Enver Hasani përfundimisht lë postin e Rektorit të UP-së

Enver Hasani përfundimisht lë postin e Rektorit të UP-së

Që nga sot rektori i Universitetit të Prishtinës Enver Hasani lë këtë post për të shkuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, si anëtar i saj. Senati i UP-së në një mbledhje të veçantë, falënderoi rektorin për të arriturat e deritanishme në modernizimin e UP-së dhe i ndau atij një mirënjohje për punën dhe suksesin e treguar si rektor për tri vite me radhë.

Duke i falënderuar bashkëpunëtorët e tij për angazhimin e treguar gjatë këtyre tre viteve, dekanët, profesorët, studentët dhe mediat, tashmë ish rektori i UP-së, Enver Hasani, u shpreh i kënaqur që e përmbylli këtë post me sukses duke mos i zhgënjyer ata që e kanë votuar për ta udhëhequr UP-në.
Rektori Enver Hasani ditë më parë ka dhënë dorëheqje të parevokueshme për të shkuar në detyrën e re. Duke përmendur rezultatet e arritura gjatë kësaj kohe, ai u shpreh i kënaqur që auditori i përgjithshëm nuk ka vërejtur parregullsi financiare, edhe pse, sipas tij, gabimet janë të mundshme dhe njerëzore aty ku punohet.

“Ju siguroj të gjithëve se as unë e as bashkëpunëtorët e mi nuk kemi pas platformë të djallëzuar ndaj askujt, ndaj asnjë trendi dhe ndaj asnjë fenomeni. Gabimet që kanë qenë, janë gabime njerëzore por që kanë qenë teknike dhe nuk i dëmtojnë proceset zhvillimore të UP-së”, ka thënë Hasani.

Në emër të Këshillit Drejtues, kryetari Basri Qapriqi, tha se rektori Hasani, e lë UP-në në një nivel shumë më të larët dhe në një fryme integruese evropiane.
“Them me bindje të plotë se rektori Hasani është njeriu i cili do të mbahet mend si njeri që ka guximin për të hapur shpesh herë tema të dhimbshme në ambiente jashtëzakonisht të ashpra, do të mbahet mend si njeriu që ka bërë përpjekje të mëdha për të modernizuar këtë universitet”, tha Qapriqi.

Ushtruesi i detyrës së rektorit të UP-së deri në zgjidhjen e rektorit të ri, Marjan Demaj, duke e vlerësuar lartë punën e rektorit Enver Hasani, tha se Gjykata Kushtetuese po fiton një punëtor të mirë, ndërkaq UP po humb një udhëheqës të mirëfilltë. Ai tha se projektet që i ka nisur rektori Hasani, siç është digjitalizimi i UP-së, shtimi i hapësirave, jetësimi i memorandumeve të shumta etj., mbeten sfida për udhëheqjen e re.

Senati i UP-së në fund i dhuroi rektorit një mirënjohje për suksesin e treguar gjatë punës së tij si udhëheqësi UP-së.

{Radio Televizioni i Kosovës }

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

  • martius
    • 1. martius Më 26/08/2011
    Ushtruesi i detyrës së rektorit të UP-së deri në zgjidhjen e rektorit të ri, Marjan Demaj, duke e vlerësuar lartë punën e rektorit Enver Hasani?
    how to get rid of a boil
  • Qendrimi
    Urime Per Postin e ri qe keni marre ne Gjykaten Kushtetues Rep.Kosoves Ju keni qeni Udhehqes i Shume i Mire ne Gjat Mandanit tuja ne UP-Te Prishtines si Rektori i mire Deri tani.
    Urime zgjedhje Krytari te Gjykates Kushtetues te Republikes te Kosoves.
    Urime nga Qendrimi Bossi
    Nga Lypjani..
  • Juristi
    • 3. Juristi Më 26/07/2009
    Sipas sontazhit te perditshem me qytetaret e Republikes se Kosoves qe kam zhvilluar ne keto vitet e fundit kam ardhe ne rezultatin tmerrues ne lidhje me personalitetin e zt. Enver Hasanit! Shtroj nje pyetje zt. Enver Hasanit se a i ka parasysh ato sjellje te veta aq te pahijshme dhe te pamoralshme, si dhe ku e ka perfituar gjithe ate urrejtje ndaj njerezve me te afte te kombit shqiptar? Ai duhet qe te shkarkohet nga parlamenti i Kosoves menjehere nga Gjykata kushtetuese e Kosoves, pasi qe ne ate post me asnji cilesi nuk e meriton ate post. Fatkeqesi per te gjithe juristet e Kosoves kur e kane nje te semuar patologjikisht dhe psiqikisht ne instancen me te larte te sistemit juridik te RK.
  • Webmaster
    sealm 30/06/2009 në 23:46....
    Mesazhi u fshi nga Webmasteri, pasi kishte në përmbajtje fjalor të papërshtatshëm

Abonohu:
Adresa e-mail