua.
    - Si te mos jem Rosela. Ti e di se cfare une ndjej per ty. Kjo eshte me e pakta qe une mund te bej per ty.
    - Shiko Gabriel. Ta leme menjane me mire kete bisede. Si thua ?
    - Si te duash ti Rosela.
    Ne ate mbremje te mrekullueshme, shpirtrat e tyre po bashkoheshin se bashku. Ata e shikonin njeri-tjetrin por Rosela ende s`kishte guxuar qe te shprehte ndjenjat e saj qe kishte per Gabrielin dhe nuk dinte nese do t`i shprehte ndonje dite apo jo. Nderkohe ne shtepine e Olges dhe Agustinit kishte rene qetesia. Agustini ishte i shtrire ne shtrat dhe po lexonte nje liber, ndersa Olga kishte ne duar nje fotografi te djalit te saj, e cila po e prekte me kaq dashuri dhe po qante njekohesisht. Ajo nuk mund t`i permbante lotet dhe keshtu burri i saj e vuri re se ajo po qante.
    - Cfare ke moj grua ? – tha ai.
    - Asgje. – tha Olga e cila i fshiu shpejt lotet dhe e ndaloi te qaren.
    - Me thuaj. E ke prej djalit apo jo ?
    Olga nuk bente ze.
    - E di qe une dhe ti po perjetojme nje situate qe as ne enderr nuk do te deshironim ta perjetonim por ja, ky qe fati yne dhe nuk kemi se cfare te bejme. – tha Agustini i merzitur.
    - Une nuk mund te jetoj me keshtu – shpertheu Olga ne te qare. – Kjo s`eshte jete. Kam gjithe ata vite qe e deshiroj djalin tim, te vetmin djale qe me dha zoti dhe tani cfare, vec nje fotografi me ka mbetur nga ai. Pernate shikoj rrugen se mos po kthehet apo jo, por me kot. Nuk e di nese ka nevoje per mua qe t`i pergatis ushqimin, t`ia laj dhe hekuros rrobat.
    - C`eshte me e keqja moj grua, ne nuk e dime nese ai eshte gjalle apo i vdekur.
    - Mos e thuaj me ate fjale Agustin ! Im bir eshte gjalle, une e ndjej dhe zemra e nje nene nuk gabon kurre. Une e di se nje dite do te kthehet ne kete shtepi.
    - Tashme jemi mesuar moj grua. Jeta jone eshte qe te dergjemi nga malli per ta pare vec sa nje here, per te ditur si eshte.
    Ata te dy u perqafuan se bashku dhe qe te dy po qanin per djalin e tyre. Vec nje zot e dinte se ku ndodhej ai ne keto momente.
    Sapo Rosela mberriti ne shtepi se bashku me Gabrielin, ky i fundit i beri asaj nje pyetje.
    - Rosela, perse nuk pranon te behesh e dashura ime ? – i tha ai.
    - Gabriel, une kam nevoje qe te mendoj dhe te kthjellohem, mire ? – i tha Rosela.
    - Ne rregull, por mos u mendo gjate. Ne rregull ?
    - Ne rregull. Atehere, naten e mire !
    - Naten e mire Rosela ! Do shihemi e ?!
    - Sigurisht.
    Keshtu Rosela u fut brenda shtepise, shkoi tek dhoma e saj dhe prej aty u fut ne shtrat per te fjetur. Nuk i hiqej mendja fare nga Gabrieli. Ajo e dashuronte shume ate. Te nesermen Rosela ishte gdhire shume ne humor te mire. Nuk vonoi shume dhe ne dhomen e saj hyri Ema.
    - Ua Rosela ! Qenke zgjuar me humor te mire !
    - Po Ema. Sot jam e gezuar.
    - Atehere nuk paskam pse te te pyes se si ia kalove mbreme me Gabrielin, sepse po e shoh qe gjithcka paska shkuar mire, apo jo ?
    - Po Ema. Gabrieli me ka shpallur ndjenjen e dashurise mua.
    - Vertete Rosela ?!
    - Po, eshte e vertete.
    - Po ti cfare ndjen per te ?
    - Te njejten gje, dashuri. Per here te pare ne jeten time bie ne dashuri dhe e dashuroj shume Gabrielin saqe nuk kam arsye pse te mos lidhem me te.
    - Ai te ka propozuar gje ty ?
    - Sigurisht. Dhe une besoj se ai me dashuron vertete mua.
    - Ashtu them edhe une Rosela. Une e njoh Gabrielin dhe e di se sa djale i mrekullueshem qe eshte.
    - Keto fjale me lumturojne vertete Ema.
    - Edhe ti je nje vajze shume e re dhe mbi te gjitha shume e bukur saqe cdo djale do te t`i hidhte syte. Keshtu per fatin tend, ty t`i ka hedhur syte djali me i




  • KRISTIAN GAZULL
    - Cfare te kushton te vish me mua ?
    - Mos kembengul te lutem !
    - Ne rregull si te duash ti.
    Rosela u largua, po ashtu edhe Gabrieli. Kur Rosela doli ne rruge, ajo po mundohej qe te gjente nje taksi. Po kalonin shume makina, por asnjera s`po ndalej. Pak me vone, u ndal nje makine perpara kembeve te saj. Xhamat e saj ishin te zinj, keshtu qe ajo hyri prapa dhe makina pastaj u nis.
    - Me qo tek… - tha Rosela e cila sapo tha keto fjale, syte i shkuan tek pasqyra e makines dhe kur ja, ajo kishte hypur ne makinen e Gabrielit.
    - Gabriel, ti ?! – tha Rosela – Si eshte e mundur ?!
    Gabrieli nuk e ndali dot te qeshuren dhe ia plasi gazit me te madhe.
    - Tani ta hodha. Bere, c`bere erdhe me mua.
    - Ti me te vertete je mistrec. – tha Rosela duke qeshur. – Do te thote se me ke ndjekur deri ketu. Po perse ?
    - Sepse keshtu pata deshire.
    Nderkohe qe ata te dy ishin ne makine, makina befas u ndal.
    - Cfare ndodhi ? – tha si e trembur Rosela.
    - Mos u shqeteso. Thjesht i ka mbaruar karburanti. Per fat e kemi nje ketu afer. – tha Gabrieli. – Por, per te cuar makinen deri atje, me duhet ndihma jote per ta cuar deri atje.
    - Ou, kjo po qe eshte serioze.
    Ata te dy u ulen nga makina dhe filluan ta shtynin nga prapa ate. Te gjithe njerezit i shikonin, ata dukeshin sikur ishin dy te martuar. Pas disa minutash, ata mberriten tek karburanti, por ne te njejtin vend ishte edhe lavazhi i makines. Keshtu Gabrieli e futi ne lavazh makinen e tij. Befas, aty Rosela mori nje zorre dhe e lagu ne befasi Gabrielin. Ai i gjori u be qull.
    - Kete e ke ngaqe ma hodhe pak me pare – tha Rosela dhe pastaj u shkri se qeshuri kur pa Gabrielin te bere qull duke kulluar gjithandej. – Tani Gabriel jemi nje me nje apo jo ?
    - Jo Rosela, jemi dy me nje. – tha Gabrieli, mori edhe ai nje zorre ne dore dhe…
    - Mos te lutem Gabriel ! – bertiti Rosela – Per ate zot mos e provo !
    Gabrieli ia ktheu ‘’ nderin ‘’ Roseles e cila edhe ajo u be qull ne uje sikur ai.
    - Ta kam thene se je nje mistrec.
Abonohu:
Adresa e-mail