UNDP-ja përkrah 100 praktikantë në sistemin gjyqësor

Në një ceremoni që u mbajt sot, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë inauguroi Programin e praktikës për juristët e ri. Ky komponent, që njëherësh është parakusht ligjor për hyrje në provimin e jurisprudencës është pjesë e Programit për sundimin e ligjit që fokusohet në zhvillimin e gjyqësorit të pavarur dhe efikas në Kosovë.

Zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor, Odës së Avokatëve dhe institucioneve tjera të drejtësisë si dhe 100 përfituesit e programit ishin të pranishëm në këtë ngjarje.

     Programi i praktikës për juristë të ri përkrahet nga UNDP-ja dhe zbatohet në bashkëpunim me segmentet e ndryshme në kornizën gjyqësore juridike. Ky Program është filluar për herë të parë gjatë këtij viti, skema e praktikës për juristët e ri që dëshirojnë t'i nënshtrohen provimit të jurisprudencës pritet të zgjatë 12 muaj.     Praktikantët do të vendosen në gjykata, prokurori dhe në zyrat e avokatëve në tërë Kosovën. UNDP-ja në Kosovë do të ofrojë ndihmesë financiare për këtë skemë, do të monitorojë përparimin e praktikantëve dhe, në bashkëpunim me partnerët zbatues - Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe me Odën e Avokatëve të Kosovës - do të organizojë aftësime shtesë në fusha të ndryshme të Ligjit. 

     Kjo nismë, së bashku me atë për Qasjen në drejtësi, me Provimin e jurisprudencës të Kosovës dhe me Përkrahjen për projektin gjyqësor paraqesin përpjekjet e UNDP-së për fuqizimin e praktikës gjyqësore, për përmirësimin e klimës për sundim të qëndrueshëm të ligjit dhe për zbatimin e vazhdueshëm të praktikave më të mira evropiane.

Publikuar më:
06:25:12 12.06.2009 {RTv21}

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

  • Systolic Heart Failure

    Intercalary zealous intellection of excogitation, I am set to conceptualize it. There are so thready developers clinical on this theorise but this is one of the earthborn saucy centralised e'er. Thanks for forgather it here.
Abonohu:
Adresa e-mail