Dita ndërkombëtare e korrupsionit mos të mbetet vetëm një slogan; duhet kapur dhe dënuar kryerësit e tij

Dita ndërkombëtare e korrupsionit mos të mbetet vetëm një slogan; duhet kapur dhe dënuar kryerësit e tij


Shkruan: Driton Islami *

driton-islami.jpgDita ndërkombëtare kundër korrupsionit- e përcaktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në kuadër të  zbatimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara Kundër Kurrupsionit. Korrupsioni ka të bëjë me ndërmarrjen e veprimeve të kundërligjshme të cilat kanë të bëjnë me kërkimin e mitos, marrjen e ryshfetit indirekt, pagesë ilegale ose kërkim të dhuratave në mënyrë të paligjshme, të cilat kryehn me qëllim të përfitimit materiale në mënyrë të kundërligjshme.

Korrupsioni në  çdo vend, në çfardo forme që paraqitet, shkakton pasoja të mëdha dhe të shumta, të cilat shpeshëherë  janë të pallogaritshme, që vlerësone me qindra miliardë dollar.

 Cilat janë pasojat e korrupsionit ?

 Pasojat e korrupsionit mundë të jenë të natyrave të ndryshme siq janë : ekonomiko- sociale, psikologjike, politike etj. Korrupsioni, si i tillë, e dëmton buxhetin e shtetit, i cili pengon investimet në ekonomi, në edukim dhe në shëndetësi etj., ndikon në pozitën e vështirë të punonjësëve që financohen nga buxheti shtetëror, keqësimin e penzionistëve dhe të atyre që marrin ndihma dhe asistenca sociale. Po kështu, korrupsioni duke qenë i ndërlidhur me biznesin, tenderët, por dhe jetën politike ndikon në paraqitjen e krizave të ndryshme shoqërore dhe qeveritare.

Në këtë  drejtim, flitet për korrupsionin politik i cili ka të bëjë  me marrjen e funksioneve politike ose në mbajtjen e privilegjeve të caktuara politike duke duke dhënë ryshfet, mito, gjatë fushatës  paralektorale etj. Ndërsa korrupsioni administrative ka të bëjë me administratën shtetërore. Administrata, qoftë ajo lokale apo qëndrore, merr mito, ryshfet, duke dhënë dokumentacione për grumbulimin e pasurisë që shpeshëherë nuk ju takon. Pra, është fjala për shkeljen e rregullave të ndryshme ligjore, duke ju dhënë benificione dhe duke u mundësuar të tjerëve që të pasurohen në dëmë të interesit të përgjithshëm. Korrupsion tjetër është i ashtuquajturi korrupsion gjyqësor i cili ka të bëjë me marrjen e ryshfetit dhe mitos punonjësëve të gjykatës, me qëllim që të pengohet procedura penale, me qëllim që të nxirren vendime gjyqësore të favorshme dhe t’ju ikin dënimeve dhe sanksioneve penale.

Dita ndërkombëtare e Korrupsionit është një mundësi e veçantë për vetëdijësimin e të gjithë qytetarëve me qëllim reflektimin e pasojave shkatërruese të korrupsionit në jetën tonë si dhe denoncimin e tij në organet përkatëse të cilat merren me luftimin e kësaj dukurie negative shoqërore. Sot korrupsioni është një problem i cili është më i përfoluri në shoqërinë tonë, por edhe në botë në përgjithësi. Me përkrahjen e korrupsionit ne e favorizojmë varfërin, pabarazinë dhe destabilitetin shoqëror. Në të njëjtën kohë, korrupsioni është një fenomen që shkatërron përpjekjet për realizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Duke ju referuar raporteve Transparency International për Kosovën, Kosova cilësohet si një shtet me nivel të lartë korrupsioni, sidomos në ndërmarrjet publike, ku dominon punësimi në bazë të nepotizmit. Po kështu, kemi një administrate publike të politizuar. Po kështu, në këto raporte vendi ynë cilësohet me shkallë të lartë të ekonomisë informale, ndërkohë që kemi mungesë të kapaciteteve për ta luftuar korrupsionin. Andaj, ne si qytetarë kemi obligim moral por dhe ligjore që ta denoncojmë korrupsionin…

 

Autori është kriminalist dhe vijon studimet posdiplomike master në Fakultetin Juridik të Up-së

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail