Kriteret per ne Gjykaten e Larte

E Shtune, 21 Qershor 2008

Kater dite kohe per te gjithe ata gjyqtare, qe duan te aplikojne per postin e anetarit te Gjykates se Larte. Ne mbledhjen e pare, qe zhvilloi dje grupi i eksperteve, i ngritur ne Presidence per diskutimin e shqyrtimin e emrave te rinj, qe do te perzgjidhen per vendet vakante ne kete gjykate, vendosi caktimin e nje limiti per kandidatet e rinj. "Individet qe deshirojne te kandidojne per anetare ne Gjykaten e Larte, jane te ftuar te paraqesin kerkesat e tyre prane zyres juridike te Presidentit te Republikes deri ne fund te dites se marte, 24 qershor 2008", percaktuan ekspertet e grupit, qe dje u drejtua nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi. Kandidatet e rinj, ashtu si edhe ata qe jane paraqitur ne procesin perzgjedhes te muajit mars 2008, duhet te plotesojne dokumentacionin e nevojshem. E per t'i ardhur ne ndihme, Presidenca publikon listen e dokumenteve qe duhen per konkurrim. Ekspert vendosen qe ne dosjen e nje aplikanti per postin e anetarit ne Gjykaten e Larte duhet te jete detyrimisht diploma e lista e notave, kopja e titujve shkencore dhe kualifikimeve pasuniversitare brenda apo jashte vendit. Dosja duhet te permbaje gjithashtu dhe vertetim nga institucioni ku kane punuar, ku te vertetohet se ne tete vitet e fundit aplikanti nuk ka marre asnje mase disiplinore. Nderkohe qe, lihet i hapur vendi dhe per dokumente te tjera, qe do te ndihmonin ne rritjen e gradave te kandidateve. Ne ditet ne vijim grupi i 9 eksperteve i ngritur ne Presidence, do te vleresoje kandidatet per t'i sugjeruar Presidentit Bamir Topi kandidatet me te specializuar, ne menyre qe ky i fundit te beje perzgjedhjen. Ne drejtimin e mbledhjes se pare, Bamir Topi u shpreh teper kritik ndaj qendrimit te Kuvendit per rrezimin e pese kandidaturave te para te propozuara prej tij. Ai beri te ditur se vendi eshte ne momente shume te rendesishme, kur sapo ka marre ftesen per anetaresim ne NATO, cka, sipas tij, kerkon institucione te forta e bashkepunuese. "Per hir te se vertetes, zhvillimet e koheve te fundit ne Kuvend, lidhur me dhenien e pelqimit per pese anetaret e Gjykates se Larte te emeruar prej meje, nuk kane qene ne sinkron me pritshmerine qe me cilesine e Presidentit te Republikes, kam pasur ne ushtrimin e kompetencave direkt te percaktuara nga ligji themelor i shtetit", theksoi Topi. Sipas tij, vendimet politike te pamotivuara dhe te pashqyrtuara, nuk mund te perbejne nje rrezik vetem per jeten demokratike dhe jeten parlamentare. Rozeta Rapushi



Cfare duhet per konkurrim

Kopje diplome dhe liste notash.

Kopje te titujve shkencore.

Kopje te kualifikimeve pasuniversitare brenda e jashte vendit.

Kopje te shkrimeve e botimeve ne fushen e drejtesise.

Vertetim nga Institucioni ku ka punuar, se gjate 8 viteve te fundit nuk ka marre mase disiplinore.

Cdo lloj dokumenti tjeter qe pasuron CV-ne e kandidatit.

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail