Vlorë, 53 të mitur para drejtësisë

8 korrik, ora 21.00- Vlorë- Të miturit para drejtësisë në Vlorë, tashmë nuk janë një dukuri e panjohur. Madje shifrat për këtë vit kanë ardhur në rritje.

Anila Peçi

Vlorë- Të miturit para drejtësisë në Vlorë, tashmë nuk janë një dukuri e panjohur. Madje shifrat për këtë vit kanë ardhur në rritje. Nga 45 raste të të miturve, të regjistruar në prokurorinë e Vlorës një vit më parë, shifrat për periudhën e deritanishme për këtë vit shkojnë deri në 53.

Sipas të dhënave rastet më të shumta i kapin vjedhjet, të cilat shkojnë deri në 65%. Po kështu ka edhe të mitur të cilët akuzohen për armëmbajtje pa leje, plagosje të lehtë, apo edhe transport narkotikësh.

Moshat janë kryesisht nga 14 deri në 18-vjeç. Aktualisht në Prokurorinë e Vlorës funksionon në shkallë rajonale seksioni i të miturve. Rasti më i bujshëm në organin e akuzës në Vlorë u shënua vjet me 13-vjeçarin Romario H. nga Berati, i cili vrau një 54-vjeçare.

Rasti në fjalë vuri në vështirësi organet e prokurorisë, pasi në mungesë të vendit të izolimit të 13-vjeçarit, apo mosqenies së tij për shkak të moshës subjekt i ligjit, evidentuan mungesën e institucioneve të edukimit, të vetmet vende ku mund të izolohen mosha të tilla.

Shifrat tregojnë se gjatë këtyre viteve të fundit gjykatat e vendit në jo pak raste kanë dënuar të miturit për veprat e kryera penale, vepra këto ku e përjashtuar nuk ka qenë as vrasja.

{Shekulli}

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail