ILDKPI: 84 zyrtarë të kallëzuar në 2015, mes tyre gjyqtarë e prokurorë

84 zyrtarë, 10 prej tyre gjyqtarë dhe prokurorë janë kallëzuar në prokurori gjatë vitit 2015 nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konflitit të Interesave (ILDKPI).

Shkelqim GanajShifrat i bëri të ditura kreu i këtij institucioni Shkëlqim Ganaj, në komisionin parlamentar për Ligjet, që shqyrtoi sot raportin e vitit 2015 të ILDKPI.

Ai tha se bashkëpunimi me prokurorinë ka qenë i vështirë, duke shtuar se lidhur me kallëzimet që janë depozituar në prokurori, nuk ka ende pergjigje.

Ganaj tha se një nga rastet e dërguara në prokurori, ëhstë për rreth dy milion euro pasuri të pajustifikuar.

“Vetem nje rast shkon dy milion euro. Kemi reaguar menjëherë. I kemi dërguar në prokurori. Në dijeninë time janë pushuar të gjitha. Këto para nuk bien nga qielli dhe duhet të justifikohen”, tha Ganaj.

Ndërkohë, deputeti socialist Bashkim Fino u shpreh se “institucionet flenë gjumë”.

“Të ndryshojmë ligjin ose t’i shtojmë një strukturë të posaçme prokurorisë për hetimin e pasurive të zyrtarëve dhe ankesave të ILKPDI”, tha ai.

Redaksia Online (m.b/shqiptarja.com)

drejtesi korrupsion kallzim penal ildkpi prokurori reforma ne drejtesi Shkelqim Ganaj fshehje pasurie evazion fiskal ryshfet

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail