Elbasan, çdo kërkesë gjyqësore me short elektronik

22 qershor, ora 13.45- Elbasan- Kryegjyqtari i Elbasanit, Arben Vrioni ka deklaruar se çdo kërkesë e depozituar në gjykatë si nga prokuroria si nga subjektet e tjera kalojnë menjëherë në shortin elektronik, i cili thuajse nuk zhvillohej për çështjet penale.

Bardha Nergjoni

Elbasan- Kryegjyqtari i Elbasanit, Arben Vrioni ka deklaruar se çdo kërkesë e depozituar në gjykatë si nga prokuroria si nga subjektet e tjera kalojnë menjëherë në shortin elektronik, i cili thuajse nuk zhvillohej për çështjet penale.

Ky proces, sipas tij, nuk lejon favorizime dhe bën një ndarje të drejtë të dosjeve për gjykim mes gjyqtarëve duke ndarë edhe në mënyrë të drejtë punën. Vrioni gjithashtu konfirmon se këto çështje hidhen në short brenda ditës, ku edhe për çdo dosje vendoset një numër që duhet të korrespondojë me numrin e dosjes në short.

Ky process, sipas tij, ndan në mënyrë të drejtë çështjet për gjykim dhe nuk favorizon asnjë prej gjyqtarëve. Gjykata e Elbasanit ka 15 gjyqtarë përfshi edhe kreun e gjykatës dhe një ndër problemet më të mëdha që hasen janë ambientet e papërshtatëshme.

Kjo gjykatë ka në dispozicion vetëm dy salla gjykimi dhe hapsirat ku qëndrojnë gjyqtarët janë mjaft të ngushta dhe e bëjnë të vështirë punën e tyre. Disa herë gjykata Elbasan ka ëkrkuar fonde për ndërtimin e një godine të re por ende për shkak të fondit të madh që kërkohet nuk ka një vendim për ndërtimin e kësaj godine.

{Shekulli}

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail