Make a free website Close

Hulumtime mbi origjinen pellazgjike të Kombit Shqiptar

Çelësi për të studiuar dhe për tu
dhënë zgjidhje, problemeve historike jo vetëm të kombit Shqiptar,por edhe të një
hapësire më gjerë teritoriale, që përfshin: Ballkanin, Gadishullin Italian,
Azinë e Vogël dhe bregdetet e Afrikës së Veriut janë Pellazgët.
Legjendat dhe
traditat e lashta, pohojnë se njerëzit e parë që banuan Greqinë ishin
pellazgët.(Horodoti II 56,57,) Pellazgët jo vetëm ne periudhën e klasikëve, por
edhe në atë homeriane përbëjnë një kujtim të largët legjende e tradite .

A. Kola
(në librin " Arvanitasit " f. 36) thotë : një traditë e përafërt i tregon
pellazgët aq të lashtë, saqë të kenë lindur përpara Hënës dhe për ketë arsye i
quajnë ata Parahënës ose Parahënas. Në lidhje me etimologjinë e preardhjes së
emrit pellazg ka disa mendime.
Gjeografi i madh i lashtësisë, Stavroni e
nxjerr prejardhjen nga fjala "pelarg"që do të thotë të ardhur nga larg. Ndërsa
R. Angely e nxjerr nga fjala shqipe pjell që ka kuptimin
Piell-lind-shumoj-shtoj, duke i shtuar fjalën arg " ibardh"që do të thotë i
lindur i bardhë.Këtë fjalë unë kam pasur rastin ta digjoj nga më të moshuarit në
zonën time kur dikush nga të rriturit gabonte, ato e qortonin: po si e bane këtë
gabim... ti je pjellag tashi. Pra kemi pjell+ag (ag-agoj-ihershëm) në
kuptimin e prindit i moshuar, këtë kuptim ka për mua emri pellazg, pra i vjetër,
ose për rastin konkret më të vjetërit.
Pellazgët ishin të vendosur në një
hapsirë që fillon me Ballkanin, Gadishullin

Pellazgët ishin të parët që
shpikën mënyrën e të ndërtuarit shtëpi dhe të punimit të tokës filluan të
mbjellin e të korrin, pra e kthyen tokën në ara,pikërisht në këtë periudhë thotë
S. Frashëri, e ka origjinën edhe emri Arban, që më vonë nga romakët u thirrën
alban, dhe vendi albania nga latinishtja.

Të flasësh për pëllazgët për
kohën dhe hapsirën që ato zinin nuk do të mjaftonin vëllime të tëra, por si
rezultat i fshirjes në mënyrë sistematike i dorëshkrimeve pellazgjike nga popuj
dhe fe të ndryshme dhe sidomos nga grekët, të cilët e kanë ulur në atë masë saqë
disa historian nga mosnjohja e gjuhës pellazgo-shqipe shkojnë deri atje sa të
vënë në dyshim ekzistencën e këtij populli të madh. Pllazgët kishin një besim
romantik , ato adhuronin të gjithë ato element të natyrës që ndikonin në
aktivitetin e tyrre të përditshëm si: Dielli,Hëna, Toka, Deti, retë,erën
etj.Robert d' Angly në librin "Enigma" (f.150) thekson: Feja e pellazgëve ka
qenë natyralizmi, d.m.th. hyjnizmi i dukurive të natyrës, i agjentëve fizik., i
forcave shkatërrimtare ose organizuese dhe i fuqive të mbinatyrshme të quajtura
hyjni ose hyjnesha..Kulti i pellazgëve që është trashëguar brez pas brezi te
grekët, etruskët edhe romakët,që të tria palët pasardhës të drejtpërdrejtë të
tyre, që përbënin po atë popull dhe që flisnin po atë gjuhë:pellazgjishten ose
shqipen.Disa nga nga këto hyjni dhe hyjnesha të Olimpit që mund të përkthehen
vetëm në gjuhën shqipe janë:Zeusi, Za-Zë-Zot, Athina, ethëna,Apolloni, Apullen,
Apudhën do të thotë udhëndriçues: ai që hap rrugën,paraardhësi bartës i
dritës.

Horodotus ju hedh pellazgëve historinë e cila këto i përmend
shumë më parë sesa cilivizimi i grekëve, punimi i ashpër që mbulon anën PARTHEON
në Athinë akoma quhet pellazgjik.

Është interesante
fakti se si mund të ndeshen terma të shqipes së vjetër në përdorim te lamat, që
kryejnë shërbesa në Indi dhe nëTibet. Robert d' Angely në librin "Enigma"
(f.70). thotë: Në fakt budizmi na mëson metodën për të shqiptuar pranë një njriu
që vdes dy fjalë të lidhura me fatin:"Hik!"(që ka po atë kuptim si në
shqipen: nisu) dhe: "Fet!" (që do të thotë si në shqipen: shpejt).

Fakti
që nga Ëvropa e gjerë në Indi, ndoshta edhe më gjërë ekziston një bashkësi
elementësh gjuhësorë,thotë A.Kola në librin "gjuha e perendive"( f.13-14).
Shpjegohet se ato kishin për djep Ballkanin veri-perendimor,... ndërkohë që
një degë Pellazgjike (iliriane), Dardanët, kanë lënë gjurmë të forta të kalimit
të tyre që nga Ballkani veri-perëndimor gjer në Indi e në Tibet... Historianët
do ti vënë në dyshim këto, por tashmë përkrahësit e teorive indoevropiane, duket
se janë gati të bindur se populli hipotetik indoevropian nuk erdhi nga India në
Evropë por vajti nga Evropa në Indi. Kështu filloi "çorientimi" i hipotezës
Indoevropiane, alegorikisht, metaforikisht dhe realisht.


Në këtë
hapsirë pra, në hapsirën malore të banuar të Ballkanit veri-perendimor e të
arkadisë, lindën (autoktonët nga toka dhe jo nga perënditë) Pellazgët, dhe që
këtu ato arritën në të katër anët e botës, aq sa mund ti quajmë "popull i
zgjedhur i racës njerëzore"që krijoi qytetërimin këtu e dhjetëmijë vjet më parë,
pra që nga përplasja e parë e pellazgëve me atlantët.

Robert d' Angely
f.55, sipas rrëfimit të Platonit (lll,24-25) Në këtë luftë ndërmjet dy zotërve
të Evropës mes pellazgëve dhe atlantëve fitorja u takoi pellazgëve dhe zbrapsi
invazionin e atllntëve drejt bregut atlantik, duke i shtyrë tutje përtejë
Ëtrurisë, ku tashmë kishin arritur. (kuptohet kjo ndodhi përpara fundosjes së
Atlantidës)... Gjatë po kësaj periudhe midis fundosjes së Atllantidës, dhe
epokës së Ekspeditës së parë të Ariasve (Pellazgëve) drejt Indisë, që ndodhi
rreth vitit 3000 para Krishtit, pati mjaft kontakte si pasojë e shpërnguljeve të
popullsive të shumta, që i përkisnin po asaj rrace pellazgjike. Këto kontakte
sollën edhe njëherë që të "njëtrajtësohet" gjuha pellazge e folur dhe ndoshta e
shkruar në atë epokë. Vazhdimsinë e kësaj gjuhe e gjejmë edhe tek Homeri në
Iliada dhe Odisea (tashmë është vertetuar se veprat e Homerit u shkruan në
pellazgjisht. Vetëm pas 5 shekujsh i përktheu Pisistrati dhe u paraqitën si
greke). Me të drejtë studiusi Dhimitër Kamada thotë: Idioma gjuhësore e
malsorëve shqipëtarë e ruajtur në malet e Shqipërisë është idioma gjuhësore e
përdorur nga Homeri në Iliada dhe Odisea, është idioma e gjuhës shumë të vjetër
pellazgjike.

Pellazgët d,m.th. shqiptarët e vjetër thotë S.Frasheri( në
librin "Shqipria ç'ka qenë ç'është ..."f.44).ndahen në katër degë kryesore
simëposhtë:

1-Ilirët që ishin përhapur prej kufirit të Greqisë së vjetër
deri në skajin verior të detit
Aziatik.
2- Maqedonasit, të cilët banonin
në viset e maqedonisë që shtrihej nga malet e pindit e të sharrit deri në malet
e rodopit, dhe në detin Egje.
3-Thrakasit, që ishin të përhapur në trevat e
Bullgarisë, duke mos patur të përcaktuar kufijtë veriorë.
4-Frigasit që
gjendeshin në krahinat nga brigjet e Anadollit deri në Ankara e në
Sivas.

Është vertetuar me prova të pa kundërshtueshme se këto katër
popuj janë degë të popullit të madh PELLAZG.
Meqë përmendëm frigasit
Horodototus na jep një shembull ("Enigma"f.234.) për provën që, kërkoi të
bëhej nga fareoni PSAMETIK për të mësuar se cili ka qenë populli më i lashtë se
Egjiptasit, që besonin deri në atë kohë se nuk kishte më të vjetër nga ato. Ai
mori dy fëmijë të porsalindur dhe i la në kujdestarinë e një bariu, icili kish
për detyrë tu çonte dhitë për tu ushqyer ne kohën ecaktuar. Pas dy vjetëve fjala
e parë që u dëgjua nga fëmijët ishte buk. Pasi PSAMETIKU mësoi se me këtë fjalë
frigasit emërtonin bukën ashtu si edhe në shqipen e sotme, u vertetua se
frigasit ishin më të lashtët mbi tokë. Nga degët pellazgjike që përmendëm më
sipër Ilirët dhe maqedonasit ishin më të afërt nga gjuha dhe zakonet dhe mënyra
e jetesës.


Maqedonasit nën udhëheqjen e Aleksandrit të Madh i cili
pasi pushtoi qytet shtetet greke, ndërmori ekspeditën e tij të famshe drejt
Indisë në vitin 334 para krishtit. Ushtria e tij perbëhej më së shumti nga popuj
shqipfolës: maqedonas dhe ilirë, dhe më pas u përvetësua nga grekët, të cilët
deri në hapat e fundit të jetës së tij e quajtën armik. Finlei tek "historia e
revolucionit grek", thekson: Aleksandri i Madh në simpoziumet e tij fliste me
strategët e vet një dialekt të hershëm arvanitas. Medoj se po të mos ishtë
djegur biblioteka madhështore e Aleksandrisë nga Kalifi Omar të cilin pasi e
pyetën se ç'duhet të bëjmë me të?.. (His. e Botës ( f.143) Thuhet se ai u
përgjigj: "Nëse në ato libra është shkruar gjithshka çfarë gjendet edhe në
Kuran, atëhere janë të tepërt. Nëse ka gjëra të tjera atëhere janë të dëmshëm."
Besoj se potë mos kishte ndodhur kjo, sot do të kishim në dorë mjaft dorëshkrime
në gjuhën e bukur pellazgo-iliro-shqipe.

Për Ilirët siç thamë më
sipër në lidhje me hapsirën që ato zinin desha të shtoj se: edhe popujt e tjerë
që ndodheshin në jug të tyre(pra greqinë e sotme) i pëkasin po kësajë dege
pellazgjike ku më vonë u thirrën me emrin Epir. Ndër fise më të përmendura ilire
ishin:dardadanët,ardejtë, dalmatët,taulantët, enkelejt, në jug të tyre
ndër fiset më kryesore kaonët,thesprotët, malosët ,jonët etj. Për
thesprotët ipja (shqiponja) përmendet si shpendi më i nderuar.Këto fise u
bashkuan dhe krijuan lidhjen malose ku më vonë (rreth viteve 270 para krishtit
me nderhyrjen e Olimbisë Nëna e Aleksandrit të madh) iu dha emri lidhja
epirjote. Kjo mbretëri nën qeverisjen e Pirro Burrit arriti në kulmin u lulzimit
për atë kohë. Pirroja njihet si një nga gjeneralët më të zotët që njeh historia,
i cili u ndesh dy herë rrjesht me romakët dhe doli fitimtar.Pas vdekjes së
Pirros një forcë e re u shfaq në veri të Epirit kësajë rradhe ishte mbreti Ilir,
Agron i cili ngriti flamurin në kryeqytetin e mbretërisë së vet Shkodër.Pas
vdekjes së Pirros ai aneksoi teritoret e Malosëve të cilët i kërkuan ndihmë
Agronit kundrejt aleancave greke, i cili i mposhti këto të fundit. Pas kësajë
fitorje Agroni vdiq dhe (231.p.e.s.) pushteti kaloi në duart e gruas së tijë
Teuta , e cila ndërtoi një flotë mjaft të fuqishme ku kishte në Kontroll gjith
bregdetin e mbretërisë së sajë.Pas Teutës Iliri i fundit që u rezistoi romakëve
ishte Genti.


Më pas në vitin 168 para Krishtit romakët nën komandën e
gjeneralit Paul Emili pas një lufte të gjatë fituan mbi epiriotasit, dhe pas
kësajë fitorje ai dogji e shkatroi gjithshka duke rrafshuar gjithë Epirin dhe
mori si skllever (150.000) banorë të Epirit. (sipas R.d'Angely)

Më vonë
rreth viteve 6-9 p.e.s. kemi një nga kryengritjet më të mëdha të ilirëve kundër
Romës,që e solli këtë të fundit në pozita mjaft të vështira,por edhe kjo
kryengritje u shtyp ashtu si të tjerat. Së fundi romakët do ta kthejnë Ilirinë
në një krahinë të Romës dhe për të mënjananuar kryengritjet marrin mjaft Ilirë
si mercenarë. Shumë prej tyre madje, u bënë perandor të Romës si:Deci, Klaudi i
II-të, Aureliani, Diokleciani e deri ke Kostandini iMadh. Kostandini e zhvendosi
perandorinë nga Roma në Kostandinopojë ku me 323. pas K. u bë perandor i vetëm,
dhe më 325. toleroi krishterimin (H. e Ball.G.Castellan f.34). Kostandini i Madh
ishte dardan nga Nishi i sotëm. Ilir ishin, edhe Anstasi i i I-rë që kishte
njërin sy të zi dhe tjetrin bojqielli, dhe Julani, i ashtëquajtur "shkëlqesi".
Është bërë gjithmonë pyetja se si Kostandini arriti ta shpërngulte selinë e tijë
nga Roma në Kostadinopol pa as shqetësimin më të vogël. Në lidhje me këtë
R.d'Angely (f,218.). Sqaron se: elementi kryesorë, i cili çimentonte të
ashtëquajturën popullsi të ndryshme nga një cep i Perandorisë në tjetrën ka qenë
gjuha shqipe e cila flitej në mënyrë të përgjithshme që nga Kaukazi e Taurusi
deri te shtyllat e Herkulit. Gjuha shqipe është nëna e greqishtes së vjetër
(helenëve që janë një perzierje egjiptiane, mesapotananase, pellazge, që u
shfaqën rreth viteve 1700 p.e.s) dhe e latinishtes...(f.24)në lidhje me
greqishten e re Angely thekson se:po të mos kishin qenë shkronjat e njëjta,
pashmangshmërisht do të ishte deklaruar se gjendemi para dy gjuhëve të
ndryshme.


Emrin Iliri e hasim deri në shekullin e7-të e.s. Më vonë në
shekullin e 11-të na shfaqet emri kombëtar "Alban" dhe "Albania," i cili siç
kemi thënë më sipër vjen nga fjala "arban".Ky ndryshim i emrit Kombëtar erdhi si
rezultat i vërshimit si lum i popujve barbar sllavë në Ballkan. Në këtë kohë një
pjesë e Ilirjanëve të veriut mbetën si ishull në mes tyre dhe u asimuluan, dhe
pjesa tjetër u shtynë më në brendësi të Ballkanit.Me ardhjen në krye të bizantit
Herakliu, i cili zëvendesoi latinishten me greqishten, dhe lejoi fiset
serbo-korate që kishin lënë trojet e tyre ku banonin në veri të Karpateve, që të
vendoseshin në Trojet Ilire. Ballkani pellazgo-Iliro-shqiptar ndryshoi duke
u bërë kryesisht greko sllav.


Në 16 korrik 1054, u bë ndarja e kishës
së krishterë në një kishë të lindjes nën "Patrikun e Bizantit.Më (1291)
Bullgarët dhe serbët ndertuan kishën e tyre me seli në Pejë, (për të cilën
serbët vazhdojnë të lehin) dhe të ashtuquajturën perandoritë të tyre me në
krye Stefan Dushani.Gjatë kësajë periudhe shqiptarët i shohim të organizuar në
pricipata në mbrojtje të trojave të tyre nga sllavët, duke ruajtur zakonet dhe
traditat e tyre Ilire, ndërsa nga feja ishin kthyer në katolik dhe ortodoks. Pas
rënjes së bizantit dhe me pushtimin e Ballkanit nga Turqit shqiptarët të
organizuar në principata bënë një rezistencë mjaft të fortë. Më (1444) këto
principata u bashkuan nga Heroi ynë kombtar GJERGJ KASTRIOTI (Skenderbu) icili i
fshiu nga trualli shqiptar njëra pas tjetrës ushtritë turke për 24-vjet
rresht.Gjatë kësaj periudhe del në skenë emri Kombëtar Shqipëri dhe shqiptar. Ne
disa dokumenta që gjenden në Vatikan Skenderbeu e quante veten pasardhës i
Pirros dhe përkrenarja e tij ishte e njëjtë me atë të Pirros, njekohësisht edhe
për flamuri me shqiponjën dykrenare Luan Godo në librin Gjeneralët e Ilirisë (
f.41) tregon një legjendë që i ndodhi Pirros në lidhje me shqiponjën dykrerëshe
ne flamur.


Duke pasur këtë të dhënë dhe faktin që në atë kohë ipja
(shqiponja) ishte shpendi më i nderuar për fisin e thesprotëve te cilët e quanin
vendin e tyre Iperi dhe veten iperotë. Nga kjo fjalë e ka prejardhjen emri Epir,
dhe jo nga tregetarët grek. Pra në lashtësi kishim: ipe-Iperi-iperotë.
Ndersa në shqipen e sotme kemi shqipe-Shqipëri-shqiptar. Pra këtu duhet
kërkuar origjina e flamurit dhe e emrit kombtar SHQIPTAR. Pas vdekjes së
Skënderbeut shqipëria ra nën sundimin turk për rreth 500 vjet. Gjatë kësajë kohe
një pjesë e konsiderueshme e tyre siç dihet u kthyen në fenë Islame. Me gjthëse
ato bënin pjesë në perandorinë Turke kurrë nuk pranuan të komandohen nga të
huaj, por vetëm nga udhëheqës shqiptar. Gjithashtu në disa zona të veriut si
p.sh. Dibra, nuk vuri në zbatim asnjë nga ligjet turke por u vet-qeveris nga
Kanuni i" Nantë Maleve."


Gjatë periudhës së sundimit Turk Shqipëria
shërbeu si bazë furnizimi me ushtarë dhe gjeneralë ku 25 vezir të mëdhenj qenë
shqiptarë, Muhamet Aliu themeluesi i Egjiptit të ri(shqiptar) Pashai i pamvarur
A.Pashë Tepelena etj, qenë mjaft me rëndësi për perandorinë
turke.


Shqiptarët luajtën rolin vendimtar edhe në kryengritjen e
Grekëve me 1821 ku nga 100 heroj 90 ishin shqiptarë me në krye Marko Boçarin.
Kryeministri i I-rë grek ishte Gjon Kapodistra (me origjinë nga Gjirokastra) .Po
të kalojmmë në Itali nga arbëreshët kemi Napolonin Bonopartin e madh ( "enigma"
R.d' Angely).Kryeministrin Italian Françesko Kristi Garibaldi etj. Pra
këtijë populli që shërbeu si gurrë e pashtershme për Evropën dhe Azinë që nga
kohët e lashta e deri në këtë periudhë, mori si shpërblim nga Evropa shtrigë një
pamvarsi të gjymtuar më 1913., duke i prerë krahët e këmbët duke i lënë vetëm
trupin.Po ti besonim Nostradamusit icili thotë: se shqiptarët ende nuk kanë
mbaruar së luajturi gjithë kartat e tyre dhe habisin gjithë botën në arenën
politike ndërkombëtare. Duhet qe këto karta ti luajnë me kujdes. Neve mund të
mbajmë komferenca e simpoziume pa pushim, por botës duhet ti japim më shumë
fakte e argumenta shkencore, duke plotësuar të gjtha hallkat e zinxhirit që na
mungojnë.


Për këtë duhet të bëhet një punë më shkencore nga
historjanë, gjuhëtare, arkeologë e të tjerë që tu pritet rruga
pseudohistorianëve dhe shovinistëve greko-serb të cilët kërkojnë të
gllabërojnë tokat shqiptare duke përdorur forma nga më të ndryshmet. Në lidhje
me këtë i propzoj kësaj konference që tu kërkohet qeverive shqiptare ne Shqipëri
e Kosovë të thirret një kongres mbarëkombëtar (ose nderkombëtar) në Tiranë duke
ftuar pellazgolog, albanolog, arkeolod nga, bota që nuk janë të pakët, duke
ftuar dhe përfaqsues nga të gjitha akademitë me emër në botë, që të futet në
kanalet e historisë botërore historia e popullit më të lasht të botës, pra:
HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR. Në rast se qeveritë nuk do të na mbështesin,
atëhere neve duhet ta organizojmë duke tubuar fonde nga bisnezmenë shqiptarë
kudo që janë.
......
AGIM
BOBA

( Anëtar i Akademisë
Shqiptaro-Amerikane të Shkencave New York)

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet (10)

Fatbardh
  • 1. Fatbardh | 05/02/2013

]Mr.Agim! Miremengjesi
Pergjigjju te lutem keti nazisti qe na ka shkel ne prag
Fatbardhi

friv games
  • 2. friv games (website) | 10/03/2012

I feel very happy to have encountered your site and look forward to really more amazing minutes reading here.

y8

I hope you keep writing about this. There were some things I didn't understand.

Sohbet Chat
  • 4. Sohbet Chat (website) | 04/03/2012

Thanks for admin.

martius
  • 5. martius | 26/08/2011

ohën dhe hapsirën që ato zinin nuk do të mjaftonin vëllime të tëra, por si
rezultat i fshirjes në mënyrë sistematike how to get rid of a boil

Ed Hardy kids
  • 6. Ed Hardy kids (website) | 22/02/2011

http://www.gavots.com

wholesale nfl jerseys
  • 7. wholesale nfl jerseys (website) | 06/10/2010

As an NFL fan, with one <a href=http://www.winjerseys.com>wholesale nfl jerseys</a> of his favorite players are something to be happy and proud. In addition, this is also the best way to support your idols. At the same time, <a href=http://www.winjerseys.com>cheap nfl jerseys</a> is high quality and low price in our store. Our company is famous for its <a href=http://www.winjerseys.com>wholesale nhl jerseys</a> exporting and enjoys worldwide reputation. All our products are free shipping. We can offer you not only the lowest price but also best quality football jerseys. We provide Indianapolis Colts #9 Tony Romo Navy Blue Jersey with wholesale up to 70% off. Order our products will save you a lot of money. If you would like to following the trend of the words, and then don’t hesitate. Take action!w2200fmx

North Face Jackets
  • 8. North Face Jackets (website) | 02/08/2010

North Face Outlet isn’t the only brand ’s successful .” said analyst Matt Powell of SportsOneSource, “but North Face Jacket’re the most successful.” In fact,Powell estimates that less than a year after launching the brand, North Face Jackets has an 80 percent market share of what calculates to be a $150 million domestic North Face business.

Fatbardh
  • 9. Fatbardh | 27/12/2009

Mr.Agim te pergzoj per shkrimin e bere.
e lexofa pa shikuar autori.

Mendova mos ishte i vjeter??
Por shoikova daten qershor 09
Pse sepse te dhen te reja nga Elena Kocaqi,Aref Mati.Xhzepe Katapano ka shume fakte bindes dh studime te gjitha sferave, shkencore mbi periardhjen Pellazqjike.
Materiali nuk ka ndonje gje per tu hedhur poshte por mendoj se duhet ishte pasuruar me te dhenet e ketyre dishepujve qe kane studjeur mbi 30-40-50 vjete Pellazgjisten,ilirishten dhe Arberin.
Gjuha shqipe esht gjuha e zotit esht Meema e gjuhve.
Po munde shife nje intervite te shkurter te Madhi kompozitor,fizarmonicist cfar thote per Gjuhen,folklor Mr.Agim Krajka(Google-Agim Krajka interviste TV) zakonet e Ilirve,Albanve-shqiptarve
Me cfar pasioni dhe bindje flet ky mjeshter i madhe i muzikes shqiptare qe ka shetitur 5 kontinetet.
Nga studjesit hidhet drite se I l i r i s h t j a me teper a f r o h e t me te folme e shqiperise v e r i u t.
Kjo esht t e m a qe ju interesohen dhe gjen materale te mjftushme e te pa diskutushme.
Por per ate qe ju medoni simpozium nderkombetar esht shume mire.

Me mire me filluar me dicka te vogel qoft ne shqiperi ose kosove dhe pastaj nderkombetarizohet me mire.
Keto kisha si sygjerime.
Familjarusht ju uroj'
Gezuar Krisht lindjet
Per shume vjet vitin e Ri
Merry christams day
Happy New Near
me urimet me te mira
Fatbardh Doci
New York
25 dhjetor 09

Webmaster
  • 10. Webmaster (website) | 26/06/2009

Marre nga Albanian Students Info

Shih më shumë komente

Shto një koment