Hysni Demiraj emërohet Kryetar i Gjykatës së Apelit Tiranë

Këshilli i Lartë i Drejtësisë zgjodhi me 8 vota pro kryetarin e ri të Gjykatës së Apelit të Tiranes, Hysni Demirajn. Demiraj garoi për këtë post me ish kryetarin që i përfundoi mandati Alaudin Malaj dhe gjyqtarin tjetër Gramoz Levanaj.

KLD Keshilli i Larte i Drejtesise          Në votimin për kreun e ri të gjykatës së Apelit nuk mori pjesë presidenti dhe njëkohësisht kreu i KLD, Bujar Nishani. Gjithashtu nga burime jo zyrtare mësohet se votimin e ka braktisur edhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Një ditë më parë, ish kreu i Gjykatës së Apelit Alaudin Malaj me anë të një shkrese zyrtare i kërkonte ministrit Manjani dhe KLD-së që të përjashtohej nga votimi anëtari i KLD Gjin Gjoni pasi sipas Malajt kishte konflikt interesi.

          Kjo kërkesë u pranua nga vetë anëtari i KLD Gjoni që u tërhoq nga votimi. Pas kësaj tërheqje, votimi nxorri fitues kandidatin Hysni Demiraj me 8 vota pro dhe 2 kundër. Më herët Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zgjodhi edhe emrat e gjashtë gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit administrativ, të cilët janë Floralba Prifti, Enkeleda Softa, Bari Shyti, Bernina Kondi, Arjan Qafa, dhe Amarildo Laci.

Gjithashtu KLD votoi edhe rikthimin në detyrën e gjyqtarit të Sokol Pashos, i cili deri më tani ishte drejtor i kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë. / Top Channel

drejtesi gjykata e apelit gjykatë kld Keshilli i Larte i Drejtesise Floralba Prifti Enkeleda Softa Bari Shyti Bernina Kondi Arjan Qafa Amarildo Laci Bujar Nishani Ylli Manjani emerim

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail