Shqipëria në shekujt e parë të mesjetës

Parathënia

Tema që kam trajtuar në detyrën e kursit është Shqipëria në shekujt e parë tëMesjetës(shek.V-X). E kam ndarë në tre krerë ku ne secilin prej tyre trajtoj nga një çështje. Ku trajtohet : Shqipëria provincë e Bizantit, dyndja e popujve dhe sllavët në Ballkan, dhe Shqipëtarët pasardhës të Ilirëve. Puna që kam bërë ka një strukturë të tillë:hyrja, kreu I, kreu II, kreu III, epilogu, dhe bibliografia. Për përgatitjen e detyrës së kursit jam mbeshtetur kryesisht në përdorimin e një literature akademike, në librat e shkruajtura nga autorë shqiptarë dhe të huaj, idetë e secilës i kam mbështetur dhe më kanë ndihmuar në zhvillimin sa më të saktë të kësaj detyre kursi. Në përfundim të kësaj parathënie dëshiroj të falenderoj profesorin për ndihmën e pakursyer që me orientoj në punimin e detyrës së kursit.

Hyrja

Gjatë kalimit nga antikiteti në mesjetë ndryshimet që prekën Europën patën ndikim dhe në trevat ilire. Elementët kryesor që ishin pjesë përbërse e këtyre ndryshimeve :përhapja e krishtërimit, krijimi Perandorisë Bizantine dhe dyndjet sllave. Krishtëerimi sin je lëvizje me një ndikim të madh ne europëi dha shenjat e veta në territoret ilire që në shekujt e parë. Duke e shoqëruar me përkrahje dhe ne raste të tjera me persekutime. Përhapjen e krishtërimit në shqipëri e gjejmë që në shekullin e parë.Kjo tregon dhe rrëndësin e këtyre trevave. Krijimi i Bizantit pati një ndikim të fuqishëm nëiliri duke ndihmuar në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të vendit. Por me kalimin e kohës rritja e perandorisë Bizantine do bënte që territoret shqiptare të binin nën sundimin e saj. Por nuk do ta humbisnin rëndësin e madhe që kishin si urë lidhëse midis lindjes dhe perëndimit. Qytete të tilla si Durrësi Shkodra, Nikopoja dhe Shkupi do të shëndëroheshin në qëndra të rëndësishme politike, ekonomike dhe fetare. Më vonë në këto qëndra do të ngriheshin dhe sistemet e themave. Ndyshim tjetër i kësaj periudhe është dhe dyndja barbare sllave. Ata u vërshuan në Gadishullin Ballkanik duke shkaktuar frik, plackitje etj. Këto dyndje prekën dhe territoret ilire, duke ndikuar negativisht në zhvillimin e vendit.Rëndësin që kishin trevat shqipëtare e gjejmë të pasqyruar në burimet historike dhe arkeologjike.Në shkrimet e Plutarkut, Ana Komnenës, dhe në zbulimet arkeologjike të kulturës së Komanit.Këto ndryshime të shekujve të parë të mesjetës patën një rëndësi të madhe për Shqipërinë.Sepse afirmuan edhe njëherë pozitën shqiptare në Ballkanë dhe Europë. Ngjarjet e tjera që do ndodhin më pas në sferën historike do ndikoheshin nga këta element të rëndësishëm të mesjetës.

Kreu I

Shqipëria provincë e Bizantit

Gati për dhjetë shekuj me rradhë tokat shqiptare, rrjedhimisht edhe populli shqiptarë u mbajtën të pushtuara nga Perandoria Bizantine. Kjo periudhe vencarisht shekujt VII-XV,është një ndër periudhat e rëndësishme të Historisë së Shqipërisë, është periudha e lindjes dhe e zhvillimit të marrëdhënieve feudale, e ndryshimeve të mëdha ekonomike-shoqërore në gjirin e popullit shqiptarë. Shqiptarët morrën pjesë në proceset e mëdha ekonomike-shoqërore e kulturore si dhe në ngjarjet politike jo si një objekt pasiv, por duke luajtur një rol gjithnjë aktiv, duke afirmuar fizionominë e vet kulturore e politike. Ky popull megjithse i sunduar nga një shtet i madh dhe i fuqishëm, nga një perandori e madhe, sic ishte Perandoria Bizantine që shtrihej për një periudhë në të tri kontinentet e njohura në atë kohë, i bëri ballë me sukses asimilimit dhe nuk i humbi vetit e tij thelbësore. Por ndërkaq ndikimi i kësaj Perandorie ka qën aqë i fuqishëm saqë gjurmët e saj ruhen edhe sot në një varg monumentesh që qëndrojnë në këmbë dhe mbrohen e mirëmbahen nga shteti ynë si monument kulture. Për kët periudhë ka vetëm material arkeologjike të zbuluara, ndërsa burimet e shkruara janë vetëm të jashtme, jo vendase. Gjat sundimit të Dioklicianit u bë një organizim i ri administrativ, sipas të cilit trojet u ndanë në një sërë provincash. Njësia më e madhe administrative ishte prefektura e Ilirikut me qëndër në Selanik, qytet në të cilin ndodhej edhe qëndra kishtare që lidhte peshkopatat ilire me Romën. Në vitin395 Perandoria Romake u nda nëdy pjesë. Qyteti i ngritur në brigjet e Bosforit, mbi fshatin e vjetër Bizant, që ishte bërë rezistenca e Kostandinit të Madh, tani u bë qëndra e perandorisë së lindjes, që njihet në histori me emrin Perandoria Bizantine(395-1453). Organizimi administrative i trojeve ishte po ai i mëparshmi, me ndryshimin se trojet shqiptare mbeten në periferin lindore të perandorisë. Iliro-shqiptarët i dhanë edhe kësaj perandorie disa figura komandantesh, klerikësh, dhe perandorësh, midis të cilëvë shquhet: Perandori Anastasi I nga Durrësi(491-518),Justiniani I nga Tarisiumi i Shkupit(527-565). Reformat e ndërrmara nga keta dy perandor përgatitën kushtet që perandoria e lindjes të lunate një rol të madh politik përgjatë një dekade, në boten mesjetare.

Kreu II

Dyndjet e popujve dhe vendosja e sllavëve në Ballkan

Duke filluar nga zhvillimi i betejës së Andrinopojës që u zhvillua në vitin 378,vizigotët janë barbarët e parë që dynden në trojet iliro-shqiptare. Me inkursionet e tyre plackitëse vizigotët arritën deri në brigjet e Adriatikut.Vizigotët dhe gotët në vitn 398 nen udheheqjen e Alarikut I, bënë placktitjen e Greqisë dhe të trojeve ilro-shqiptare.Kjo popullsi barbare u largua nga trojet tona në vitn 410 vit në të cilin ata pushtuan Romën.Koha kur fillojnë dyndjet sllave, është gjysma e dytë e shekullit VI-VII. Për sa kohë perandorinë e drejtoi Justiniani, u bënë shmë punime fortifikuese në kufirin verilindor, në të cilin u ndërtuan 168 kështjella. Drejtimi kryesor i dyndjeve ka qënë i përqëndruar drejt Selanikut dhe Kostandinopojës , porn ë fund të shek. VI avaro-sllavët arritën në brigjet e Adriatikut. Sllavët arritën të ndërtojnë në territorin e Ballkanit enklava të tyre të cilat njihen me emrin Sklavini që do të thotë se ishin fshatra me sllav. Në territorin shqiptarë ato ishin më të rralla dhe kryesisht nëpjesën veri-lindore, në luginën e Devollit dhe të Osumit. Grupe të popullsive ilro-shqiptare të shtyrë nga fiset sllave, u bashkuan me ilirët e jugut.Disa grupe sllavesh që kishin mundur të depërtonin në luginën e Osumit, Devollit dhe trevën jugore, u shpërngulën nga perandori Justiniani II për në Azinë e Vogël. Gjatë shekullit IX-X, disa fise sllave e bullgare, të drejtuara nga Samueli, depërtuan në trojet shqiptare dhe formuan në brigjet e Prespës qëndrën e Perandorisë Bullgare Perëndimore duke ngritur qytetin e Kasabasë. Duke filluar nga shekulli i VII, prania e shumtë e sllavëve në krahinat më veriore tëIlirisë(sot Kroacia, Bosnja-Hercegovina, Serbia), në Myzi, Traki, Peoni, dhe në pjesën veriore të Maqedonisë. Do të sillte si pasojë përpirjen e elementëve autokton që kishin mbetur në ato vise. Pas një farë periudhe të shkurtër apo të gjatë ata u sllavizuan. Me kalimin e kohës në krahinat ku fiset sllave përbenin vetëem disa ngulime të vecuara ndodhi e kundërta : pak nga pak, ato u asimiluan prej popullsive që i përkisnin kulturës helenike, iliro-shqiptare apo rumune. Në toponiminë e Shqipërisë së sotme dhe të pjesës sot greke të Epirit ndeshen gjurmë të shumta të vendngulimeve sllave, të cilat i përkasin në pjesën më të madhe shekullit VII. Ato dëshmojnë se në këto krahina kanë ekzistuar enklava sllave, te cilat u krijuan mbi bazën e dyndjeve të medha. Por fjala ishte vetëm për enklava, ashtu sic kishte edhe në Dardani. Dhe duket se ato ndodheshin shpesh në vendet më të thella, atje ku tokat ishin më pak pjellore. Mund të mendohet se kjo toponimi me preardhje sllave është formuar në një periudhë ku sllavët ishin ende paganë, sepse toponimet e krishtera që ndodheshin në shqipëri janë në thelb shqipe. Është dashur sigurisht shumë kohë, në mënyrë që popujt qe u përkisnin kulturave të ndryshme të mesoheshin të bashkëpunonin mes tyre. Pushtimet sllave u bënë më masive në fillimin e shek të VII.Shpesh ato shfaqeshin të lidhura, në një fazë të parë, me ndyndjet avare.Madje mund të mendohet se disa fise sllave ishin të nënshtruara ndaj avarëve dhe i bënin pra plackitjet për llogari të këtyre të fundit. Ndonëse sllavët ishin popuj luftëtarësh, njëlloj si të gjithë indoevropianët, ata nuk e kishin as organizimin ushtarak tëgjermanikëve , as kulturën e popujve endacakë si uralasit apo turko-tartarët. Me siguri nuk është rastësi që fjala “skllav” vjen nga latinishtja sclavus;tregtia e sllavëve ishte tregti me leverdi në kohën e lashtë. Sllavët nuk kishin as përvojën e përballjeve me ushtritë romake, as zakonin për të kryer sulme në largësi të mëdha.

Kreu III

Shqiptarët pasardhës të Ilirëve

Sic e dim mendime të shumta ka për gjenezën e popullit shqiptarë mund të ndahen nëdy grupe të kundërta. Sipas argumentit të parë shqiptarët janëtë ardhur në trojet ku banojnë sot.Argumenti i dytëështë se shqiptarët janë të ardhur nga kontinenti i veriut në një kohë relativisht të shkurtër në mijëvjecarin e I-II. Rezultatet e germimeve arkeologjike të shpërndara në të gjithë vëndin kanë dhënë mundësi të ndërtohet një pamje e plotë për periudhën kalimtare nga antikiteti i vonë në mesjetë e hershme, duke mbushur një pjesë të madhe të zbrazëtisë sëtrashëguar nga punime të varfra të shkruara. Ato kanë dhënë prova bindëse të vazhdimësisë etnokulturore ilire në provincat e Prevalit, të Dardanisë, të Epirit të RI dhe të Epirit të vjetër dhe të pranisë në to në atë kohë të një kulture unitare. Gjatë antikitetit të vonë vihet re fortifikimi i disa qyteteve, rindërtimi i kështjellave fushore me karakter ushtarak, si Skampini(Elbasani), Vigu(Shkodra), Palokastra (afër Gjirokastrës).Të dhënat arkeologjike tregojnë për pranin në shek.V-VI të një kulture material unitare në trevat e banuara nga shqiptarët. Uniteti vërehet: a)në prodhimet zejtare, b)në qeramikë, c)në mënyrën e ndërtimit, d)në mozaikët deri në qarkullimin monetar.Që nga antikiteti kemi nje sër emrash të trashëguar si emra:qytetesh ,malesh, lumenjsh etj. Por kultura materiale dhe shpirtërore qëështë ndër një më të dëgjuarat për periudhën ilire është:kultura e Komanit. U quajt kështu sipas vendgjetjes së parë të saj. Zbulimet e para të kulturës së Komanit u bënë në fund të shekullit XIX në një varrezë pranë kalasë së Dalmacës në fshatin Koman të Pukës. Varreza është formuar në shekujt VI-IX. Mjaft diskutime jan hedhurt mbi këtë kultur sepse disa arkeologë thone se i përket kulturës së suevëve gjermanikë, të avarëve e të sllavëve, disa të tjerë thonë si një kulturë të popullsisëilire të romanizuar. Kultura e Komanit ka dy përbërës kryesor: i pari është ai vendas, vazhdues i drejtëpërdrejt i kulturës vendase të kohës së vonëantike : i dyti është i ardhur. Elementi vendas vërehet shumë mirë në një tog objektesh:tek veglat e punës dhe armët, si sëpata, thikat, majat e shigjetave:tek stolitë, si fibulat, broshet, tokëzat: në qeramikë.Si përfundim kultura e Komanit është një kulturë vendase që u zhvillua mbi bazën e një kulture më të vjetër vendase.Kultura e Komanit lulëzoi në shek.VI-VIII.Gërmimet arkeologjike në Shqipërinë e jugut kanë dëshmuar për praninë e një kulture arbërore në Dukat të Vlorës, Piskovë, Rapckë, etj. Përvec të dhënave arkeologjike për vazhdimësinë iliro- shqiptare është gjuhësia ajo që jep argumente të vlefshme, duke nisur nga fakti qëhistoria e një gjuhe është e lidhur ngusht me historinë e popullit që flet. Prej ilirishtes disponojnë një material të kufizuar kryesisht onomastic, toponome dhe emra njërzush, perëndish, fisesh e banorësh. Në rradhë të parë vijëmsia iliro-shqiptare qëdel me lidhjen e emrit kombëtar në mesjetë: arbër, arbëresh, arbënor me emrin Albanoi të një fisi ilirë afër Durrësit. Disa emra që janë trashguar deri më sot janë:Skodra(Shkodra), Barbana(Buna),Ulcinum(Ulqini) Scardus mans(Mali Sharrit),Drivastum(Drisht), Thyamis(Camëria). Gjuhësia historike plotëson të dhënat e arkeologjisë përsa i përket kulturës dhe mënyrës së jetesës.Ajo ka treguar se banorët e kësaj treve, që në kohët e lashta njihnin prodhimet kryesore bujqësore, të kopshtarisë e të zejeve të tyre.Së fundmi shqipja reagoi në mënyrë unike ndaj huazimeve greke dhe latine. Kjo tregon se ajo ishte formuar si gjuhë më vete e dalluar dhe e vecuar nga gjuhët e tjera të lashta ballkanike. Të dhëna të tjera për vazhdimësin iliro-shqiptare i gjejmë edhe tek: të dhënat etnografike, dhe te të dhënat folklorike.

Epilogu

Gjate trajtimit të kesaj eseje unë kam arritur në përfundimin se shqipëria gjatë shekujve të parë të mesjetës kishte një rëndësi të vecant.Në rradh të parë në shqipëri krishtërimi u përhap që në shekujt e parë të tij, duke u bërë kështu përkrahse e krishtërimit. Edhe pse Bizanti ishte një fuqi e madhe nuk arriti dot ta vinte nën sundimin e tij të gjitha territoret shqiptare dhe aq më shumë të asimilonte popullsin vendase. Por treëvat shqiptare morën një rëndësi të vecant, qytete tilla si Shkodra, Durrësi, Nikopoja etj.Që morrën një rëndësi të madhe pas Kostandinopojës dhë Selanikut.Në territoret shqiptare në shek.IV-VI u përballën me një rrezik të madh i cili vinte nga dyndjet sllave.Kto dyndje ishin kërcenim real për Bizantin dhe gjith mesdheun.Edhe pse paraqisnin këtë rrezik popullsia vendase arriti ta frenonte vërshimin sllav në Gadishullin e Ballkanit. Kta pa u ndikuar dhe pa u prekur nga kultura, gjuha , zakonet sllave.rëndësin e kësaj qëndrese e gjejmë të pasqyruar mjaft mirë në faktorët gjuhëso ,folklorik, arkeologjik të kohës. Edhe pse midis këtyre faktorëve janë ngritur teza të shumta që pohojnë, mohojnë origjinën autoktone të ilirëve, keto teza dhe antiteza janë krijuar si shkak i mungesës së burimeve të shkruara për gati pesë shekuj. Megjithatë tezat kundër origjinës shqipëtare janë ngritur mbi baza të pavërtetuara shkencërisht. Meghjithse se shqiptarët nuk arritën dot te krijonin një formacion shtetëror të qëndrueëshëm dhe me njëterritor të konsoliduar. Shekujt e parë të mesjeëtës i dhanë një identitet trevave shqiptare duke ndaluar asimilimin dhe shfarrosjen e popullsisë iliro-shqipëtare.

Bibliografia

-Zhan Klod Faverial,
”Historia e Shqipërisë më e vjetër”,Tiranë, 2004 - Shyqyri Hysi,
“Historia e popullit Shqipëtarë”,Tiranë, Milosao - Petrika Thëngjilli,
“Shqiptarët midis lindjes dhe perëndimit,”Tiranë, 2008 - Serger Metais,
“Historia e shqiptarëve nga Ilirët deri tek pavarsisë së Kosovës”,Tiranë, 2006 - Petrika Thëngjilli,
“Historia e popullit Shqiptarë 395-1831”, Tiranë - Akademia e shkencave e Shqipërisë,
“Historia e popullit Shipëtarë”, Tiranë , 2002

Punoi: Endrit Lazeraj

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail