Gjyqësori

Gjithçka nga fusha e drejtësisë, aktualitet apo evenimente etj...

Bëj një postim
  • Vrasja e deputetit, Ina Rama: Po punohet, 'no coment' për pistat

    TIRANË- Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama ka deklaruar sot se po punohet maksimalisht nga gjithë grupi i angazhuar për zbardhjen e vrasjes së deputetit të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi. Pa dashur të japë asnjë detaj rreth hetimeve, kryeprokurorja Rama ka thënë se strukturat përkatëse të vëna në dispozicion po punojnë me përkushtim. "Po punohet fort, me përkushtim maksimal për të zbardhur ngjarjen"- ka thënë ajo, duke u treguar e rezervuar për të dhënë të tjera elementë. 
    E pyetur për pistat e hetimit, ajo nuk ka pranuar të thotë gjë, duke deklaruar prerë se 'nuk mund t'ju them asnjë pistë'. Të njëjtën përgjigje që në fakt ka dhënë edhe drejtori i policisë, Prençi gjatë një interviste televizive dhënë mbrëmë.
    Ai bëri me dije rrethanat në të cilat është kryer vrasja, një ekzekutim pas shpine me breshëri, nga një distancë e afërt. Deklaroi se për hetimin po punon një grup prej 100 vetësh dhe se deri tani janë mbledhur shumë dëshmi të nevojshme për hetimin. Deputeti i PS-së, Fatmir Xhindi u vra të shtunën, në banesën e tij në Roskovec, pak para se të hynte në shtëpi. Edhe sot, ende nuk ka asnjë pistë të deklaruar nga policia dhe asnjë autor zyrtarisht të dyshuar. 

    {Shekulli}

  • Tragjedia e Butrintit, dosja mbërrin në gjykatë, 4 nën akuzë

    Tragjedia e Butrintit, dosja mbërrin në gjykatë, 4 nën akuzë

    LUAN SEJDINI | 04/05/2009

    SARANDË - Pas gjashtë muajsh hetime për tragjedinë e 19 tetorit të vitit 2008 në Butrint, ku humbën jetën 5 persona, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Sarandës ka dërguar dosjen për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Sarandë.

    Katër persona janë nën akuzë për veprën penale të "Favorizim dhe kalimin të paligjshëm të kufirit, me pasojë vdekjen", por dy prej tyre janë jashtë prangave dhe do të gjykohen në mungesë. Ndërsa dy të akuzuar të tjerë janë qelitë e para burgimit dhe pritet të ulen në bankën e të akuzarve ditën kur gjykata të vendosë për seancën e parë.


    Nga hetimet e nisura menjeherë pas ngjarjes, Prokuroria e Sarandës dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda zbuluan autoret e rrjetit të trafikut me shtrirje të gjerë, si nga Fieri, Berati dhe Tirana. Të arrestuar në dhomat e paraburgimit, momentalisht janë dy persona , Hiqmet Sollaku dhe Dashamir Mane. Në mungesë do të gjykohen Gani Madhi dhe Albert Gega, të cilët janë larguar në drejtim të paditur dhe kanë mundur ti shpëtojnë prangave.

    Tragjedia e Butrintit shkaktoi pesë viktima, mes tyre edhe foshnja, 3 muajshe Klara. Sipas prokurorëve, viktimat ishin mashtruar nga sekserët e trafikut të qenieve njerëzore, kundrejt përfitimit të një shpërblimi të majmë, që shkonte deri në 1200 euro. Liqeni i Butrintit kalohej me varkat e peshkimit me ngarkesë sa dyfishi i kapacitetit të tyre, duke rrezikuar ekstremisht jetën e njerëzve.

    Varka prej druri, që shkaktoi tragjedinë, kishte nisur udhetimin e vdekjes me 17 persona, të cilet sapo kishin përshkuar afro një kilometër sipërfaqe ujore u përmbyt tek prita e peshkimit në Vivar. Trafikantët ishin përpjekur t'i shmangeshin policisë kufitare, duke shkaktuar kështu një tragjedi të rëndë me vdekjen e 5 personave që ishin nisur drejt Greqisë.

    {Shekulli}

  • Gjyqësori në SHBA: Ç'ndryshime priten në Gjykatën e Lartë?

    Gjyqësori në SHBA: Ç'ndryshime priten në Gjykatën e Lartë?



    02-05-2009

    Anëtari i Gjykatës së Lartë amerikane, Dejvid Suter (David Souter) informoi të premten Presidentin Barak Obama se do të dalë në pension pas disa muajsh. Largimi i gjykatësit Suter i jep Presidentit rastin e parë për të bërë një emërim të ri në gjykatën më të lartë të vendit.

    [insert caption here]
         Gjykatësi Dejvid Suter
    Presidenti Obama ndërmori të premten një hap të pazakontë: ai hyri pa njoftuar në sallën ku po zhvillohej konferenca e përditshme për shtyp e Shtëpisë së Bardhë dhe tha se sapo kishte folur në telefon me Gjykatësin Suter duke konfirmuar njoftimet tashmë të përhapura se gjykatësi ka në plan të largohet nga posti në muajin qershor, kur Gjykata e Lartë t’u japë fund punimeve për këtë vit.

    Presidenti tha se i kishte shprehur falenderime Gjykatësit Suter për shërbimin e tij të përkushtuar ndaj vendit.  

    Tani, Presidentit Obama i duhet të emërojë një person tjetër që do t’i zinte vendin Gjykatësit Suter dhe ky person do të duhet të marrë konfirmimin e Senatit.  

    Zoti Obama u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se Gjykatësi Suter kishte treguar se ç’do të thotë të jesh një gjykatës i paanshëm dhe i pavarur. Ai tha gjithashtu se do të emërojë në këtë post një person që është i përkushtuar ndaj sundimit të ligjit.

    "Do të kërkoj një person me mendje të mprehtë dhe të pavarur, me një të kaluar të shkëlqyer ndershmërie. Do të kërkoj dikë që e kupton se kur flasim për drejtësi nuk kemi të bëjmë thjesht me një teori abstrakte apo me ca shënime në librin e gjyqtarit. Kjo ka të bëjë me faktin se si ligjet tona prekin realitetin e përditshëm të jetës së njerëzve."

    Vendimi i Gjykatësit Suter për të dalë në pension nuk ishte ndonjë e papritur e madhe. Dihej që për vite me radhë ai i ishte ankuar miqve për jetën në Uashington dhe kishte shprehur shpesh dëshirën e papërmbajtur për t’u kthyer në fermën e tij në shtetin Nju Hempshër.

    Suter është 69 vjeç dhe gëzon shëndet të mirë.

    Ai u konfirmua në Gjykatën e Lartë në vitin 1990 dhe u emërua nga Presidenti George H. W. Bush.

    Konservatorët shpresonin se Suter do të mbështeste pikëpamjet e tyre në Gjykatën e Lartë por ai zhgënjeu dhe zemëroi shumë prej tyre duke treguar se ishte një gjykatës me ide që anonin nga liberalët.  

    Ja ç’thotë Douglas Kmiec, ekspert i çështjeve kushtetuese në Universitetin Pepperdine të Kalifornisë.

    "Gjykatësi Suter ndonëse në fillim u tregua i moderuar, më pas e gjeti veten më afër me logjikën dhe opinionet e anës progresive."

    Suter u bë një përkrahës i të drejtës së abortit, një prej çështjeve që i ndan më shumë se çdo gjë konservatorët nga liberalët. Në vitin 2000, kur çështja e numërimit të votave në garën presidenciale Bush-Gore u paraqit në Gjykatën e Lartë, Gjykatësi Sutër votoi në një grup me liberalët, të cilët humbën, gjë që i dha fitoren zotit Bush.

    [insert caption here]
      Anëtarët e Gjykatës së lartë
    Në Gjykatën e Lartë me 9 anëtarë, Suter ka qenë vazhdimisht pjesë e bllokut prej katër gjyqtarësh që anojnë nga pikëpamjet liberale. Katër gjykatës të tjerë përbëjnë bllokun konservator të drejtuar nga Kryetari i Gjykatës, Xhon Roberts. Gjykatësi Anthoni Kenedi, anon mes të moderuarve dhe konservatorëve kur është fjala për çështjet më të rëndësishme, pra vota e tij nuk dihet kurrë me siguri.  

    Pritet që Presidenti Obama të emërojë një gjykatës me prirje liberale në vend të Gjykatësit Suter, gjë që do të thotë se në balancën ideologjike të Gjykatës së Lartë do të ketë pak ndryshim.

    Ja ç’thotë studiuesi i çështjeve ligjore në Universitetin Harvard, Lorenc Trajb.

    "Balanca e gjykatës, ku katër janë liberalë, katër konservatorë dhe një në mes – Gjyqtari Kenedi, nuk do të ndryshojë si rrjedhojë e vendimit të Gjykatësit Suter për t’u larguar.”

    Shumë ekspertë ligjorë dhe politikë parashikojnë se kandidateve gra dhe hispanikëve do t’u kushtohet shumë vemendje gjatë kërkimit të personit që do të zëvendësojë Gjykatësin Suter. 76-vjeçarja Ruth Bejdër Ginsburg është e vetmja grua në Gjykatë dhe asnjë hispanik nuk ka qenë ndonjëherë anëtar i kësaj gjykate.

    Ekspertët venë në dukje se emërimi i gjykatësit Suter tregon se në këto raste prirjet e njërit apo tjetrit kandidat është vështirë të parashikohen me saktësi.  

    Susan Low Bloch, profesore e së drejtës në Universitetin Georgetown në Washington, shprehet kështu:

    "Megjithëse presidentët mund të emërojnë cilin të duan në Gjykatën e Lartë, ata nuk mund të kontrollojnë veprimet e anëtarit të gjykatës kur ai ka ardhur në këtë post. Kjo na kujton edhe një herë faktin se gjykatësit janë njerëz të pavarur."

    [insert caption here]
    Ndërtesa e Gjykatës së Lartë
    Pasi presidenti të ketë bërë emërimin e personit që do të zëvendësojë Gjykatësin Suter, ai person do të duhet të dalë para Komisionit Juridik të Senatit për seancat e dëgjimit dhe pastaj të marrë konfirmimin nga i gjithë Senati.

    Puna e Gjykatës së Lartë për këtë vit përfundon në fund të muajit qershor dhe Presidenti Obama kërkon që konfirmimi i anëtarit të ri të bëhet në kohë, pra para se të fillojë mandati i ri i Gjykatës së Lartë në fillim të tetorit. //ii

  • Vlorë, 53 të mitur para drejtësisë

    8 korrik, ora 21.00- Vlorë- Të miturit para drejtësisë në Vlorë, tashmë nuk janë një dukuri e panjohur. Madje shifrat për këtë vit kanë ardhur në rritje.

    Anila Peçi

    Vlorë- Të miturit para drejtësisë në Vlorë, tashmë nuk janë një dukuri e panjohur. Madje shifrat për këtë vit kanë ardhur në rritje. Nga 45 raste të të miturve, të regjistruar në prokurorinë e Vlorës një vit më parë, shifrat për periudhën e deritanishme për këtë vit shkojnë deri në 53.

    Sipas të dhënave rastet më të shumta i kapin vjedhjet, të cilat shkojnë deri në 65%. Po kështu ka edhe të mitur të cilët akuzohen për armëmbajtje pa leje, plagosje të lehtë, apo edhe transport narkotikësh.

    Moshat janë kryesisht nga 14 deri në 18-vjeç. Aktualisht në Prokurorinë e Vlorës funksionon në shkallë rajonale seksioni i të miturve. Rasti më i bujshëm në organin e akuzës në Vlorë u shënua vjet me 13-vjeçarin Romario H. nga Berati, i cili vrau një 54-vjeçare.

    Rasti në fjalë vuri në vështirësi organet e prokurorisë, pasi në mungesë të vendit të izolimit të 13-vjeçarit, apo mosqenies së tij për shkak të moshës subjekt i ligjit, evidentuan mungesën e institucioneve të edukimit, të vetmet vende ku mund të izolohen mosha të tilla.

    Shifrat tregojnë se gjatë këtyre viteve të fundit gjykatat e vendit në jo pak raste kanë dënuar të miturit për veprat e kryera penale, vepra këto ku e përjashtuar nuk ka qenë as vrasja.

    {Shekulli}

  • Pesëqind mijë lekë një operacion, pranga mjekut

    Një operacion veshkash kushtonte 500 mijë lekë. Të paktën kaq ka paguar babai i një pacienteje,vetëm pak minuta pasi mjekut urolog, Kastriot Dautaj t’i shtrëngoheshin prangat në duar.

    Klodiana Kotorri

    Pedagogu i Mjekësisë mbahej nën përgjim prej 6 muajsh. Policia ndoqi babanë e pacientes për ta kapur në flagrancë

    TIRANË- Një operacion veshkash kushtonte 500 mijë lekë. Të paktën kaq ka paguar babai i një pacienteje,vetëm pak minuta pasi mjekut urolog, Kastriot Dautaj t’i shtrëngoheshin prangat në duar.Gjithçka ishte vëzhguar nga policia, e cila hyri në zyrën e mjekut dhe pasi i bllokoi shumën e parave i komunikoi atij masën e arrestit. Mjeku urolog, njëherazi pedagog në fakultetin e Mjekësisë, akuzohet për disa raste korrupsioni, por hetimi kundër tij ka nisur për shkak të llogarive të majme bankare. “Mjeku urolog dyshohet se ka konsumuar veprat penale të “korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojë funksione publike”, “shpërdorim detyre” dhe “pastrimit të produkteve”-pohoi dje Policia e Shtetit, nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

    Akuza

    Rreth gjashtë muaj më parë, zyra e antikrimit ekonomik-financiar kishte siguruar informacione se një mjek në spitalin “Nënë Tereza”, i ciliushtronte profesionin e mjekut edhe në disa klinika private kishte dy llogari bankare të pajustifikueshme. Këto para, rreth 635 mijë dollarë ishin diktuar edhe nga zyra e Pastrimit të Parave, e cila kishte sinjalizuar organet e hetimit.Burime nga policia thanë se fill pas dyshimeve se mjeku Dautaj kryente korrupsion pasiv u kërkua bashkëpunimi i prokurorisë. Kjo e fundit autorizoi përgjimin e komunikimeve telefonike të dyshuarit Kastriot Dautaj, si dhepërgjimin e komunikimeve ambientale në vende publike si dhe vëzhgimet e filmimet e fshehta policore. Pas hetimeve të policisë, për rreth gjashtë muaj, një grup operacional është zhvendosur mëngjesin e djeshëm në pavionin ku kryente detyrën mjeku Dautaj. Fakti që disa ditë më parë ishin anuluar disa operacione për shkak të mungesës së ujit dhe temperaturave të larta, shumë operacione Dautaj i kishte planifikuar për t’i kryer të hënën, ndaj dhe policia ka nisur vëzhgimet me qëllim kapjen në flagrancë të mjekut. Oficerët e policisë kanë pritur përfundimin e operacionit të parë që ka kryer dje Dautaj dhe pasi janë informuar për pacienten dhe babanë e saj, janë vënë në ndjekje të këtij të fundit.

    Arrestimi

    Menjëherë pasi Ibrahim Hoxha, babai i pacientes Luljeta Hoxha, ka dalë nga zyra e mjekut urolog, ka ndërhyrë policia. Nuk është dashur ndonjë kontroll i imtësishëm nga ana e policisë për t’i gjetur 500 mijë lekët e vjetra në xhepin e përparëses së bardhë të mjekut urolog. Megjithëse pacientët prisnin në radhë për të hyrë në sallë, kjo nuk e ka penguar policinë të marrë me vete mjekun, i cili nuk ka mundur të heqë as bluzën e bardhë. “Dyshohet se mjeku Kastriot Dautaj merrte shuma të ndryshme parash në varësi të operacionit, ndaj dhe paratë që iu sekuestruan dyshohet se ia kishte marrë babait të pacientes Luljeta Hoxha vetëm pak minuta pas operacionit’- thanë për “Shekullin” burimet policore. Është për t’u theksuar fakti se përveç rastit të kapjes në flagrancë, nga hetimi janë evidentuar dhe provuar edhepesë–gjashtë raste të tjera ku mjeku i dyshuar, Kastriot Dautaj, ka pranuar dhe marrë shuma të ndryshme parash nga të afërm të pacienteve që kuroheshin prej tij.

    PASURIA

    Mjeku Dautaj, 635 mijë dollarë depozitë

    Pas dyshimeve se mjeku urolog dhe njëkohësisht pedagogu i fakultetit të mjekësisë Kastriot Dautaj ushtronte korrupsion pasiv, policia nisi hetimet duke verifikuar edhe pasurinë e tij. Burime zyrtare nga policia e shtetit thanë se mjeku ka bërë një depozitë të konsiderueshme në një nga bankat e nivelit të dytë,268.247 USD, duke deklaruar si burim të ardhurash ushtrimin e profesionit të tij si mjek dhe si pedagog pranë Fakultetit të Mjekisë. Policia bëri të ditur gjithashtu se pas verifikimeve të një tjetër llogarie rrjedhëse në të njëjtën bankë, i dyshuariKastriot Dautaj së bashku me bashkëshorten e tij kishin edhe 365.819 USD të depozituara. Ndërsa nga verifikimet e kryera pranë organeve tatimore ka rezultuar se i dyshuari nuk ka qenë i regjistruar për ushtrimin e ndonjë aktiviteti privat ligjor fitimprurës në territorin e Republikës se Shqipërisë. K.K

    E RRALLË

    Dautaj i hoqi veshkën,  pacientja e zbuloi pas 3 vitesh

    TIRANË- Mjeku urolog, Kastriot Dautaj, i shpëtoi ndëshkimit tre vjet të shkuara, ku së bashku me gurët i kishte hequr edhe veshkën një pacienteje. Pacientja Zyra Ago kishte jetuar për disa vite vetëm me një veshkë, pa e ditur se mjeku ia kishte hequr gjatë operacionit. Fajtor për këtë, Zyra Ago bëri doktorin Kastriot Dautaj, por ky i fundit u mbrojt me arsyetimin se veshka ishte e dëmtuar. “Unë e kam zbuluar mungesën e veshkës gjatë një ekoje rastësore”,-ka pohuar tre vjet më parë për “Shekullin” Ago, duke e akuzuar mjekun Dautaj për këtë operacion të panevojshëm. Kjo ngjarje është denoncuar tek Urdhri i Mjekut, i cili e ka cilësuar mjekun fajtor, pasi nuk i kishte dhënë epikrizën pacientes. Nga ana tjetër, kjo e fundit as që ishte njoftuar se gjatë operacionit i kishin hequr një veshkë, duke e zbuluar këtë fakt krejt rastësisht. Familjarët e Zyra Agos pretenduanse doktori nuk kishte marrë ndëshkimin e duhur, por Urdhri i Mjekutka arritur në përfundimin se operacioni i veshkës ishte i suksesshëm. I vetmi problem, ishte mungesa e sqarimit të pacientes për këtë ndërhyrje.

    {Shekulli}

  • Lista e emrave / Kush janë 116 të dënuarit me burgim të përjetshëm

    Shkruar nga Aulona Kadillari 

    e enjte , 12 qershor 2008

    Kanë kryer një krim dhe për këtë kanë marrë dënimin më të rëndë, qëndrimin përgjithmonë në një qeli. Janë 116 persona që kanë në dosjen e tyre vendimin e gjykatës shqiptare me burgim të përjetshëm. Të gjithë aktualisht ndodhen në burgjet shqiptare, ndërkohë disa të tjerë të dënuar nga organet gjykuese në mungesë janë shpallur në kërkim. Por jo vetëm kaq, prokuroria shqiptare ka kërkuar burg përjetë edhe për dy persona të tjerë, si Qamil Rexha, që akuzohet për vrasjen e Behar Kastratit, mjekut të Hasit, si dhe një prej anëtarëve të bandë së "Rrugës së Kavajas", Blendi Shehu.

     Por mes 116 të dënuarve përjetë, një pjese të tyre u është kthyer dënimi, nga ai me vdekje, i cili ka ekzistuar deri në 1999, në burgim të përjetshëm.
    Lista
    Shifra është më e madhe e të gjitha viteve. Burgim të përjetshëm kanë mbi supe 116 persona. Akuzat që kanë dërguar përjetë në qeli kanë qenë të rënda, ku numrin më të madh të tyre e zënë vrasjet. Mosha e tyre varion nga 20 deri në 40 vjeç. Ata ndodhen në pesë burgjet e vendit, në seksionin e sigurisë së lartë. Duke filluar nga Agim Pepa, Elidon Kotorri, Jaho Mulosmani e gjithashtu Dritan Kateshi e Myrteza Çaushi.
    Vendimet
    Të gjithë kanë marrë një vendim të formës së prerë të Gjykatës së Shkallës së Parë në qytetin që kanë kryer krimin. Por mbi supet e disa prej tyre rëndon edhe një vendim i Gjykatës së Apelit, por nuk lihet pas as ajo e Gjykatës së Lartë. Kështu, nuk ka mjaftuar vetëm një vendim, por edhe dy. Kjo pasi duke mos rënë dakord për vendimin e parë të Gjykatës së Shkallës së Parë, një vendim i dytë bën më të bindur mbrojtësit.

    Te denuarit me burgim te perjetshem ne burgjet shqiptare

    1. Shkëlqim Selman Keka, 36 vjeç       
    2. Alfred Gani Selimi, 30 vjeç       
    3. Anton Gjergj Arapi,  33 vjeç            
    4. Durim Dervish Leka, 22 vjeç        
    5. Gëzim Mino Cuko, 36 vjeç       
    6. Glodian Sami Saliaj, 25 vjeç           
    7. Pëllumb Nuri Yzeiraj, 35 vjeç       
    8. Qamil Petrit Gjolena, 30 vjeç       
    9. Sulo Bektash Jaupaj, 25 vjeç       
    10. Tomorr Shyqëri Çaushi, 30 vjeç   
    11. Vasil Ali Mema, 27 vjeç           
    12. Xhemal Hajri Halili, 30 vjeç       
    13. Luan Ymer Isufi, 25 vjeç         
    14. Qemal Çuman Memushaj, 35 vjeç   
    15. Kastriot Sadik Maksuti, 29 vjeç       
    16. Gazmir Namik Krenari, 30 vjeç   
    17. Pashk Jak Koçi, 36 vjeç           
    18. Agim Ndue Pepa, 39 vjeç           
    19. Alfred Todi Shani, 30 vjeç       
    20. Altin Kujtim Myrta, 25 vjeç     
    21. Arben Eqerem Grori, 37 vjeç           
    22. Arben Gjelosh Nika, 30 vjeç       
    23. Arsen Metush Kapaj, 25 vjeç       
    24. Artur Demir Gora, 30 vjeç       
    25. Azem Isuf Peca, 27 vjeç           
    26. Aleksandër Xhemal Xhelaj, 35 vjeç   
    27. Agron Fehta Alushaj, 30 vjeç       
    28. Arben Nezir Fasho, 28 vjeç       
    29. Ardian Qamil Shkalla, 32 vjeç   
    30. Bashkim Zenel Sulo, 35 vjeç       
    31. Bledar Burim Boraj, 25 vjeç       
    32. Dritan Sefedin Kateshi, 29 vjeç   
    33. Elidon Dilaver Kotorri, 32 vjeç   
    34. Edmond Nazif Xhavarra, 25 vjeç     
    35. Erion Musa Veziri, 26 vjeç       
    36. Flamur Rexhep Lika, 27 vjeç       
    37. Fuat Lutfim Basriu, 35 vjeç       
    38. Fatmir Lutfi Veliaj, 30 vjeç       
    39. Fatmir Gani Xhixha, 35 vjeç       
    40. Gjon Nikoll Prenga, 32 vjeç       
    41. Gëzim Gjergj Guri, 28 vjeç       
    42. Ilir Jemin Gjerko, 27 vjeç       
    43. Gëzim Kodhel Hatija, 30 vjeç       
    44. Hekuran Kodhel Hatija, 26 vjeç   
    45. Ilir Naim Paco, 32 vjeç           
    46. Ilir Shyqëri Dybeku, 34 vjeç       
    47. Krenar Ali Maci, 29 vjeç       
    48. Kadri Hamit Kullolli, 26 vjeç   
    49. Luan Vesel Balliu, 38 vjeç           
    50. Lulëzim Ramadan Brahja, 27 vjeç   
    51. Lorenc Kostandin Ilia, 38 vjeç   
    52. Nazmi Hamdi Avdillari, 40 vjeç   
    53. Prel Mark Vuçaj, 35 vjeç       
    54. Paulin Zef Buja, 34 vjeç       
    55. Pelivan Zini Hysenaj, 39 vjeç   
    56. Petrit Nak Verri, 33 vjeç       
    57. Renato Viktor Zallimi, 25 vjeç   
    58. Shkëlqim Ali Sula, 34 vjeç       
    59. Sokrat Dhimitër Delijorgji, 26 vjeç   
    60. Sovran Agim Qeleposhi, 25 vjeç   
    61. Skënder Halil Birja, 35 vjeç       
    62. Selami Islam Shpardhi, 32 vjeç   
    63. Skënder Enver Hyseni, 39 vjeç   
    64. Shkëlzen Sefer Trako, 28 vjeç   
    65. Taulant Hiqmet Balliu, 39 vjeç   
    66. Valmir Sali Hoxhaj, 27 vjeç       
    67. Vath Ibrahim Kallaku, 35 vjeç       
    68. Valter Asllan Leka, 34 vjeç       
    69. Arben Ndue Lushi, 29 vjeç       
    70. Din Bajram Kafica, 33 vjeç       
    71. Edmond Gjovalin Batra, 23 vjeç   
    72. Edmond Zef Çupi, 25 vjeç       
    73. Erion Ton Bushi, 27 vjeç       
    74. Estref Ramiz Lita, 25 vjeç       
    75. Fran Pal Mazashi, 35 vjeç       
    76. Gazmir Mendi Brakaj, 28 vjeç       
    77. Gjon Ndre Ndokaj, 27 vjeç       
    78. Guri Myftar Dumani, 23 vjeç       
    79. Hashim Xheme Mema, 27 vjeç       
    80. Hysni Qemal Rrepaj, 19 vjeç       
    81. Ilir Mark Perdrecaj, 28 vjeç       
    82. Jaho Sali Mulosmani, 30 vjeç       
    83. Jurgen Malo Baçja, 27 vjeç       
    84. Luan Kamber Murra, 29 vjeç       
    85. Mazin Ndrec Molla, 30  vjeç       
    86. Mehdi Halil Braho, 34 vjeç       
    87. Muharrem Jakup Daka, 39 vjeç       
    88. Myrteza Gjovalin Gjoka, 32 vjeç   
    89. Myrteza Skënder Çaushi, 35 vjeç   
    90. Nikolon Ndue Topalli, 33 vjeç   
    91. Njazi Rakip Çeka, 27 vjeç       
    92. Petrit Zef Murrani, 29 vjeç       
    93. Premtim Shaban Tola, 26 vjeç       
    94. Prend Ndue Mushaj, 23 vjeç       
    95. Rexhep Ded Memia, 28 vjeç       
    96. Rifat Ram Bajraktari, 29 vjeç   
    97. Rrok Nikoll Pacaj, 26 vjeç       
    98. Viktor Ymer Ymeri, 25 vjeç       
    99. Vizon Drijtat Ranohitaj, 24 vjeç   
    100. Ali Adem Rushi, 39 vjeç       
    101. Dashamir Rifat Hasanaj, 34 vjeç   
    102. Gjovalin Ded Kadilli, 33 vjeç   
    103. Ylli Frok Lepuri, 25 vjeç       
    104. Lavdërim Tufa, 32 vjeç           
    105. Dritan Vila    , 30 vjeç           
    106. Ramiz Onuzi, 28 vjeç       
    107. Pashk Lleshi, 35 vjeç           
    108. Nertil Kello, 22 vjeç           
    109. Përparim Matja, 46 vjeç       
    110. Damiano Toshi, 31 vjeç
    111. Osman Vani 42 vjecc
    112. Dode Cara, 30 vjeç
    113. Dedë Strogu. 40 vjeç
    114. Luan Mara, 30 vjeç
    115. Pajtim Duraj, 35 vjeç
    116. Shpëtim Zisa,  19 vjeç

    5 nenet që të lënë pas hekurave

    Janë pesë nene të cilat çojnë në burgim të përjetshëm një person. Duke filluar nga neni 73, i cili bën fjalë për genocidin, e duke vazhduar më tej, me atë të krimeve kundër njerëzimit, krime lufte, si dhe vrasje me paramendim dhe në rrethana cilësuese. Pikërisht këto çojnë në burgim të përjetshëm.
    Cilat janë pesë nenet
    Genocidi është një nga nenet. Sipas tij, zbatimi i një plani të paramenduar që synon shkatërrimin tërësisht apo pjesërisht të një grupi nacional, etnik, racial apo fetar i drejtuar kundër anëtarëve të grupit dhe i shoqëruar me veprat që vijojnë, si: Vrasje me dashje, transferimi i detyrueshëm i fëmijëve të një grupi në një grup tjetër, dënohet me burgim jo më pak se dhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Një tjetër nen është ai i krimeve kundër njerëzimit, ku vrasjet, shfarosjet, kthimi në skllevër, internimet dhe dëbimet, si dhe çdo lloj torture ose dhune tjetër njerëzore të kryera, sipas një plani konkret të paramenduar, kundër një grupi të popullsisë civile për motive politike, ideologjike, raciale, etnike e fetare dënohen jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Gjithashtu krimet e luftës, ku veprat e kryera nga persona të ndryshëm në kohë lufte, si vrasja, keqtrajtimi ose dëbimi për punë skllavëruese, si dhe për çdo lloj shfrytëzimi tjetër çnjerëzor në dëm të popullsisë civile ose në territor të pushtuar, vrasja ose keqtrajtimi i robërve të luftës, vrasja e pengjeve etj., dënohet me burgim të përjetshëm.
    Vrasja
    Vrasja me paramendim dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzetë e pesë vjet. Vrasja e kryer për interes, hakmarrje a gjakmarrje, dënohet me burgim jo më pak se njëzetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Madje vrasja në rrethana të tjera cilësuese e kryer ndaj të miturit, ndaj personit me mangësi fizike ose psikike, të sëmurë rëndë ose shtatzënë, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura, ndaj deputetit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit, policit, ushtarakut, funksionarët e tjerë gjatë detyrës ose për shkak të saj, ndaj kallëzuesit, dëshmitarit, të dëmtuarit ose palëve të tjera ndërgjyqësve, kundër dy ose më shumë personave dënohet me burgim jo më pak se njëzetë vjet ose me burgim të përjetshëm.
    Personazhet e krimit
    Tashmë janë personazhe të njohur, por jo për punën e tyre, por për bëmat që kanë bërë, të cilat kanë lënë edhe pasoja. Të gjithë kanë marrë të njëjtin vendim edhe pse veprat penale që kanë kryer janë nga më të ndryshmet, por të gjitha kanë maksimumin e dënimit. Burgim i përjetshëm ka lanë pas hekurave përgjithmonë të njohur ndryshe si personazhe të krimit. Dikush ka vrarë më shumë se një person, por për një tjetër i cili ka kryer një vrasje ka marrë të njëjtin vendim me të parin, kjo pasi ai që ka vrarë ka qenë i mbuluar me pushtet. Nga të gjithë personazhet mund të veçojmë për nga vepra penale, një prej tyre, i cili është më i veçanti. Ramiz Onuzi, që ndryshe nga të tjerët, përveç vrasjeve ka edhe aktin terrorist si dhe rrëmbim autobusi.

    1999, fundi i dënimit me vdekje

    Viti 1998 ka shënuar në librin vendimeve dënimin e fundit me vdekje. Kjo pasi në vitin 1999 dënimi me vdekje është hequr nga Kodi Penal. Ndërkohë, nga viti 1995 deri në 1999, ky dënim ka qenë i ngrirë, por vendimet janë dhënë nga gjykatat përkatëse deri në heqjen nga Kodi Penal. Më pas të gjithë ata persona që ishin dënuar me vdekje u është kthyer dënimi me burgim të përjetshëm. Edhe pse kohët e fundit është diskutuar rivendosja, aktualisht në Kodin Penal dënimi maksimal është ai i burgimit të përjetshëm. Ndërkohë, në Kodin Penal Ushtarak dënimi me vdekje ekziston edhe sot. Por nuk përjashtohen debatet që janë bërë për heqjen e këtij vendimi.

    Dritan Kateshi
    Është i njohur me nofkën "Kateshi", drejtuesi i bandës me të njëjtin emër, u kap gjatë një aksioni spektakolar të policisë së Elbasanit dhe asaj të Tiranës në kryeqytet, në vitin 1999. Ai akuzohet për një sërë krimesh të kryera gjatë periudhës së trazirave të vitit 1997 e më pas, me bandën që mbante emrin e tij. Akuzohet për disa vrasje në bashkëpunim, vjedhje me armë me pasojë vdekje, vrasjen e një polici në krye të detyrës, vënie gjobash qytetarëve të ndryshëm e krime të tjera.

    Myrteza Çaushi
    Është i njohur si "Zani i Vlorës". Arrestohet në vitin 1998. Më pas, më 22 mars 1999, Myrteza Çaushi lirohet në sallën e gjyqit. Tre muaj pas lirimit, më 7 korrik 1999, Zani akuzohet se ishte protagonist në një ngjarjeje ku mbeten të vrarë tre persona. Ai u arrestua dy muaj më vonë, në shtator 1999, pas një incidenti me armë në fshatin Mifol. Çaushi akuzohet për vrasje dhe rrëmbime të personave në vitin 1997 në Vlorë.

    Agim Pepa
    Agim Pepa është dënuar më burgim të përjetshëm me akuzën e vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të komisarit Gani Malushi dhe shoferit të tij, Gjovalin Ndreu. Ngjarja ka ndodhur në 6 gusht të vitit 2003, ku Pepa qëllon për vdekje në makinë e tij komisarin Gani Malushi si dhe shoferin e tij. Më pas Pepa dorëzohet në Komisariatin e Durrësit, në prill të vitit 2004 dhe në seancat gjyqësore ai deklaron se donte të vriste shoferin dhe jo komisarin, pasi me të ishte në gjak.

    Pelivan Hysenaj
    Emigranti i sapokthyer nga Italia vret bashkëshorten e tij, vëllanë si dhe djalin e vogël. Ngjarja ka ndodhur në 9 mars të vitit 2004 në Elbasan, ku Hysenaj pasi ka mbërritur në shtëpi ka marrë thikën duke qëlluar për vdekje gruan, djalin dhe më pas vëllanë. Sipas tij, arsyeja ka qenë se ajo e ka tradhtuar me vëllanë dhe më pas është larguar. Policia e Elbasanit e ka arrestuar Hysenaj disa orë pas krimit. 

    Ramiz Onuzi
    Është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me burgim të përjetshëm. Onuzi së bashku me vëllanë e tij Rifat Onuzin akuzohen së më 8 shkurt të vitit 2004 kanë rrëmbyer autobusin e linjës Tiranë-Kukës. Nga kjo ngjarje mbeti i vdekur polici Fran Kaçorri, si dhe pasagjeri Mefail Spahiu. Gjithashtu mbetën të plagosur edhe gjashtë pasagjerë, si dhe një nga vëllezërit, Ramiz Onuzi. 

    11 burgjet në vendin tonë
    Në të gjithë vendin janë gjithsej 11 burgje, ku vuajnë dënimin një numër i madh të burgosurish. Vetëm tre burgje janë të sigurisë së lartë, të cilat kanë në qelitë e tyre të dënuarit më problematikë. Janë gjashtë burgje të sigurisë se mesme, ku qëndrojnë të dënuar të cilët nuk kanë masë dënimi maksimale. Janë dy institucione dënimi që shërbejnë për të paraburgosur. Të dyja paraburgimet ndodhen në kryeqytet. Një seksion në burgun e Vaqarrit shërben vetëm për të miturit nën moshën 18 vjeç, që kanë marrë dënimin. Te burgu 325 në Tiranë përveç të dënuarve meshkuj është një seksion për gratë e dënuara.

    Të dënuarit në burgje
    Janë 4554 të dënuar dhe të paraburgosur në qelitë e burgjeve shqiptare. Por të gjithë këta, përveç se plotësojnë kapacitetin që ka një institucion riedukimi, kanë edhe mbipopullim. Sipas raportit të Avokatit të Popullit, 938 të dënuar janë mbi kapacitetet në të gjitha burgjet shqiptare dhe paraburgimet. Por gjithashtu mes kësaj shifre numërohen edhe 73 të dënuar të cilët ndodhen në spitalin e burgut dhe masa e tyre e dënimit është ajo e shtrimit të detyruar, kjo për shkak të gjendjes së tyre mendore.

    {©Të gjitha të drejtat, Tirana Observer}

    Shënim i webmasterit STUDENTI I SË DREJTËS : Ju kërkojmë ndjesë për publikimin e emrave, për arsye etike mund ti ndryshoja mbiemrat ,duke i paraqitur vetëm me iniciale, por për të ruajtur edhe të paprekur materialin po e paraqesim në origjinal.

  • Elbasan, çdo kërkesë gjyqësore me short elektronik

    22 qershor, ora 13.45- Elbasan- Kryegjyqtari i Elbasanit, Arben Vrioni ka deklaruar se çdo kërkesë e depozituar në gjykatë si nga prokuroria si nga subjektet e tjera kalojnë menjëherë në shortin elektronik, i cili thuajse nuk zhvillohej për çështjet penale.

    Bardha Nergjoni

    Elbasan- Kryegjyqtari i Elbasanit, Arben Vrioni ka deklaruar se çdo kërkesë e depozituar në gjykatë si nga prokuroria si nga subjektet e tjera kalojnë menjëherë në shortin elektronik, i cili thuajse nuk zhvillohej për çështjet penale.

    Ky proces, sipas tij, nuk lejon favorizime dhe bën një ndarje të drejtë të dosjeve për gjykim mes gjyqtarëve duke ndarë edhe në mënyrë të drejtë punën. Vrioni gjithashtu konfirmon se këto çështje hidhen në short brenda ditës, ku edhe për çdo dosje vendoset një numër që duhet të korrespondojë me numrin e dosjes në short.

    Ky process, sipas tij, ndan në mënyrë të drejtë çështjet për gjykim dhe nuk favorizon asnjë prej gjyqtarëve. Gjykata e Elbasanit ka 15 gjyqtarë përfshi edhe kreun e gjykatës dhe një ndër problemet më të mëdha që hasen janë ambientet e papërshtatëshme.

    Kjo gjykatë ka në dispozicion vetëm dy salla gjykimi dhe hapsirat ku qëndrojnë gjyqtarët janë mjaft të ngushta dhe e bëjnë të vështirë punën e tyre. Disa herë gjykata Elbasan ka ëkrkuar fonde për ndërtimin e një godine të re por ende për shkak të fondit të madh që kërkohet nuk ka një vendim për ndërtimin e kësaj godine.

    {Shekulli}

  • Kriteret per ne Gjykaten e Larte

    E Shtune, 21 Qershor 2008

    Kater dite kohe per te gjithe ata gjyqtare, qe duan te aplikojne per postin e anetarit te Gjykates se Larte. Ne mbledhjen e pare, qe zhvilloi dje grupi i eksperteve, i ngritur ne Presidence per diskutimin e shqyrtimin e emrave te rinj, qe do te perzgjidhen per vendet vakante ne kete gjykate, vendosi caktimin e nje limiti per kandidatet e rinj. "Individet qe deshirojne te kandidojne per anetare ne Gjykaten e Larte, jane te ftuar te paraqesin kerkesat e tyre prane zyres juridike te Presidentit te Republikes deri ne fund te dites se marte, 24 qershor 2008", percaktuan ekspertet e grupit, qe dje u drejtua nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi. Kandidatet e rinj, ashtu si edhe ata qe jane paraqitur ne procesin perzgjedhes te muajit mars 2008, duhet te plotesojne dokumentacionin e nevojshem. E per t'i ardhur ne ndihme, Presidenca publikon listen e dokumenteve qe duhen per konkurrim. Ekspert vendosen qe ne dosjen e nje aplikanti per postin e anetarit ne Gjykaten e Larte duhet te jete detyrimisht diploma e lista e notave, kopja e titujve shkencore dhe kualifikimeve pasuniversitare brenda apo jashte vendit. Dosja duhet te permbaje gjithashtu dhe vertetim nga institucioni ku kane punuar, ku te vertetohet se ne tete vitet e fundit aplikanti nuk ka marre asnje mase disiplinore. Nderkohe qe, lihet i hapur vendi dhe per dokumente te tjera, qe do te ndihmonin ne rritjen e gradave te kandidateve. Ne ditet ne vijim grupi i 9 eksperteve i ngritur ne Presidence, do te vleresoje kandidatet per t'i sugjeruar Presidentit Bamir Topi kandidatet me te specializuar, ne menyre qe ky i fundit te beje perzgjedhjen. Ne drejtimin e mbledhjes se pare, Bamir Topi u shpreh teper kritik ndaj qendrimit te Kuvendit per rrezimin e pese kandidaturave te para te propozuara prej tij. Ai beri te ditur se vendi eshte ne momente shume te rendesishme, kur sapo ka marre ftesen per anetaresim ne NATO, cka, sipas tij, kerkon institucione te forta e bashkepunuese. "Per hir te se vertetes, zhvillimet e koheve te fundit ne Kuvend, lidhur me dhenien e pelqimit per pese anetaret e Gjykates se Larte te emeruar prej meje, nuk kane qene ne sinkron me pritshmerine qe me cilesine e Presidentit te Republikes, kam pasur ne ushtrimin e kompetencave direkt te percaktuara nga ligji themelor i shtetit", theksoi Topi. Sipas tij, vendimet politike te pamotivuara dhe te pashqyrtuara, nuk mund te perbejne nje rrezik vetem per jeten demokratike dhe jeten parlamentare. Rozeta Rapushi



    Cfare duhet per konkurrim

    Kopje diplome dhe liste notash.

    Kopje te titujve shkencore.

    Kopje te kualifikimeve pasuniversitare brenda e jashte vendit.

    Kopje te shkrimeve e botimeve ne fushen e drejtesise.

    Vertetim nga Institucioni ku ka punuar, se gjate 8 viteve te fundit nuk ka marre mase disiplinore.

    Cdo lloj dokumenti tjeter qe pasuron CV-ne e kandidatit.

  • Mblidhet këshilli i prokurorisë, pritet emërimi i 3 prokurorëve të rinj

    17 qershor, ora 11:00 - Topi: Erë e re për prokurorinë. Uzurpimi i politkës duhet të marrë fund

    Prokuroria - Foto:(STUDENTI I SË DREJTËS)
    Është mbledhur sot këshilli i Prokurorisë në ambientet e Hotel Tirana, për të propozuar tre emra të rinj për prokurorë. Kryeprokurorja Ina Rama bëri thirrje që të vlerësohen maksimalisht kandidaturat e sotme pasi këshilli i prokurorisë është shumë i rëndësishëm për vendosjen e ligjit. “Tre prokurorët që do të votohen unë i konsideroj edhe si këshilltar të mitë kështu që do të doja të tregohej kujdes dhe të zgjidheshin individë që njohin mirë ligjin dhe të aftë profesionalisht” – tha gjatë fjalës së saj kryeprokurorja Ina Rama.

    Më pas Ina Rama foli për reformat në sistemin e drejtësisë. Sipas saj drafti i ri i përgatitur parashikon zgjerimin e kompetencave të prokurorit dhe roli i organit të akuzës në këto reformime bëhet vendimtar.

    “Sfida jonë është lufta ndaj korrupsionit dhe këto janë edhe standardet e vendosura nga  BE dhe NATO. Kështu që do të doja që prokurorët të jenë më aktivë në seancat gjyqësore. Të kërkojnë drejtësi në emër të shtetit dhe të mos lejojnë asnjë kriminel të endet rrugëve” – tha Ina Rama.

    Sipas saj duhet bërë shumë kujdes në vlerësimin e kallëzimeve në mënyrë që njerëzit të mos rrinë në arrest të zgjatur për shkak të neglizhencës së prokurorit.

    “Gjithashtu në rastet kur konstatohet një mase arresti në burg padrejtësisht, kjo është e pafalshme për një prokuror, pasi janë gjëra që nuk mund të rikuperohen” – tha Ina Rama.

    “Sa herë që aplikoni për masë sigurimi, rasti duhet të trajtohet seriozisht në mënyrë që këta njerëz të mos dënohen padrejtësisht” – tha ajo.

    “Unë kërkoj që prokurorët të bëjnë një hetim të plotë dhe të gjithanshëm. Nuk jemi në vitet 1997, Shqipëria plotëson disa standarde dhe këto duhen të pasqyrohen dhe nga organi i akuzës. Duhen prova të plota në një dosje që dërgohet në gjykatë. Nuk mund të pranojmë që një dosje të shkojë në gjykatë pa patur provat e mjaftueshme” – tha ajo.

    “Unë nga kontrollet e bëra shoh pasivitet të prokurorëve në sallën e gjyqit. Përgjigje të shkurtra, reagime të dobëta. Prokurori duhet të jetë aktiv në seancë, në përgjigjet që i bën të pandehurit, të japi provat. Në fund është gjykata që jep vendimin”.

    Sipas Ramës është gjithashtu shumë e rëndësishme që prokurori të japi shembullin e tij në shoqëri.

    “Qëllimi final është që vlerësimi i publikut për prokurorinë të rritet pafundësisht”.

    Topi: Prokuroria të ndahet nga politika


    Mbledhjen e këshillit të Prokurorisë e ka përshëndetur sot edhe presidenti i vendit, Bamir Topi.  Sipas tij zgjedhja e 3 anëtarëve të këshillit të drejtësisë është shumë e rëndësishme në punën e prokurorisë. “Unë ndodhem këtu sot në emër të atyre përgjegjësive që më cakton kushtetuta për emërimin dhe shkarkimin e prokurorëve” -  u shpreh presidenti Topi në hapjen e fjalës së tij.

    “Të gjithë i kanë sytë te drejtësia. Nga do që shkojmë kërkohet drejtësi. Puna juaj është shumë e rëndësishme dhe në qendër duhet të keni karrierën profesionale dhe të mos keni asnjë ndikim politik” –th Topi.

    “Politika ndërrohet çdo katër vjet ndërkohë që puna e prokurorit varet nga profesionalizmi. Një erë e re ka filluar të fryjë për prokurorinë dhe prokurorët duhet të  bëhen koshient që s’mund të ketë më influenca politike” – vazhdoi ai.

    “Organi i prokurorisë duhet të rrisë besimin te publiku sepse kjo do t’ju bëjë juve që të ndiheni më të sigurtë në punën tuaj” – përfundoi Topi.

    {Shekulli}

  • Gjyqësori, KE jep 4.5 mln euro

    8 qershor - Komisioni Evropian do të japë shumën prej 4.5 milionë eurosh në ndihmë të sistemit gjyqësor në Shqipëri. Programi i quajtur Euralius II, do të jetë nën varësinë e Ministrisë Shqiptare të Drejtësisë dhe institucioneve të tjera gjyqësore.

     

    Komisioni Evropian do të japë shumën prej 4.5 milionë eurosh në ndihmë të sistemit gjyqësor në Shqipëri. Programi i quajtur Euralius II, do të jetë nën varësinë e Ministrisë Shqiptare të Drejtësisë dhe institucioneve të tjera gjyqësore.

    Ndërkaq, qëllimi i projektit ka të bëjë me zhvillimin e një sistemi të pavarur, jopolitik, efektiv dhe transparent gjyqësor. Për një periudhë 30 mujore, Euralius II, do të fokusohet në Organizmin dhe reformën në sistemin gjyqësor, si dhe në menaxhimin efektiv të organeve të drejtësisë në vend.

    Ndërkaq, sipas KE, programi ka gjithashtu për detyrë të koordinojë administrimin e tokës, duke përfshirë në vetvete edhe çështjen e shumëpërfolur të pronave, ende të pazgjidhur për shkak të konflikteve. Misioni do të udhëhiqet nga ekspertë të vendeve anëtare të komisionit evropian si dhe nga përfaqësues shqiptarë në nivel qendror e vendor.

    { Shekulli Online }