FJALA E KRYETARES SE GJYKATES SE LARTE TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE ZNJ. SHPRESA BEÇAJ ME RASTIN E DITES SE DREJTESISE

FJALA E KRYETARES SE GJYKATES SE LARTE  TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE 
ZNJ. SHPRESA BEÇAJ ME RASTIN E DITES SE DREJTESISE

( Shkolla e Magjistratures, 8 Maj 2009 )




Te dashur miq e te ftuar!

Te nderuar kolege dhe studente,


Eshte kenaqesi dhe nder i dyfishte per mua t`ju pershendes ne prag te festes Kombetare te Drejtesise, si pjesetare e teresise se gjyqtareve te Republikes, si Kryetare e Gjykates se Larte dhe Kryetare e Keshillit Drejtues te Shkolles se Magjistratures.

10 Maji i pervitshem, sjell Diten Kombetare te Drejtesise, e cila perfaqeson nje simbolike kuptimplote qe merr shkas nga nje ngjarje e rendesishme historike per popullin shqiptar. Me 10 Maj 1913 qeveria e Ismail Qemalit miratoi aktin e pare juridik per organizimin gjyqesor, dekretin e titulluar “Kanuni i Zhurise”. Tashme, ne festojme kete dite jubilare duke vleresuar e rivleresuar arritjet pozitive dhe mangesite e drejtesise shqiptare, reflektojme per reformat e ndermarra dhe ato qe duhet te ndermerren ende, nderojme vepren e brezave te profesionisteve te afte dhe te ndershem te drejtesise, dhe mbi te gjitha, thellohemi ne objektivat tona per te ndertuar dhe konsoliduar nje drejtesi bashkekohore te integruar sipas pervojave dhe standardeve te BE-se dhe SHBA-se.

Gjate ketyre viteve te tranzicionit te gjate shqiptar, megjithe veshtiresite dhe mendesite penguese, eshte bere shume pune per reformimin e pushtetit gjyqesor, per permiresimin e vazhdueshem te ligjit material dhe procedurial qe rregullojne fushen e drejtesise, per formimin e nje brezi te ri gjyqtaresh, prokuroresh e juristesh profesionist e te ndershem dhe per pastrimin e drejtesise nga semundjet gerryese qe e shoqerojne.

Zhvillimet pozitive per gjyqesorin shqiptar ndjehen ne disa drejtime; ne emerimet e gjyqtareve te rinj qe vijne nga Shkolla e Magjistratures e cila vazhdon te zbatoje nje program te avancuar kualifikimi, ne trajnimin dhe arsimimin e vazhdueshem ligjor te gjyqtareve ekzistues, ne permiresimin e juridiksionit gjyqesor per shqyrtimin e rasteve te te drejtave te njeriut, ne percaktimin e kritereve objektive per ngritjen ne detyre te gjyqtareve ne sistemin gjyqesor, ne procesin buxhetor te pushtetit gjyqesor, imunitetin gjyqesor, gjallerimin e shoqatave profesionale te gjyqtareve si mbrojtese te interesave te tyre, ne rritjen e numrit te grave ne gjykatat e apelit dhe ne Gjykaten e Larte, dhe ne drejtime te tjera.

Viti 2008 shenon nje progres ne reformen e avancuar ligjore ne drejtesi. Miratimi i nje ligji te rishikuar per organizimin e pushtetit gjyqesor krijon shtratin per nje sistem objektiv te emerimit, vleresimit dhe disiplinimit te gjyqtareve, bazuar ne meritat. Jane miratuar ndryshime te rendesishme ne kodet e procedurave civile e penale dhe ne Kodin Penal, ne ligjin per organizimin dhe funksionimin e prokurorise, per ekzekutimin e vendimeve penale, per avokatine, ligji i ri per sherbimin permbarimor gjyqesor privat, per ndihmen juridike, per Avokaturen e Shtetit, per Policine e Burgjeve, etj.

Me gjithe arritjet e pamohueshme dhe te dukshme, ne jemi te ndergjegjshem se drejtesia ashtu si gjithe politika, ekonomia apo shoqeria shqiptare ne teresi, ka ende probleme, mangesi dhe sfida te tjera per te perballuar. Rruga per konsolidimin e vlerave pozitive dhe per ngritjen drejt standardeve bashkekohore te nje pushteti gjyqesor te pavarur, profesional dhe me integritet te larte moral eshte ende e gjate dhe e veshtire. Duhet te ndryshojme dhe reformojme disa mekanizma funksionale te gjyqesorit. Ritmi i reformes gjyqesore duhet te shkeputet nga ecja e ngadalte e tij dhe te pershpejtohet e fokusohet ne drejtim te nxitjes se funksionimit te nje pushteti gjyqesor te pergjegjshem, te pavarur, te paanshem dhe te pandikuar nga politika, pushtetet e tjera dhe njerezit e veshur me pushtet politik e shteteror, te rritet transparenca gjyqesore nepermjet pjesemarrjes se publikut ne seancat gjyqsore, te rritet efikasiteti, cilesia dhe profesionaliteti ne vendimmarrjen e gjyqtareve dhe te ulet perceptimi i publikut per pranine e korrupsionit ne gjyqesor.

Reformimi i metejshem i gjyqesorit shqiptar, arritja e standardeve perendimore dhe fitimi i besimit te publikut tek drejtesia eshte sfida me e madhe dhe besoj se te gjithe jemi te gatshem e te vendosur te kontribuojme me shume ne te ardhmen per ta perballuar ate me sukses.

Ne prag te Dites se Drejtesise, me cilesine e kreut te Gjykates se Larte dhe Kryetares se Keshillit Drejtues te Shkolles se Magjistratures, dua te shpreh edhe nje here besimin dhe bindjen se gjyqtaret e ndershem dhe te pergjegjshem te Republikes, do te dijne te gjejne force, kurajo dhe energji tek vetja per t’u aftesuar, vetekorrigjuar dhe reformuar.

Kjo feste u perket te gjitheve sepse drejtesia eshte e barabarte per te gjithe. Drejtesia eshte sherbim ndaj publikut dhe publiku pret drejtesi prej saj. Drejtesine e japin gjyqtaret dhe gjyqtaret jane njerez qe duhet t’i perceptojne padrejtesite njelloj si gjithe te tjeret. Te mos harrojme kurre se vendimmarrja e tyre percakton zhvillime te metejshme te fateve njerezore. Barazia para ligjit eshte parimi baze qe duhet te na udheheqe gjithmone.

Te nderuar koleg e pjesemarres,

Me rastin e Dites se Drejtesise, studentet e vitit te dyte do te demostrojne zhvillimin e nje debati profesional me temen:
“Rregjistrimet (audio – video) Private ne Procedimin Penal. Vlera e tyre dhe Menyra e Perfshirjes ne Fashikullin Hetimor”.

Le te ndjekim me vemendje kete demostrim interesant.

Ju uroj suksese studenteve.

Faleminderit!

Tirane, me 08.05.2009

{© Gjykata e Lartë,Republika e Shqipërisë}

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail