Rritet paga e gjyqesorit dhe e prokurorise

E Premte, 12 Qershor 2009

Qeveria mori dje vendimin per te rritur pagat e administrates gjyqesore dhe asaj te prokurorise. Ne fushen e veprimit te ketij vendimi, perfshihen punonjesit me arsim te larte te administrates gjyqesore, ne Gjykatat e Shkalles se Pare dhe Gjykatat e Apelit, si dhe punonjesit e administrates se prokurorive, prane Gjykatave te Shkalles se Pare dhe Gjykatave te Apelit.

Sipas relacionit qe shoqeron kete vendim, projekti qe paraqitet ben jo vetem rritjen e niveleve te pagave te miratuara ne janar, per administraten e sistemit te gjykatave, por realizon dhe reformimin e pagave te punonjesve te administrates se sistemit te Prokurorise. Ne kete vendim jane perfshire punonjesit qe punojne ne pozicione pune qe kerkojne detyrimisht arsimin e larte, ndersa punonjesit e tjere mbeshtetes do te vazhdojne te trajtohen sipas vendimit te pagave per punonjesit mbeshtetes, ne te gjitha institucionet buxhetore. Ne draft gjithashtu theksohet se rritja e nivelit te pagave eshte e njejte me punonjesit e tjere te institucioneve ne varesi te ministrave te linjes. Sipas draftit, efektet financiare qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi do te perballohen nga fondet buxhetore te miratuara per rritjen e pagave te punonjesve te institucioneve buxhetore per vitin 2009. Efekti financiar per sistemin e Prokurorise se Pergjithshme qe perfshihet per here te pare ne kete vendim sipas perllogaritjeve te bera nga Prokuroria e Pergjithshme, eshte mesatarisht 2 milione leke ne muaj, per paga e sigurime shoqerore.

Informatika

Nga rritja e bere e pagave te administrates perfitojne edhe specialistet e informatikes ne cdo sektor. Personat te cilet kane mbaruar arsimin e larte, ne deget Inxhinieri Elektronike apo Informatike, perfitojne nje shtese per kushte pune, prej 10 000 (dhjete mije) lekesh, mbi pagen mujore te kategorise perkatese.

{Koha Jonë}

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail