Gjykata e Apelit shpall fajtor Nazim Bllacën

Leonat Shehu
Në Prishtinë, Gjykata e Apelit e shpalli fajtor sot Nazim Bllacën dhe e dënoi me 4 vite e gjysmë heqje lirie për siç thuhet, vrasje të rëndë.
Në një komunikatë për opinion të Misionit të EULEX-it thuhet se “me kërkesë të prokurorit, zoti Bllaca është dënuar me dënimin më të vogël, për shkak se kishte statusin e dëshmitarit bashkëpunues edhe për dy raste tjera gjyqësore”.

Sipas vendimit të gjykatës, Nazim Bllacës do t’i llogaritet edhe arresti shtëpiak, dënim ky që do të ulët në tre vite e gjysmë burgim, ndërsa pritet të marrë edhe një trajtim të veçantë gjatë vuajtjes së dënimit.

Në nëntor të vitit 2009, Nazim Bllaca nga një fshat i komunës së Lipjanit, rreth 20 kilometra në jug të Prishtinës, deklaroi publikisht se ka marrë pjesë në vrasje, keqtrajtime dhe veprime kriminale në rreth 17 raste pas luftës në Kosovë. Ai e identifikoi veten si pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës, ndërsa akuzoi për përfshirje në krime struktura të larta politike në vend.

(Zëri i Amerikës, 19.07.2013)

gjykata gjykata e apelit Prishtinë eulex Nazim Bllaca

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail