Kulturë

Kulturë

  • Promovohet libri poetik "Dy Kohë" i autorit Vilson Culaj

    Shkruar nga Lekë Mrijaj
              Në organizim të Shoqerisë Kulturore Artistike Mirdita në sallën "AT GJERGJ FISHTA "-Bibloteka në Lezhë , me 12.04.2014, u kurorëzua sukseseshem përfundimi i projektit të gjashtë më radhë bëhet fjalë për promovimin e botimit "Dy Kohë" i poetit të moderuar të shqipes letrare Vilson Culaj salla ishte përplotë mysafir e krijues te lëmive te ndryshme akademike shkencore, letrare, politike, historike, Shqiptare.

     

    Vazhdo leximin

  • Terminologjia juridike

    Akte nënligjore - Vendime, rregullore, udhëzime të nxjerra nga organet ekzekutive ose organet lokale në bazë dhe për zbatim të ligjit. Këto akte kanë karakter normativ-janë të detyrueshme për të gjithë.

    Akte normative - Kuptimi i gjerë: Akte të nxjerra nga organet ligjvënës, ekzekutive ose lokale që janë të detyrueshme për të gjithë. Kuptimi i ngushtë: Aktet normative të Këshillit të Ministrave, institucioneve të tjera qendrore ose organeve lokale - Akte të miratuara nga Këshilli i Ministrave, institucionet e tjera qendrore ose organet lokale, në rast nevoje dhe urgjence, të cilat e humbasin fuqinë që nga fillimi në rast se nuk ratifikohen nga Kuvendi brenda një afati të caktuar kohor.

    Vazhdo leximin

  • Bashkimi i përjetshëm

    Dërguar nga Kristian Gazulli

    Neper rruget e bukura te nje qyteti, ku njerezit me plot entuziazem po qarkullojne neper to, nje vajze me nje fytyre engjellore dhe me dy sy te trishtuar po ecen dalengadale deri sa te mberrije tek stacioni i autobusit. Sapo mberriti atje, autobusi nuk vonoi dhe u nis. Kjo vajze qendronte mendueshem dhe me sa dukej ajo po bluante neper mendje nje problem apo shqetesim. Pas disa minutash ajo u ndal perpara nje ndertese. Ishte burgu i burrave te qytetit. Per nje moment ajo u ndje keq, por me pas i kaloi ajo ndjenje e neveritshme dhe e keqe. Mori guximin per te hyre brenda dhe pikerisht ashtu beri. Kur hyri brenda, roja i burgut e uli ate ne nje karrige me nje tavoline ne nje dhome te boshatisur. Pas pak erdhi i burgosuri dhe fytyrat e tyre u takuan me njera-tjetren. 
    - Rosela, cfare do ketu ? – i tha ai me nje ton te eger.
    - Si cfare dua ketu baba ! Mos harro se jam vajza jote dhe do te vazhdoj te jem gjithmone - u pergjigj ajo me nje ze qe dukej sikur shpirti ishte duke qare perbrenda.
    - Nuk ishte nevoja te vije ketu e te me shihje mua keshtu sic jam, ne nje gjendje vulgare.
    - Baba, mos u shqeteso, une do te mundohem te gjej nje zgjidhje qe ti te dalesh nga ky burg ku te kane futur.
    - E vetmja gje qe ti duhet te besh eshte qe te ikesh nga ky vend njehere e pergjithmone dhe te mos kthehesh me kurre asnjehere – i bertiti i ati.
    - Baba mos thuaj ashtu te lutem. Une jam vajza jote dhe e kam per detyre qe te te qendroj prane.
    - Jo bije, gabohesh. Une nuk jam me babai yt. Zere se kam vdekur. Une jam nje hajdut i mjere, i cili do e kaloje gjithe jeten ketu ne kete biruce te mallkuar. Por, te lutem me bej nderin qe te largohesh nga une, nuk dua qe une te ta njollos jeten tende me fatin tim te zi.
    Roseles iu drodh buza nga fjalet e babait te saj, ajo doli jashte duke qare dhe mesa duket fjalet e babait qene shume tronditese dhe vrasese per te. Jeta e saj ishte nje katastrofe. Gjithmone kishte vuajtur. E ema i kishte vdekur kur sapo e kishte sjelle ate ne jete. Ajo ishte rritur vetem me babane e saj, i cili kishte vuajtur shume qe ta rriste ate dhe ta bente nje vajze per se mbari. Policia e kishte kapur babane e Roseles duke vjedhur ne nje argjendari. Qe prej atij momenti ai kishte hyre ne burg dhe e kishte lene vetem fare Roselen. E gjora vajze, tani ajo duhej ta perballonte jeten vetem, pa ndihmen e askujt. Pas pak kohe, Rosela mberriti ne shtepi e merzitur dhe e pikelluar nga fjalet qe babai i kishte thene asaj. U kujtua se kishte per te shkuar ne pune, shikoi oren dhe pa se ishte vone. Me vrap u nis per ne pune. Sapo mberriti atje, shefja e veshtroi ate me nje fytyre te vrerosur.
    - Perse erdhe kaq vone Rosela ? – i bertiti ajo.
    - Me falni per vonesen zonja Valbona, por me doli nje problem – iu pergjigj Rosela.
    - Cfare problemi ?!

    Vazhdo leximin

  • Berati me Gjirokastrën, bashkë në UNESCO

    23 qershor, ora 21.48- Gjirokastër- Zyra e Administrimit, Drejtoria Rajonale e Turizmit dheKulturës Kombëtare, Gjirokastër dhe Drejtoria Rajonale e Turizmit dhe Kulturës Kombetëre, Berat zhvilluan në Gjirokastër një takim të përbashkët për të disktuar menaxhimin e qendrave historike të dy qyteteve, përvojën dhe problematikat.

    Entela Bani

    Gjirokastër- Zyra e Administrimit, Drejtoria Rajonale e Turizmit dhe Kulturës Kombëtare, Gjirokastër dhe Drejtoria Rajonale e Turizmit dhe Kulturës Kombetëre, Berat zhvilluan në Gjirokastër një takim të përbashkët për të disktuar menaxhimin e qendrave historike të dy qyteteve, përvojën dhe problematikat.

    Drejtues të tre institucioneve dhe specialist në fushën e restaurimeve diskutuan për të krijuar një model të përbashkët bashkëpunimi duke nxitur edhe aktorët e qeverisjes vendore dhe qendrore. Ata vizituan bashkarisht disa nga sitet kulturore dhe folën për problemet dhe menaxhimin e tyre.

    Takimi erdhi në prag të paraqitjes gjatë ditëve të para të korrikut të kantidaturës së qytetit të Beratit në Komitetin Ekzekutiv të UNESCO-s për t`u pranuar në Listën e Pasurive Botërore.

    Siç dihet Berati është paraqitur në një plan të përbashkët të menaxhimit me Gjirokastrën për shkak të ngjashmërisë që dy qytete kanë në aspektin arkitekturor të ndërtimeve dhe pasurisë së madhe kulturore dhe mundësive te koperimit.

    Te tre instituionet disktuan per zhvillimin shume shpejt ne nje nga dy qytetet te nje seminari per te diskutuar perspektiven e Qendrave historike dhe bashkepunimin duke integruar ne kete partneritet edhe Parkun Arkeologjik te Butrintit , edhe ai i pranur ne Listen e Pasurive Boterore qe mbrohen nga UNESCO.

    Menaxhimi i integruar i pasurive kulturore eshte nje nga objektivat e Unesco-s per periudhen2008-2009 dhe institucionet kulturore shqiptare po hedhin hapa ne plotesimin e ketij objektivi.

    {Shekulli}

  • Newborn, fiton “Luanin e Artë” në Kanë

    • Madhështia e Newborn , simbolit të pavarësisë së Kosovës, sërish triumfon duke fituar çmimin "Luani i Artë" për dizajn (Gold Design Lion) në Festivalin e 55 Ndërkombëtar të Publicitetit. 

     I mbajtur në Kanë të Francës, ky festival është një eveniment mjaft i rëndësishëm. "Luani i Artë është çmimi më prestigjioz në botë në fushën e publicitetit dhe dizajnit, që do të thotë shumë për ne, sepse po vlerësohemi ndër njerëzit më krijues në botë", pohon Fisnik Ismaili, drejtori kreativ i agjencisë së marketingut "Ogilvy Albania & Kosova" dhe ideatori i skulpturës tipografike Newborn, që përjetësoi në qendër të Prishtinës ditën e pavarësisë së Kosovës, 17 shkurt 2008. Nga 30 mijë pjesëmarrës, vetëm 1 % arritën të fitojnë një çmim dhe një pjesë fare e vogël e tyre kanë fituar "Luanin e Artë". Newborn, skulptura e bërë prej çeliku, me peshë rreth 9 ton, 3 metra e lartë, 22 metra e gjatë dhe 1 metër e trashë, ka triumfuar në konkurrencë me "Adidas MI", Qendrën e Inovacionit, Galerinë e Historisë dhe të Jetesës të Muzeut Kombëtar të Singaporit dhe Johnnie Walker Jazz Pioneers Walk Of Fame.

  • Ka përfunduar në Shkodër në Teatrin “Migjeni”, Festivali i 46-të Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë...

    Shkodër - Ka përfunduar në Shkodër në Teatrin “Migjeni”, Festivali i 46-të Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë duke kurorëzuar dhe fituesit. Në natën finale janë dhënë si çmimet për interpretuesit, të votuar nga vetë këngëtarët pjesëmarrës dhe çmimet e dhëna nga juria

    Ja fituesit e festivalit mbarëkombëtar të fëmijëve

    Shkodër - Ka përfunduar në Shkodër në Teatrin “Migjeni”, Festivali i 46-të Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë duke kurorëzuar dhe fituesit. Në natën finale janë dhënë si çmimet për interpretuesit, të votuar nga vetë këngëtarët pjesëmarrës dhe çmimet e dhëna nga juria. Fituesja e madhe ishte kënga “Do të bëhem superstar”, kompozuar e orkestruar nga Klodian Qafoku, me tekst të Elona Hysenit dhe e interpretuar nga Enxhi Nasufi nga Tirana. Me çmime të dyta janë vlerësuar këngët “Lule Zemra jam unë” dhe “E thotë kënga çfarë ka zemra” të interpretuara nga këngëtarë të vegjël nga Shkodra e Vlora; me çmime të treta janë vlerësuar këngët “Tri Kalatë”, “Një ëndërr “dhe “Flutura e trëndafili”. Çmimin e interpretuesit më të mirë e ka marrë Enxhi Nasufi, ndërsa çmimin “Inva Mula” e ka marrë Dea Demalia.

    Sipas drejtorit të festivalit, Kujtim Alija, në këtë edicion ka zbritur dukshëm mosha e pjesëmarrësve, duke dominuar mosha e fëmijëve të ciklit të ulët shkollor. “Kjo ka ndikuar dhe tek 30 këngët e reja për fëmijë që u paraqiten në këtë edicion të cilat janë këngë që iu drejtohen këtyre moshave.” Sipas Aliajt, duke u zhvilluar festivali në teatër, ka ndryshuar dhe koncepti i tij, pasi skena u zhvendos në publik dhe për herë të parë ishin edhe dy personazhe të reja, Enki dhe Ponki, figura kukullash të cilat kanë prezantuar këngët dhe historinë e festivalit në vite. Kanë qenë rreth 200 fëmijë pjesëmarrës në edicionin e sivjetshëm të festivalit mbarëkombëtar, të ardhur nga qytete brenda kufijve shtetërorë po dhe nga trevat shqipfolëse. Kështu përveç këngëve e interpretuesve nga Shkodra e Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani, Vlora, Gjirokastra etj, erdhën fëmijë edhe nga Shkupi, Prishtina, Gjakova, Gjilani, Ulqini e diaspora. Sipas drejtorit Alija, edicioni i sivjetshëm nuk ka patur asnjë sponsor dhe është realizuar nga Bashkia e Shkodrës, nën kujdesin e kryetares së parlamentit Jozefina Topalli, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit. Mungesa e sponsorëve për ngjarjen më të madhe muzikore të këngës për fëmijë, sipas drejtorit Alija, lidhet me transmetimin e pakët të këtij aktiviteti gjatë vitit. Kjo ka bërë që për festivalin flitet vetëm gjatë ditëve të organizimit dhe më pas të harrohet krejt.

  • Të panjohura nga Kalaja e Tiranës

    Një fakt i ri dhe entuziast për arkitekturën dhe inxhinierinë e viteve tridhjetë, vjen nga monumenti befasues. Një hark i realizuar sipas një projekti perëndimor; një hark tipik i arkitekturës së përtejdetit. E sa i takon funksionit të harkadës, rebusi u zgjidh si me magji nga zbulimi i disa projekteve në arkivin e ndërtimit

    Nga Artan Shkreli

    Sat, 14 Jun 2008 08:45:00

    Një fakt i ri dhe entuziast për arkitekturën dhe inxhinierinë e viteve tridhjetë, vjen nga monumenti befasues. Një hark i realizuar sipas një projekti perëndimor; një hark tipik i arkitekturës së përtejdetit. E sa i takon funksionit të harkadës, rebusi u zgjidh si me magji nga zbulimi i disa projekteve në arkivin e ndërtimit

    Me siguri në të ardhmen do të shkruhet shumë mbi Kalanë e Tiranës dhe mbi farën qytetformuese që kjo strukturë e lashtë hodhi mbi Tiranën (Tyrcan-Tyrcanos) bizantine. Do të shkruhet edhe mbi momentin kur perandori i madh Justinian, aty nga 635 m.K., vendosi të riparojë kështjellën e vjetër romake në fushën e Tiranës, për të rritur mbrojtjen e Durrësit prej Ostrogotëve. Por e gjithë kjo u mbulua prej territ që kaploi këtu me mbërritjen e sllavëve dhe me rrënimin e rendit romak në Iliri. Ato pak mure që duket se kanë ngelur, por që nuk janë zbuluar krejtësisht, flasin vërtet më shumë së ç’mendojmë sot. Dhe kjo përbën një joshje të vijueshme që duket se do të vazhdojë për shumë kohë. Them kështu, pasi edhe një fakt i vogël e i parëndësishëm ndërtimor që ka lënë gjurmë në muret e kalasë, shndërrohet nga puna hulumtuese e studiuesit në një histori kërshërore dhe në emblemë të një qytetërimi koherent të cilin Tirana, nga sa duket, e kish përqafuar vetëdijshëm në një moment fatlum të ekzistencës së saj: në vitet tridhjetë.

    Pikërisht ky është motivi i shkrimit, një fakt i vogël. Bëhet fjalë për rudimentet e një harkade “moderne” ngurtësuar në trupin e murit kryesor të kalasë.

    Në vitin 2002, gjatë restaurimit të murit kryesor, të atij që shihet aq mirë sot nga rruga, u patën rilevuar edhe thembrat e portës së shkatërruar nga Bushatllinjtë (sot të rindërtuar), dhe me atë rilevim lidhet edhe zbulimi i kullave të kalasë të varrosura prej shekujsh nën dhe. Gjithsesi, menjëherë në të majtë të Portares, së rindërtuar binte në sy (sikundër bie edhe sot) njëfarë portali tjetër me hark, krejt i pazakontë e i murosur i shëmtuar me copa gurësh të palatuar.

    Po ç’qe ky hark? Kjo ishte një pyetje vërtet kërshërore. Nuk ishte e qartë nëse qe portare a diçka tjetër, pasi zhvillimi planimetrik i oborrit të kalasë nuk sugjeronte ndonjë gjë të madhe. Edhe forma e saj nuk qe tipike. Funksioni i atij harku dukej se duhet të kish rënë me kohë, pasi në një kohë të mëvonshme ai qe murosur për të mundësuar ndërtimin e disa wc-ve të repartit të policisë aty pas murit. E meqenëse këto ëc qenë bërë pas luftës (L2B), del se edhe murosja e harkut qe bërë pas luftës. E si të mos mjaftonte ajo murosje barbare, në këtë mur qe lënë edhe një dritare e vogël për të ajrisur lokalin sanitar (!). E tash vonë, edhe ajo dritare është murosur. Mbi këtë wc të improvizuar, mbulesa prej betoninuk kuptohet përse, pasi për të mbuluar wc-në nuk do kish nëvojë për konsolin që del jashtë gjurmës së murit.

    Dekualifikimi vizual që solli kjo mënyrë e trajtimit e ndërtesës më “interesante” të Tiranës, bëri më pas që të ish e thjeshtë për të vënë dorë edhe mbi vetë muret masive të kalasë kur Kinema Pionieri u ndërtua bash mbi to.

    Vazhdo leximin

Abonohu:
Adresa e-mail