NATO, historia e Aleancës të Atlantikut të Veriut

View this article in: Albanian English FrenchGerman TurkishItalianGreek

Shkruar nga T.O

E formuar në vitin 1949 për t’iu kundërvënë zgjerimit komunist të post-luftës, duke qenë se Bashkimi Sovjetik synonte ta zgjeronte influencën në Evropë, NATO është aleanca më e fuqishme e mbrojtjes në botë.
Tradicionalisht ajo ka theksuar qëllimin kryesor e të qenit “një roje e lirisë, trashëgimisë së përbashkët dhe civilizimit” të anëtarëve duke promovuar “stabilitet dhe mirëqenie në zoën e Veri-Atlantikut”. Vendet anëtare pranojnë faktin se një sulm i armatosur ndaj njërit do të konsiderohet si sulm ndaj gjithë vendeve dhe ato do vijnë në ndihmë të njëri-tjetrit.

Krijimi
Fillimisht e përbërë nga 12 vende, organizata u zgjerua për të përfshirë Greqinë dhe Turqinë në vitin 1952, si dhe Gjermaninë Perëndimore në vitin 1955. Sidoqoftë, si atëherë si tani aleanca është dominuar ushtarakisht nga SHBA. Në vitin 1955 Bashkimi Sovjetik krijoi një kundër-aleancën e “Traktatit të Varshavës”, i cili u shfuqizua menjëherë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Republika Çeke, Hungaria dhe Polonia u bënë vendet e para të ish-Traktit të Varshavës që u bënë anëtare të NATO-s në vitin 1999. Hapi tjetër historik ndodhi në vitin 2004, kur Estonia, Letonia dhe Lituania, ish-republika të Bashkimit Sovjetik, së bashku me Slloveninë, Sllovakinë, Bullgarinë dhe Rumaninë u bënë pjesë e NATO-s në një ceremoni në Uashington. Bosnja, Mali i Zi dhe Serbia i janë bashkangjitur programit të Partneriteti për Paqe, një hap drejt anëtarësimit. Ndërkohë që Shqipëria dhe Kroacia ia dolën të bëhen anëtare të NATO-s në prill të këtij viti, Maqedonia nuk ia doli mbanë duke qenë se Greqia vuri veton në aplikimin e këtij vendi, për shkak të konfliktit për emrin. Ndërkohë që vendimi për Gjeorgjinë dhe Ukrainën është shtyrë deri në Dhjetor.
Zhvillimi
NATO u krijua pas Luftës II Botërore në një atmosferë ankthi, veçanërisht ndaj zgjerimit sovjetik në Evropë. Rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 e si pasojë dhe shpërbërja e Paktit të Varshavës e la NATO-n pa një qëllim të qartë. Në fund të vitit 1995 për herë të parë ajo organizoi një Forcë Shumëkombëshe Implementimi (Ifor), nën mandatin e Kombeve të Bashkuara për të implementuar aspektet ushtarake të marrëveshjes së paqes boshnjake. Në vitin 1999 aleanca ndërmori një fushatë 11-javore sulmesh ajrore ndaj Serbisë për të nxjerrë forcat serbe nga Kosova. Sulmet ishin veprimet më të mëdha ushtarake që kishte ndërmarrë ndonjëherë NATO dhe për herë të parë përdori forcën ndaj një shteti sovran pa aprovimin e OKB-së. Në vitin 2003 NATO mori veprime jashtë Evropës për herë të parë kur ndërmori komandën e forcave paqeruajtëse në kryeqytetin afgan, Kabul.
Ndryshimi i marrëdhënieve
Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 NATO ndërmori një sërë hapash për të ndërtuar marrëdhënie të reja me ish-vendet e Traktatit të Varshavës. Në vitin 1994 NATO u ofroi këtyre vende lidhje të limituara në formën e programit të Partneritetit për Paqe duke u dhënë atyre mundësinë të jenë pjesëmarrëse me shkëmbim informacioni, stërvitje të përbashkët dhe operacione paqeruajtëse. Këshilli i Përhershëm i Përbashkët “NATO-Rusi” u themelua në maj të vitit 1997 për t’i dhënë Rusisë një rol konsultues në diskutimin e çështjeve me interes të përbashkët. Edhe pse Moskës iu dha një zë ajo rrallë ndjente se dëgjohej me të vërtetë. Frika e Rusisë u intensifikua në vitin 1999, kur Republika Çeke, Hungaria dhe Polonia u bënë vendet e para të ish-bllokut sovjetik që iu bashkuan NATO-s.

Marrëdhëniet me Rusinë dhe vendet e tjera 

Sulmet e 11 shtatorit 2001 në SHBA janë parë si një moment shumë i rëndësishëm për NATO-n. SHBA nuk e përfshin aleancën në fushatën ushtarake që pasoi, edhe pse sekretari i Përgjithshëm, George Robertson, menjëherë bëri thirrje për Artikullin Pesë të Kushtetutës së NATO-s, që e konsideron sulmin ndaj një vendi si një sulm ndaj të gjithëve. Reagimi mbështetës i Rusisë pas sulmeve rezultoi të ishte një katalizator i zbutjes së marrëdhënieve me Moskën. Krijimi i Këshillit “NATO-Rusi” u krye në maj të vitit 2002. Ky këshill i jep Rusisë një rol të njëjtë me vendet anëtare në politikat e vendimmarrjes kundër terrorizmit dhe kërcënimeve të tjera të sigurisë. Sidoqoftë, marrëdhënia me Rusinë vazhdon të jetë problematike. Marrëdhëniet morën një kthesë aspak të mirë gjatë konfliktit Rusi-Gjeorgji në gusht të vitit 2008. NATO që e kishte shtyrë diskutimin për anëtarësinë e Gjeorgjisë deri në dhjetor, njoftoi se marrëdhëniet me Rusinë do të pezulloheshin derisa Moska të tërhiqte gjithë trupat nga Rusia.
Zënkat mes Gjermanisë, Francës dhe SHBA-së gjatë pushtimit të vitit 2003 të Irakut shkaktuan një prej krizave më të mëdha në historinë e NATO-s. Vetë aleanca nuk luajti rol në pushtimin edhe pse shumë prej vendeve ishin pjesëmarrëse. 

 

Përgatiti: Blendina Cara

6 vota. Mesatarja e 3.17 të 5.

Komentet (4)

friv.com
  • 1. friv.com (website) | 10/03/2012

Great, but it would be better if in future you can share more about this subject.

murat
  • 2. murat | 10/04/2011

me vjen mire qe kemi punime te mrekullueshme qe mund te njoftohemi dhe te mesojm me shume .ju falemnderit shume

IDA
  • 3. IDA | 27/04/2010

SHUME E MREKULLUESHME KJO ALEANCE.JU FALENDEROJME QE E KENI SJELLE KAQ BUKUR INFORMACIONIN PRANE NESH STAFI

IDA
  • 4. IDA | 27/04/2010

EDHE PSE JEMI NE NATO NE PERSERI NUK DO TE NDRYSHOJME KURRE.TE VARFER JEMI E TE VARFER DO TE MBETEMI.

Shto një koment