Lista e emrave / Kush janë 116 të dënuarit me burgim të përjetshëm
- Më 23/06/2008
- Komentet (1)
- Në Gjyqësori
Shkruar nga Aulona Kadillari
e enjte , 12 qershor 2008
Kanë kryer një krim dhe për këtë kanë marrë dënimin më të rëndë,
qëndrimin përgjithmonë në një qeli. Janë 116 persona që kanë në dosjen
e tyre vendimin e gjykatës shqiptare me burgim të përjetshëm. Të gjithë
aktualisht ndodhen në burgjet shqiptare, ndërkohë disa të tjerë të
dënuar nga organet gjykuese në mungesë janë shpallur në kërkim. Por jo
vetëm kaq, prokuroria shqiptare ka kërkuar burg përjetë edhe për dy
persona të tjerë, si Qamil Rexha, që akuzohet për vrasjen e Behar
Kastratit, mjekut të Hasit, si dhe një prej anëtarëve të bandë së
"Rrugës së Kavajas", Blendi Shehu.
Por mes 116 të dënuarve përjetë, një pjese të tyre u është kthyer
dënimi, nga ai me vdekje, i cili ka ekzistuar deri në 1999, në burgim
të përjetshëm.
Lista
Shifra është më e madhe
e të gjitha viteve. Burgim të përjetshëm kanë mbi supe 116 persona.
Akuzat që kanë dërguar përjetë në qeli kanë qenë të rënda, ku numrin më
të madh të tyre e zënë vrasjet. Mosha e tyre varion nga 20 deri në 40
vjeç. Ata ndodhen në pesë burgjet e vendit, në seksionin e sigurisë së
lartë. Duke filluar nga Agim Pepa, Elidon Kotorri, Jaho Mulosmani e
gjithashtu Dritan Kateshi e Myrteza Çaushi.
Vendimet
Të
gjithë kanë marrë një vendim të formës së prerë të Gjykatës së Shkallës
së Parë në qytetin që kanë kryer krimin. Por mbi supet e disa prej tyre
rëndon edhe një vendim i Gjykatës së Apelit, por nuk lihet pas as ajo e
Gjykatës së Lartë. Kështu, nuk ka mjaftuar vetëm një vendim, por edhe
dy. Kjo pasi duke mos rënë dakord për vendimin e parë të Gjykatës së
Shkallës së Parë, një vendim i dytë bën më të bindur mbrojtësit.
Te denuarit me burgim te perjetshem ne burgjet shqiptare
1. Shkëlqim Selman Keka, 36 vjeç
2. Alfred Gani Selimi, 30 vjeç
3. Anton Gjergj Arapi, 33 vjeç
4. Durim Dervish Leka, 22 vjeç
5. Gëzim Mino Cuko, 36 vjeç
6. Glodian Sami Saliaj, 25 vjeç
7. Pëllumb Nuri Yzeiraj, 35 vjeç
8. Qamil Petrit Gjolena, 30 vjeç
9. Sulo Bektash Jaupaj, 25 vjeç
10. Tomorr Shyqëri Çaushi, 30 vjeç
11. Vasil Ali Mema, 27 vjeç
12. Xhemal Hajri Halili, 30 vjeç
13. Luan Ymer Isufi, 25 vjeç
14. Qemal Çuman Memushaj, 35 vjeç
15. Kastriot Sadik Maksuti, 29 vjeç
16. Gazmir Namik Krenari, 30 vjeç
17. Pashk Jak Koçi, 36 vjeç
18. Agim Ndue Pepa, 39 vjeç
19. Alfred Todi Shani, 30 vjeç
20. Altin Kujtim Myrta, 25 vjeç
21. Arben Eqerem Grori, 37 vjeç
22. Arben Gjelosh Nika, 30 vjeç
23. Arsen Metush Kapaj, 25 vjeç
24. Artur Demir Gora, 30 vjeç
25. Azem Isuf Peca, 27 vjeç
26. Aleksandër Xhemal Xhelaj, 35 vjeç
27. Agron Fehta Alushaj, 30 vjeç
28. Arben Nezir Fasho, 28 vjeç
29. Ardian Qamil Shkalla, 32 vjeç
30. Bashkim Zenel Sulo, 35 vjeç
31. Bledar Burim Boraj, 25 vjeç
32. Dritan Sefedin Kateshi, 29 vjeç
33. Elidon Dilaver Kotorri, 32 vjeç
34. Edmond Nazif Xhavarra, 25 vjeç
35. Erion Musa Veziri, 26 vjeç
36. Flamur Rexhep Lika, 27 vjeç
37. Fuat Lutfim Basriu, 35 vjeç
38. Fatmir Lutfi Veliaj, 30 vjeç
39. Fatmir Gani Xhixha, 35 vjeç
40. Gjon Nikoll Prenga, 32 vjeç
41. Gëzim Gjergj Guri, 28 vjeç
42. Ilir Jemin Gjerko, 27 vjeç
43. Gëzim Kodhel Hatija, 30 vjeç
44. Hekuran Kodhel Hatija, 26 vjeç
45. Ilir Naim Paco, 32 vjeç
46. Ilir Shyqëri Dybeku, 34 vjeç
47. Krenar Ali Maci, 29 vjeç
48. Kadri Hamit Kullolli, 26 vjeç
49. Luan Vesel Balliu, 38 vjeç
50. Lulëzim Ramadan Brahja, 27 vjeç
51. Lorenc Kostandin Ilia, 38 vjeç
52. Nazmi Hamdi Avdillari, 40 vjeç
53. Prel Mark Vuçaj, 35 vjeç
54. Paulin Zef Buja, 34 vjeç
55. Pelivan Zini Hysenaj, 39 vjeç
56. Petrit Nak Verri, 33 vjeç
57. Renato Viktor Zallimi, 25 vjeç
58. Shkëlqim Ali Sula, 34 vjeç
59. Sokrat Dhimitër Delijorgji, 26 vjeç
60. Sovran Agim Qeleposhi, 25 vjeç
61. Skënder Halil Birja, 35 vjeç
62. Selami Islam Shpardhi, 32 vjeç
63. Skënder Enver Hyseni, 39 vjeç
64. Shkëlzen Sefer Trako, 28 vjeç
65. Taulant Hiqmet Balliu, 39 vjeç
66. Valmir Sali Hoxhaj, 27 vjeç
67. Vath Ibrahim Kallaku, 35 vjeç
68. Valter Asllan Leka, 34 vjeç
69. Arben Ndue Lushi, 29 vjeç
70. Din Bajram Kafica, 33 vjeç
71. Edmond Gjovalin Batra, 23 vjeç
72. Edmond Zef Çupi, 25 vjeç
73. Erion Ton Bushi, 27 vjeç
74. Estref Ramiz Lita, 25 vjeç
75. Fran Pal Mazashi, 35 vjeç
76. Gazmir Mendi Brakaj, 28 vjeç
77. Gjon Ndre Ndokaj, 27 vjeç
78. Guri Myftar Dumani, 23 vjeç
79. Hashim Xheme Mema, 27 vjeç
80. Hysni Qemal Rrepaj, 19 vjeç
81. Ilir Mark Perdrecaj, 28 vjeç
82. Jaho Sali Mulosmani, 30 vjeç
83. Jurgen Malo Baçja, 27 vjeç
84. Luan Kamber Murra, 29 vjeç
85. Mazin Ndrec Molla, 30 vjeç
86. Mehdi Halil Braho, 34 vjeç
87. Muharrem Jakup Daka, 39 vjeç
88. Myrteza Gjovalin Gjoka, 32 vjeç
89. Myrteza Skënder Çaushi, 35 vjeç
90. Nikolon Ndue Topalli, 33 vjeç
91. Njazi Rakip Çeka, 27 vjeç
92. Petrit Zef Murrani, 29 vjeç
93. Premtim Shaban Tola, 26 vjeç
94. Prend Ndue Mushaj, 23 vjeç
95. Rexhep Ded Memia, 28 vjeç
96. Rifat Ram Bajraktari, 29 vjeç
97. Rrok Nikoll Pacaj, 26 vjeç
98. Viktor Ymer Ymeri, 25 vjeç
99. Vizon Drijtat Ranohitaj, 24 vjeç
100. Ali Adem Rushi, 39 vjeç
101. Dashamir Rifat Hasanaj, 34 vjeç
102. Gjovalin Ded Kadilli, 33 vjeç
103. Ylli Frok Lepuri, 25 vjeç
104. Lavdërim Tufa, 32 vjeç
105. Dritan Vila , 30 vjeç
106. Ramiz Onuzi, 28 vjeç
107. Pashk Lleshi, 35 vjeç
108. Nertil Kello, 22 vjeç
109. Përparim Matja, 46 vjeç
110. Damiano Toshi, 31 vjeç
111. Osman Vani 42 vjecc
112. Dode Cara, 30 vjeç
113. Dedë Strogu. 40 vjeç
114. Luan Mara, 30 vjeç
115. Pajtim Duraj, 35 vjeç
116. Shpëtim Zisa, 19 vjeç
5 nenet që të lënë pas hekurave
Janë
pesë nene të cilat çojnë në burgim të përjetshëm një person. Duke
filluar nga neni 73, i cili bën fjalë për genocidin, e duke vazhduar më
tej, me atë të krimeve kundër njerëzimit, krime lufte, si dhe vrasje me
paramendim dhe në rrethana cilësuese. Pikërisht këto çojnë në burgim të
përjetshëm.
Cilat janë pesë nenet
Genocidi
është një nga nenet. Sipas tij, zbatimi i një plani të paramenduar që
synon shkatërrimin tërësisht apo pjesërisht të një grupi nacional,
etnik, racial apo fetar i drejtuar kundër anëtarëve të grupit dhe i
shoqëruar me veprat që vijojnë, si: Vrasje me dashje, transferimi i
detyrueshëm i fëmijëve të një grupi në një grup tjetër, dënohet me
burgim jo më pak se dhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Një tjetër
nen është ai i krimeve kundër njerëzimit, ku vrasjet, shfarosjet,
kthimi në skllevër, internimet dhe dëbimet, si dhe çdo lloj torture ose
dhune tjetër njerëzore të kryera, sipas një plani konkret të
paramenduar, kundër një grupi të popullsisë civile për motive politike,
ideologjike, raciale, etnike e fetare dënohen jo më pak se
pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Gjithashtu krimet e
luftës, ku veprat e kryera nga persona të ndryshëm në kohë lufte, si
vrasja, keqtrajtimi ose dëbimi për punë skllavëruese, si dhe për çdo
lloj shfrytëzimi tjetër çnjerëzor në dëm të popullsisë civile ose në
territor të pushtuar, vrasja ose keqtrajtimi i robërve të luftës,
vrasja e pengjeve etj., dënohet me burgim të përjetshëm.
Vrasja
Vrasja
me paramendim dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzetë e
pesë vjet. Vrasja e kryer për interes, hakmarrje a gjakmarrje, dënohet
me burgim jo më pak se njëzetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Madje
vrasja në rrethana të tjera cilësuese e kryer ndaj të miturit, ndaj
personit me mangësi fizike ose psikike, të sëmurë rëndë ose shtatzënë,
kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura, ndaj deputetit,
gjyqtarit, prokurorit, avokatit, policit, ushtarakut, funksionarët e
tjerë gjatë detyrës ose për shkak të saj, ndaj kallëzuesit,
dëshmitarit, të dëmtuarit ose palëve të tjera ndërgjyqësve, kundër dy
ose më shumë personave dënohet me burgim jo më pak se njëzetë vjet ose
me burgim të përjetshëm.
Personazhet e krimit
Tashmë
janë personazhe të njohur, por jo për punën e tyre, por për bëmat që
kanë bërë, të cilat kanë lënë edhe pasoja. Të gjithë kanë marrë të
njëjtin vendim edhe pse veprat penale që kanë kryer janë nga më të
ndryshmet, por të gjitha kanë maksimumin e dënimit. Burgim i përjetshëm
ka lanë pas hekurave përgjithmonë të njohur ndryshe si personazhe të
krimit. Dikush ka vrarë më shumë se një person, por për një tjetër i
cili ka kryer një vrasje ka marrë të njëjtin vendim me të parin, kjo
pasi ai që ka vrarë ka qenë i mbuluar me pushtet. Nga të gjithë
personazhet mund të veçojmë për nga vepra penale, një prej tyre, i cili
është më i veçanti. Ramiz Onuzi, që ndryshe nga të tjerët, përveç
vrasjeve ka edhe aktin terrorist si dhe rrëmbim autobusi.
1999, fundi i dënimit me vdekje
Viti
1998 ka shënuar në librin vendimeve dënimin e fundit me vdekje. Kjo
pasi në vitin 1999 dënimi me vdekje është hequr nga Kodi Penal.
Ndërkohë, nga viti 1995 deri në 1999, ky dënim ka qenë i ngrirë, por
vendimet janë dhënë nga gjykatat përkatëse deri në heqjen nga Kodi
Penal. Më pas të gjithë ata persona që ishin dënuar me vdekje u është
kthyer dënimi me burgim të përjetshëm. Edhe pse kohët e fundit është
diskutuar rivendosja, aktualisht në Kodin Penal dënimi maksimal është
ai i burgimit të përjetshëm. Ndërkohë, në Kodin Penal Ushtarak dënimi
me vdekje ekziston edhe sot. Por nuk përjashtohen debatet që janë bërë
për heqjen e këtij vendimi.
Dritan Kateshi
Është
i njohur me nofkën "Kateshi", drejtuesi i bandës me të njëjtin emër, u
kap gjatë një aksioni spektakolar të policisë së Elbasanit dhe asaj të
Tiranës në kryeqytet, në vitin 1999. Ai akuzohet për një sërë krimesh
të kryera gjatë periudhës së trazirave të vitit 1997 e më pas, me
bandën që mbante emrin e tij. Akuzohet për disa vrasje në bashkëpunim,
vjedhje me armë me pasojë vdekje, vrasjen e një polici në krye të
detyrës, vënie gjobash qytetarëve të ndryshëm e krime të tjera.
Myrteza Çaushi
Është
i njohur si "Zani i Vlorës". Arrestohet në vitin 1998. Më pas, më 22
mars 1999, Myrteza Çaushi lirohet në sallën e gjyqit. Tre muaj pas
lirimit, më 7 korrik 1999, Zani akuzohet se ishte protagonist në një
ngjarjeje ku mbeten të vrarë tre persona. Ai u arrestua dy muaj më
vonë, në shtator 1999, pas një incidenti me armë në fshatin Mifol.
Çaushi akuzohet për vrasje dhe rrëmbime të personave në vitin 1997 në
Vlorë.
Agim Pepa
Agim Pepa është dënuar më
burgim të përjetshëm me akuzën e vrasjes për shkak të cilësive të
veçanta të komisarit Gani Malushi dhe shoferit të tij, Gjovalin Ndreu.
Ngjarja ka ndodhur në 6 gusht të vitit 2003, ku Pepa qëllon për vdekje
në makinë e tij komisarin Gani Malushi si dhe shoferin e tij. Më pas
Pepa dorëzohet në Komisariatin e Durrësit, në prill të vitit 2004 dhe
në seancat gjyqësore ai deklaron se donte të vriste shoferin dhe jo
komisarin, pasi me të ishte në gjak.
Pelivan Hysenaj
Emigranti
i sapokthyer nga Italia vret bashkëshorten e tij, vëllanë si dhe djalin
e vogël. Ngjarja ka ndodhur në 9 mars të vitit 2004 në Elbasan, ku
Hysenaj pasi ka mbërritur në shtëpi ka marrë thikën duke qëlluar për
vdekje gruan, djalin dhe më pas vëllanë. Sipas tij, arsyeja ka qenë se
ajo e ka tradhtuar me vëllanë dhe më pas është larguar. Policia e
Elbasanit e ka arrestuar Hysenaj disa orë pas krimit.
Ramiz Onuzi
Është
dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me burgim të përjetshëm. Onuzi së
bashku me vëllanë e tij Rifat Onuzin akuzohen së më 8 shkurt të vitit
2004 kanë rrëmbyer autobusin e linjës Tiranë-Kukës. Nga kjo ngjarje
mbeti i vdekur polici Fran Kaçorri, si dhe pasagjeri Mefail Spahiu.
Gjithashtu mbetën të plagosur edhe gjashtë pasagjerë, si dhe një nga
vëllezërit, Ramiz Onuzi.
11 burgjet në vendin tonë
Në
të gjithë vendin janë gjithsej 11 burgje, ku vuajnë dënimin një numër i
madh të burgosurish. Vetëm tre burgje janë të sigurisë së lartë, të
cilat kanë në qelitë e tyre të dënuarit më problematikë. Janë gjashtë
burgje të sigurisë se mesme, ku qëndrojnë të dënuar të cilët nuk kanë
masë dënimi maksimale. Janë dy institucione dënimi që shërbejnë për të
paraburgosur. Të dyja paraburgimet ndodhen në kryeqytet. Një seksion në
burgun e Vaqarrit shërben vetëm për të miturit nën moshën 18 vjeç, që
kanë marrë dënimin. Te burgu 325 në Tiranë përveç të dënuarve meshkuj
është një seksion për gratë e dënuara.
Të dënuarit në burgje
Janë
4554 të dënuar dhe të paraburgosur në qelitë e burgjeve shqiptare. Por
të gjithë këta, përveç se plotësojnë kapacitetin që ka një institucion
riedukimi, kanë edhe mbipopullim. Sipas raportit të Avokatit të
Popullit, 938 të dënuar janë mbi kapacitetet në të gjitha burgjet
shqiptare dhe paraburgimet. Por gjithashtu mes kësaj shifre numërohen
edhe 73 të dënuar të cilët ndodhen në spitalin e burgut dhe masa e tyre
e dënimit është ajo e shtrimit të detyruar, kjo për shkak të gjendjes
së tyre mendore.
{©Të gjitha të drejtat, Tirana Observer}
Shënim i webmasterit STUDENTI I SË DREJTËS : Ju kërkojmë ndjesë për publikimin e emrave, për arsye etike mund ti ndryshoja mbiemrat ,duke i paraqitur vetëm me iniciale, por për të ruajtur edhe të paprekur materialin po e paraqesim në origjinal.
Komentet (1)
1. 01/01/2011
luan vesel balliu duhet te lirohet njè orè e me par eshte ipa drejtè dènimi i tij dhe nè vend tij tè shkoj i vjerri se ai evrau çunin e vet dhe çunin tezes sè luanit.kte mesaxh e shkruaj pèr drejtèsin shqiptare,faleminderit
