Créer un site internet

Metodologjia e shkrimit ligjor (Teknikat legjislative)

juridiksi Nga Më 05/05/2012 comment 14

folder_openGjyqësori

Metodologjia e shkrimit ligjor (Teknikat legjislative)

Prof. Dr. Kadri Bicaj

Edhe një libër interesant dhe mjaft i dobishëm, jo vetëm për studentët e fushës së drejtësisë, por edhe për një shtresë të gjerë studiuesish dhe lexuesish, është libri i prof. dr. Kadri Bicajt “Metodologjia e shkrimit ligjor me Teknikat Legjislative”. Libri, në fjalë është një tekst tepër i nevojshëm dhe shumë i domosdoshëm për studentët e arsimim universitar të shkallës së parë dhe të dytë(studime pasuniversitare), kryesisht të lëmit të drejtësisë.  Metodologjia e shkrimit ligjor – Teknikat legjislative, është lëndë e obligueshme mësimore, u dedikohet studentëve të Fakultetit Juridik, viti i parë, semestri i dytë. Është përpiluar në mbështetje të plan programit mësimor të Fakultetit juridik të Prishtinës dhe, duke u nisur nga lënda që përmban, ky tekst mund t’u hyjë në punë edhe studentëve të shkallës pasuniversitare.  Përpjekja e autorit në këtë fushë dhe jo aq të rrahur te ne, ka qenë që studentëve, po edhe të tjerëve që kanë interesim shkencat juridike, t’ua paraqes në mënyrë të përmbledhur metodologjinë dhe një sërë rregullash, nocionesh, teknikash e parimesh që duhet ndjekur me rastin e hartimit të një teksti ligjor. Pastaj,  në pika të shkurtra, i kemi hedhur një vështrim të kuptuarit të lëndës, përkufizimit të metodologjisë së shkrimit ligjor, si dhe zhvillimi historik të shkrimit ligjor. Libri është ndarë në dy pjesë kryesore me gjithsej dymbëdhjetë kapituj dhe shtatëdhjetë e një fusnota – referenca.                             

      Në pjesën e parë trajtohet metodologjia dhe shkrimi ligjor bashkë me teknikat legjislative, kurse në pjesën e dytë bëhet fjalë, po ashtu, për mënyrat dhe teknikat që duhet ndjekur për hartimin e akteve normative. Të gjitha problemet e shtruara janë shoqëruar në mënyrë të përmbledhur me shembuj konkretë dhe ilustrues, duke filluar nga akti më i lartë juridik i një vendi, kushtetuta, pastaj ligjet, e deri te normat më të vogla juridike, pra gjithë atë që përbën legjislacionin në përgjithësi. Autori ka vepruar kështu duke u nisur nga fakti se, megjithëse ekzistojnë një sërë rregullash, teknikash e parimesh të përgjithshme për hartimin e legjislacionit, megjithatë, secila pjesë e tij kërkon një mënyrë dhe gjuhë të veçantë shkrimi.    Lënda mësimore Metodologjia e shkrimit ligjor ka për qëllim t’u ofrojë studentëve njohuritë që kanë vlerën themelore të shkrimit dhe arsyetimit ligjor me varg mendimesh e gjykimesh të parashtruara në mënyrë logjike për të shpjeguar diçka ose për të arritur një përfundim.Metodologjia e shkrimit ligjor përqendrohet për një qëllim të caktuar, në mësimin, shpjegimin dhe udhëzimin mbi format e të shkruarit mirë dhe teknikat legjislative, pra, për  shkrimin  e mirë të ligjeve. Kjo sidomos vlen studentët me qellim që të shtytë në mënyrë më të suksesshëm studimin në mësim dhe të menduarit kur analizojnë një vepër shkencore. Pra, për t’i nxitur për të kryer një shkrim ligjor (juridik) që del me përfundim të mirë dhe ka sukses, meqë për studentët është më se e nevojshme që gjatë studimeve në nivelet universitare të dinë se si të shkruajnë dhe të shkruajnë mirë. Të shkruarit mirë është kushti thelbësor i suksesit të një studenti të drejtësisë, prandaj duhet t’ua mësojmë gjeneratave të reja shkathtësitë e duhura që lidhen me shkrimin ligjor (juridik). Për këto qëllime shihet e nevojshme të hartohet një material me ligjërata të autorizuara për lëndën Metodologjia e shkrimit ligjor, ku do të përfshihen çështjet teorike dhe praktike. Këto ligjërata janë  për shkrimin ligjor mbështetur në literaturën e mendjes juridike shqiptare dhe në literaturën amerikane.


Duke qenë se gjuha është bazë e çdo shkrimi, midis të tjerash, asaj në këtë libër i është dhënë një vend i veçantë, duke paraqitur një sërë rregullash dhe udhëzimesh që vlejnë për gjuhën normative, siç janë përdormi i kohëve dhe i mënyrave të foljeve, i foljeve ndihmëse, i formave aktive pasive të foljeve, struktura e fjalisë, stili e të tjera. Autori megjithatë, kam qenë i vetëdijshëm se bëhet fjalë për një fushë specifike dhe të ndërlikuar, sa praktike, aq dhe teorike, prandaj ky libër dhe mund të ketë mangësi. E para është se, ndoshta, për shkak të shumë problemeve specifike dhe të ndërlidhura dhe me gjendjen e sistemit të tanishëm juridik të Kosovës, nuk u jam përmbajtur në mënyrë të përpiktë vetëm problemit të shtruar dhe metodologjisë së shkrimit, në të vërtetë, teknikave legjislative.  Megjithatë, shpreson se ky tekst do t’u hyjë në punë studentëve, si atyre të shkallës së parë, si atyre të studimeve pasuniversitare, për të pasur një pasqyrë më të plotë dhe  të qartë për metodologjinë dhe teknikat për hartimin e legjislacionit. Duke shënuar një sukses të pamohueshëm në trajtimin e segmenteve të caktuar nga lëmi i Metodologjisë së shkrimit ligjor prof. dr. Kadri Bicaj, ka arritur t’ua afrojë studentëve, por edhe studiuesve të tjerë, madje edhe lexuesve të rëndomtë, një tekst referencial shumë interesant , në fushën e metodologjisë së shkrimit ligjor.

  • 7 vota. Mesatarja e 2.86 të 5.

Komentet

  • biden we did hat

    1 biden we did hat Më 13/11/2020

    This article is actually a fastidious one it helps new internet viewers,
    who are wishing for blogging.
  • we just did 46 hats

    2 we just did 46 hats Më 11/11/2020

    I have been exploring for a bit for any high-quality articles or weblog posts in this kind of house .
    Exploring in Yahoo I at last stumbled upon this site.

    Reading this info So i am glad to express that I've a very excellent uncanny feeling I came
    upon exactly what I needed. I most surely will make sure to don?t disregard this web site and provides it a
    look regularly.
  • camo phone case

    3 camo phone case Më 09/11/2020

    I know this web site presents quality depending articles
    or reviews and additional stuff, is there any other site which presents these stuff in quality?
  • black mass

    4 black mass Më 31/08/2020

    What's up friends, how is all, and what you would like to say concerning this paragraph, in my view its actually remarkable in support
    of me.
  • black mass

    5 black mass Më 31/08/2020

    magnificent submit, very informative. I'm wondering why the
    opposite experts of this sector don't notice this. You must proceed your
    writing. I'm confident, you have a huge readers' base
    already!
  • web hosting services

    6 web hosting services Më 25/08/2020

    Hello, i think that i saw you visited my website so
    i came to “return the favor”.I am trying to find things to enhance
    my website!I suppose its ok to use a few of your ideas!!
  • web hosting service

    7 web hosting service Më 13/08/2020

    I am truly glad to glance at this webpage posts which contains plenty of useful data, thanks for
    providing such statistics.
  • adreamoftrains hosting services

    8 adreamoftrains hosting services Më 11/08/2020

    It's truly very difficult in this full of activity life to listen news on Television, therefore I just use the web for that reason,
    and obtain the most recent information. adreamoftrains web hosting service
  • website hosting companies

    9 website hosting companies Më 10/08/2020

    I am really thankful to the holder of this web page who has shared
    this great paragraph at at this time.
  • web hosting reviews

    10 web hosting reviews Më 10/08/2020

    It's amazing in support of me to have a web site, which is
    valuable in favor of my knowledge. thanks admin
  • anaiseb

    11 anaiseb Më 07/02/2014

    nuk e di pse n gjilan nuk po e perdor prof. Flamuri librin tuaj...p.s nuk dim as cka t mesojm per prowim skemi material
  • Chaussures air max 90

    12 Chaussures air max 90 Më 12/06/2012

    Duke shënuar një sukses të pamohueshëm në trajtimin e segmenteve të caktuar nga lëmi i Metodologjisë së shkrimit ligjor prof. dr. Kadri Bicaj, ka arritur t’ua afrojë studentëve, por edhe studiuesve të tjerë, madje edhe lexuesve të rëndomtë, një tekst referencial shumë interesant , në fushën e metodologjisë së shkrimit ligjor.
  • Islam Kadriu

    13 Islam Kadriu Më 09/05/2012

    Prof. të përgëzoj për këtë libër që e bëni për të miren e kosovës dhe të studentve,sikur të mendonin të gjithë njerzit për të miren e kosovës një soj si mendon ti do te ishte Kosova një Zvicërr e dytë.
  • fatlum xhaqkaj

    14 fatlum xhaqkaj Më 05/05/2012

    ky liber ka qan më se i nevojshem per mesimin e studenteve ne shkrim ligjor, si student, ju faleminderoj dhe ju deshiroj suksese.

Shto një koment