Juristi kthen lloto-sport në qendër droge, kokainë dhe heroinë

Tiranë, 5 shtator 2012, NOA - Një operacion i policisë së kryeqytetit i koduar “Juristi” bëri të mundur ndalimin e dy të rinjve, njëri shpërndarës droge dhe tjetri përdorues.

24 vjeçari Krisald Kundraxhi, lindur dhe banues në Tiranë, me profesion Jurist u vu në prangat e policisë pas dy muaj hetimesh.

Burime zyrtare nga policia i thanë noa.al, se Kundraxhi është i dyshuar për shpërndarje dhe tregtim të lëndës narkotike kokainë dhe heroinë.

Operacioni 'juristi'Mësohet se arrestimi në flagrancë i tij, u realizua në ambientet e lokalit lloto sport, e ndodhur pas Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, ku në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestruan 60 gramë kokainë, 65 gramë heroinë si dhe 6 doza të përgatitura për shitje me peshë 1.8 grame lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Në vijim të kontrollit të riut iu gjetën 40 fishekë luftarake model 56, një peshore për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza, një motor i markës Kavasaki me targë OPN 559, i cili shërbente për shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranë si dhe 3 telefona celulare të markave të ndryshme.

Krahas këtyre materialeve Kundraxhiut iu gjetën edhe 600 mijë lek, 35 dollarë dhe 25 euro, të ardhura nga shitja e lëndëve narkotike.

Nga hetimet e kryera rezultoi se zona e shpërndarës së lëndës narkotike kokainë dhe heroinë ishte pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Fakultetit Filologjik, zona e ish Bllokut në kryeqytet, etj.

Ndër të tjera u bë edhe sekuestrimin e 6 komjuterave lloto-sport, të cilat ishin të palicensuara për ushtrimin e këtij aktiviteti, aktivitet të cilin i riu e përdorte si mburojë për tregtinë e drogës.

Gjithashtu nisi procedimi penal edhe për 32 vjeçarin Ened Murati  të cilit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 0.7 lëndë narkotike e dyshuar heroinë, të cilën sapo e kishte blerë të Krisald Kundraxhi.

(a.y/noa.al)

Kodi Penal drejtesi droge juristi Tirane policia Fakulteti i Gjuhëve të Huaja armatim Fakulteti Filologjik zona e ish Bllokut Krisald Kundraxhi Ened Murati

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail