Mbrojtja e të drejtës së jetës në Kodin Penal përballë dukurisë së gjakmarrjes

Prof.asc.Dr. Skënder Kaçupi

Në  një  shoqëri  demokratike  vihet  në  plan  të  parë  mbrojtja  e  të drejtave dhe lirive  themelore të njeriut e posacërisht e të drejtës për të jetuar, sepse jeta është e pakrahasueshme  dhe e pazëvendësueshme me asgjë tjetër. Për këtë arsye Kodi Penal siguron mbrojtje juridiko-penale të të  drejtës  së  njeriut  për  të  jetuar,  me  anën  e  parashikimit  të  një  varg dispozitash të llojeve të ndryshme të krimit të vrasjes dhe të dënimeve penale  për  secilën  prej  tyre.  Megjithëkëtë  mbrojtje  të veçantë,  realiteti shqiptar në këtë drejtim është i dhimbshëm, pasi numri i vrasjeve e sidomos ato për motive hakmarrjeje është i madh, megjithëse trashgimia kulturore e shqiptarve      është  e        pasur me vlera   të padiskutueshme   civilizimi     i humanizmi. Dukuria e gjakmarrjes, ndonëse ka ekzistuar në jetën e shqiptarëve, ka pasur një shtrirje më të gjërë hapësinore, duke përfshirë edhe popujt e tjerë ballkanikë e mesdhetarë  dhe një shtrirje kohore edhe pas Luftës së Dytë Botërore, por në Shqipëri vitet e fundit u ringjall  me përmasa të frikëshme. Kjo për arsye se shoqëria shqiptare nuk ka arritur të shndërrohet plotësisht në një shoqëri të civilizuar.Shqipëria ka qënë e detyruar në vazhdimësi të përballet me luftra të shumta,duke përballuar   pushtimet   e        ndryshme   të       mbrohej nga shkombëtarizimi, humbja e vlerave të trashgimisë kulturore shqiptare, të cilat i sollën cungime të territorit, varfëri ekonomike, ndikim të kulturave të feve të panjohura për  të.

Skender KacupiKonfliktet gjenin truall të përshtatshëm për t’u zhvilluar  dhe  shpesh  përfundonin  fatalisht   me  veprime  gjakmarrjeje. Shqipërisë i ka munguar një shtet i vërtetë demokratik e kombëtar.  Në periudhën  e  sistemit  dictatorial,  shteti  ndërmori  masa  energjike  për  të luftuar gjakmarrjen, masa këto që dhanë efekte të përkohëshme, duke e ulur gjakmarrjen    në          nivele          minimale. Vrasjet           për    motive gjakmarrjeje klasifikoheshin si më të paktat në krahasim me llojet e tjera të vrasjeve. Kjo politikë  solli  një  ngrirje  të  përkohshme  të  kësaj  dukurie.  U  kërkua  të ndërtohej modeli i një njeriu të ri, i cili do i përkiste të ardhmes, që do të ishte  i  imunizuar  nga  ndikimi  i  trashgimisë  zakonore,  kulturore  dhe shpirtërore  të  brezave  paraardhës.  Kjo  dështoi  dhe  vitet  ’90  i  gjetën shqiptaret të varfër ekonomikisht e inferiorë ndaj popujve të tjerë.Vitet ’90 që përkojnë me vitet e tranzicionit, sollën ndryshime në mendësinë e njerëzve duke u lindur dukuri të reja sociale dhe bashkë me to edhe konflikte e mosmarrëveshje, kryesisht të sferës pasurore. Shteti nuk ishte në gjendje të luante rolin e tij si disiplinues e kontrollues i  këtyre proceseve. Duke ndjekur një politikë liberale, për t’ju shmangur gabimeve të  së  kaluarës,  ai  nuk  ishte  në  gjendje  të  kontrollonte  dukuritë  e  reja ekonomike–sociale.Mosndërhyrja  e  shtetit  bëri  që  individë  të  caktuar  të  kalonin  në vetgjyqësi deri në vrasje. Organet e drejtësisë nuk ishin në lartësinë e duhur për  kapjen  dhe  dënimin  e  këtyre  personave,  çka  çoi  në  mosbesim  të njerëzve ndaj  institucioneve të shtetit dhe kërkimin e hakmarrjes  nga vetë këta persona. Po t’i shohej kësaj dhe rilindja e hasmërive të vjetra dhe moszbatimi i ligjit, sidomos i atyre ligjeve që sjellin konflikte sociale, siç është ai për ndarjen e tokës, për ndërtimet pa leje, për pushtimin e tokave etj., atëherë       merret         me  mend  se  çfarë  shtrirje  po  merr  dukuria  e hakmarrjes në Shqipëri.Përmasat që kanë marrë vrasjet, në përgjithësi dhe ato për hakmarrje e gjakmarrje, në  veçanti, kërkon një veprim kolektiv të bashkërenduar të organizatave shtetërore e joshtetërore,  i  cili do përmbante ndërhyrjen e karakterit institucional,  ligjor,  social e educative.Rol të rëndësishëm ka zbatimi pa lëshime i ligjit, sidomos nga ana e policisë  kriminale,   e  prokurorisë  dhe  gjykatës,  të  cilat  janë  organe shtetërore  të specializuara  me kualifikim përkatës. Policia i ka të gjitha mundësitë, jo vetëm  për përcaktimin e personave–kriminalë të mundshëm, por edhe për ndërhyrje në kohë së bashku me  pleqësinë e fshatrave ose me ndërmjetësit e        komisionet e        ndërmjetësimit           për    pajtimin e mosmarrëveshjeve           ose  konflikteve  të  ndryshme,  që  të  mos shpien  në vrasje. Prokuroria të zhvillojë hetime të plota, të gjithanëshme, të shpejta e objektive.Zbatimi i dënimeve të drejta e të mbështetura në ligj nga gjykata kundër fajtorëve, ka efekt ndëshkimor për ta dhe efekt parandalues për të tjerët.Parandalimi i vrasjeve nuk u përket vetëm organeve të specializuara, por e të gjitha  organeve     shtetërore, të cilat kanë për detyrë njohjen dhe zbatimin       e        përpiktë      të       ligjeve,        mirëformimin   e zgjidhjen e mosmarrëveshjeve e të konflikteve  të ndryshme, që shpien  deri në vrasje.Çdo qëndrim indiferent, çdo zgjidhje e pambështetur në ligj apo për hatëre  e  rryshfete,  sjell  pasoja  të  rënda,  sepse  vetëgjyqësia,  hakmarrja vetjake, trondit besimin e njerëzve te ligji dhe i lë vend zbatimit të Kanunit. Në shtetin e të drejtës nuk ka dhe nuk duhet të ketë dualizim midis ligjit dhe kanunit. Mendoj se kanë qënë teper të dëmshme praktikat kur zyrtarë të ndryshëm,  që përfaqësojnë organe shtetërore, marrin pjesë në pajtimin e gjaqeve, duke kaluar tej kompetencave të tyre, deri në  kompesim në kurriz të ligjit.Në vend të  shkonin dhe t’u  luteshin palëve që të pajtohesh, atyre do t’u  duhej         t’u  krijonin  bindjen  mbi  domosdoshmërinë  e  pajtimit,  duke demonstruar se ligji është fuqiplotë   dhe  në  zbatim  të tij nuk do bëhej asnjë lloj lëshimi për askënd.Zgjidhja me pajtim e konflikteve,  si edhe falja e pajtimi i  hasmërive në  kohën  e tanishme do të luanin  rol  të rëndësishëm  për  të siguruar mbylljen  e plagëve sociale e të armiqësive  në mes familjeve  të ndryshme.Nisur nga gjendja e krijuar pas rishfaqjes së vrasjeve për hakmarrje e gjakmarrje, vitet e fundit, me  pasoja  tepër  të  rënda, instituti  i faljes së gjakut dhe i pajtimit  luan një rol të madh në parandalimin e gjakderdhjeve të reja. Organizimi i Komisionit Qëndror të Pajtimit të Gjaqeve, nga akti i mbledhur me inisiativën e Kuvendit të Republikës, krijimi i komisioneve të pajtimit të gjaqeve janë  hapa të  rëndësishme  për  institucionalizimin  e masave  organizative,  për ta ngritur  në nivel më të lartë e për të bërë më faktike pajtimin  e gjaqeve.Krijimi     i   Fondacionit   “Zgjidhja   e   Konflikteve   dhe   Pajtimi   I Mosmarrëveshjeve”, si dhe krijimi i institucionit të ndërmjetësit me cilësi morale, intelektuale dhe profesionale, do të luante rol në pajtimin e në uljen e numrit të vrasjeve.Roli  i  familjes  dhe  i  shkollës  në  edukimin  e  njerëzve           kundër ndjenjës  së  hakmarrjes,  roli  i              mjeteve  të  informimit  publik,  i  partive politike,  i  organizatave  e  shoqatave  të  ndryshme,  i  opinionit  publik, bashkëpunimi    me   shtete   të  tjera  e  organizma  ndërkombëtarë,  janë, padyshim, aq të rëndësishme    për parandalimin e veprave penale të vrasjeve  dhe për të mbrojtur, në këtë mënyrë, jetën e njerëzve.Rol  të  rëndësishëm  në  mbrojtjen  e  jetës  nga  gjakmarrja  luan ndërhyrja ligjore. Kodi Penal, me anën e sanksioneve penale, si burgim deri 25 vjet ose burgim i përjetshëm, ndikon mbi personat për të mos kryer vrasje. Megjithë ndryshimet në Kodin Penal dhe konkretsht në nenin 78, i cili ka ashpërsuar masën e dënimit për vrasje për motive hakmarrjeje, do ishte  domosdoshmëri  që  të  parashikohej  si  vrasje  e  cilësuar  dhe  jo  të përfshihej në konceptin e përgjithshëm të vrasjes me paramendim, që zbeh rrezikshmërinë  shoqërore të vrasjeve.Po kështu në ligjin e mësipërm është bërë ndryshim në veprën penale të  kanosjes,   parashikuar  nga  neni  83,  duke  u  shtuar  83/a  me  këtë përmbajtje:  “Kanosje  serioze  për  hakmarrje  ose  gjakmarrje  që  i  bëhet personit nga të miturit për t’u ngujuar”. Kjo është vendosur për të lehtësuar zgjidhjen  e  problemit  të  personave  të  ngujuar  në  shtëpi  nga  frika  e gjakmarrjes edhe në dispozita të posaçme të drejtuara kundër atyre që me kanosje serioze  pengojnë lëvizjen e lirë të të afërmve të vrasësit dhe i detyrojnë të mbyllen brenda.Për  sa i takon  së  ardhmes së  gjakmarrjes,  mendoj se ajo duhet të jetë    relikë e së   shkuarës           dhe të         kujtohet      si       relikë e të parëve të shqiptarëve.

Skender Kacupi Prof. Asc. Dr. Skender Kacupi Kodi Penal drejtesi gjakmarrja

2 vota. Mesatarja e 3.00 të 5.

Komentet

  • Coach Factory
    This can be a great website write-up and I defer to you what you've said below. I've previously subscribed for a RSS feed in Firefox and are going to be your regular reader. Many thanks for the time in writing the submit.
Abonohu:
Adresa e-mail