Si e korrigjoi prokuroria masën për djalin e drejtorit

juridiksi Nga Më 22/03/2016 comment 3

folder_openGjyqësori

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata liroi ditën e diel, Matilda Mertinin dhe Deivis Mukën.

Në dokumentin e Prokurorisë, duket qartë që është ndryshuar me korrektor masa e sigurisë, nga “arrest me burg” në detyrim paraqitje” për Deivis Mukën.

Masa e sigurisë per Devis Muka

Ndërsa për Matilda Mertini, 24 – vjeç, prokurorja Elina Kombi, duket se ka qenë e vendosur që ta lerë “detyrim paraqitje”. Më poshtë shihet dokumenti i pa korrektuar i kërkesës që prokurorja i paraqiti gjykatës.

Dy të rinjtë u arrestuan nën akuzën për vjedhje të kryera në disa automjete, me anë të një pajisje që bllokonte mbylljen e makinave me pult.

Policia njoftoi se ata kishin kryer të paktën 9 vjedhje të tilla.

Por prokuroria i ka akuzuar vetëm për një ngjarje. Këtë e provon ky material i Prokurorisë.

Bëhet fjalë për vjedhjen e një mjeti në parkimin e një qendre tregtare në Vorë nga ku janë marrë dhe këto foto.

Nga mjeti janë marrë disa parfume, një palë syze dhe një orë rolex.

Sipas argumetimit që ka bërë prokurorja, gjykata duhet të marrë parasysh përshtatshmërinë e masës së sigurimit me burg dhe te vendose “detyrim paraqitje”, një masë që siç shihet është vënë me korrigjim në shkresën e prokurorise.

Deivis Muka e ka marrë përsipër vetë autorësinë e vjedhjes me pajisjen e sofistikuar që bllokonte mbylljen e makinave, ndërsa Matilda Martini ka deklaruar para prokurores së çështjes se nuk kishte dijeni se çfarë aktiviteti kryente miku i saj. /opinion.al

Skandal drejtor policia detyrim paraqitje arrestim Prokuroria e Tiranës Elina Kombi Adriatik Llalla kld vjedhje falsifikim krim prokurori gjykatë drejtesi

  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

  • cheap flights

    1 cheap flights Më 25/08/2020

    Somebody necessarily assist to make seriously
    articles I might state. That is the very first time I frequented your website page and so far?
    I amazed with the research you made to make this actual put up
    incredible. Great activity! 3gqLYTc cheap flights
  • cheap flights

    2 cheap flights Më 24/08/2020

    I'll immediately clutch your rss as I can not to find
    your email subscription hyperlink or newsletter service.

    Do you have any? Please let me understand in order that I could subscribe.
    Thanks.
  • best hosting

    3 best hosting Më 10/08/2020

    Hello excellent blog! Does running a blog similar to
    this require a large amount of work? I have very little understanding of computer programming but
    I had been hoping to start my own blog soon. Anyway,
    if you have any ideas or tips for new blog owners please
    share. I understand this is off topic nevertheless I simply wanted to ask.
    Cheers!

Shto një koment